Faleminderit
Imi Egriu: Requiem ne shenje te 26 vjetorit te vdekjes se pishtarit te arsimit Abdi Begu-Haxhiu
E diele, 24.10.2010, 06:34 PM
Requiem ne shenje te 26 vjetorit te vdekjes se pishtarit te arsimit Abdi Begu-Haxhiu
 

 Abdi Begu-Haxhiu dhe ish nxënësi i tij, I. Egriu. 
Nga Imi Egriu
Sot, me 24 tetor 2010, mbushen 26 vjet nga vdekja e pishtrit te arsimit dhe Mesuesit te popullit, z. Abdi haxhiu.
I takon  Plejadës  së  Parë  të  pedagogëve  dibranë  të Shkollës Normale të Elbasanit, që ishin  dhe  pionierët e  parë  të  arsimit në trevat e okupuara  iliriane.  Ajo  plejadë  përbëhej  nga: -Esat Mezelxhiu,  Medat Cami, Abdi Begu -Haxhiu,  Irfan Oruçi,  Fetah  Ajdini,  Isan  Baholli, Zenjel Shemsiu, Skënder Daci, Irfan  Tomini,  Abdi Golja,  Sherif   Lleshi,  Ramadan  Horvati,  Abas Xhafa,  Iqmet Kasapi,  Sefedin Koleci, Xhavit Kaba dhe të tjerë, emrat  e  të  cilëve  s'më kujtohen dhe, për çdo lëshim kërkoj ndjesë.
Tërë këta pedagogë,të përgatitur e të brumosur me die nga Normalja e  Elbasanit,  ishin  shtylla  e  arsimit  gjatë  e  pas  Luftës dhe,  secili prej tyre meriton hapsirë  tveçantë e  vend  të  posaçëm për kontributin e  dhënë  gjatë  katër  dekadave.  Ata, qenë të parët që përhapën dijën, arsimin, kulturën dhe kryen përpjej maksimale  për zhdukjen e analfabetizmit në trojet  shqiptare.
Intelektualët tanë më shquar, ja se si e vlerësojnë veprimtarinë e tyre:-Mësuesit e parë të Shkollës Normale të Elbasanit ishin profetë e  ambasadorë të kombit tonë.Ndërsa, Sami Frashëri ynë i madh thoshte: Të mbjellim sot që të korrin  nesër fëmijët tanë.  Ata,  mbollën  dhe  dhë në frut duke nxjerrë në dritë gjenerata të tëra, kurse  sot,  ne,  dhe  pas ardhësit tanë do të jemi mirënjohës për ate që  pa  lodhur mbollën.
  Të flasësh apo të shkruajsh për Plejadën e  Parë  të  arsimit  në  trevën  e  Dibrës, lypset shkruar faqe të tëra, por për shkak të të dhënave të pamjaftueshme,kornizat kornizat e  këtij  shkrimi  s’na  mundësojnë  të  shkruaj  më  gjërësisht  për  secilin  pedagog veçmas, por shpresojmë se,  intelektualët dhe  gazetarët  dibranë,  do  të  ofrojnë të dhëna më të hollësishme.
                                              
LIRIA-MBI TE GJITHA
Tani, në shpirt ndjej një obligim moral  shtytës  që  rrjesh rrjeshtat që vijojnë  t’ia  de dikoj mësuesit tim më të shtrenjtë  e më të dashur, z. Abdi Haxhiu, me të cilin  dhje të vjetët e  fundit të jetës së  tij  i  kaluam  të  pandarë dhe, prej tij thitha  nektarin  e atdhedashurisë.
Punonim së bashku në Shkollën”Skënderbeu”, që më vo në sllavo - maqedonët e pagëzuan”Bashkim -vëllazërim”-Dibër. Në vitin 1939  kreu Normalen në Elbasan dhe,  në  po  të  njëtin vit mori pjesë aktive në  demonstatat  që  u  organizuan  kundër fashizmit italian.Vitet e para të  shërbimit  i  kreu  në  Maqellarë, Omezh e Bulçizë. Në vitin ’46 emrohet drejtor i Shkollës” Liria ” të Shkupit ku me plot devotshmëri punoi  deri në  vitet  e  pesëdhjeta, mandej vazhdoi shërbimin  në  Dibër.  
  
Ai, dyzetë vjet rrjesht si  pionier  i  arsimit,  gjeneratat  e  tëra i mësoi se çdo abetare fillon me mësimet e të  shtrenjtës  liri.  Çdo  kaptinë  libri  ka  kurorë  lirinë. Asgjë s’është më e  shtretë për shqiptarin që nuk duron thundrën e  huaj,  që  s’do  tëdëgjon urdhrin e huaj dhe që e do vendin e vet aq sa edhe dritën e syrit.
      Shpesh herë edhe gjatë kohës së Rankoviqit kur qe i përcje llur në çdo hap,  na i mësonte poezitë:-”Tradhtari” të  Hil  Mosit, ”Gjuha shqipe”  të  At Gjergj  Fishtës,
”Kthimi i Skënderbeut në Krujë” të N. Frashërit etj. Siç rëfente ai,  pas  çdo  poezie patriotike të zhvilluar në  klasë,  thirrej  në  polici dhe  kërcnohej  edhe me likuidim fizik. Sa herë na i kujtonte fjalët e Luigj Gurakuqit, i cili  porosiste: -Njeriu  s’ka  ne nevojë vetëm për bukë, sepse diç të tillë  mund  të  gjejë edhe  nën  thundrën  e  të huajve, por më së shumti ka nevojë për të siguruar gjellën e shpirtit-lirinë”.
Tek z.Abdiu dominonin:-ndjenja e atdhedashurisë, e fisnikrisë, e besnikrisë, e sinqeritetit, e vendosmërisë dhe qëndrushmërisë,  e rigorozitetit  dhe e  parimite tit. E deshte atdheun  më shumë se çdo kush. Një duf, valë e përvëlim  ia  kaplonte shpirtin nga malli e nostalgjia që  ndjente  për  Shqipërinë  dhe,  kishte  dëshirë  të flakët ta sheh për të fundit herë e të takohet  me  të afërmit e vet, të cilët s’i kish pa katër dekada. Por mjerisht, porsa iu lëshua viza, lëngoi i  sëmurë  rëndë  në  shtrat dhe,  ëndra e tij s’iu realizua.
 
 

 Trupi arsimor i ciklit të lartë-Dibër, maj 1970 v. - Rendi i parë, nga e djathta,:K. Dema, E. Pustina, dhe A. Haxhiu te ndjere, A. Bellçishta-drejtor, I. Jajaga i ndjerë e Ibrahim Egriu. Në mes:-E. Marku i ndjerë, R. Koleci, A. Kërluku, F. Dika, Xh. Piperku, S. Sela e N. Kaba. Mandej vijojnë: -G. Bolliçe, Z. Daci, G. Papraniku (i ndjere), M. Sefedini, A. Papraniku, S. Vojnika dhe R. Qatipi i ndjerë. 
                                 ========================================
            
E deshte po aq edhe Kosovën me të gjitha trojet e okupuara  së bashku dhe 
thoshte:”Pa Kosovë e pa Çamëri, s’mund  të ketë Shqipëri”-Në  ngjarjet  revolucio nare të 81 -shit, të tria vajzat dhe djali i tij i vetëm, Besniku, merrnin pjesë pa da në  protestat e përgjakshme gjithëpopullore. Edhe pse shpesh herë,  agjentët e  siguri sigurimit, vinin në shkollë dhe e kritikonin ashpër z. Abdiun para qindra arsimtarë, atij s’i bëhej vonë, ndjehej krenar dhe kurrë s’iu tremb syri.Në të dalur nga mbledh
ja më thonte:-U lumtë fëmijëve të mij ! Edhe sikur i  vetmi  djalë  imi  të  flijohet  në alltarin e lirisë-për Kosovën martire, nuk më dhimset ! Sepse, siç thonte Naimi ynë
i madh:”Djalin që tradhton atdheun s’e do  as nëna  e vet ”-Atdheu do sakrifica. Pa gjak s’fitohet liria. Shqiptari e zbulon  forcën e vet në dhëmbje. Më mirë  të  thyesh se sa të përulesh”.
            
Ndjenja e fisnikrisë: -Karakteri i njeriut njihet vetëm atëherë kur bëhet epror. Vëlezërit Qemal dhe Nexhat Agolli e  emruan  z. Abdiun  drejtorin  e  parë  të shkollës”Liria” në Shkup. Në atë kohë dr. Petro Janura me të kthyer nga Rumania, ngarkohet të punojë me nxënësit e klasës së tretë. Ai,  me  respekt  të  veçantë  na rëfente të dyve, z. Emin Pustinës dhe mua për sjelljen fisnike të tij dhe thonte:Abdi
Haxhiu ishte drejtori dhe njeriu më fisnik që takova në vitet e pas luftës.
            
Ndjenja e besnikrisë: Shpesh herë na këshillonte:-Besnik bëhuni, por
Kurrë mos u besoni armiqëve e tradhtarëve. Ai i urrente pa jufi spiujt e  tradhtarët.
Urrejtjte ushqente dhe ndaj fëmijëve të tyre. Të gjithë i besonin z.Abdiut, por tepër
vështirë ka qenë të fitohet besimi tek ai. Pas shumë provave,  fitonte  bindjen  dhe
bëhej i afërt dhe i pandashëm.
            
Ndjenja e sinqeritetit, vendosmërisë dhe e qëndrushmërisë: -Ishte
tepër i logjikshëm dhe i sinqertë. Me krenari fliste për personalitetet më  të  shquar
të kombit shqiptar. Takimin e tij në vitet e shtatdhjeta me prof. dr. Qosjen e  mbylli me këto fjalë:-Intelektual i ngritur e tepër intelegjent është Rexhepi, në të ardhmen
vendin e Eqrem Qabeit do ta zë ai.
            Vendosmëria dhe qëndrueshmëria zënin hapsirë të veçantë në  karakterin  e tij stoik e të pathyeshëm. Në vendimet dhe gjykimet ish  i  prerë  e  i  paluhatshëm.
Edhe pse shtatë muaj vuajti nga në  sëmundje  e  rëndë  dhe  e  pashërueshme  në
lukth, ai kurrë s’ofshami, thuaj se s’kishte dhëmbje. Ish tepër i disciplinuar, s’pinte
cigare as alkohol. S’i takonte asnjë partie dhe pa rezervë e përkrahte unitetin  kom
bëtar. Ai,s’i vlerësonte bashkëkombasit e vet në bazë partiake, rajonale apo fetare,
por vetëm se në saj të kontributit dhe atdhedashurisë.
            Sikurse shumica e pedagogëve të Normales së Elbasanit  dhe  tek  z.  Abdiu vihej në dukje rigoroziteti. Ai, kërkonte nga nxënësit që t’i përmbahen rendit  shko 
llor:-Të jenë të diciplinuar, të mësojnë sa më shumë e t’i kryejnë rregullisht detyrat
shtëpiake. Poqe se ndojnë nxënës s’u përmbahej këtyre rregullave-ndëshkohej.
            
Parimor e i përpikët:-”Njeriu pa parime dhe pa vullnet i  ngjet  një  anijeje
pa timon e busull; që e ndërron drejtimin sa  herë  që  ndryshon  era”,  thoshte  ai. Ishte dhe tepër i përpikët.Kërkonte prej z. Dalip Bellçishta, prej meje e prej miqëve
të tjerë, të jemi të sakët, të përpikët dhe të paraqitemi në kohën e caktuar në takim,
pa u vonuar asnjë minut.
            Më kujtohet fare mirë shtatori i vitit ’83, dita kur nga shovinistët maqedon  u
vendos që ditarët dhe administrata plotësohen në gjuhën  maqedone.  Në  shkollë
Mbretëronte një atmosferë e ngjeshur me urrejtje e huti. Në ato çaste, arsimtari 64
vjeçar theksoi:Dyzetë vjet rrjesht skam shkruar në gjuhën maqedone dhe as që dij
të flas. Vallë, kush do të m’i shënojë orët në ditar?!- Nga dhëmbja  që  ndjente  për
gjuhën tonë të bukur e të ëmbël shqipe, disa pika loti i rrëshqitën zvarë nëpër  fëty
rë. Mandej, duke  hipur së bashku shkallëve përpjetë, shiqimi na u ndal në vendin ku qëndronte fotografia e heroit tonë kombëtar -Skënderbeu  dhe  më  tha: -Ja  se
ç’bëjnë shovinistët e shfrenuar monist, i hoqën edhe fotografitë e  fëtyrave  më  të
ndritura të historisë e të pavarësisë sonë kombëtare. Në vendin ku qëndronte foto 
grafia e legjendarit Skënderbe, vërehej ajo e priftit bullgar-Rajko Zhinzihov.
            Shkolla pa fotografitë e Skëndrbeut, Ismahil Qemalit, Bajram Currit e Isa  Bu
letinit, Hasan Prishtinës, Abdyl e Sami Frashërit, Naimimit,  Migjenit,  Luigj Guraku
qit, Jani Vretos e Asdrenit dukej  si  skëterë.  Mandej,  duke  i  shqiptuar  disa  fjalë ofshani: -Ah liri, liri sa e shtrenjtë që je!
            Që nga muaji shtator i vitit ’83, jo vetëm që u futë në administratë gjuha ”zyr
tare” maqedonishte, por nëpër të gjitha shkollat  dhe i nstitucionet kulturore – arsi
more, u hoqën tërë fotografitë e Rilindasve tanë dhe ata të dëshmorëve për liri, siç
janë:-Emin Duraku, Ganimete Tërbeshi, Ibe Palikuqi, Hajdar Dushi  e  Liman  Kaba,
ndërsa në vend të tyre janë vënë vetëm portretet e maqedonasve.
            Një aksion i tillë nga sistemi monist i shovinistëve maqedonomëdhenj,i hapi
 një plagë të pashërueshme ish arsimtarit të ndjerë, z.  Abdiut  dhe,  porsa  doli  në
pension, nga një sëmundje e rëndë në lukth, ndërroi jetë.
            Ne, të gjithë nxënësit e tij, e përkujtojmë me respekt e krenari këtë pishtar të
arsimit, këtë patriot të dëshmuar, i cili për ne qe shembull i virtyteve të larta  patrio
tike e njerëzore.
            Njerëzit si Abdi Begu-Haxhiu, janë të pavdekshëm.
            Lavdi veprës së tij ! 
            Malme-Suedi,  24 tetor  2010v.         Me nderime e respekt,:I. Egriu
            E-mail:ibrahim@home.se                                   
            Nr. i tel. e faxit: 0046/ 40 6024008

 Facebook
 Facebook Twitter
 Twitter Google+
 Google+ Digg
 Digg










