Faleminderit
Përparim Hysi: Lasgushit në 110-vjetorin e lindjes
E diele, 27.12.2009, 07:48 PM
Lasgushit në 110-vjetorin e lindjes *
Nga Përparim Hysi
1.Në 100-vjetorin e linjdes * *
Lasgush Poradecit
Kush ta vrau shpirtin e bukurr
Që lëshonte vetëm xixa?
Pse tërë jetën rrrije strukur
Sikur vije që nga Bibla?!
Me kostumin e roitur
Vije rrotull si një Krisht
Me një zemër të drobitur
Vrisje natën.Ndizje dritë.
Ç'mbaje fshehur në humnera
Plot "xehërorë" që s'i dhe
Prisje"kohëra të tjera?!
Plaç,moj vdekje,që s'e le.
Mbridhje vetëm,i pangrënë,
I mbështetur mbi një stap
Oh,sa fjalë që le pa thënë
Se s'të la "hija" farmak.
Që të ndiqte si tinëzare
Për të futur nën lak
Por ti bridhje si somabull
Duke ecur nëpër natë.
Edhe flisje si me vete
Ca lirika ëmbël,mjaltë
Lagur me ujtë e Liqerit
Rrëzës së Malit të Thatë.
Ja,kështu,mbështetur stapit
Si një shënjt e si një Krisht
Mbetur ke në zëmrat tona
Si lirik,përjetësisht...
**Botuar në "Drita" ne vitin 1999.
2.Kujtimit të Lasgush Poradecit
Përmbi stapin proverbial,engelndisesh buzë Liqerit
Mërmërit e mërmërit,ca lirika të njëherit.
Këtu"hesht një lopatë",atje "vdes një nosit"
E,të gjitha,"zhyten-mbyten" e tubohen në lirikë
Buzë rreshkur "sulesh kroit" e pi"ujë të kulluar"
Ku harlisen e dogëndisen vasha"gushë e gji zbuluar"
E mbollisura të dongëdisë,të ngopë era trëndelinë
Ndaj zu zemra të këndojë si bilbil a kanarinë.
Pastaj "merr shoqëzën prej krahu",edhe zhytesh në liqen
Velesh-zhvelesh dashurisht dhe ringjallesh si një mjelmë
Muhameti pati Mekën,Krishti kish Betëlhem
Ty s'të dilnin,doje dy:Poradecin e Liqen!
E aty të prehet shpirti,ty,Lirikut Madhështor
O ti kumti i dasshurisë;mbi poetët:Perandor!
Në Tomor e në Olimp,kur u mblodhën Perënditë
Seç i thanë Afërditës:-Shko,dorëzoja "tapitë!"
22 prill 2000
3.Vij në Pogradec
Vij në Pogradec...edhe zihem ngusht:
Më mungon Lagushi.S'je ti,o Mitrush!
Njëri qe si prushi,tjetri qe si zjarri
Unë zë hamendësoj:-Cili qe më i madhi?!!!
Dhe flet vet Mitrushi(më shpëton nga halli)
-Mos e vrit ti mëndjen!Padyshim,LLazari...
3 korrik 2002
4.Kur dal buzë liqenit
Kur dal buzë së liqenit(vëndalinjtë i thonë:Gjol!)
Nuk e di pse mbushem pezmit,xhë më dhëmb në kraharor
Më kujtohen "mërmërimat" e të Madhit Poradec
Them këtu do jenë "rimat" dhe zë mbushem debulesë.
Mërmërinte si me vete,po drejtohej për nga Zoti
S'ishin rima,po sedefe e të mbrujtura pika loti
Ishin rima dalë nga shpirti se i ndjente thellë në zemër
Nga Poetët a s'qe Krishti?Krisht më qe dhe me zemër.
3 korrik 2002
5.Poeti-Mbret
Budë,Krisht e Muhamet
Që të tria i kish vet
Ish i ditur si Ai
Madhështor,si Perëndi!
A s'kullonte poezi
Si poet?Me të:asnji!
Jepni spektër prej Zeusi
Poet-Mbret më qe Lasgushi.
6.Nga Lasgushi s'ndahem dot
Nga Lasgushi s'ndahem dot
Vargu i tij i ëmbël mjaltë
Seç e ndjek bot e bot
Si i ngjtur jam me "zamkë"
Se më mbush me "mërmërima"
Si ai,as tjetërkush
Shpirtin tim e mbush me rima
Rimat:made in Lasgush!
Më malaks me ujë liqeri
Tek në gjumë më nanuris
Fjala e ëmbël si sheqeri
Mu në zemër më ujdis.
Mua në zemër më ujdis
Dhe me të këndojmë tok
Ndaj me të jam lidhur pisk
Dhe të dua...s'ndahem dot...
4 maj 2003
7.Çoçërri i Lasgushit
M'u bë Çoçërri i Lasgushit
Nga një blacë a nga një ferrë
Edhe shpirtin plot ma mbushi
Për t'u çmallur një copë herë
Pas tij doli dhe Babushi
I mbështetur përmbi stap
Dhe më thotë,më thotë Lasgushi:
-Në Shqipëri,nisu me vrap.!
Doja më unë që të çmallem
Me Poetnë e dashurisë
Dhe me vete zë e hahem
Ç'shkruaj,e kam prej nostalgjisë.
Fjala jote,O Babush!
Mu në vesh të Perëndisë!
syri pak m'u rrëmbush
Për Poetnë e dashurisë.
*Ka lindur më 27 dhjetor 1899.

Komentoni
Artikuj te tjere
Neki Lulaj: Dr. Ibrahim Rugovës
Frrok Kristaj: Pjetër Bogdani
Murat Gecaj: Bir i paharruar i vendlindjes, Malësi e Gjakovës
Xhelal Ademi: Mefail Selimi–Braja, roja e fundit e komandantit të Ballit Kombëtar Mefailit të Madh
Ramiz Dërmaku: Dr. Ibrahim Rugova kishte fuqinë e gjeniut të popullit
Emil Lafe: Fjalë kujtimi e nderimi për Prof. Selman Rizën
Adem Berisha: Abdyl Krasniqi u varros por nuk vdiq
Murat Gecaj: Prof. Zihni Sako - ''xhaxhai'' i mirë i folklorit shqiptar
Halit Bogaj: Adem Mikullofci
Ramiz Dërmaku: Pa dashuri dhe flijim jeta s'ka kuptim
Mexhid Yvejsi: Mulla Sadri Prestreshi (1917-1002)
Ramiz Dërmaku: Kështu e njoha Xhemail Mustafën
Halit Bogaj: Nënë Terezës
Isa Berçani: Luftëtari Jahë Sadrija
Sabile Keçmezi- Basha: Disidentja e parë shqiptare - Musine Kokalari
Kalosh Çeliku: Hoxha me k?sul?n e bardh? t? Bajram Currit
Jahë Sadrija: Si u anashkalue mësuesi e martiri i kombit Mehmet Syla
Halit Bogaj: Filip Shiroka
Murat Gecaj: Fatbardha Gega - ''Mësuese e Popullit'' dhe edukatore e talentuar
Halit Bogaj: Ahmet Krasniqit