E diele, 28.04.2024, 12:24 AM (GMT+1)

Kulturë

Lekë Tasi: Mendime rreth Kubës dhe komunizmit të mbetur

E marte, 24.05.2011, 07:58 PM


MENDIME RRETH KUBES DHE KOMUNIZMIT TE MBETUR

 

Mbas nje vizite ne “Qendren per nje Kube te Lire”

 

Nga Lekë Tasi

 

Ne daten 6 Maj 2011 se bashku me zotin Mustafa Xhepa beme si perfaqesues te AAFH nje vizite te “Qendra per nje Kube te Lire” ne Washington. Na priti aty Z. Frank Calzon, drejtori i kesaj qendre, i cili na foli per aktivitetin e gjere qe zhvillon prej shume viteve ajo ne mbrojtje te kauzes se luftes per lirine e Kubes. Vete zoti Calzon eshte larguar nga ishulli ne moshen 16 vjecare, eshte formuar ne dy universitete amerikane dhe ka pasur kontakte te shumta ne ShBA dhe Europe me personalitete te shquara te te drejtave te njeriut per te bere sa me te njohur kauzen e lirise te popullit kuban. Na beri pershtypje gjeresia e levizjes, prezenca ne te e nje shumice personalitetsh dhe ndihma e kubaneve dhe jo kubaneve per te mbeshtetur financiarisht Qendren.

 

Ishim kureshtare te njihnim me nga afer realitetin e popullit Kuban nen thundren e kesaj diktature komuniste qe reziston edhe sot, 20 vjet mbas kolapsit te Komunizmit real ne vendin ku ai lindi dhe ne Evrope. Te informuar ne menyre te manget siç jemi, deshem te merrnim vesh me teper per ate qe ka qarkulluar rendom, rreth natyres “me te bute” te komunizmit kuban. Vete emri i Che Guevares nuk ka lane pa prekur mendjet e çdo te riu ne bote, keshtu qe na vlente shume te merrnim diçka me autentike nga goja e te interesuarve direkt. Fjala e Z. Calzon dhe dokumentat fotografike qe na tregoi, vlejten per te na hequr çdo dyshim per nje perjashtim nga rregulli qe mund te paskesh nje vend i cili i bindet se njejtes ideologji si kudo gjetke. Na u vertetua gjithashtu se edhe vete angazhimet sociale te komunisteve , me te cilat ata kane gabuar shume naïve sa jane pa marre pushtetin, kur erdhen ne fuqi edhe ne Kube si kudo gjetke, dolen thjesht profka. Pame dokumenta e fotografi ku njerez te thjeshte, jo pasanike e borgjeze, trajtoheshin si kafshe. Ne fakt si mund te mendohet si humane nje ideologji qe bazon veprimin e saj mbi dhunen dhe vrasjen masive? E deklaron haptas vete Guevara ne nje deklarate te tij se çka e motivon personalisht ate vete ne jete, siç e lexuam ne nje liber qe na u dha dhe ku ai orienton jo vetem veprimin e tij politik, por edhe pergatitjen e tij botekuptimore dhe shpirterore drejt urrejtjes ekstreme dhe vrasese. (Tekstualisht ne “Mesazhin Trekontinental” ai shkruan: “Urrejtja si element lufte, urrejtje e pacak per armikun, e cila shtyn qenien njerzore pertej kufizimeve te saj humane, duke e transformuar ate ne nje makine vrasese, selektive dhe te pameshirshme”) Mendimi i tyre per vrasjen masive si mjet te domosdoshem perparimi mund te interpretohet keshtu: “Te vrasim disa, qe te shijojne te tjeret”. Pra nje kriminalitet i planifikuar, jo i improvizuar rruges nga veshtiresite qe dalin. Kjo e ben komunizmin binjak me Nazizmin. Por a mund te pritet lumturi dhe mireqenie nga krimi? Ajo praktike e dhunshme, sakaq armiqeson masen ne piken e caktuar ku ushtrohet, dhe kjo armiqesi shkon duke u zgjeruar, pra kerkon menjehere mbrapa terrorin per ta bere zap, terror i ushtruar mbi vete klasat qe do te perfitonin, fshatesine dhe puntorene duke i bashkuar ne pakenaqesi me klasat e permbysura. Shto pastaj dhe ineficiencen ekonomike ne rastin e komunizmit qe kolektivizon gjithshka, dhe tabloja persoset. Te dyja keto ideologji, te lindura nga entusiazmi i pamend i nje vizioni utopik çuditerisht ne shekullin e njezet, u nisen me dhune, u vazhduan perseri me dhune te shtuar, dhe megjithse kane pasur funde te ndryshem, te dyja karakterizohen nga boshi absolut qe lane mbrapa. Asgje pozitive nuk merr njerezimi nga kalimi i tyre mbi toke, perveç nje renqethjeje tmerri ne kurriz kur i kujton... Krimi qe ata institualizuan, ndyu çdo gje qe e rrethonte (pritmeri per barazi dhe vellazerim), dhe rrenja e kesaj ndotjeje qendron tek rebelimi i hapur, themelor, ndaj çdo norme morale dhe fetare te deriatehershme dhe te perjetshme te njerzimit. Ata jane thjesht blasfemira te medha, dhe si te tilla hyjne ne histori. Ne fakt, ato kane pasur nje vitalitet virulent sepse kanalizuan ligesine e fshehur te massave ne pritje te nje lideri satanik qe do t`i çonte ne krim dhe pastaj ne rrugen fatale dhe te pergjakshme drejt hiçit. I tille do te jete fati edhe i diktaturave te mbetura te kesaj ideologjie, qe nga Korea e Veriut deri te Kuba. E habitshme, megjithse jo e paparashikuar, eshte se si koha po punon kunder tyre. Ashtu si ne, ne kohen kur na jepnin per te punuar mjete qellimisht autarkike e krejt anakronike, per te mos na paguar ne ate muzg ekonomik qe ia sillte fundin klikes, sot ne Kube eshte teknologjia elektronike ajo qe po e minon totalitarizmin e diktatures pa i lene mundesi shpetimi. Ajo liri fjale qe ata ia kane ndaluar popullit te tyre per 50 vjet, po rrezaton sot lirshem ne eterin boteror, dhe ata s`kane mjet tjeter per tu mbrojtur veten veçse me masa qesharake kunder kompjuterave! Kampionia e re dhe e talentuar blogiste Yoani Sanchez, fituese e mbi 10 çmimeve nderkombetare, kur e ndaluan te udhetonte drejt New Yorkut ku do te merrte çmimin e fundit qe i ishte akorduar, deklaroi: “Autoritetet tona na konsiderojne te mitur, qe paskemi nevojen e tuteles se tyre ne çdo hap qe hedhim…”

Mustafa Xhepa, Frank Calzon dhe Leke Tasi
Mustafa Xhepa, Frank Calzon dhe Leke Tasi



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora