E marte, 21.05.2024, 08:00 PM (GMT+1)

Editorial

Pirro Prifti: Përse disa komunitete shqiptarësh në Maqedoni, Kosovë e Shqipëri po përpiqen të arabizojnë emrat?

E hene, 20.12.2010, 10:59 PM


Përse disa komunitete shqiptarësh në Maqedoni, Kosovë e Shqipëri po  përpiqen të arabizojnë emrat?

 

Nga Pirro Prifti, Analist

 

Historiku i emrave në Shqipëri dhe në trevat shqiptare nuk është i vështirë të kuptohet duke patur parasysh të tre komunitetet fetare shumë të respëktuara dhe të nderuara qe jetojnë sot në Shqipëri dhe në trevat shqiptare në Reublikën e Kosovës dhe në FYROM.

 Në përgjithësi emrat e fëmijëve janë vendosur bazuar në përkatësinë fetare dhe në një farë mënyre emir tregonte jo vetëm përkatësinë fetare por dhe traditën, mentalitetin, psikologjinë e personit dhe të familjes së tij, por sigurisht tregonte dhe tregon edhe territorin ku jetojnë këta njerëz, gjë që vërteton sipërfaqen e gjërë të trevave shqiptare në Ballkan.

Shqiptarët sidomos pas vendosjes së shtetit të diktaturës së proletariatit filluan të vendosnin emra të ndryshëm nga ato shqiptarë dhe kjo tendencë vazhdon deri në ditët e sotme të post-diktaturës.

 Në një farë mënyrre kjo tregon se shqiptarë pavarësisht nga përkatësia fetare kanë qënë dhe jo shumë fetarë por kanë dashur që atë që nuk e realizuan në të kaluarën (në kohën e pushtimit turk, në kohën e Zogut, në kohën e diktaturës) për tu afruar dhe për tu bërë europianë e realizonin nëpërmjet vendosjes së emrave perëndomorë për të treguar se..`ja dhe ne jemi në Europë..`

Megjithatë periudha  në kohën e sundimit ottoman-turk ishte një periudhë e errët dhe plot probleme nacionale, sociale, ekonomike, dhe fetare, problem i vendosjes së emrave në shqip përbënte një përparësi në atë kohë, dhe nga ana tjetër aspekti i dëshirës për tu dalluar nga pushtuesit turq si domos tek komunitetet e krishtera ortodokse dhe katolike, por dhe tek popullata e konvertuar ishte i dukshëm. Shumë familje patriote shqiptare të të tre feve (pra dhe ato myslimane) përpiqeshin që edhe nëse prindërit konservatorë i vendosnin emrat fetarë ata përpiqeshin që në popull dhe në punët e përditshme ti shkurtonin këto emra p.sh, Avdullah- në Dullë, islam- në Lame, Ramazan- në Xan ose Xon,Hasan – ne Can, ibrahim – ne Braçe, Myftar- në Tare, etj; kurse dhe të krishterët që kishin emra ortodoksë, i shkurtonin si psh, Vangjel – në Xhela, Petraq – ne Peçi, Kristofor- ne Fori, Dhimitraq –në Taqkë, etj.  Problematik mbeteshin të konvertuarit të cilët stimulonin shkurtimet dhe nofkat e mbiemrave por nofkat i stimulonin dhe vetë turqit ap tradhëtarët ose shërbëtorërt e turqve të asaj kohë i thërrisnin me nofka përçmuese të varfërit apo ata kundërshtuesit dhe besimtarët e sektit tjetër  që i gjenin sipas profesionit të tyre apo të përafërt si psh, Nesti – Noçka, Xan-Vula, isa – Rrota, Hys- topthi, etj, etj.

 Sa për katolikët ata i kishin emrat e shkurtër Tom, Lesh, Rrok, dhe s`kishin nevojë për shkurtim përveç rasteve kur u shtonte ndonjë nofke përbuzëse njëlloj si të tjerëve-qeveritari, ose administrator turk apo shqiptar ( shih dhe librin `Të Penduarit` që flet për këtë problem).

 Laramanët kishin një problem të veçantë: ata mbanin mbiemrin e krishterë, dhe në rastë të pakta emrin kurse emrin e mbanin mysliman dhe ritet deri në një farë kohe i ruanin të krishtera  vetëm në shtëpi nga frika se mos dënoheshin apo gjobiteshin nga administrata turke.

Me pak fjalë: rezistenca ndaj pushtimit turk ishte dhe në formën e vendosjes së emrave, ose në formën e shkurtimit të tyre, ose të vendosjes së emrave perëndimore ose të vendosjes së emrave të heronjve të ndryshëm kombëtarë apo atyre fqinjë kombëtarë dhe në pak raste ndërkombëtarë. Në kohën e Zogut kur u Shqipëria u bë shtet, problemi vendosjes së  emrave filloi të anojë nga vendosja e emrave shqiptarë por emrat fetarë vazhdonin të mbizotëronin sipas feve përkatësisht.

 Vendosja e rregjimit komunist në atë kohë ishte një eveniment i ri, dhe një modë e re filloi në vendosjen e emrave sidomos nga qytetarët por dhe nga ata që shkonin jashtë shtetit duke vendosur përkatësisht emra rusë, por dhe italianë, francezë dhe anglo-amerikanë nga klasat qytetare jo komuniste. izolimi i vendit shkaktoi një pseudo-nacionalizëm të theksuar duke vendosur emra shqiptarë disa herë dhe me detyrim në gjëndjet civile të cilat paraqitnin dhe një listë emrash shqiptarë apo të huaj që duheshin tu vendoseshin fëmijëve si dhe ato që nuk duhet të vendoseshin duke insistuar që të mos vendoseshin emrat fetarë për të gjitha komunitetet. Kjo vazhdoi deri në 1967 kur shteti shqiptar sanksionoi me ligj ateizmin. Atëhere popullata shqiptare në mënyrë si të thuash instiktivisht për të treguar se i përket europës perëndimore dhe jo diktaturës,- filloi të vendosë masivisht emra që shikonte apo degjonte në radio, nga sporti, në televiozion (pas `74), por edhe për të kundërshtuar  dhe rezistuar politikave aspak humane të qeverisë komuniste, sepse nuk mund të ngrihej dot në greva. Fundi i represionit komunist shkaktoi dhe lindjen e një sistemi të ri, afrimin me perëndimin, hapjen, emigrimin, komunikimin me europën, rivendosjen ligjore të përkatësive fetare në vend. Emrat vazhduan të vendoseshin shqiptarë, e të huaj, pra kishte dhe dëshira nacionaliste por dhe dëshira për integrim u pasqyerua dhe pasqyrohet edhe sot nëpërmjet emrave. Po kështu dhe për emrat fetarë të cilat vendoseshin dhe vendosn edhe sot më tepër nga familjet fshatare dhe që zbatojnë ritet fetare përkatëse.

 Problem interesant por që për mendimin tim është shqetësues, po ndodh sot me shtimin e merave arabë  të cilat në pamjen e parë nuk duhet të shqetësojnë njeri por të para nën prizmin e dinamikës dhe ecurisë së vendit shikon që në vënd të shtimit të emrave nacionale por dhe të huaj (kryesisht anglo-saksonë dhe latinë), vërehet një në mënyrë paradoksale një rritje e emrave arabe e turq në komunitetin mysliman të shqiptarëve të Maqedonisë dhe në Kosovë (më pak në Shqëpëri). Natyrshëm del pyetja: e përse këta emra që nuk janë përdorur asnjëherë më parë? E përse sot?

 Sigurisht vendosja e emrave fetarë është është në fakt një çështje e zbatimit të lirive dhe të drejtave të njeriut dhe nuk diskutohet përse vendoset ky emër dhe përse ky. Megjithatë ka disa emra të rinj që janë të panjohur përsa i përket emrave të shqiptarëve në vite. Sot mund të dëgjojmë dhe të shohim në letër këmbim, në face-book, në internet, në lajme, emra njerëzish në përdorim me kombësi shqiptarëe por që kanë emra arabë e sigurisht fetarë si: Sunnullah, Alaudin, Abdulgafurr, Al Amin, Salahudin, Hasret (emër femre), Elguharaba, Abudurimi (?!), Albselefet (përveçemrave të zakonshëm që tani u jepet theksi arab).

Është e vërtetë që në kohën kur shqiptarët ishin në Federatën Jugosllave ata nuk lejoheshin të përdornin emra shqiptarë por lejoheshin të përdornin emra fetarë! Kjo strategji e serbve u jepte të kuptonin (sigurisht ishte një ide të turbullt) tek shqiptrëve vendalinj- se ata `nuk janë shqiptarë por myslimanë`, në mënyrë që të realizonin largimin e tyre nga trojet etnike për në turqi..`sikundër ata duhet ta kishin vëndin` . Kjo strategji u kundërshtua në ato kohë nga inteligjencia shqiptare e Kosovës dhe e Maqedonisë.

