E merkure, 06.11.2024, 05:00 AM (GMT)

Editorial

Valon Kurtishi: Antishqiptarizëm ekstrem në Kastriot (ish-Obiliq) - festohet për Sulltan Muratin!?

E premte, 12.11.2010, 10:00 PM


Antishqiptarizëm ekstrem në Kastriot (ish-Obiliq) - festohet për Sulltan Muratin!?

 

“Ata që kanë kontrolluar të kaluarën do të përpiqen të përcaktojnë edhe të ardhmen”.  George Orwell   1949

 

Nga Valon Kurtishi

 

Bilborde apo pano të mëdha në gjuhët maqedonisht dhe turqisht në Tetovën me 90% shqiptarë!! si dhe shqip dhe turqisht!! në Prishtinën me 1 milionë shqiptarë dhe asnjë turk, kanë bërë ftesë apo kanë lajmëruar për një ngjarje shumë të pazakontë në një komunë shqiptare të Kosovës. Më konkretisht, sipas përmbajtjes së këtyre panove gjigante që më vonë u transmetuan nga mediat shqiptare si dhe disa media turke, Komuna e ish-Obiliqit sot Kastriotit në Fushë-Kosovë në bashkëpunim me komunat e Bursës dhe Osmangazit nga Republika e Turqisë, paskan organizuar bashkërisht shënimin e 621 vjetorit të vdekjes së sulltanit turk Muratit. Këtij evenimenti “solemn” i është bashkangjitur edhe rrethprerja (synetimi) masiv i dhjetëra fëmijëve të lebetitur e çoroditur shqiptarë në një rit gati kanibalesk afrikan të derdhjes kolektive të gjakut, të paparë për kohën dhe kontinentin ku jetojmë.

 

Informacioni zyrtar për këtë ngjarje të pabesueshme është dhënë në faqen zyrtare të radiotelevizionit shtetëror turk TRT të përkthyer edhe në gjuhën shqipe ( www.trtalbanian.com). Televizioni shtetëror apo publik TRT paraqet qëndrimet zyrtare të shtetit turk, qëndrimet standarte të historiografisë turke për ngjarje të caktuara historike si dhe afirmon kuptohet qëndrimet nacionaliste të komunitetit shkencor dhe opinionit publik të këtij vendi.

 

Duke qenë një ngjarje krejtësisht e pabesueshme, tërësisht joracionale, jashtë çdo normaliteti e sensi logjik të mundshëm si dhe kejt idioteske, mbetëm plotësisht të shokuar. Njëkohësisht, në mënyrë që të mund ta besojmë këtë lajm të pazakontë filluan të mbledhim më shumë informacione rreth rastit në fjalë.

 

Në fillim të lajmit të shfaqur në televizionin e lartpërmendur shtetëror thuhet tekstualisht, ”Sulltan Murat I Sovrani, i cili ka rënë dëshmor në betejën e Fushë Kosovës, është përkujtuar pranë tyrbes ku është varrosur në 621-vjetorin e vdekjes. Në kuadër të ceremonive u bë edhe përurimi i Shtëpisë Kulturore të Sulltan Muratit që ndodhet pranë tyrbes”.

Nga kjo fjali e zgjeruar shihet qartë se për historiografinë zyrtare turke, një sulltan apo një shef shteti mesjetar i cili ka lansuar një fushatë të madhe okupuese dhe agresioni ndaj popujve tjerë shihet si hero pozitiv apo si hero nacional. Deri këtu krejt në regull. Edhepse, shikuar nga pikëpamja e moralit në shkencat historike, agresorët nuk është as normale dhe as e drejtë të evidentohen si heronj nacionalë, përsëri ajo është një pikëpamje e historishkruesve turq e cila nuk na intereson neve këtu. Për më tepër, historiografia shqiptare shquhet për tolerancë të tepruar, kështuqë historianët tanë nuk përzihen në shkrimin e historisë së popullit turk dhe të krahinave të Anadollit. Por ja që tjerët nuk i lënë rehat shqiptarët dhe vijnë e u japin leksione historie edhe në zemër të territoreve etnike shqiptare – në Fushë Kosovë.

 

Nëse për turqit etnikë Sulltan Murati i i parë ai i II apo Sulltan Mehmeti pushtuesi, janë dëshmorë të kombit apo heronj nacionalë, për shqiptarët ata janë armiq nacionalë dhe pushtues të tyre. Shqiptarët në betejën e Fushë Kosovës të 28 qershorit të vitit 1389 ishin kundërshtarë më të reptë të turqve, pasi territori në të cilin dhe për të cilën u zhvillua kjo betejë e përgjakshme ishte i tyre dhe banohej në masë të madhe nga po ata. Sipas historianëve të ndryshëm europianë dhe kronikanëve mongoloidë turq, pjesëmarja më e madhe fisnikërisë në këtë betejë ishte ajo shqiptare. Numri më i madh i atyre që njiheshin si burra sheti shqiptarë të asaj kohe ishte prezentë në Fushë Kosovë, edhe atë: Gjon Kastrioti, Teodor II Muzaka, Mëhill Nikollë Kopiliqi, Dhimitër Jonima, Lekë Dukagjini dhe Gjergji II - Strazimir Balsha. Një numër i madh i ushtarëve shqiptarë, parardhës të shumë prej atyre pjesëmarësve “kosovarë shqiptarë” të ceremonisë së vitit 2010 në Fushë Kosovë, kanë dhënë jetën kundër ushtrisë së po këtij sulltani po në Fushë Kosovës më 1389. Një princ për të cilin ka të dhëna serioze historike se ishte me origjinë nga zona e Drenicës me emrin Millosh Kopiliqi, ka qenë edhe heroi më i madh i ushtrisë ballkanike në atë betejë të tmershme mes dy botëve tërësisht të kundërta europiane dhe aziatike. Princi shqiptar kreu aktin më të lartë heroik, aktin sublim që mund të keyejë një patriot: vrasjen e sulltanit në llogoren otomane duke e ditur se këtu mer funda jeta e tij tokësore. Por heroi shqiptar fiton përjetësinë kombëtare dhe qiellore duke dorëzuar përkohshmërinë e jetës tokësore në tehun e shpatës aziatike.

 

Çfarë pafytyrësie, mungese respekti ndaj familjarëve të vet më të hershëm, servilizmi, inferioriteti, mungese të frikshme të identitetit kombëtar dhe kapacitetit shtetformues kanë treguar mikpritësit “shqiptarë” të këtij aktiviteti në komunën e Fushë Kosovës. Si është e mundur që edhe përkundër fakteve të shumta që vërtetojnë katërcipërisht luftën shqiptare dhe sakrificat e mëdha të princave dhe ushtarëve shqiptarë në këtë betejë, dikush që mbahet sot “shqiptar” të mohojë gjakun e tyre 6 shekuj më vonë.

 

Nga ana tjetër, është parë edhe në momente tjera qëndrimi aspak dinjitoz i klerikëve islamikë në rastet e këtilla të falsifikimit të kulturës dhe historisë shqiptare si dhe degradimit kombëtar që u bëhet shqiptarëve si komb e si entitet i vetëdijshëm politikisht. Kreu i komunitetit islamik të Kosovës Naim Tërnava i cili ishte prezent personalisht në këtë manifestim ka thënë se: “Sulltan Murati nuk ra dëshmor për pushtet dhe pasuri, por në emër të islamit”. Një deklaratë e këtillë përveçse nuk ka të bëjë fare me realitetin historik dhe të sotshëm, por tregon apo ilustron qartësisht pohimin e thënë nga shumëkush se kohëve të fundit institucionet fetare në territoret shqiptare janë duke u shndëruar gjithnjë e më shumë në zëdhenëse dhe realizuese të agjendave dhe politikave asimiluese antishqiptare të mentorëve dhe financuesve tyre të ndryshëm. Këta financues nga qendra të fuqishme nga jashtë tokave shqiptare janë duke manipuluar fuqishëm me ndjenjat fetare të një pjese të popullatës tonë, e cila si e pashkolluar dhe e varfër tregon tendencën e të rënit nën influencën e rrezikshme antishqiptare të tyre.

 

Kreu i komuniteit mysliman të Kosovës nuk mund të deklarojë publikisht të pavërteta historike dhe nuk mund të paraqesë qëndrime të rreme historike, që përvecse janë joshkencore dhe krejtësisht të pavërteta, janë edhe veprime antishtetërore dhe antikombëtare njëkohësisht. Kryeimami duhet ta dijë se asnjë sulltan asnjëherë nuk ka luftuar për islamin apo kundër ndonjë feje tjetër. Islami apo edhe fe të tjera janë shfytëzuar nga sundimtarë apo shtete të ndryshëm në periudha të ndryshme historike për të çuar para agjenda asimiluese apo veprime ushtarake për të zgjeruar territore shetërore. Asnjë shtet asnjëherë nuk ka sulmuar shtete tjera për arsye të pastra fetare. Edhe kulmi i çmendurisë fundamentaliste si luftërat e kryqëzatave në shekujt XI – XIV janë spjeguar në të kaluarën dhe spjegohen akoma sot nga shumica e historianëve dhe shkencëtarëve botërore si luftëra pushtuese me karakter politik, territorial dhe ekonomik, të cilave pastaj për të tërhequr masa më të mëdha ta fanatizuara si dhe për të shtuar fondet financiare të dhuruara nga po këta fanatikë të sëmurë u është dhënë një arsyetim fetar të tipit, gjoja “luftë për çlirimin e qytetit të shenjtë të Jerusalemit”, “varrit të shenjtë të Jezu Krishtit nga duart e të pafeve” e arsyetime tjera banale të kësaj natyre.

 

Një fenomen tjetër i frikshëm dhe çuditshëm bashkë që u përsërit edhe këtë radhë ishte rrethprerja apo synetimi masiv i fëmijëve të njomë shqiptarë që ishte skenografi përcjellëse e manifestimit në fjalë. Veshja e fëmijëve shqiptarë në qendër  të Europës Juglindore më veshje kombëtare të popujve të Azisë qëndrore të Turkmensitanit apo Kakzakistanit, ishte një çmenduri dhe çoroditje e rradhës në këtë organizim. Kjo ishte një shfaqje primitive aziatike karakteristike për popullatat primitive baritore të Azisë qëndrore të cilën edhe po ta kishin porositur personalisht vetë shovinistët sërbë apo grekë nuk do të kishin mundur ta realizonin më mirë. Është e pabesueshme dhe e çuditshme si bien shqiptarët tanë kokë e këmbë në skemat dhe shabllonet propaganduese që i kanë përgatitur me shekuj armiqtë e tyre sërbë dhe grekë para Europës, për shqiptarët si “turmë pa vetëdije kombëtare”, pa kapacitet shtetformues” e cila në masë të madhe nuk ka identitet të formësuar kombëtar dhe nuk ka aritur atë stad zhvillimi për të pasur shtetin e vet kombëtar. Shfaqje të këtilla të synetimeve masive të fëmijëve shqiptarë të veshur me veshje kombëtare turke, duke valavitur flamuj kombëtarë të Turqisë në duart e tyre si dhe duke kënduar këngë turqisht e arabisht në mes të Europës së shekullit 21, janë të tmershme dhe vërtetojnë plotësisht propagandën dhe stereotipet antishqiptare sërbo-greke.

 

Parë në tërësi, manifestimet e këtilla janë antishqiptare, antishtetërore, dhe kundër interesave kombëtare të shqiptarëve. Ato u shkojnë përshtat interesave ruse, sërbe, greke dhe turke si dhe interesave të fundamentalistëve të ndryshëm në Ballkan dhe jashtë tij. Këto manifestime janë irituese për sytë e shumicës dërmuese të kombit shqiptar si dhe të miqve dhe vëllezërve tanë amerikanë e gjermanë. Këto organizime dhe njerëzit që i menaxhojnë të njëjtat, duhen të bëhen urgjentisht pjesë e trajtimeve të organeve të specializuara shtetërore për lidhje të mundshme me agjentura të huaja antishqiptare. Në një fazë të mëvonshme riedukimi i detyruar në gjuhë shqipe, histori shqiptare, si dhe shërimi i patologjive të natyrave tjera bëhet i domosdoshëm. Nëse këto terapi nuk japin frytin e duhur, ateherë mbetet izolimi në hapësira të caktuara të mbyllura derisa të kalojë kjo gjendje anomie shoqërore dhe mungese identitare ku duket qartë se gjenden pjesë apo shtresa të caktuara të popullsive tona sot. Është koha e fundit që Shteti dhe shoqëria të mbajnë qëndrim të fuqishëm ndaj kësaj maskarade antishqiptare e cila rrezikon zhdukjen e shqiptarëve si komb dhe shpërbërjen e Kosovës apo edhe Shqipërisë si shtet i pavarur dhe sovran me identitet të formësuar e konsoliduar kombëtar.



(Vota: 131 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora