Kulturë
Thanas Todhe: Vargje të harruar
E merkure, 06.04.2011, 05:47 PM
 Thanas Todhe
Thanas Todhe
             
VARGJE TE HARRUAR
Ah  kjo po
Aspak nuk e prisja kur me tha "te dua"
Nuk di se c'ndjeva 
Shpirti m'u trazua
           E thashe "po"
Humba qetesine,thua gabova?
Mos valle u tremba?
Mos valle shpejtova?
       E thashe "po"
U prene...a u zgjaten enderat e mija?
Gjumi m'u coptua
Dua...e s'di c'dua
      Qe kur thashe "po"
                    
Ne plazh
C'me ledhaton lehte
vale o moj vale 
Mos me bej me turp
kam nje mike prane 
Ender do t'a kisha 
te te perqfoja ,
te zhytesha thelle ,
boten te haroja.
Te vinim ngadale 
bregut rere shume .....
.......................
Kam nje shoqe prane
Nuk vendos sot une
Ne lekundjen tende
s'ka vend per dy vete
Gjysem dashurie 
Jo nuk mund te kete.
                  
Nje kenge do te desha 
Nje kenge do te desha 
Per miq qe jane e do te vine
Kaba qendisur ne klarine
Nje kenge do te desha 
Per ju ..te mire  per ju te urte 
Permet i mpleksur ne llahute
Nje kenge do te desha
Si vjosa shkon me shusherime
Ballad e jetes ne violine
Nje kenge do te desha 
Me varg te bute,rreze n'agim
Himn per qytetin tim
                                
Mjerimi
Ika...Nuk me ndoqi kush
Sofren thate lashe pas
Token...te zhuritur
Vendin te harruar
Mjerimi Migjenian 
Kembekryq shtruar
 Erdha..nuk me ndali kush
Sofra...pa mbaruar
Ne lluks vezullimi
Jeta gjalleruar
Mbi nje fron floriri....
Prap'mjerimi shtruar....
                           
Pas ndarjes
Dua t'a kthej me fund kete gote
Ne qofte vere...dhe farmak qofte
Iken lejleket ...shterngates mbi det
Nje kupe ne dore....
.......mbi peme fole e mbetur shkret'
I rende plumb horizonti gri
Nje rreze drite...Jo nuk me ngroh
Kemishe grisur..ku shkoi...S'e di
Me lini me fund kupen t'a pi
   T'a kthej njeheresh kete gote
   Damaresh lengu i jetes te vershoje 
   Lejleket iken...U tremb dashurija
   Mbeti shterngates foleja...vetmija.
     
Une ...dhe  ti
Jemi nga nje ane 
Ndoshta jemi fis
Ti...milioner
Une ..pa nje dysh
Flasim ne nje gjuhe
Bejme..po nje gjume
Te dy shohim endera
Me miliona..shume
Por...une fle i qeshur
Behem milioner
Ti...gjithmone i trembur 
Humb ato qe ke

 Facebook
 Facebook Twitter
 Twitter Google+
 Google+ Digg
 Digg










