E diele, 10.11.2024, 06:04 PM (GMT)

Mendime

Bajrush Morina: Një xhami politike për myslimanin Fuad Ramiqi

E marte, 05.07.2011, 06:58 PM


Një xhami politike për myslimanin Fuad Ramiqi

 

Shkruan Bajrush Morina

 

Në kuadër të “revolucionit të gjelbër” i cili po “fryn” në disa vende arabe, një “kryerevolucionar” ka ngritur krye këto ditë edhe në Prishtinë. I ardhur nga një katund prej komunës së Vitisë, i shkolluar në frymën ushtarake të APJ-së, i rreshtuar politikisht herë si kandidat i pavarur, herë në Partinë e Drejtësisë e herë në Lidhjen Demokratike të Kosovës, myslimani Fuad Ramiqi ka dy javë që ka nisur një rebelim në emër të fesë e xhamisë në Prishtinë të cilën xhami e qytet myslimani Fuad e viziton vetëm një herë në javë.

Pasi u “divorcua” nga të gjitha partitë e tjera politike, (së fundi edhe nga LDK-ja e cila para fushatës zgjedhore e priti me lule e me duartrokitje) myslimani Fuad Ramiqi “u bashkua” në një OJQ me emrin “Bashkohu” dhe të gjithës ë bashku nisën revolucionin e tyre “të gjelbër” nëpër rrugët e Prishtinës me kërkesën që të shtohet numri i xhamive në Prishtinë nga 24 në 25 sosh.

Në të vërtetë nuk asgjë të veçantë në kërkesën e myslimanit Fuad Ramiqi sikur ai këtë kërkesë ta bënte në formë institucionale. T’i shkruante kryetarit të komunës së Prishtinës ose edhe vetë kryeministrit dhe të kërkonte nga ata që t’ia plotësojnë dëshirën e tij politike, pardon fetare.

Por myslimani Fuad zgjodhi rrugën për zgjidhjen e dëshirës së tij politiko-fetare. Ai së bashku me anëtarët e “partisë së tij fetare” me emrin “Bashkohu” dy javë më parë bllokoi rrugën kryesore të Prishtinës, ndërsa kyr ministri Bajram Rexhepi ia tregoi “pendrekun” (ia tërhoqi vërejtjen se nëse i bllokon rrugët do të ndërhyjë Policia e Kosovës) ai u ul në gjunjë skaj rrugës dhe e fali namazin e drekës i veshur me kravatë dhe me framerka.

 

Muslimani Fuad që fyeu presidentin Rugova

 

Muslimani me mjekër të thinjur Fuad Ramiqi në një debat televiziv ndër të tjerash nxori nga goja e tij edhe mllefin, inatin dhe shpirtngushtësinë e tij politike. Ai ndër të tjerash tha se para luftë një president ndërtoi një kishë te Biblioteka kombëtare ndërkaq pas lufte një president tjetër ndërtoi një katedrale përballë Fakultetit Filologjik. Muslimani Ramiqi aludoi te diktatori Milosheviq i cili e ndërtoi më dhunë kishën politike ortodokse e cila është rrethuar me tela me xhemba dhe me hithra dhe duket si një monument shkret, dhe kur e përmendi presidentin e pasluftë, aludoi te presidenti Ibrahim Rugova i cili hodhi themelet e Katedralës në qendër të Prishtinës e cila çdo ditë po lëshon shtat dhe sigurisht se do t’i japë një pamje të bukur Prishtinës kur të përurohet.

Krahasimi i myslimanit Ramiqi është ai i neveritshëm dhe i paqëndrueshëm sa që edhe shumica e ‘ramiqve” e tij të OJQ-së “Bashkohu” nuk besojmë se e përkrahin dhe pajtohen me “kryeramiqin” Fuad Ramiqi.

Vetëm shpirtngushtësia e tij ka mundur të nxjerrë nga goja një krahasim të tillë me kryekriminelit Millosheviq dhe presidentit historik Ibrahim Rugova dhe vetëm shkurtpamësia e tij mund të krahasojë Katedralen me kishën ortodokse politike serbe.

 

Misioni i myslimanit Ramiqi

 

Muslimani me mjekër të thinjur, me profesion prej ushtaraku, me mision prej “evolucionisti” kohë më parë u bë i njohur edhe me një mision prej humanisti. Ai ia mësyu detit për në Palestinë për të ndihmuar vëllezërit e tij myslimanë palestinezë të cilët kanë një “vëlla” të tyre në Beograd i cili në cilësinë e ambasadorit të Palestinës në Serbi deklaroi se “Kosova është pjesë e Serbisë dhe Serbia ka të drejtë të interesohet për territorin e saj”. Ky farë “vëllau palestinez” sigurisht se është i njohur për vëllaun e tij musilimanin Fuad Ramiqi i cili në emër të shpirtit të tij “human” ia mësyu detit dhe u nxu peng nga ushtria izraelite gjatë misionit të tij “human” për vëllezërit e tij palestinezë të cilët për shtetin e Kosovës mendojnë njësoj si regjimi i Beogradit.

Të premten e ardhshme myslimani Fuad Ramiqi prapë do të vijë nga katundi i tij nga Vitia në Prishtinë. Prapë do të falet skaj rruge. Lutemi që Zoti ta ketë parasysh lutjen e myslimanit Ramiqi që ai gjithë jetën të falet skaj rruge.

 



(Vota: 21 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora