Editorial
Lavdrim Lita: Zbulohen abuzimet e mjekëve grekë ndaj imigrantëve shqiptarë
E diele, 09.01.2011, 07:59 PM
Zbulohen abuzimet e mjekëve grekë ndaj imigrantëve shqiptarë
Nga Lavdrim Lita
Janë 6 spitale grekë që ka bërë operacione të paligjshme për heqjen e apendicitit ndaj pacientëve me emra shqiptarë. Një studim i Universitetit të Janinës zbulon abuzime...
Revista prestigjioze amerikane “The Atlantic” me një shkrim të gazetarit të saj Dadiv H. Freedman shkruan se shpesh herë rezultatet e kërkimeve shkencore në fushën e Mjekësisë janë të ekzagjeruar, të gabuara dhe false. Mjekësia është gënjeshtare. Megjithatë detyron shpesh herë dukshëm përzgjedhjen e terapisë të mjekëve. Ai jep shembullin e një kërkuesi shkencor grek, i cili ka vendosur të reagojë për të denoncuar gabimet dhe abuzimet e kolegëve të tij.
“The Atlantic” shkruan se në 2001 në spitalet greke qarkullonin fjalë që kirurgët, për të rritur numrin e operacioneve, diagnostikonin apendicitit të paqena imigrantëve shqiptarë. Mirëpo një ditë një mjeke e sapo diplomuar që quhet Athina Tatsioni, ndërsa po komentonte këtë çështje me disa kolegë të Politeknikumit të Universitetit të Janinës dhe një profesor që po dëgjonte bisedën i thotë nëse ishte e gatshme të verifikonte këto akuza. Dukej fiks si një sfidë. Tatsioni i futet punës, me ndihmën e disa profesorëve dhe disa kolegëve mjekë realizon një studim zyrtar për të demonstruar se, për çdo lloj motivi të mundshëm, operacionet për heqjen e apendicitit pacientëve me emër shqiptar në 6 spitale të ndryshme grekë kishin trefishin e mundësive të ishin më të shëndetshme përkundër atyre të sëmurëve me emra grekë. Apendiciti është një mahisje e zgjatimit të vogël të zorrës së verbër dhe vetë të zorrës së verbër.
“Ishte e vështirë të gjeje një revistë për të botuar studimin, por ia dolëm” kujton studiuesja Tatsioni. Dhe “zbulova se të ishe një kërkuese shkencore është diçka e mrekullueshme”. Ky ishte një zbulim që shërbeu më pas si një audicion. Një profesor donte të krijonte një ekip mjekësh të rinj dhe kërkuesish për një program të veçantë hetimi.
Athina Tatsioni sot bën pjesë në grupin e kërkuesve shkencor të profesor të njohur John Ioannidis, i cili drejton kampusin e fakultetit të Mjekësisë të Universitetin e Janinës. I shkolluar për Mjekësi në Universitetin e njohur të Harvard, Ioannidis është një shkencëtarët që ka nxitur Tatsionin të verifikojë orverdozën e operacioneve për heqjen e apendicitit ndaj pacientëve shqiptarëve. Ai ka vërtetuar se heqja e apendiciteve të shëndetshme në 6 spitale greke nuk është bërë në konform të rregullave. Si procedurë është e nevojshme që të kryen analiza mjekësore të dhjamit epatik, të funksionalitetit pankreatik, etj. Kirurgët grekë të këtyre spitaleve dyshohen në këtë studim se frynin numrin e operacioneve për të marrë rroga dhe përqindje më të majme, duke abuzuar me profesionin.