Kulturë
Demir Krasniqi: Tu ngjatë jeta more vëlla
E diele, 29.05.2011, 03:57 PM
 Dy këngë për lexuesit e “Zemrës Shqiptare” dhe adhuruesit e mi:
Dy këngë për lexuesit e “Zemrës Shqiptare” dhe adhuruesit e mi:
TU NGJATË JETA MORE VËLLA 
            Teksti , muzika dhe interpretimi : Demir Krasniqi
Nuk kam pare , as pallat ,
Porse kryet e kam rehat !
Shqip mendoj e shqip punoj ,
Jetën shqip , unë, e shijoj .
            Refreni:
            Tu ngjatë jeta, more vëlla –
            Fjalë ma t’ ëmbël n’ botë nuk ka !
Unë nuk vuaj për pasuri –
Kam vëllazëri e kam shoqëri ,
Kam respekt e dashuri ,
Kaloj jetën n’ lumturi !
            Refreni:
            Tu ngjatë jeta , more vëlla...etj.
Unë nuk shitëm për para ,
As nuk vuaj si fukara !
Zgjohem herët pa ves – ves ,
Ku je vëlla, o, Mirë Mëngjes !
            Refreni:
            Tu ngjatë jeta , more vëlla...etj.
Me vëllazëri kështu m’ kalon dita –
Mirë Mëngjesi dhe Mirë Dita !
Mirë Mbrëma , Natën e Mirë –
Fjalë të ëmbla – ëmbëlsirë !
            Refreni:
            Tu ngjatë jeta , more vëlla...etj.
Dhe kur shtroj sofrën me kripë –
Bukë e ujë i kërkoj shqip !
Vuajtje e gëzim kur përjetoj –
Shqip vajtoj e shqip këndoj !
            Refreni:
            Tu ngjatë jeta , more vëlla...etj.
Kur t’ takoj ndo ‘ i  pëllumbeshë –
Shqip i flas – shqip më buzëqeshë !
Kur m’ kaplon ndo ‘i  sëmundje e rëndë –
Shqip ankohem – thërras oj Nënë !
            Refreni:
            Tu ngjatë jeta , more vëlla...etj.
GURI I RËNDË NË VEND TË VET
            Teksti, muzika dhe interpretimi: Demir Krasniqi
N’ vendin tim, unë, ku u linda ,
Ku m’ dha gji e lumja nënë ,
N’ vatrën time , ku u rrita –
Jam një gurë që peshoj rëndë !
            Refreni:
            Do t’ jetoj në guri t’ thatë ,
            Do të ha veç bukë e kripë ,
            Nuk dua lukse , as pallat –
            Dua lirshëm të flas shqip !
N’ vendin tim, ku u linda s’ pari –
Do t’ ngrehë çerdhe nën një therë ,
Nuk e ndërroi dot, as me ari ,
Aty dimrin e bëjë verë !
            Refreni :
            Do t’ jetoj në guri t’ thatë...etj.
N’ vendin tim, ku është parajsa –
Vet jam Zot, e vet jam Mbret !
S’ më mashtron , jo, kurrë paraja ,
Nuk do t’ shkoj kurrë në kurbet !
            Refreni :
            Do t’ jetoj në guri t’ thatë...etj.
N’ vendin tim, ku këndon bariu –
Çdo gjë ka shije e lezet !
Vlerë të madhe ka njeriu –
Gurë i rëndë në vend të vet !
            Refreni :
Do t’ jetoj në guri t’ thatë...etj.

 Facebook
 Facebook Twitter
 Twitter Google+
 Google+ Digg
 Digg