 Sot sidomos pas viteve ’90 kur Kosova u përfshi gradualisht në luftën pan-Jugosllave për pavarësi të ish-republikave, dhe me kulmin kur pas eksodit të  ’99, Kosova u çlirua nga forcat e NATOS, gjithashtu dhe në Maqedoni, shqiptarët e Maqedonisë arritën disa të drejta duke arritur të përfaqësohen në qeverinë e shtetit FYROM, pati krahas rritjes së nacionalizmit shqiptar edhe një rritje paralelisht të fillimit të vendosjes së disa emrave myslimanë jashtë atyre të traditës që janë gjëndur dhe gjëndur rëndom në të gjithë Shqipërinë. Lulëzimi i emrave arabë krahas atyre tradicionalë turq, mund të vihet re me shqetësim jo vetëm nga shqiptarët e atyre trevave por dhe në Shqipëri ashtu dhe në BE sepse mund të ketë këto arësye që po i rendis më poshtë.

-           Një formë sfide ndaj kulturës perëndimore,

-           Një formë rezistence dhe urrejtje të fshehur ndaj SHBA,

-           Një influencë në rritje e kulturës arabe tek disa të rinj që kanë mbaruar shkolla fetare jashtë vëndit (pjeswrisht në Turqi por ajo nuk ka tendencw radikaliste), si në Arabi, Malajzi, Siri, Jemen, etj, duke ndryshuar traditën islamike të disa pjestarwve të komunitetit të madh dhe të respektuar mysliman i cili në Shqipëri dhe Kosovë e Maqedoni është i ndarë respektivisht në sektin syni (me xhami) në veri, dhe bektashij      ( teqe) në jug, të cilët janë shumë më të afruar me të krishterët dhe më tolerantë.

-           Ndikimi arsimoro-financiar i kulturës së re jashtë asaj tradicionale të vjetër myslimane,

-           Prania e komuniteteve të vogla turke egjiptiane etj në këto treva,

-           Varfëria  e madhe ekonomike e individëve që pranojnë  traditën e re ndaj asaj të vjetre,

-           Prania e individëve jo-turq në kohën e luftës në Kosovë dhe ndihma e tyre financiare dhe militare deri para ‘99.

Këto faktorë të sipër përmëndur kanë krijuar idenë tek disa komunitete shqiptarësh se ata janë në rradhë të parë me etni(?!) myslimane dhe jo shqiptare, gjë që e cila mund të sjellë së pari probleme në integrimin e tyre, dhe së dyti këta komunitete kanë rënë përsëri në kurthin e strategjisë serbe të dikurshme (por tani me kahje tjetër) që meqë këta njerëz që flasin shqip por janë me kombësi myslimane ( ashtu si deklaruan serbët e Jugosllavisë së Titos  për boshnjakët) e kështu ta kenë më të lehtë që në një  të ardhme të favorshme (për sllavët)  t’i përzënë nga vendi.

Ky fakt është shqetësues sepse etnia apo kombësia është çështje fakti dhe jo dëshire.

Feja  nuk është kombësi por është diçka shpirtërore dhe mund të ndryshojë (p.sh, shqiptarët kanë ndryshuar disa herë fe për arësye ppasurie dhe gradash). Kjo dëshirë e shprehur nga disa individë të këtyre komuniteteve është e ngjashme me atë që kërkojnë disa ekstremistë politikanë greke dhe minoritarë për të shprehur etninë sipas dëshirës duke hedhur poshtë faktin që etnia apo kombësia është çështje fakti- çështje AND, çështje identiteti, çështje rregjistrash, kurse feja ështëe rëndësishme por është  çështje dëshire.

 Me këtë mënyrë individë radikalistë të vëndeve lindore të azisë së vogël e të mesme po bëjnë të njëjtën gjë me shqiptarët e varfër, duke u dhënë ‘një kothere bukë’ për ti’u ndërruar doket dhe traditat.

Le të shpresojmë që komuniteti i shëndoshë mysliman (por dhe në Shqipërinë e jugut) të kuptojnë rëndësinë e shprehjes së etnisë ashtu si është, dhe jo duke e bërë çështje dëshire.

 E ardhmja e Shqipërisë dhe e Shqiptarëve mund të rrezikohet nga të dy anët nëse këta njerëz nuk arrijnë të kuptojnë se ç’po ndodh. Ndoshta historia përsëritet, por e ardhmja e Shqipërisë, Kosovës dhe e shqiptarëve të Maqedonisë nuk është as sfida dhe urrejtja e fshehur ndaj SHBA dhe kulturës perëndimore e globalizmit, as forma e protestës nëpërmjet  vendosjes së emrave të rinj jashtë traditës dhe dokeve shqiptare, por është integrimi në BE, punësimi, arsimimi sipas standarteve europiane, bashkëpunimi me fqinjët dhe me vëndet e BE, dhe sidomos ruajtja fort e miqësisë dhe e bashkëpunimit me aleatin tonë strategjik- SHBA duke i u larguar nostalgjive turko-arabe.



(Vota: 18 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora