Editorial
Valon Kurtishi: Tragjedi antishqiptare në Bogovinën shqiptare
E diele, 12.12.2010, 11:00 PM
Tragjedi antishqiptare në Bogovinën shqiptare
“Historia e gjuhës është historia e popullit që e flet dhe ka folur atë” - Akademik Idriz Ajeti
Nga Valon Kurtishi
28 nëntori i vitit 2010 do të mbahet gjatë në mend tek shqiptarët në Tetovë dhe në përgjithësi në ish Republikën jugosllave të Maqedonisë. Megjithëse një ditë e shënuar në historinë e kombit tonë, atë ditë qytetet shqiptare në këtë vend nuk dallonin nga ditët tjera të zakonshme. Edhe klasa politike shqiptare atë ditë ishte e zënë me çështje e projekte tjera më të rëndësishme se dita e shtetformimit shqiptar, duke çuar para dhe realizuar agjendat e shovinistëve dhe nacionalistëve të huaj.
Pikërisht këtë ditë të shënuar të kombit tonë, në Komunën e Bogovinës, një komunë rurale kjo në autostradën Tetovë-Gostivar, e banuar 100% nga popullsi shqiptare, u hap një shkollë e mesme me mësim në gjuhën turke!!!. Në vënien e gurthemelit për ndërtimin e kësaj shkolle kishte mëse 800 të ftuar dhe pjesëmarës, duke filluar me qeveritarët shqiptarë e sllavë në pozita më të larta në këtë shtet e deri tek antikombëtarë ordinerë e apatridë të ndryshëm që kanë mohuar kombësinë shqiptare duke u vetëshpallur si turq etnikë.
Garnitura e njëjtë parapolitike vetëm para 6 ditëve me rastin e shënimit të 102 vjetorit të kongresit të alfabetit të gjuhës shqipe në Manastir, u shpreh me fjalë të zgjedhura për këtë ditë të rëndësishme të historisë tonë kombëtare. Njëri madje madje deklaroi e zeza në të bardhë se “kongresi i 1908 në Manastir i shpëtoi shqiptarët nga asimilimi në turq e grekë si dhe i drejtoi ata drejt Europës ku edhe e kanë vendin”. I njëjti politikan vetëm një javë më vonë, pa iu dridhur aspak qerpiku u shfaq me lopatë në dorë krah për krahu me një fytyrë mongoloide e cila u prezantua në publik si drejtor i kolegjit turk “Jahja Kemal”, në inaugurimin e këtij të fundit në Bogovinën shqiptare të Tetovës.
Mongoloidi i verdhë anadollak foli edhe për plane tjera për hapjen e tre shkollave fillore në komunën e Tetovës!!!. D.m.th në Tetovë do të presim të hapen edhe tre shkolla fillore në gjuhën turke!!!. Duke e ditur se në këtë qytet shqiptar nuk kemi turq etnikë, atëherë shtrohet pyetja normale se për kë hapen këto shkolla? Kush do të regjistrohet në këto shkolla fillore dhe në cilën gjuhë do të vijojë procesi edukativo-arsimor? Çka kërkon shkolla fillore në gjuhën turke në Tetovë ku nuk kemi turq etnikë mongoloidë? Çduan tre shkolla filloren turqisht në Tetovë, në një qytet me asnjë turk të vetëm etnik? Çili prind shqiptar i vetëdijshëm kombëtarisht do ti dërgojë fëmijët e tij që të asimilohen në këtë shkollë në gjuhë turke? Cili prind shqiptar me dy gram mend në kokë do të paguajë 3000 mijë euro që djali apo vajza e tij të shpërlahen nga trutë në një pseudo-shkollë të këtillë antishqiptare turke?
Por problemi është shumë i thellë dhe si duket edhe shumëdimensional. Kohëve të fundit, shqiptarët në Ish Republikën jugosllave të Maqedonisë gjenden nën një goditje të egër të nacionalshovinizmit dhe neoimperalizmit kulturor dhe ekonomik turkomadh. Goditjeve historike ndaj shqiptarëve të nacionalizmit sllavo-maqedonas i janë bashkuar goditjet e fuqishme, tinzare dhe të tmershme të shovinizmit turkomadh aziatik. Siç duket, turqit me lejen dhe me miratimin e qarqeve nacionaliste sllave në nivel të lartë, i kanë hyrë lojës djallëzore asimiluese për shkatërrimin e shqiptarëve të Maqedonisë dhe zbulimin artificial të minoriteteve të paqena turke nga shqiptarët analfabetë të Maqedonisë.
Goditja turke kundër shqiptarëve të varfër të Fyrom-it është shumëdimensionale dhe shtrihet gati në të gjitha sferat e jetës shoqërore. Ajo bëhet në media, në arsim, në kulturë, në ekonomi, në politikë, në shkencë, me një fjalë kudo. Megjithatë, zhvillimet më të frikshme janë në arsim, aty ku formësohet vetëdija e fëmijëve të një kombi, aty ku vendosen bazat e të ardhmes së një kombi. Aty ku formësohet identiteti kombëtar, botëkuptimi mbi jetën, gjithë ajo që ka kuptim në jetën e njeriut si qenie e vetëdijshme shoqërore.
Hapja e kolegjeve turke në hapësirat etnike shqiptare në IRJM është doktrinë katasrofale afatgjatë antishqiptare. Kjo strategji nëse vazhdon të realizohet me ritmet e tanishme do të shpiejë paevitueshmërisht në rënien rapide të numrit të shqiptarëve në IRJM. Kjo do të çojë pazgjidhshmërisht në krizë identitare të shqiptarëve në Fyrom. Ne shqiptarët e këtushëm kemi krizë serioze identitare. Ne gjendemi sot në krizë të thellë të identitetit tonë kombëtar. Reth 60,000 mijë shqiptarë në Fyrom regjistrohen sot si turq etnikë. Reth 40,000 mijë të tjerë regjistrohen si torbeshë apo si sllavë myslimanë. Një numër i madh i shqiptarëve katolikë e ortodoksë (rreth 40,00 mijë) regjistrohen me automatizëm si maqedonas. Afro 100,000 mijë të tjerë nuk posedojnë farë shtetësi kështuqë mbeten të paregjistruar. Kjo është një tragjedi kombëtare në bërje e sipër.
Hapja e shkollave në gjuhën turke në territoret e pastra etnike shqiptare në Fyrom është projekt substancialisht antishqiptar. Hapja e shkollave turke në territoret shqiptare është projekt satanik sllavo-turk për uljen e numrit të shqiptarëve në Maqedoni. Ky është një plan i përbindshëm i drejtuar kundër interesave nacionale të popullit shqiptar. Ky është krim kundër të ardhmes shqiptare të shqiptarëve të këtushëm. Ky është krim i ndëshkueshëm nga ligji e zoti bashkë. Ata politikanë shqiptarë që japin aminin e tyre për hapjen e shkollave të këtilla janë duke i bërë një dëm të madh dhe gati të pariparueshëm kulturës, gjuhës dhe kombit shqiptar. Këta njerëz që e bëjnë këtë me vetëdije ose pa të, janë duke realizuar në praktikë planet e Rankoviqit dhe Millosheviqit për turqizimin e shqiptarëve në mënyrë që më lehtë të largohen për në shkretëtirat e Anadollit. Këta nuk kanë të drejtë ta bëjnë këtë. Askush nuk ua ka dhënë këtyre të drejtën që të shkatërojnë shqiptarët e këtushëm duke krijuar kushte për ti asimiluar ata. Politikanëve të sotëm në qeveri do tu mbetet përjetë njolla e turpit për këto veprime kardinale antishqiptare. Hapja e këtillë shkollave turke në viset etnike shqiptare është projekti më i dëmshëm dhe më i kobshëm për shqiptarët në 20 vitet e fundit të gjoja demokracisë në Maqedoni.
Ne kemi luftuar për shkolla në gjuhën shqipe deri para 6-7 viteve. USHT u legalizua vetëm pas një luftë të egër dhe një revoltë të armatosur të popullit tonë antik. Populli shqiptar u detyrua të kapë armët që të shtojë numrat e paraleleve shqipe në gjimnazet tona dhe të zyrtarizojë universitetin e Tetovës kurse këta me një të rënë të lapsit lejojnë që vetëm disa vite më vonë në mes të Pollogut shqiptar të vendoset një shkollë e plotë e mesme në gjuhën turke në një zonë ku nuk ka asnjë turk të vetëm etnik.
Kjo është tradhti kombëtare. Ata që kryejnë vepra të këtilla tregojnë fytyrën e tyre të vërtetë. Vepra e tradhtisë ndaj atdheut nuk parashkruhet kurrë. Këtë duhet ta dijnë mirë qeveritarët e sotëm të cilët për më tepër, e mbajnë veten për pasardhës të Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare. Nga Ushtria jonë shqiptare kemi pritur hapjen e gjimnazeve shqipe për shqiptarët jo të gjimnazeve turke për shqiptarët e varfër e të shkretë në Fyrom. Ne do të bëjmë përpjekje maksimale që të ndalojmë këtë furtunë antishqiptare. Ne do të luftojmë që të ndalojmë errësirën anadollake tu zërë dritën e përparimit europian shqiptarëve të stërvuajtur. Me ndihmën e zotit dhe me ndihmën e patriotëve të vërtetë do të triumfojmë në këtë rrugë të drejtë kombëtare. Renegatëve të cilët janë koruptuar deri në fyt dhe janë kapur nga qarqe të caktuara antishqiptare, do tu mbetet turpi dhe vendi i vetëm i mundshëm i sigurtë- ai në koshin e plehrave të historisë. Njëjtë siç u ka mbetur atyre që në Kuvendin e Prizrenit, Kongresin e Manastirit, në atë të Dibrës, apo më vonë me Haxhi Qamilin në krye mbrojtën shkollat turke dhe alfabetin turk duke luftuar kundër shkollave shqipe dhe alfabetit shqiptar. Kush i kujton sot ata? Ku janë sot në historinë tonë kombëtare Haxhi-Qamili dhe Esat pasha Toptan-ogllu?