Editorial
Valentin Bruçaj: NATO në Lisbonë kërkon të rinovohet
E diele, 21.11.2010, 07:59 PM
NATO në Lisbonë kërkon të rinovohet
Nga Valentin Bruçaj
Concepti i ri strategjik, mbrojtja antirakete, tranzicioni afgan dhe rivendosja e mardhenieve te reja me Mosken, jane objektivat qe ishin vendosur ne sumitin e NATO-s qe eshte duke u zhvilluar ne Lisbone. Me ralizimin e ketyre objektivave, NATO do te dale shume me e forte dhe e "vitalizuar" theksoi presidenti Obama, por ajo qe eshte duke ndjekur Aleanca eshte nje bote teper e ndryshuar. Te medhenjet e planetit vendosen qe mbrojtja antirakete te behet ralitet, nje mjet qe do te mbroje si Ameriken ashtu edhe Europen. Objektivi tjeter shume i rendesishem eshte vendosja e mardhenive te reja me Rusine dhe fillimi i nje ere te re ne keto mardhenie. Por me pare se t'i shtrihet dora Rusise, NATO-s i nevojitet te stabilizoje mardheniet brenda Aleances, ku jo te gjithe antaret jane ne te njejtat pozicione strategjike. Behet fjale per Turqine, qe ben presion tek Aleanca qe Irani mos te konsiderohet si burimi i kercenimeve, te atyre kercenimeve qe NATO ka vendosur t'u mbrohet.
Aleatet kane vendosur te fillojne fazen e pare (tranzicionit) te largimit nga Afganistani, ndersa terheqja e plote pritet te kompletohet ne vitet 2014 - 2015. Largimi nga Afganistani do te jete gradual dhe do te filloje me ato vende qe jane te shtyra me shume nga opinioni i brendeshem publik. Aleanca gjendet nen presionin o popullsive edhe fale rezultateve terheqja konsiderohet si e vetmja rruge. Trupat kanadeze do te largohet brenda vitit 2011, ato europiane brenda 2012, ndersa ne Afganistan mbetet stervitja dhe pergaditja e trupave afgane si objektivi primare. Si te thuash, objektivat e Alences per te ardhmen jane sa te paqarte aq edhe delikate, dhe prononcimi per vitin e largimit nga Afganistani nuk do te jete nje note pozitive per trupat ne terren, ku talebanet do te intesifikojne sulmet e tyre. Mes ketyre dilemave nje gje eshte e sigurt, NATO ne Afganistan nuk ka fituar, dhe me strategjine e fundit eshte duke kerkuar qe mos te humbe, o te pakten te limitoje demet.
Sekretari i Aleances, danezi Rasmussen - megjithe veshtirsite qe eshte duke hasur Alenanca si ne prizmin politik ashtu edhe ne ate ushtarak - deklaroi se sumiti i Lisbones eshte sumiti me i rendesishem qe nga krijimi i Alenaces Atlantike. Do te kishte qene me e drejte sikur Rasmussen te kishte thene se ky eshte sumiti me dramatik. Ndoshta jane arritur disa rezultate te rendesishme, askush nuk mund t'a veje ne dyshim, por raliteti i ri boterore eshte shume i veshtire qe te mos progredoje ne drejtimet qe ka marre, pak i favorshem per konceptet Perendimore .
Turqia nuk mund te konsiderohet me nje partner per Alenacen, fale politikes se jashtme qe eshte duke ndjekur, sidomos qe nga ardhja e partise islamike ne pushtet. Politika e saje e jashtme, qe ndoshta eshte edhe legjitime nga kendveshtrimi turk, ka bere te mundur gjetjen e partnereve te rinje ne fushen gjeopolitike dhe ekonomike. Vende si Irani, Siria, Jordani dhe vende te ish Bashkimit Sovjetik te spektrit islamik, jane shenderruar per Ankarane ne partner me te besushem se partneret Perendimore. Shpresat per t'u antarsuar ne Bashkimin Europian jane ne nivelet me te ulta historike, dhe bindja per kete antarsim eshte zbehur jashtezakonisht shume si ne Bruksel ashtu edhe ne Ankara. Dhe nuk eshte per t'u çuditur kur kryeministri turk, sillet si nje lider i vendeve emergjente, dhe jo si nje partner i Aleances apo aspirues per t'u antarsuar ne BE. Ne kete pike lind pyetja, deri kur Turqia do te vazhdoje te jete member i Aleances, duke pare se nuk ndan me te njejten politike dhe nuk mbron me te njejtat interesa?
Mbetet per te verifikuar mardheniet e reja me Rusine, qe nuk eshte e sigurt se nga Moska do te arrije nje pergjigje pozitive, edhe per faktin se Moska pretendon nje trajtim te te barabarte, me te gjithe partneret e tjere qe do te futen nen ombrellen antiraketore.
Pastaj, NATO eshte duke kerkuar te ndryshoje strategjine e saje, si rrjedhoje e ndryshimeve te ekulibrave ekonomik, per te riveshur edhe nje here mantelin e protagonistes kryesore, per te ruajtur hegjemonine e saje ekonomike edhe pas terheqjes nga Afganistani.
Bota multipolare, e drejtuar nga rritja ekonomike e Kines ne te gjithe sektoret, ka modifikuar ne menyre negative pozicionin e Shteteve te Bashkuara, te shokuara nga kriza ekonomike dhe lufterat. C'do here kur Washingtoni shikon drejt Azise dhe tenton te dialogoje me Kinen, apo kerkon t'a "sfidoje" ate, NATO-ja transatlantike vuan pasojat e kesaje aleance te re transpaqesore. Fale edhe kesaje politike jo gjithmone leale, pozicioni i Gjermanise ne prizmin ekonomik eshte me shume ne sintoni me Kinen se sa me Ameriken.
Nga ana tjeter vendet e kontinentit te vjeter vazhdojne te shkurtojne buxhetet e tyre ushtarake, dhe kur behet fjale per te furnizuar ushtrine afgane me helikoptere luftarak, eshte Rusia qe e ben nje gje te tille, ndersa europianet limitohen vetem ne stervitjen e trupave ne terren. Ne kete kontekst behet shume e rendesisheme marreveshja franko - britanike ne lidhje me mbrojtjen qe duhet te kushtoje pak, ndersa kalon ne plan te dyte pakenaqesia franko - gjermane ne lidhje me armet berthamore amerikane qe gjinden ne territorin europian. Keto arme, do te terhiqen vetem atehere kur mbrojtja antirakete do te jete ndertuar dhe vene ne funksionim me sukses. Ne fakt, rigjenerimi i NATO-s ne Lisbone, i vene ne nje kontekst boterore ne te cilin influenca e Kines sa vjen e rritet, dimostron dobesite e Aleances. Aleanca kerkon te rinovohet por vazhdon te duket shume e vjeter. Megjithate, nuk eshte e thene se e reja te jete me e mire se e vjetra.