Mendime
Komunikatë nga Shoqata Sh.V.I.L. e UÇK-së “Kalaja
E premte, 25.06.2010, 09:58 PM
SHOQATA E VETERANËVE DHE INVALIDËVE TË LUFTËS
SË USHTRISË ÇLIRIMTARE KOMBËTARE
“KALAJA”
K O M U N I K A T Ë
Shoqata Sh.V.I.L. e UÇK-së “KALAJA”, i propozon deputetëve të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë të njohë spastrimin etnik që kanë bërë grekët kundër popullsisë shqiptare të Çamërisë në vitet 1944-1945. Kjo njohje me anë të një Rezolute do të ishte nder i Kuvendit të Maqedonisë që të dënojë vrasjen 2.909 burrave, grave, fëmijëve dhe të moshuarve çam të cilët u masakruan nga ushtarët grek nga 27 qershori 1944 e deri 13 mars 1945. Genocidi grek mbi shqiptarët shkaktojë shkatërrimin e 68 fshatrave, djegien e 5.800 shtëpive dhe rrënimin e 102 objekte fetare, si dhe shpërnguljen me dhunë të rreth 45 mijë shqiptarëve nga Çamëria për në Shqipëri. Greqia u ndalon çamëve të drejtën për të vizituar trojet dhe varret e të afërmve, të drejtën e pronës etj.
Ne, anëtarët e shoqata Sh.V.I.L. e UÇK-së “KALAJA” bëjmë thirrje në emër të së drejtës Ndërkombëtare që Kuvendi Republikan i Maqedonisë të njoh Genocidin grek mbi popullsinë shqiptare të Çamërisë dhe të shpall 27 Qershorin ditën e kujtimit për viktimat e kësaj masakre.
I rikujtojmë z. Gruevski se edhe familja e tij disa vite më vonë pas genocidit grek kundër shqiptarëve pësojë të njëjtin fat bashkë me mijëra egjeas të cilët u larguan nga Greqi gjatë luftës qytetare në vitet 1946-1949.
Shoqata Sh.V.I.L. e UÇK-së “KALAJA”, kërkon nga deputetët shqiptar që ditën e hënë më 28 Qershor 2010, të mbajnë një minutë heshtje në sallën e Kuvendit të Maqedonisë përpara se të fillojë seanca e punës ditore në shenjë respekti për viktimat e gjenocidit grek ndaj vëllezërve tanë nga Çamëria.
Zëdhënësja e shoqatës “KALAJA”
Prof. Teuta Kamberi-Llalla
Tetovë, 25. 06. 2010
Mobil: 070-508-400