E hene, 07.10.2024, 09:18 PM (GMT+1)

Editorial

Lavdrim Lita: A keni ble ndonjë veshkë Z. Marty nga Hashim Thaçi?

E merkure, 15.12.2010, 10:59 PM


A keni ble ndonjë veshkë Z. Marty nga Hashim Thaçi?

 

Nga Lavdrim Lita

 

Gazeta “The Guardian” është një e përditshme e majtë britanike afër partisë Laburiste. Dy ditë më parë kjo gazetë ka botuar rezultatet e njëanshme  të një raporti të Këshillit të Europës mbi krimin e organizuar. Raporti prezantohet sot në Paris përpara diplomatëve europianë të Këshillit të Europës, nga raportuesi Dick Marty.

Jo pa një qëllim të fshehur amplifikohet së pari për shtyp ky raport. Në një periudhë vendimtare për Kosovën, e cila zhvilloi zgjedhjet e saj të para që nga shpallja e pavarësisë nga Serbia në vitin 2008. Thaçi shpalli fitoren ndërkohë që është në kërkim të formimit të koalicionit me partitë e opozitës. Interesat në lojë janë të shumta.

Ky raport është përpiluar euro-parlamentari i partisë radikale Zviceran Dick Marty. I njohur për pozicionet e tij jo normative, si për shembull iniciativa e tij për të legalizuar të gjitha drogat e mundshme: LSD, Kokainë, Heroinë, Kanabis, Ekstasi etj. Bile ka marrë një çmim special nga shoqata Pro-drogës, “International Narcotic Enforcement Officers Association”. Si përdorues i përhershëm i narkotikëve fantazia haluçinante e tij për teorema të supës me veshka dhe miell kokaine të përgatitur nga shefi Thaçi është diçka bajate, një çorbë e prishur nga koha kur receta është shkruar në Beograd.

Si për kundërthënie  në raportin e përpiluar nga Dick Marty thuhet, nga burime të ka konfirmuara, se “Hashim Thaci është ndër emrat që kanë pasur ndikim të fortë në tregun e heroinës gjatë dekadës së fundit”. Domethënë i njëjti njeri pro-heroinës na del predikatori më mediatik kundra drogës. Është e çuditshme pra investimi i këtij njeriu për të teorizuar pistat e hetimit të koleges dhe bashkëpatriotes së saj, Karla del Ponte në librin e saj “Gjuetia”, ku përfliten emrat që kanë pasur ndikim të fortë në tregun e heroinës gjatë dekadës së fundit. Ndofta kësaj here Diku si promotor i liberalizimit të drogave ka qenë në efektin e psikodelisë. Pse jo gjithmonë senatori zviceran Dick Marty ka qenë mik i Karla Del Pontes. Përkundrazi ai ishte kundër Del Pontes sepse kjo e fundit akuzohej për lidhje të ngushta me sekretaren e Shtetit amerikan Ollbrajt. Dick Marti mëson nga burime të caktuara “lindore” se Karla del Ponte shkon në GJNK si prokuratore sepse i ka bërë një favor Sekretares së DASH-it Ollbrajt. Me një operacion spiunazhi prokurorja federale helvetike shpërthen, në 1999, çështjen e njohur si “Rusiagate”. Administrata ruse, deri në atë moment në duart e Boris Jelcin bien në gjunjë, pasi akuzohet për korrupsion. Në këto kushte  Jelcin nuk ka forcë të bëjë oponencë  Natos për luftën në Serbi, së paku ky është versioni makro-historik i përpunuar i Dick Marty-t për punët e Karlotës.

Përtej këtyre trilleve, akuzat e Prokurores Karla del Ponte janë hedhur një herë poshtë nga zëdhënësja e Gjykatës Ndërkombëtare për Krime të Luftës në ish-Jugosllavi, sipas së cilës hetuesit nuk kanë gjetur prova të bazuara për të vërtetuar këto akuza, si dhe nga ish-zëdhënësja e kryeprokurores del Ponte, e cila i quan deklaratat e saj si të papërgjegjshme, si një inkurajim të ngatërrimit të fakteve me thashethemet dhe si një rrezik për revizionuar ato që kanë ndodhur me të vërtetë.

Marty kishte udhëhequr më herët delegacionin e KE-së që erdhi për të hetuar pretendimet për trafikim organesh të serbëve në “Shtëpinë e Verdhë” nga ana e UÇK-së, që nuk u vërtetua asnjëherë. Padyshim raporti i Marty-t është në vazhdën e raporteve të cilat janë publikuar në 12 vitet e fundit dhe që kanë pasur për qëllim njollosjen e luftës së UÇK-së dhe të udhëheqësve të saj. 

Sidoqoftë Dick Marty nuk është hera e parë që merr përsipër të hetojë kauza të mëdha të njerëzimit. Ai është i po njëjti njeri që në 2005 ka hetuar për Këshillin e Europës për fluturimet e Cia-s në Europë. Padyshim si në 2005 ashtu dhe sot autoritet serbe kanë fërkuar duart kur Hashim Thaçi akuzohet me keq se një vrasës me pagesë. Ministri i Jashtëm Jermiç ende në detyrë ngazëllehej për lajmin e pritshëm ndërsa vijonte takimet në Moskë. Atyre u konfirmohet ideja e shpallur qysh në 1997 kur e akuzuan “gjarprin”  e Uçk-së, pseudonimin e Thaçin në luftë si terrorist.



(Vota: 6 . Mesatare: 4.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora