Editorial
Ksenofon M. Dilo: Mukja akoma kullon gjak!...
E enjte, 28.04.2011, 06:59 PM
MUKJA AKOMA KULLON GJAK !...
KUSH HESHT FAQE DREJTESISE,
TRADHETAR I DEMOKRACISE.
Nga Ksenofon M. Dilo
Me rënqethje kujtohet ajo ç’ka i ndodhi në Leuse të Përmetit më 23 janar 1991 të burgosurit politik FORE POCOLI me të shoqen : Të dy vrare copë-copë në shtëpine e tyre. Vrasësit , te të moshuarve aq të munduar, treguan se, janë supermizorë, me shpirt katili.. ..Mbetjet, copra-copra mishi sakatuar nga thika e hanxhari… Një ndërtim dramatik që trondit botën shqiptare…Një pauzë në frymëmarrje…
Ngjarja, nga ato të barbarisë çnjerëzore, që ngacmon frikën e imagjinatës njeriut dhe, tentohet të mbyllet pa zhurmë..Drejtësia po, zhveshur e lidhur kokë e këmbë nën mafiozë, nuk lë të vërtetën të jetë drita e saj. Thuaj se për të, ata të jenë kriminelë të ndershëm më ëngjëllorë të ëngjëjve?!
Ngado njerëzit, të dramatizuar nga krimi, pyesin kur prokuroria do ti japë fund ketij zemerimi të heshtur ? Pritej që xhelatët, banda “kuqo” e zbritur nga mali i Dhembelit në të ngrysur, hyrë në shtëpinë e të deklasuarit, të ndjerit FORE, të dilte në sallën e gjyqit për kete krime makaber qe dihen (veç per ata qe nuk duan ta dine), se ajo u krye nga armiqte e Demokracise e te kombit. Masaker nga diktatura ne ikje Faktet, jane te njohura por te mbuluara e te mbrojtura. Atyre nuk u shpeton askush Po..Mukja ende kullon gjak.
Deri sot asgjë, veç heshtje i duhet drejtësisë. Me duartrokitje i themi: Të lumtë! Me rrjet kriminelësh që bredhin të lirë ia zbardhni faqen vetes, kombit e Demokracisë!
Sidoqë ta kthesh vihen në punë, gjithë mbeturinat e së kaluarës, gjithë shënjat e çensurës komuniste. Dritës së të vërtetës i ka zënë vëndin mjegulla e gënjeshtrës…Komunistet gabojne vetëm kur thonë të vërtetën.
Medet, a thuaj FORE POCOLIT i ka rënë shorti fatal, i ka bërtitur :” Ti bën pjesë në të PERSEKUTUARIT, … përplasur dy herë në burg politik. Rrebesheve e vuajtjeve u qëndrove i patundur. Në shpirtin tënd zien tallazi..sa e sa gjëra ke për të thënë ti- Njeri modest, i urtë e i respektuar . Sa para bën që kalove pengesat pa peshuar në to? Sa para bën që ke dalë fitues në to ?...Janë forcat e errata, me armë të ftohta, ndaj s’do ndier!.. “
Cudi ! Ai duhet për hetusinë, prokurorinë të mos zihet në gojë …Këtë e tregon heshtja…… kështu të përfundojë fati i tij..që dora e zezë ia shkurtoi jetën me lemeri…ashtu si gjithë vrasjet në tranzicion…, kanë një emërues të përbashkët .ekzekutim me armë të ftohta dhe në orën e mbrëmjes kur njerëzit dëgjonin tërë gëzim e optimizem “Zërin e Amerikës”…
Po.., si na u gdhi një mëngjez hetues e prokuror të shkolluar që “shihnin dhe qimen në vezë” te armiku i klases , pohojnë : S’kemi prova…jemi të pazotë për ti zbatuar! E, të aftë janë vetëm për avukatë në mbrojtje të përbindshave apo në kthimin e gjyqeve komedi..si në Gjirokastër , si gjykim hijesh larg vendit te ngjarjes..(viktimes nuk ju lejua as avukat etj, ) e kriminelët u lanë të bredhin të lirë ! Nje mjerade shkeljesh e te drejtes se jetes njeriut-Drejtesia vret Drejtesine ! Nje mungese e madhe humanizmi e qenijes njerezore !
Kthim në metaforën, prapa-ktheu? !… Fakt, që nuk duhet anash-kaluar…Të vritet edhe një i pafajshëm është njësoj si i ke vrarë të gjithë.
Padrejtësi e pabesushme, shtyrë nga çmënduria komuniste:…Vendosur kodi i heshtjes. Mbahet peng e vërteta ! Humbur nocioni Drejtesi ! Hedhur në erë parimet e drejtësisë! ..Drejtësia gjetur vehten si një fëmijë që ka shkaterruar lojën e tij.”Muaji” i mjaltit të terroristëve që fitojnë vlera superiore ..nuk duhet të vazhdoj më. Përgjigje u duhet dhënë sfidave..të ditëve të sotme..Europa po ferkon syte me habi ç’po ndodh ne Shqiperi !
Tragjedi e individit , përballë të keqes së tyre.Jo të gjithë punonjësit e drejtësisë , luftojnë për drejtësi, ka që janë larg ç’do të drejte e nderi. Dhe, pikërisht është ai , i dominuari nga një vështrim anti perëndimor , që ka lëpirë e lëpin në mënyrë më shëmbullore çanakët që u servirin ushqim enverist…Janë ata që vinë të shtyrë si zvarranikë dhe largohen si zvarranikë..Le ti kursejnë vehtes turpe të tjera..hetusë e prokurorë te tillë..
I tillë është helmi i magjepsjes që zëvëndëson të vertetën me gënjeshtrën..Kjo sjell me vehte notat e hidhura të ftohjes e tregon përpjekje të çala për demokratizimin e vëndit.Kemi të bëjmë me një atentat të përgjakshëm.. dhe çudia vazhdon.. çështja ka harritur në të drejtën e shkeljes së jetës..
Nën hijen e rëndë të sulmeve terroriste, del pyetja : në ç’ferrë fshihet ky lepur? “Sado keq të sillesh me armikun e klasës, përsëri ke bërë pak” .. Eshtë kuptimi i agjenturave në trajtim të jetës dhe të pozitës së njeriut shqiptar në të dhe në shoqëri…
Veç harrojnë që flaka e shpresës ndizet në sipërfaqen e dhëmbjes njerëzore.
... Sa e hidhur ! Luajnë me krime të tilla e fitojnë turpin. Perseritet e kaluara e mafiozeve, te fshehur te diktatures ! Po vetë ndergjegja juaj zotërinj të tillë “drejtësie”..a ju pyet: ç’bëjmë? Apo akuza kundër xhelatit, kthyer në një dënim kundër viktimës e jeta e vdekja e të deklasuarit s’është veçse një formalitet , për ju?..
Të tillë zotërinj të drejtësisë nuk e marrin dot provimin njerëzor se, ligjet njerëzore modulojnë ato të drejtësisë. Fitoni turp, këtë ua-thotë populli dhe koha.Faji nuk mbetet vetëm tek ai që bën krimin po, dhe te ai që bën errësirën. “Aty ku ka errësirë-thotë Hugoi- ka dhe krime”
Drejtësia është çlirim i dyfishtë:nga prapambetja zakonore dhe nga çlirimi politik ku gënjeshtrat dhe stolisja me vuajtje e mundime… janë aleatë të m a sh t r i m i t komunist.
Ti vëmë të vërtetat tronditëse, të vrasjeve si një skenë e marrë nga ferri, në shtyllën e turpit, duke mbajtur gjithnjë aktuale shprehjen kuptimplote:”Kush hesht faqe drejtësisë-është tradhëtar i demokracisë.” Fushata – fushate sot po, te vjen keq, qe nuk ndalt fare ne shkeljen e te drejtes se jetes njeriut, ne themelin e Demokracise , qe eshte DREJTESIA.
Ky, është një ballafaqim moral dhe shpirtëror. Ndryshe, realiteti jetësor nuk e përbën drejtësinë si komponent kryesor të demokracisë, po, kjo shprehje, ky qëndrim fiton gjithë intensitetin e fuqisë shpëtimtare- përballë indiferencës anonime dhe krimit komunist të arkitektit të shkatërrimit të Shqipërisë .
Në fund të fundit nuk janë planet djallëzore të dhunës dhe të padrejtësisë ramiziste ato që do fitojnë, por e DREJTA se, me atë është njeriu i ndershëm, me të është ZOTI. Dhe, drejtësi kërkojnë tërë ato varre në tranzion me psikollogjinë e armikut të klasës, tërë ato varre të gjakosura që, tregojnë tërbimin e bishës së plagosur komuniste, që shkakton dhe gjithë këto defiçite skandaloze në fushën e Drejtesisë.
Ai që i mbyll dyert sot Drejtësisë në këtë betejë midis fuqisë së urrejtjes dhe fuqisë së drejtës, ku, masakra pjesë e një genocidi të planifikuar, e, shikon ç, ka duhet të fshehi, jo ç’ka duhet bërë, nesër do ngrihet i mardhur për zbatimin e kësaj taktike klasike terrorizmi.
Vetëm DREJTESIA, që nuk kalon në mjet mashtrimi për të lojtur me fatkeqësinë e tjetrit , derdh balsam mbi zëmrat e të afërmëve të tyre që pikojnë gjak, nga dora e pabesisë kriminale.
Vetëm DREJTESIA , q e t ë s o n nd ë r gj e gj e n e v a t a n i t të h e l m u ar .