Kulturë
Sejdi Berisha: Baladë për këngën e gjelit
E hene, 08.03.2010, 09:09 PM
 Sejdi BERISHA:
Sejdi BERISHA:BALADË PËR KËNGËN E GJELIT
1.
A ka kush ma kthen
Këngën e gjelit në pranverë
Edhe erën e plehut
Që digjej duke pritur
Tokën për ta plehëruar
2.
A ka kush ma kthen
Bilbilin në degën e qershisë
Më besoni
Do t’ua fali këngën
Vetëm në atë kohë më ktheni
Këngën e fëmijërisë 
Ta këndoj edhe njëherë
Gjirin e nënës ta shijoj
Etjen e babait ta përqafoj
3
A ka kush më kthen
Në rrugën e fshatit plotë gurë 
Te shelgu buzë lumit
Që pipa nga degët e saj mbaroja
Për ta lajmëruar pranverën
4.
A ka kush ma kthen atë kohë
Për tu pajtuar me rrugëtimin 
Për të ma ngushëlluar mallin
Për tu takuar me xixëllonjat
Që ma rrudhnin syrin për dritën
5.
A ka kush ma kthen zhurmën e kostarëve
Do t’ua dhuroj lëvizjet e makinave
Edhe borinë e zërit
Se, më mungon blegërima e qengjave
Se, më mungon ninulla në djep
E, më plas kurbeti
6.
A ka kush ma plotëson këtë dëshirë
Do t’ia dhuroj edhe këtë grimë jete
Dua të besoni në shkrumbin tim
Për bankat shkollore
Për ëndrrat e djalërisë
Edhe për këmishën me arna
Për çorapët prej leshi
Edhe për sheqerkat e kuqe
Dhe, për aromën e simitit
7.
Nëse, sot nuk më kuptoni 
Nesër,  me derman do të më kërkoni
Për ta dhuruar beharin
E pranverës jetime
Që kurrë nuk e shijova
8.
A ka kush të ma sjell lulen e lajthisë
Idhëcimin e barit të lëndinës së malit
Edhe zukatjen e mizave
Që llahtarojnë vetminë
Zekrrin e lopëve për t’iu shmangur vapës
9.
A ka kush të ma kthejë 
Trembjen e pluhurit në rrugën e fshatit
Në mbrëmje
Bisedën n’ulicë* të burrave
Për kosën dhe barin e shtrirë
10.
Po, pse nuk ma sillni
Kujtimin për mrizin e deleve
Edhe për terrin e natës
Atëherë kur gjinkallat e ndrydhnin këngën 
Se, terri e hante edhe natën
11.
A ka kush të ma sjell
Kujtimin për ankthin e nënës
Duke pritur kthimin e babait
Kush e di se prej nga ku
Kush ma kthen shkrirjen e borës
Nga loti i motrës
12.
O, Zot
Po, sa rrugëtim i gjatë
Sa shkurt gëzim
Sa histori-përrallë e harruar
13.
O, Zot
Sa shumë ka ecur njeriu
Dhe, aq hapa të vegjël ka bërë
14.
Po, po
Kthemani këngën e gjelit
Për të ma kujtuar 
Këtë krismë hapash deri këtu
15
Ti, nënë
Pusho aty ku je
E ti baba me shikimin e pritjes
Gëzohu me peshën e tokës
Me ngrohtësinë dhe acarin 
Se, do ta bëjmë një dëshmi
Për dhembjen dhe këngën
Që me shekuj jetojnë bashkë 
Për fatin tonë të truar 
(Pejë, shkurt-mars 2010)       
______________
* Dikur rrugë kryesore në fshat, ku në mbrëmje mblidheshin burrat dhe bisedonin për problemet e ndryshme të jetës
Komentoni
					Artikuj te tjere
						Përparim Hysi: Një ish-mësues për"Ditën e  Mësuesit"
						Gani Qarri : Urime 8 Marsi
						Këze Kozeta Zylo: In memoriam, për profesorin elbasanas, Tomorr Domin
						Nehat Jahiu: Te varri i nënës
						Milazim Kadriu: Doli nga shtypi ''Feniksët e lirisë 12''
						Xhenc Bezhi: Nënave gjakovare
						Thanas L. Gjika: Kontrasti moral i shqiptarve në dy epoka si intrigë vepre
						Demir Krasniqi: Kënga e Zef Prenkës dhe Mark Musë Allakut
						Neki Lulaj: Dita e mësuesit gjatë historisë
						Albert Zholi: Monografia, Luftar Paja - Jeta konviktore
						Përparim Hysi: Nënë, thotë gjuha...
						Kalosh Çeliku: Mikja me farexhe
						Skender Korça: Veronika sot jeton...
						Llemadeo: Dhurate gjinise se bukur me rastin e 8 Marsit!
						Fejzulla Duraku: Adem Jashari
						Gani Qarri: Urime mësues
						Suzana Kuqi: Sepse ne jemi kështu...
						Muhamet Vuthaj: Fanar në Furtunë
						Sose Dumani: Cikël me poezi  “Pse qielli është i ngrysur”
						Mexhid Yvejsi: Kosovës i falët një diell...
					
				
 Facebook
 Facebook Twitter
 Twitter Google+
 Google+ Digg
 Digg










