E shtune, 15.06.2024, 06:14 AM (GMT+1)

Editorial

Ramiz Bojaj: Kantonizimi partiak i Kosovës

E hene, 06.12.2010, 10:59 PM


Kantonizimi partiak i Kosovës

 

Në zgjedhjet e jashtëzakonshme të 12 dhjetorit, Kosova do të dalë me një skemë të re politike, ku ‘logut qeverisës’ i është shtuar një frymë e re shpresëdhënëse për qytetarinë e Kosovës. 

 

Nga Ramiz BOJAJ

 

Partitë tradicionale në Kosovë, PDK, LDK dhe AAK, (tashmë me listën, Ibrahim Rugova), realisht kanë krijuar një terren zgjedhor duke krijuar kantonizim partiak në vendin tonë. Fryma e vjetër e politikëbërjes duke u mbështetur në fillet e krijimit të tyre, tashmë realisht janë mbështetur në ngritjen e militantizmit partiak, duke u ndarë në territore:PDK-ja në zonën e Drenicës, me ndikim te pjesshëm në komuna tjera, AAK-ja dhe Lista, Ibrahim Rugova,(pas kolaicionit), do të shtrojnë ndikimin e tyre në Dukagjin, përderisa LDK-ja e Isa Mustafës, do të përqëndrohet në Prishtinë, Podujevë dhe pjesërisht në ndonjë komunë tjetër. Partitë e reja si ‘Vetënendosje’ dhe ‘Fryma e re’, janë dy struktura partiake, qe tashmë kanë thyer këtë tabu(rajonizimin), por edhe e kanë prishur rehatinë e politikëbërjës së vjetër. Në këtë kontekst ka filluar të ndryshojë edhe mendësia e të shprehurit dhe të votuarit. Dy partitë e fundit në fakt kanë zgjuar qytetarinë kosovare nga shpresa e humbur(përjashtoj militantët) për një nismë dhe rregull të ri qeverisës dhe shtetformimi.

 

Garim jotransparent

 

Në zgjedhjet e jashtëzakonshme të 12 dhjetorit, Kosova do të dalë me një skemë të re politike, ku ‘logut qeverisës’ i është shtuar një frymë e re shpresëdhënëse për qytetarinë e Kosovës. Pas hyrjes në garë të “Vetëvendosjes” dhe “Frymës së re”, në Kosovë ka filluar të fryejë një frymë e re( ngritja e vetëdijësimit qytetar), duke forcuar kështu peshën dhe shpresën qytetare. Në Kosovë vazhdojnë të garonjë në fushatën zgjedhore, mese  30 subjekte politike me mbi njëmijë e 300 kandidatë, për të promovuar të parin e Qeverisë së re të Kosovës. Ditët e para të fushatës zgjedhore duket se kanë filluar pa ndonjë problem të madh, mirëpo që në fill të garës, partitë e mëdha janë të diferencuara dukshëm më buxhet dhe proklamime në raport me partitë e reja.E kur kësaj i shtohen edhe premtimet e mëdha nga ish.pushtetarët, atëherë del në skenë norma joetike dhe jo transparente në raport me barometrin zgjedhor. Kryeproblemi është mjaft evident që në hapat e parë, ku partitë e mëdha të quajtura “tradicionale”, ndiejnë komoditetin të premtojnë mrekulli, të nënshkruajnë rritje pagash (shpesh pa mbulesë), privilegj të cilin nuk e kanë partitë e reja, qe tashmë janë future në garë me një vision dhe program të ri. Nuk tingëllon fare etike, qe më paratë e popullit të bëhet fushatë pa mbulesë, të gënjehet e të shpallen mrekulli, të cilat kurrë nuk i shijoi populli më i vuajtur, më i varfër dhe më i izoluar në Kontinentin e Vjetër. Vetëm 10 % e premtimeve që jemi mesuar ti shohim nga udhëheqësit e lidershipit politik të deritanishëm, Kosova jo vetëm se nuk do të vuante nga sindromi i varfërisë së skajshme, lulëzimi i krimit të organizuar, izolimi më i madh qytetarë në rajon, deri të mospërfshirja e sovranitetit të shtetit në tërë vendin, por ne do të ishim njëri ndër shtetet më të zhvilluara dhe më prosperuese në rajon, jo vetëm për integrime Europiane dhe Euroatlantike. Kur realiteti nuk puqet me retorikat e atyre që tashmë janë dëshmuar për qëndrime e veprime kontraverse, atëherë qytetarët e shtetit më të ri në Evropë, kanë shumë arsye qe mos t’u besojnë të “dëshmuarve të vjetër”, por të kërkojnë më shumë “besëlidhje” më të rinjtë. Në këtë kontekst vetvetiu rrjedh pyetja: A mund tu bësohet atyre qe vet lëkunden nga njëri post në tjetrin, duke u votuar për ngritje e rënie, përderisa populli të vuajë nga varfëria e skajshme deri në pasiguri qytetare.

 

Sindromi i vjetër: betimi në histori dhe “atdhedashuri”

 

Jemi mësuar tashmë me reflekset e liderëve të vjetër duke u betuar e përgjeruar në patriotizëm e histori, (varre e fotografi), e në fakt vazhdojnë të shkelin me të dyja këmbët ligjet e  kushtetutën, e mos të flasim për premtimet dhe parimet. Lideri i PDK-së, njëherësh bartës i mazhorancës në Republikën e Kosovës, z. Hashim Thaçi, vazhdon fushatën premtuese për rritje pagash, investime makroekonomike dhe integrim në Bashkimin Evropin. Qyterët e Kosovës, janë dëshmuar se janë popull më properëndimor në rajon, por integrimi në struktura Euroatlantike është proces bashkëveprues me praktikat e BE-së, detyra që duhet përmbushur, e jo fontanë deshirash. Para se të udhëtojmë pa viza, duhet krijuar më shumë vende pune, luftë më efikase kundër krimit dhe shtrirje të sovranitetit të shtetit në tërë vendin, e krejt më pas të kërkojmë që të tjerët të na pranojnë në shoqërinë e kombeve. Premtimet e Thaqit, për heqje vizash, do të ishin më të besueshme sikur të ndoshëshin nga kryesuesi i ri i Bashkimit Evropian, Hoze Luis Rodrigez Zapatero. Ndërkaq, kreut të mazhorancës sonë do t’i besonim më shumë për ato çështje që do të cilësoheshin si punë të brendshme të Kosovës(më shumë punësim, më shumë siguri dhe luftë kundër korrupsionit) dhe nevoja tjera prosperuese për qytetarët e Kosovës. Një premtim i tillë vjen edhe nga kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, i cili premton qeverisje të mirë dhe zhvillim të madh ekonomik në Kosovë. Çdo qytetar kërkon qeverisje të mirë dhe transparente, por fatkeqësisht më të ngjizur me pushtetin gjërat, gjithnjë po ndryshojnë në dëm të qytetarëve. Elektorati i LDK-së, tashmë është shpërndarë në tri kampe:LDK, LDD dhe LDK-Ibrahim Rugova. Z. Mustafa nuk ka arritur të ruajë brenda logos së vjetër të LDK-së, frymën rugoviane, (ndarja e dytë e LDK-së), dhe pikërisht për këtë elektorati i quajtur i djathtë, ka pritur që shkarkimi i ish-kryetarit Sejdiu, të ndikojë në përafrim e jo coptim të partisë më të vjetër në vend. Kjo pasqyron një frymë më tepër regjionale, ku bastioni i këtij subjekti politik e ka mbështetur të parin e LDK-së të udhëheq dy mandate kryeqytetin e Kosovës. Ndërkaq, në radhet e premtimeve të koalicionit parazgjedhor, AAK, LDK-“Ibrahim Rugova”, duke premtuar krijimin e një shteti të mirëfilltë ligjor dhe zhvillimi ekonomik, nënvizuan se Kosova i ka borxh ish-presidentit Rugova dhe kryetarit Ramush Haradinaj. Realisht, qytetarët e Kosovës, dinë t’i çmojnë vlerat e veta nacionale dhe historike, pra edhe ato shpirtërore, si ish. Presidentin e parë, dr. Ibrahim Rugovën, dhe njeriun dhe luftëtarin e lirisë, Ramush Haradinajn, por historia dhe politikëbërja janë dy segmente të ndara, mbi të cilat ndërtohet e kaluara dhe e tashmja. Kosovës më shumë se kurrë i duhet një qeverisje e guximshme, (jo të flasin nxehtë), por të guxojnë t’i ndëshkojnë të korruptuarit dhe t’i luftojnë denjësisht dukuritë negative dhe ato mafioze, të cilat i kanë zënë frymën lirisë dhe mirëqenies qytetare. Ukë Rugova, bartës i listës Ibrahim Rugova, gjithsesi ka shënuar një frymë të re në politikëbërjen e Kosovës.

 

S’ka zhvillim as integrim pa shtrirje të sovranitetit

 

Për aq kohë sa institucionet e shtetit(policore e administrative)  të Republikës së Kosovës, nuk shtrijnë autoritetin e vet në të gjitha pjesët e territorit të shtetit, duke kontrolluar kufijtë, mallrat dhe qarkullimin legal të qytetarëve, nuk mund të flitet për suksese të reja për vendin. Askush nuk do të na pranojë në Evropë pa kufij të kontrolluar si duhet. Askush nuk do të na pranojë si partnerë, me një ekonomi informale në shkallë të gjerë dhe pasiguri qytetare në tërë vendin. Pra, premtimet e mëdha, shpesh pa mbulesë, kanë të bëjnë me mashtrim e jo me realitetin ekzistues. Nismat qytetare premtojnë për ndryshim dhe ngritje të cilësisë qeverisëse në vijim. Në këtë kontekst, ‘Fryma e re’ dhe ‘Vetëvendosje’, mbesin shpresa të reja për qytetarët. Ky sinjal del si një pikë shprese se më në fund diçka do të ndryshojë në favor të qytetarëve. Thjeshtë, rrjedhat qojnë kah nnjë llogaridhënie më të madhe para qytetarëve. Dehja e retorikës për bërjen e shtetit të pavarur, si dhe roli i të qenit administrator në politikëbërje, tashmë ka marrë fund. Kosova, po hyn në epokën e zhvillimeve të mëdha politike, zhvillimore e integruese, për të cilat kërkohen vlera, dije dhe angazhime serioze. Realisht, 30 parti politike për Kosovën tingëllojnë shumë, por për aq kohë sa nuk ka ndodhur akoma ndonjë profilizim i mirëfiltë i partive dhe qytetaria vendimmarrëse është në krijim e siper gjërat do të ndryshojnë me hapa më të ngadalshëm. “Më pak se tre vjet pas shpalljes së pavarësisë, populli ynë është i thyer, i humbur, pa dinjitet, pa shpresë për jetë më të mirë. Kjo është e papranueshme”, vlerësojnë krerët e Frynmës së re, të cilët vërtet japin më shumë dëshmi për ngritjen e cilësisë së politikëbërjes në vendin tonë. Varfëria dhe mungesa e sovranitetit të shtetit në tërë vendin, janë dy segmente mbi të cilat edhe Vetëvendosje, ka gjetur mbështetjen qytetare. Lideri, Albin Kurti, gëzon mbështetjen e bashkëqytetarëve të vet, për faktin e bartjes së guximit qytetar dhe prishjes së rehatisë së ‘pushtetit të korruptuar’. Frazat: ‘Dëshmoret nuk nderohen vetëm duke u ngritur përmendore, por duke përmbushur amanetin e tyre. Shteti nuk është mjet për tu pasuruar, por për të ngritur politika vizionare dhe mirëqenie qytetare’. Shteti i pavarur dhe sovran i Kosovës është ndërtuar mbi sakrificën shumëshekullore, të popullit tonë, i cili vazhdon të kultivojë vlera paqëdashëse dhe demokratike në rajonin e Ballkanit, vlerat të cilat mbrojtur me çdo kusht. E kushti i parë është atdhedashuria. Atëherë le ta ruajmë duke filluar që nga zbatimi i sovranitetit të plotë.

 

(Autori është publicist, analist dhe drejtor për marrëdhënie me publikun në Institutin për Hulumtime dhe Analiza të Politikave Ekonomike)



(Vota: 5 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora