E shtune, 19.06.2021, 04:23 PM (GMT+1)

Kryeshkrim

Pirro Prifti: Anti-shqiptarët e BE dhe Anti-Shqiptarët e Shqipërisë

E premte, 15.04.2011, 08:46 PM


Anti-shqiptarët e BE dhe Anti-Shqiptarët e Shqipërisë

 

Nga Pirro Prifti

prfitpirro@hotmail.com

 

Në lajmet e djeshmë u dha  debati i Kryeparlamentares sonë Jozefina Topalli me Viktor Boshtinaru europarlamentar europian (rumun) i krahut socialist europian, i caktuar për integrimin e Ballkanit.

Replika e znj. Jozefina Topalli me europarlamentarin Viktor Boshtinaru për shkak të një fraze të përdorur në parlamentin shqiptar  në seancën e  24 shkurtit në të cilën Kryetarja e parlamentit jone e parlamentit e kishte cilësuar europarlamentarin  në fjalë si antishqiptar, racist dhe të korruptuar.  Gjithashtu u dha edhe lajmi për replikën e europarlamentarit rumun Boshtinaru në të cilën theksohej se `…akuzat janë të pa-bazuara..`.

  Në fakt mesa duket egziston një deklarim i europaramentarit në janar 2011, për çështjet e ballkanit Boshtinaru në të cilën thuhej (pak a shumë) se.. . `Shqipëria  e ka të parakohëshme heqjen e vizave për shaka të ngërçit politik aty…. `.

Replika e këtij parlamentari europian e thënë në gjuhë të ashpër: `“Kur akuzat vijnë nga një kryetare Kuvendi e një vendi që aspiron për anëtarsim në BE janë thjesht të cuditshme dhe të patolerueshme. Duket që sjellja e disa politikanëve shqiptarë është si një përpjëkje për të diskretituar të gjithë ata njerëz të cilët dënojnë gabimet e tyre. E thënë në pak fjalë të gjithë ata që i konsiderojnë armiq politik. Por, nëse kjo është mënyra sesi funksionon me politikanë të tillë si zonja Jozefina Topalli dhe anëtarë të tjerë të partisë demokratike të Shqipërisë duhet të jem i qartë: Ky nuk është rregulli që zbatohet në Parlamentin Europian dhe në Bashkimin Europian”, - janë një antitezë e vërtetë dhe në kundërshtim të plotë me kundër-replikën e Kryeparlamentares tonë të deklaruar në Bruksel: `Boshtinaru propozoi per t'i bllokuar shqiptaret pa asnje arsye per te levizur lirisht dhe t'u imponoje atyre serish "Murin e Berlinit". "Ne te vertete une jam plotesisht dakord me zotin Boshtinaru kur thote se jane krejtesisht te padobishme te gjitha ato qe tha ai. Ketu nuk kemi te bejme me nje incident Topalli-Boshtinaru. Por ka nje propozim te Boshtinarut per t'i bllokuar shqiptaret, pa asnje arsye, qe te perfitojne nga levizja e lire, per t'ju imponuar atyre serish 'Murin e Berlinit'. Dhe ne mes te 3.2 milione shqiptareve, jam une, Jozefina Topalli, qe e konsiderova per te ardhur keq kete propozim antishqiptar, racist, te ulet dhe te motivuar nga interesa te uleta. Propozime te tilla jane 'alla Caushesku', qartesisht te sponsorizuar nga qarqet antishqiptare. Une nenvizoj se nje propozim i tille, 'alla Caushesku', eshte qartesisht i sponsorizuar nga qarqet antishqiptare. Ky eshte realiteti. Nese cdokush ofendohet nga realiteti, atehere falsiteti nuk i perket as realitetit, as 3.2 milione shqiptareve``.

 Viktor Bostinaru ka qene kryetar i delegacionit të PE  që nga 17 shtator 2009 për  marëdhëniet me vëndet e Ballkanit Shqipëri, Bosnje Hercegovine, Serbi, Mal i Zi, Maqedoni,  dhe  sot këto marëdhënie janë ri-përditësuar (upgrade- përmirsuar) në 2010 me hyrjen në fuqi të Marëveshjes së Stabilizim Asociimit (SAA), e për pasojë europarlamentarët  të PE dhe parlamentarët nga Shqipëria dhe Mali I Zi takohen 2 herë në vit në komitetet  të veçanta të SAA. Marëdhënie  me këto dy vëndet e fundit (Shqipëri dhe Mal i Zi) janë akoma përgjegjësi e D-SEE por secili vënd realizon takime të veçanta me grupin e punës të D-SEE të cilat drejtohen nga Kryetari i D-SEE

 ( Delegacionet e Europës Jug-lindore).

Debatet për Shqipërinë nuk kanë të sosur në Parlamentin europian biles  që nga krijimi i BE dhe i PE, për shkak të situatave politike aspak normale që kalon vëndi ynë që pas vendosjes së sitemit demokratik. Problemi i kësaj polemike të ashpër që ka shpërthyer mendoj se ka dy aspekte  të cilat sipas konvepteve të ndryshme mund të jenë dhe kontradiktore. Janë të tilla sepse është e vërtetë që ky person si europarlamentar ka qënë nga të parët që nuk ka patur  ndonjë respekt për Shqipërinë si vënd i vogël për këto arsëye:

-          Së pari, nuk ka kurrfarë dyshimi që Boshtinaru është i ndikuar (në mos nga  shtetet e tjera të Ballkanit) negativisht ndaj Shqipërisë duke patur parasysh se Shqipëria në të kaluarën osmane ( pashallarët shqiptare) ka qënë një vënd aleat i Turqisë  e për pasojë ishte armik.

-          Së dyti problemet kanë qënë të njëta edhe në kohën e komunizmit kur diktaturat nga më  të egrat shtypën popujt e Rumanisë dhe të Shqipërisë e në këtë rast Boshtinaru me sa duket ka marrë informacion që në Shqipri ish-nomaklatura e kuqe është ende nëpër këmbët e shqiptarëve duke drejtuar politikën shqiptare që prej mëse 20 vitesh.

-          Së treti Boshtinaru si pjesë e të majtës Europarlamentare nuk mund të mos jetë detyrua të mbrojë të majtën shqiptare në akuzat e saj kundër maxhorancës qeverisëse pjesë e së cilës është dhe Kryeparlamentarja Topalli.

Vlen për tu theksuar se Boshtinaru si kryesues i delgacionit për marëdhëniet me Ballkanin, duke patur dhe një Currikulum të patur aktivitetesh si europarlamentar jashtë Ballkanit është në fakt një europarlamentar i njohur në PE  kundër komunizmit dhe mbeturinave të tij në ish vëndet e europës lindore dhe qëndrore.

`Armiqësia` e tij me Shqipërinë del jashtë caqeve të luftës kundër ngërçit politik në Shqipëri dhe për zgjidhjen e problemeve pa destabilizuar vendin, por retorika e tij në drejtim të rritjes  dhe theksimit të presioneve ndaj Shqipërisë më shumë ( e më pak ose aspak ndaj vëndeve të tjerqa të Ballkanit të cilat kanë të njëtat problem si p.sh, Bosnja e cila ka 6 muaj pa qeveri!?), sidomos përsëritja e idesë së rivendosjes përsëri të vizave të për Shqipërinë- ka shkaktuar me të drejtë reagimin e Znj. Topalli e cila e ka vënë re këtë manovër.

Sigurisht kjo manovër e Boshtinaru-s në drejtim të rritjes së presionit ndaj Shqipërisë nuk mund të jetë thjesht për qëllim që të  mund ta vendosë Shqipërinë dhe klasën politike shqiptare  në pozita pune në drejtim të rritjes së luftës kundër korrupsionit dhe varfërsië si dhe në drejtim të asaj që ai e ka me shumë dëshirë: `të mbrojtjes së të drejtave të njeriut`.

 Mesa duket, qëllimi i tij i vërtetë është ashtu si thotë znj. Topalli: ta vendosë Shqipërinë `me shpatulla për muri` me akuzën se qeveria nuk punon, vret njerëz, ka korrupsion galopant, ka varfëri dhe papunësi`. Akuzat  do të mund të qëndronin nëse ai do të akuzonte dhe opozitën e cila nuk ka marrë pjesë fare në parlament por është fokusuar kryesisht në luftën politike kundër disa individëve si Berisha e ndonjë tjetër, porn ë aspëktin e debatit dhe kritikës ndaj programeve, në pjesmarrjen për përmirsimin e sistemit gjyqësor, në pjesmarrjen për  votimin e ligjeve me votë  3/5, kjo opozitë nuk ka dhënë asgjë. Pra Boshtinaru ka vepruar si një europarlamentar i `blerë` nga opozita shqiptare dhe ka në fakt sipas  argumenteve që ka nxjerrë deri tani- një opinion të keq ndaj shqiptarëve në përgjithësi për shkak të atryre që thamë më lart porn ë veçanti ndaj maxhorancës e cila  për fatin e tij të keq e ka future Shqipërinë në NATO, ka hequr rregjimin e vizave dhe ka një program për ta integruar Shqipërinë ne BE, program i cili do të ishte edhe më i mirë nëse do të miratohej e përmirësohej nga opozita shqiptare.

Atëhere del pyetja tjetër:mos ka Boshtinaru ndonjë porosi tjetër  jo nga opozita shqiptare për ta nxirë realitetin në Shqipëri dhe për ta vonuar integrimin e saj në BE?

Unë mendoj se po. Argumentet janë të pakta por domethënëse sepses ë pari:

-          nuk është i vetmi që ka goditur dhe kritikuar ashpër Shqipërinë , sepse është Del Ponte dhe Dick Marty të cilët kanë kërkuar nëpërmjet argumenteve pa baza ta nxjerrin Shqipërinë bashkëpuntore të ekstremizmit dhe të mafies së organeve, e për pasojë të pengojnë integrimin e vëndit në BE

-          Boshtinaru mund të përkrahet nga lobet antishqiptare europinae të cilat nuk kanë të bëjnë fare me dëshirën e BE për të ndihmuar Shqipërinë por vetëm për ta penguar atë.

-          Përveç lobeve anti shqiptare në BE ka dhe lobe antishqitare jashtë BE e pikërisht në Ballkan që janë të interesuar që Shqipëria të pengohet e të vonohet në integrim.

Arsyet se përse duan këto lobe të vonojnë integrimin e Shqipërisë në BE janë të qarta vetëm se politika shqiptare dhe politikanët shqiptarë miopë përpiqen të përdorin këto lobe në favor të përfitimeve partiake dhe individuale të tyre, duke harruar dëmin e madh që mund ti shkaktohet interesave gjeo-strategjike të Shqipërisë.  Kjo të kujton fabulën e  dhelprës e cila donte të merrtë pjesë të barabartë mishi me luanin, e për pasojë luani ia mori dhe atë pjesë mishi që i takonte dheplprës.

 Këtu futet pjesë Anti-shqiptare e vetë shqiptarëve të cilët veprojnë me idenë e nuses që për inat të vjehrës vajti e fjeti me mullixhiun fqinjë…

Kush janë këta plang-prishës?

-          Së pari, janë ish nomeklatura e kuqe  pjesmarrse drejtuese e politikës shqiptare të 20 viteve, së bashku me servilët e saj të cilët për 20 vite rresht pasi kanë ngrënë lugën ë çorbës së ustait R.Alia, kanë gëlltitur e shitur veten porsi Juda për 500 aspra shpritin e tyre vetëm e vetëm për të qëndruar në krye duke na kujtuar pashallarët e djeshëm të cilët gjithashtu u bënë aleatë të osmanllinjve duke i shkaktuar një dëm të pallogaritshëm vëndit qoftë në territore qoftë në popullsi.

-          Së dyti, klanet politike të lidhura me grupet financiare të huaja të cilat edhe ato janë të drejtuara me sa duket nga individë të fiksuar për të mbajtur Shqipërinë e pa-stabilizuar dhe të dobët politikisht dhe ekonomikisht.

-          - së treti mungesa e një `këshilli të të urtëve` të cilët duhet të bënin pjesë në parlament ose jashtë tij me qëllim që të manaxhonin opsionet strategjike të vendit. Mungesa e një bashkëpunimi dhe bashkëpunimi të faktorit gjithë-shqiptar , brënda dhe jashtë vendit, ndikon në dobësinë e Shqipërisë dhe indirect, individët shqiptarë që pengojnë formimin e këtij këshilli mbarë shqiptar janë në fakt armiq të Shqipërisë.Së fundmi mund të them se nuk është e rastit që i vetmi Hymn në botë i cili flet për tradhëtarët është hymni shqiptar; Asdreni e ka ditur që atëhere që Shqipëria gjithmonë është rrënuar nga tradhtarët e spiunët shqiptarë.

Të shpresojmë që Zoti të na ndihmojë.



(Vota: 13 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora