Kerko: a
Refik Hasani: Kryeministri Thaqi në Beograd, takon presidentin Tadiq
E merkure, 31.03.2010, 09:55 PM
Me shkasë : Me rastin e një prillit , ditës së rrenave
Kryeministri THAQI në Beograd, takon presidentin TADIQ
Shkruan: Refik HASANI
Kryeministri i Kosovës , njëherit Kryetari i PDK-së dhe lideri i ish-UÇK-së z.Hashim Thaqi pasi Serbia e njohu Kosovën si shtet në kufijt e pranuar ndërkombëtarisht , pasi u shkëmbyen amabasadorët në mes dy shteteve për herë të par është ftuar dhe viziton zyrtarisht Beogradin.Kryeministrit të Kosovës z.Thaqi pas pritjes mashështore që ju bë në nivelin më të lartë shtetëror nga garda e nderit të ksaj Republike.Pas ksaj pritje në kabinetin e presidentin të Republikës së Serbisë u takuan kokë më kokë pa pranin e gazetarëve,pasi të dytë nuk patën nevoj për përkthyes dhe besedën e zhvilluan në gjuhën angleze.Raportet e dy shteteve u shkrin edhe pse Serbia kishte nënë sundim Kosovën , u kërkua falje jo vetëm për gjendocin e fundit të vitit 1999 , por edhe masakrat dhe dëbimin e masiv të bërë për më shumë se një shekull që nga Nishi e Leskoci.Tashmë kan filluar dhe janë shkëmbyer edhe ambasadorët dhe mundë të thuhet se jan raportet e shkëlqyeshme të dy shteteve fqinje.Kjo është një klim më e favorshme ndoshta pas një e më tëpër shekulli.Raportet shqiptaro-serbe që pas vitit 1999 gati se ishin në një luftë të ngrirë, herë të shpallur e herë të pashpallur . Pas ksaj vizite zyrtare ,lirisht mundë të ecin përpara dy popujt më të mdhenjë në Ballkan për nga numiri i banorëve dhe nga shtrirja gjeografike,që do të ndërtojn fqinjësin dhe reciprocitetin.Kjo vizit lirisht mundë të themi se erdhi pasi Serbia u kishte kërkuar shqiptarëve falje publike edhe ate që nga: Presidenti i Republikës , Kryeministri , kryetari i parlamentit , po ashtu është miratuar dhe një rezulutë nga parlamentit i serbisë , që të gjithë të pagjeturit të kthehen prej edhe nga janë.Falje publike kan kërkuar edhe krerët më lartë të kishës Ortodokse autoqefale Serbe.Pra , Serbia ka marrë përsipër që të paguaj një dëm që ju ka krijuar shqiptarëve në vlerë prej pesqindë milliard euro,që këto pagesa ti kryen deri më 31 dhjetor të vitit 2020 .Me formë të pagesave të dëmeve të luftës dhe agresionit ishte denuar edhe Gjermania Federale.Kjo është edhe një obligim sepse faktori poltik , ushtarak dhe finaciar të nivelit Evropian dhe Ndërkombëtarë do ta mbykqyrë deri në fund.Para se Kryeministri i Kosovës të largohet nga Beogradi nëshkruajn tri marrëveshje bashkëpunimi në fusha të ndryshme në mes të dy shteteve fqinje. Me këtë do tejlkalohet edhe miqësia që kan shumë shtete fqinjë në mesë veti . Vlen të përmendët çë do paguhen të gjitha dëmet e luftës dhe pasajat e tyre që shkatuan që popullata shqiptare u dëbua me dhun nga trojet e veta.Biseda u përqendrua në kuptimin për ndërtimit e marrëdhënjeve të shëndosha në mesë të dy popujve .
****Në takim u bisedua edhe që duhet të mbahen takime dhe të jetë një treg dhe duhet të krijohen lehtësira në prodhimet e produkteve nga të gjithë njësit e ish-ngrehinës së Jugosllavisë.Në takim u ra dakord se nga dy shtetet duhet të ndiqet i njëjti kurs , ku të gjithë shqiptarëve të lindur në ish RSFJ , do t’ju jepet dhe do ti posedojn dy nënështetësi , pra të Kosovës dhe një të vendit të lindjes.Por edhe të gjithë serbët në ish-Jugosllavi do ta ken mundësin ti posedojn dy nënështetësi , pra të Republikës së Serbisë dhe vendit të lindjes .
****Shqiptarët në Serbi i gëzojn të gjitha të drejtat individual dhe kolektive , me ligje dhe kushtetut , po ashtu marrin pjesë në të gjitha nivelet e pushtetit lokal dhe qendror.Shqiptarët vendas në këtë krahinë pasi mbajtën referendumin më 1 e 2 mars 1992 , ngritën dhe formuan UÇPMB-në dhe u arritë një marrëveshje nënë mbykqyrjen ushtarake dhe politike të faktorit ndërkombëtarë të mbajtur në Konçul .Lirisht mundë të thuhet se i gëzojn të gjitha të drejtat e tyre, ku në parlamenti e serbisë i kan dhjetë deputet shqiptarë.Kurse shqiptarë në qeverin e Serbisë e mbajn dhe udhëheqin ministrin e pushtetit lokal.Përveqë ksaj mbajn edhe dy poste të zëvendësministrave dhe jan shtatë përfaqësues diplmatik shqiptarë të Serbisë nëpër shtete të ndryshme kryesisht Evropiane .Pra popullta shqiptare përfaqësohet edhe në sistemin bankar , gjykata , administratë publike dhe ndërmarrje publike , polici dhe struktura tjera komanduese të ushtrisë .
****Po ashtu edhe serbëtë lokal të Kosovës , pasi janë shtuarë me pakon e Ahtisarit dhe i kontrollojn pesë komuna me shumicë serbë dhe ato komuna që ishin më herët shumicë , sot i gëzojn të gjitha të drejta e tyre dhe përfaqësohen në të gjithë nivelit shtetërore.Pas ksaj Kryeministri i Kosovës me ekipn e tij vendosi kuror lulesh mbi varrin e ish-Kryministrit të serbisë të vrarë z.Zoran Gjingjiq.Po ashtu pritje tjetër ishte organizuar edhe në ambasadën e Kosovës në Beograd.Së bashku me ambasadorin e posa emërur vizituan edhe dy shoqata shqiptare ku u pritën nga Kryesia dhe aktivistë të këtyre dy shoqatave , që kan dhënë një kontributë të jashtëzakonshme si klube të shqiptarëve në Beograd , që ishin shum aktive gati për katër dekada.
****Më pastaj Kryeministri i Kosovës takohet edhe me rektorin e posa emëruar të Universitetit publik në gjuhën shqipe si një universitet më i ri në Evropë , ku u njoh nga afër me dekanët dhe katedrat e këtij universiteti që mësimi ndiqet në gjuhën shqipe , serbishte dhe angleze .Fakultetet e këtij tempulli të dijës jan edhe në Medvegjë , Bujanoc dhe Preshevë.Kryeministri nën përcjellje edhe të prefektëve të tri Komunave nga Krahina shqiptare së bashku me kabinetin e tij që është vizita historike në Serbi u ndal rrugës për tu kthyer në Kosovë në qytetin e Bujanocit ku e vizitoi shtatoren e heroit ton kombëtar ,, Skënderbeu ’’ , ku vendosi lule të freskëta. Kryeministri edhe njëher konfirmoi jo vetëm në përkrahjen e të drejtave të shqiptarve në këtë Krahinë , por edhe në këmbënguljen e tij që autostrada nuk do të ketë shmangje , por se do të filloj sa më parë dhe do të lidhet me rrugën e kombit,Bujanoc,Gjilan,Prishtinën,Tiranën dhe Detin Adriatik deri në Durrës dhe Vlorë duke vazhduar deri në Krahinën shqiptare në Qamëri . Ju kërkojm ndjes se sot është një prilli dita e rrenave , do të ishim tëpër të knaçur sikur vërtet kjo që u shkrua të ketë ndodhur .
01.04.2010