E diele, 28.04.2024, 01:50 AM (GMT+1)

Mendime

Pirro Prifti: Prishja e Piramidës - një Akt i Nihilizmit politik e radikal

E enjte, 21.07.2011, 07:51 PM


Prishja e Piramidës - një Akt i Nihilizmit politik e radikal

 

Nga Pirro Prifti, Analist

 

Nuk është rastësi dhe as hera e parë që po ndodh dhe po merret një vendim i tillë i cili prek dhe dëmton memorien kombëtare, historinë kombëtare në rradhë të parë si dhe cënimin e vlerave kulturore artistike dhe arkitektonike në shqipëri. Me bukura është se ky vendim nuk është marrë duke pyetur profesionistët. Sigurisht për vendime të tilla të rëndësishme në një mundësi të fundit gjithashtu duhet të kalojnë nëpërmjet referendumit popullor,  sepse në fund të fundit, kush janë këta parlamentarë që duan të fshijnë një pjesë të memories kombëtare që përmban objekti i piramidës?

Vendimi për prishjen e piramidës nga ana e Parlamentit shqiptarështë në fakt një akt i rrallë nihilizmi politik dhe radikal i cilinë fakt përfaqëson edhe një herë mungesën e kulturës dhe emancipimit të përfaqësuesve të popullit e për pasojë dhe në një farë mënyre të të elektoratit që i ka zgjedhur këta njerëz.

Ky veprim jo i menduar mirë ka në esencën e tij një veprim pasionant dhe emocional se sa një veprim i menduar mirë nga ana e parlamentarëve tanë të nderuar.

Po çfarë kuptojmë me termin nihilizëm?

Me nihilizëm Politik kuptojmë një të  degë e nihilizmit që ndjek hedhjen poshtënë mënyrë nihiliste të pohime jo-të vërtetuara ose jo të racionalizuara, dhe në këtë rast-të strukturave bazë politike dhe sociale si qeveria, familja ligji dhe detyrimet ligjore. E ngjashme me nihilizmin politik ishte levizja nihiliste e shek.19 në Rusi. Nihilizmi politik është mjaft e ndryshme prej formave të tjera të nihilizmit dhe aktualisht është e ngjashme me utilitarizmin.

Me nihilizëm radikal kuptojmë  besimin (e nihilistit) se aty në -shëmbullin e fundit nuk kanë baza të dhënta për dituritë, etikën, ose drejtësinë, dhe madje jo vetëm kjo mungesë e bazave mund të shërbejë si pikë e fillimit (për hedhjen poshtë) të diturive, etikës ose drejtësisë. Nihilizmi radikal hedh dritë në mungesën universale të sigurive objektive, jo-historike dhe mundësive të transmetuara kulturore të njohjes dhe të veprimit moral e politik, duke e ditur mirë që  të mirat janë shëmbujt e fundit  të bazuara mbi besimin( http://en.ëikipedia.org/ëiki/Nihilism).

Nuk do ti hyj problemit teknik se përse Piramida ishte vendosur në rangun ruajtjes së objekteve të veçanta  kulturore por do të  analizoj problemin kulturor dhe historik të këtij aspekti i cili problem është një nga problemet më karakteristike negative që kanë hasur shqiptarët, historia e tyre, - problemi `i xerimit` të ngarjeve dhe  e filimit të memorizimit të tyre në momentin kur fillon ushtrimin e pushtetit një klan i caktuar politik, ushtarak i brëndëshëm apo i huaj dhe fshirja e kujtesës kombëtare para momentit kur pushteti kalon në duar të fituesit.

Kjo karakteristikë e veçantë shqiptare mund të ketë ndodhur dhe po ndodh  në mënyrë ciklike duke shuar dhe fshirë gjithashtu në mënyrë ciklike kujtesën kombëtare gjatë gjithë kohërave qënga formimi i principatave iliro-pellazge e deri më sot.

Pa i hyre me imtësi historisë  së kaluar mund të them që në historinë e Shqipërisë dhe shqipëtarëve  janë  ndërmarrë shumë veprime dhe akte që kanë patur si destinacion shuarjen e disa fazave kohore të historisë dhe kjo është vënë re jo vetëm nga historianët shqiptare por në rradhë të parë nga të huajt. Është e vërtetë që roli i pushtuesve ka qënë i madh ne fshirjen e kujtesës kombëtare dhe kjo shihet sidomos tek debatet e fundit mbi Skënderbeun dhe historine e mesjetës shqiptare ku historianët tanë gjejnë shumë vështirësi në gjetjen e vazhdimësisë së ngjarjeve, emrave, shkrimit shqip, etj, etj.

Mund të përmënd shëmbuj një nga të cilët është i dokumentuar sepse është thënë nga Sulltan Mehmeti II i cili ka thënë që `s`do lë gur mbi gur (në Epir dhe Arbëri)`. Këtë frazë e ka thënë pas pushtimit të Konstandinopijës. Dhe ashtu ndodhi. Largoi popullatën, prishi deri në rrëzë keshtjellat, cvarrosi trupin e Skenderbeut dhe prishi varrin.

Kështu u shua historia me dhunë për dy-tre shekuj në mesjetë e shqiptarëve.

Historianët tanë aspak të pavarur por që i kanë ngjarë në shumë aspekte historianit të batalionit ku ishte Ushtari i mirë Shvejk- Historiani Vanjek- kanë shkruar historinë e Shqipërisë pa ditur asnjëri nga ata qoftë turqishten e vjeter, apo latinishten  apo greqishten e vjeter, qoftë dhe sllavishten e vjetër me të cilën mud të përkthenin fare mire historinë ë parisë së asaj kohe, histori që gjenet në arkivat e Beogradit, apo në Malin Athos, ku dhe unë e kam degjuar që vëllai i Skënderbeut Reposhi ndenji aty dhe shkroi historinë e fisit të vet  me shkronja greke por me fjalë shqipe dhe është varrosur në varret ku janë serbo-(arbërit!?). Kush e ka marrë mundimin nga ata të interesohet? Këta historianë politikanë vetëm kanë vegjetuar.

Kështu ka ndodhur dhe më periudhën e fillimit të shekullit 20 ku një pjesë e arkivit është zhdukur nga administrata e Zogut. Mendohet që është zhdukur për shkak të problemit të pronave por dhe të historisë, sepse pronat janë deri diku historia e vëndit.

Jemi i vetmi vend në botë vënd pa histori të saktë, dhe si cdo here i vetmi vend që grindet papushim brënda vetës pikërisht për shkak se në cdo rast paria shqiptare duke qënë shumë xheloze dhe hakmarrëse ndaj kundërshtarit, -pasi e mundëte,- i `zhdukte dhe farën`, nuk linte gjë prej gjëje. Një hak marrje tipike ndaj kundërshtarit e ngjashme me hakmarrjet mafioze të sotme (sigurisht Mafia i ka marrë metodat më të mira pikërisht nga këta drejtues pushtetesh orientale sic ka qënë Shqipëria dikur).

Cpo ndodh sot? Sot me nje vendim parlamenti kërkohet të prishet një ndërtese që bart histori, një ndërtesë me kujtese të shkëlqyer arkitektonike, një ndërtesë ku është harxhuar nëj shumë e konsiderueshme parash, por e ndërtuar në një kohë diktature? E pastaj?

Nëse kjo ndërtesë ka vecori arkitektonike, historike, tradicionale, dhe është një pikë referimi i kryeqytetit , përse duhet të prishet?

Duhet të prishet sepse 72 parlamentrë të një maxhorance të respektuar ngritën dorën sepse askush nuk mori një informacion nga specialistët se përse duhet ruajtur apo jo?

Apo duhet prishur sepse individë pushtetarë njëlloj si pashallarët sundimtarë shqiptare apo dhe sunduesit e huaj, apo dhe më keq sistemi komunist prishi dhe dëmtoi objekte tradicionale, fetare, kulturore, objekte pika referimi,- i kërkojnë të prishën me idenë nigiliste që të prishim dicka që të mbesim në histori?

Kështu do të shkojë Shqipëria?

Përse gjithmonë në vëndin e shqiptarëve duhet filluar gjithcka nga `0`?

Kjo ka ndodhur në cdo periudhë në tokat shqiptare dhe kjo me sa duket qënka një traditë negative dhe makabre e sundimtarëve shqiptarë dhe të huaj për objektet që flasin shqip. Gjithcka tek ne në periudha të ndryshme ka filluar nga `0`.

Qoftë dhe historia e shek të XX ë është historia meë e afërt. Edhe për këtë gjënden pak të dhëna. Përse? Sepse janë djegur apo shaktërruar nga vandalët, nga kodi i  `vendetta-s ` shqiptare të fitimtarit gjakësor.

Por kjo nuk duhet të ndodhë sot, të nderuar parlamentarë, qytetarë, drejtues pushtetesh.

E c`rëndësi ka nëse ndërtesa e ashtuquajtur piramidë do të bëhej sipas dikujt varri i diktatorit?e pastaj? A është kjo një motiv që të nxitet shkatërrimi i  një objekti referues për kryeqytetin dhe me një domethënie të vecante arkitekturale, kulturore, e sociale?

Përse të mos transformohet në një objekt me destinacion tjetër pa u prishur?

Përse duhet marrë idea dhe më pas vendimi i ndonjë individi  që kërkon të mbesë në histori duke prishur dicka të rëndësishme?

Vlerësoni dhe këtë të nderuar pushtetarë të qytetëruar, dhe opozitarë të qytetëruar. Veproni shtu si duhej të veprojë një komb i kulturuar dhe jo si një lukuni që kërkon të ngelet në histori duke prishur të kaluarën dhe të tashmen.



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora