E premte, 13.12.2024, 07:51 PM (GMT)

Editorial

Isa Mulaj: Riformatimi dhe mshefaqoku i kaosit ekopolitik

E marte, 16.11.2010, 09:59 PM


Riformatimi dhe mshefaqoku i kaosit ekopolitik

 

Nga Isa Mulaj

 

Tanimë duket se Kosova e ka humbur, së paku përkohësisht, grantin dhe kredinë nga Banka Botërore (BB) në vlerë prej 20,25 milionë dollarëve amerikan si pako fillestare e mbështetjes në kuadër të kredisë së përgjithshme prej 200 milionëve që iu nda Kosovës në fillim të këtij viti. Livrimin e pakos fillestare e kishte refuzuar tri herë n’gjim brenda dy javëve Kuvendi i Kosovës kah mesi i këtij viti, me arsyetimin e informatave dhe detajeve të pamjaftueshme. Një përpjekje shtesë, ose për të katërtën herë, për miratimin e kësaj pako për kredinë e ndarë është dashur të bëhet në shtator, por siç dihet, nuk është hedhur për votim në Kuvend, nga frika se deputetët jo vetëm që mund ta refuzojnë siç bënë tri herë radhazi, por se mos po irritohen nga “provokimet” e disa qeveritarëve të korruptuar dhe jo transparencës së Zyrës së Bankës Botërore në Prishtinë për t’i dhënë Kosovës para me zor!

 

Me prishjen e koalicionit qeverisës në mes të muajit tetor 2010, dhe krijimin e vakuumit institucional, janë vënë në pikëpyetje edhe grantet dhe kreditë tjera jo vetëm të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe BB-së, por edhe të organizatave tjera ndërkombëtare. Shumëçka është ndalur, madje edhe projektet individuale, shkaku i kësaj gjendje politike. Meqenëse marrëveshjet e tilla dhe zbatimi i tyre janë të lidhura ngushtë me stabilitetin e përgjithshëm politik dhe institucional, atëherë duke e marrë parasysh se çka po ndodh në politikën dhe institucionet e Kosovës, është e qartë se zbatimi i të gjitha marrëveshjeve me FMN dhe BB do të shtyhet së paku deri në fillim të vitit të ardhshëm, ose deri sa të formohet koalicioni qeverisës pas zgjedhjeve dhe të konsolidohen institucionet.

 

Kosova ka nevojë t’i rishqyrtojë politikat dhe marrëveshjet me FMN-në dhe BB-në thuajse në tërësi. Të dy këto institucione financiare ndërkombëtare deri më tani nuk kanë pasur përvojë të mirë me anëtarin më të ri, pra Kosovën, ndoshta nga shkaku se politikës kosovare i kanë interesuar më së shumti përfitimet grupore dhe klanore, e më pak ato për shtetin. Në këto marrëdhënie disi të çrregulluara, faji kryesor është te politika kosovare, e deri-diku edhe te mos llogaria dhe jo transparenca e BB-së, sepse grupet vendore të punësuara nëpër organizata ndërkombëtare këtu në Kosovë kanë lidhje të forta jo zyrtare me grupe politike. Shumë veprimtari dhe keqpërdorime të fondeve dhe projekteve që një dekadë nuk janë gjykuar fare, madje për çudi, në media kjo temë ka mbetur tabu deri në ditët e sotme. Për mos efikasitetin e të gjitha atyre ndihmave ose shndërrimin e tyre në krim të organizuar, mediat asnjëherë nuk e kanë ngritur zërin, prandaj nuk është aspak çudi pse Reporterët pa Kufij tregojnë se liria e mediave në Kosovë nga viti 2009 në 2010 ka shënuar një regres të madh duke kërcyer nga vendi i 58-të në të 92-in. Si mund të ketë përparim ekonomik, shoqëror, shkencor, dhe emancipim të një shoqërie me gjysmë informim ose të pamjaftueshëm, jo të duhur, e në disa edhe dezinformim?

 

Raporti i organizatës Transparency International e rendit Kosovën në vendin e 110-të sipas Indeksit mbi Perceptimin e Korrupsionit (Corruption Perceptions Index), dukshëm më lartë se ndonjë vend në Ballkan, ku ndër më të korruptuarit pas Kosovës del Bosnja në vendin e 91-të. Edhe raporti i BB për Kushtet për Veprimtari Afariste (Business Conditions Index – BCI, ose Doing Business) e rendit Kosovën më keq se vitin e kaluar, nga  vendi i 116-të në të 119-in (118 pas përshtatjes). Është sidomos brengosëse renditja dukshëm mbi mesataren e përgjithshme të disa komponentëve të BCI-së (nga gjithsej 9), siç është ajo e Zbatimit të Kontratave (e 155-ta), Lejet e Ndërtimit (e 173-ta), dhe Mbrojtjen e Investitorëve (po ashtu e 173-ta).

 

Nga kjo rrethinë e papërshtatshme ekopolitike ndikohen edhe fondet aktualisht të ngrira të Kosovës ose jashtë shfrytëzimit ekonomik në Kosovë (si p.sh. ai i Trustit të Pensioneve) të cilat për momentin nuk mund të kthehen, sepse nuk dihet se kujt t’i jepen ato. Nëse ka pasur zëra argumentues për kthimin e atyre fondeve nga jashtë pronarit të vërtetë që të qeverisë me to, pra institucioneve të Kosovës, tash nuk mund të kthehen për momentin nga frika se ato do të përdoren për fushatë politike dhe blerjen e zgjedhjeve. Kthimi i tyre duket se nuk do të ndodh as në një të ardhme të afërt, dhe kjo mund të vërtetohet me synimet e Qeverisë për të shitur ndërmarrjet e mëdha publike dhe me mjetet e tyre të mbuloj, në mes tjerash, krizën buxhetore dhe financimin e autostradës. Mirëpo, nuk do të thotë se dikush nuk ka qasje të kufizuar në ato fonde dhe do t’i përdorë për financimin e politikës dhe synimit për marrjen e pushtetit. Tek e fundit, nuk janë fajtorë subjektet e huaja jashtë Kosovës që i mbajnë ato fonde disi peng, sa janë vetë institucionet e Kosovës për nxjerrjen e këtyre fondeve nga Kosova jashtë, duke përfshirë edhe shpërlarje të parave.

 

Nuk duhet përjashtuar mundësinë për rreziqet politike që mund të dalin pas zgjedhjeve të 12 dhjetorit kur mund të kemi probleme të mëdha në formimin e koalicionit qeverisës. E dimë se edhe ky koalicion që u shpërbë u themelua me përkrahjen e disa partnerëve ndërkombëtarë, se për ndryshe nuk do ta kishim për një kohë të gjatë as këtë që u prish në momente kritike. Mandej, Kosova shpenzoj afër 6 muaj në mbajtjen dhe përfundimin e zgjedhjeve lokale vitin e kaluar. Kur kësaj t’i shtohen edhe synimet e disa partive të mëdha politike për të mos bërë koalicion me parti të caktuara në zgjedhjet parlamentare që janë më të rëndësishme në raport me botën e jashtme, atëherë gjërat duhet t’i marrim me kokë shumë të ftoftë, sepse nga të gjitha këto varen edhe kreditë dhe marrëveshjet ndërkombëtare, si dhe zbatimi i tyre.

 

Rrugëdalja nga kjo gjendje është vetëm ndryshimi i radikal i politikave ekzistuese ekonomike, të cilat kurrsesi nuk mund të bëhen pa “riformatimin e njerëzve” që e sollën këtë gjendje. Kjo do të thotë se renditjen shumë të palakmueshme të Kosovës në raportet e organizatave ndërkombëtare që i cekëm më lartë, e kanë shkaktuar veprimtaritë, jokompetenca ose mos puna dhe papërgjegjësia e disave (ose e shumëkujt) këtu në Kosovë. Pa “rifomratimin” e duhur të këtyre njerëzve duke i nxjerrë para llogaridhënies dhe burgosjen e disave, çfarëdo programi ekonomik nuk do të ketë sukses. Asnjë parti politike (me përjashtim të një politikani) nuk përmend kund se po erdhi në pushtet, ka në plan të nxjerrë shumë kriminelë para drejtësisë që kanë zhdukur qindra miliona euro nga Kosova (e disa dhjetëra miliona i kanë ndalur për vete). E ashtuquajtura dukuri e riformatimit të Qeverisë, u përdor gjatë këtij viti si sherr budallaki për të lozur mshefaqok me disa ministra sa për të lënë vendin e numërimit të paprekur.

 

Mshefaqoku (ang.  hide-and-seek) është lojë fëmijësh kur njëri lojtar numëron symbyllur në një vend deri në kohë të caktuar, të tjerët fshihen nëpër vende të ndryshme (ose ndërrojnë partitë politike për t’u fshehur më mirë), pastaj ky që numëron i kërkon ata. Riformatimi i Qeverisë gjatë këtij viti kuptohej prej fillimit se ishte një lojë mshefaqoku, një manipulim dhe propagandë pa pakripë, por që i solli menjëherë pasojat reale të turpshme që u manifestuan me prishjen e koalicionit (si fryt i riformatimit!), Qeveria shkarkoj veten për ta filluar lojën e re të njëjtë, dhe në lojë u futen edhe lojtarë të ri (parti politike). Edhe në mshefaqok parapëlqehet të ketë sa më shumë lojtarë, sepse loja duket më interesante. Por, për kaosin ekopolitik, shtet ndërtimin, dhe problemet reale, edhe lojtarëve të ri serioziteti i Kosovës u duket si lojë mshefaqoku. Pesë pare nuk i japin për të, dhe hyjnë në lojë me synimin për t’i marrë milionat nga ajo sikur edhe lojtarët veteranë ose me përvojë.

 

Jam në dijeni se si është bërë shteti duke dhënë për të, dhe nuk kam dëgjuar se është bërë dikush shtet duke vjedhur shtetin para se ai të formohet si duhet. Prandaj, shteti i Kosovës nuk mund të rindërtohet pa i kthyer mjetet aty ku janë vjedhur. E shihni se rindërtimi i shtetit të Kosovës qenka më i lehtë se themelimi i shtetit të Izraelit, kur edhe studentët çifutë kanë ndarë gjysmën e bursave të tyre për shtetin hebre? Krejt çka nevojitet është vetëm kthimi i mjeteve aty ku janë vjedhur, dhe ky nuk është kurrfarë kontributi në shtet ndërtim por thjeshtë detyrim ligjor, i cili duhet të vazhdoj me sjelljen e këtyre “kontribuuesve” në bankë të zezë. Tek studentët çifutë ka qenë ndryshe, sepse bursat ishin të tyre, dhe ata në vend të tri shujtave në ditë, kanë shfrytëzuar një e gjysmë, dhe paratë për gjysmën tjetër të shujtave i kanë dërguar për ndërtimin e shtetit. Nëse dikush në Izrael i ka keqpërdorur ose vjedhur ato para, ia kanë “hequr flamën” me arsyetimin: “Ky nuk qenka i joni”. Në rastet kur çifutët kanë vjedhur nga shtetet tjera për shtetin e tyre, atëherë kjo është mirëpritur. Izraeli po ashtu i mirëpret vjedhjet e buxhetit të Kosovës nga kriminelët çifutë nën patronazhin e Qeverisë së Kosovës që i punëson ata si këshilltarë, por në anën tjetër Izraeli refuzon ta njoh pavarësinë e Kosovës dhe i quan shqiptarët terroristë. Merreni me mend vetëm këtë: politika kosovare sjellë kriminelët çifutë për t’i vjedhur shqiptarët shumica e të cilëve jetojnë në varfëri, e disa madje edhe në kufijtë e ekzistencës biologjike, për të financuar çifutët si njerëz “të varfër” dhe Izraelin që ka 200-400 armë bërthamore! A ka kund politikë më të çmendur në botë se kjo e Kosovës që vepron kështu? E kush i ka fajet për këtë? Populli i Kosovës i cili nuk reagon dhe të cilit i është shpëlarë truri, dhe të gjitha ato parti politike që nuk e kanë në programin e tyre luftimin e krimit, duke iu referuar në mënyrë decidive veprave, emrave, mbiemrave, përemrave. Pa këtë referencë, deklarimet “do ta luftojmë krimin e organizuar” janë si me prashitë n’ujë, dhe asgjë tjetër pos kamuflim në lojën mshefaqok të politikës kosovare.  



(Vota: 7 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora