Shtesë » Lajme
Rrustem Rugova: Istogu bastion i LDK-së së Dr. Ibrahim Rugovës
E enjte, 12.11.2009, 08:52 PM
Tubim madhështor i LDK-së në Istog
Istogu bastion i LDK-së së Dr. Ibrahim Rugovës
Nga Rrustem Rugova
Se istogasit në asnjë mënyrë nuk e kanë harruar traditën e mirë të organizimit të vet politik në të mirë të realizimit të sintagmës esenciale e bosht të filozofisë e të politikës së simbolit të pavarësisë së Kosovës, dr. Ibrahim Rugovës. që përmban tri fjalë kyqe: LIRI, PAVARëSI, DEMOKRACI, u dëshmua edhe të mërkurën para Shtëpisë së Kulturës në Isog. Nëpër një mot me shi, por shi vjeshtarak , i but e i bereqetshëm, në terren të hapur, ishin tubuar mijëra istogas me flamuj dardan ( të Dr. Ibrahim Rugovës), flamuj e transparente të LDK-së, parti bazë e themeltare e realizimit të ëndërres shqiptare për liri e pavarësi. Transmetohej këtu e këndohej himni i ri i Kosovës së pavarur, himni i vjetër shqiptar i bekuar nga Rugova “ Kur ka ra kushtrimi në Kosovë”, këndonte Jehona Sopi dhe vërtet si në kohë të vjetra e të arta të LDK-së, Istogu të mërkurën ishte shndërruar në qytet festë.
Ishte ky tubimi përmbyllës i fushatës elektorale të LDK-së në Istog për zgjedhjet lokale të 15 nëntorit . Në të vërtet, tubime të ngjashme kanë mbajtur edhe partitë e tjera, por dua të them haptazi ata memzi e kanë mbushur sallën brenda shtëpisë së Kulturës, disa partia madje memzi kanë tubuar qindra anëtarë e simpatizantë të tyre, edhe kur këtu kanë ardhur në tubime elektorale ministra, zëvëndës ministra e lider partiak. Në këtë tubim madhështor të LDK-së nga qendra moren pjesë dhe folen: Kolë Berisha, Bujar Bukoshi dhe Naser Osmani që në esencë kallën masën e tubuar duke ngritur në piedestal figurën madhore të Dr. Ibrahim Rugovës dhe istogasit anëtarë e simpatizantë të LDK-së, duke e cilësuar Istogun bastion të kësaj partie elite për realizimin e ëndërres dhe të programit shqiptar për LIRI, PAVARëSI E DEMOKRACI. Madje Bujar Bukoshi u shpreh haptazi se këto tri fjalë boshte të programit të Dr. Rugovës janë jetësuar, janë jetësuar, tha ai, LIRIA e PAVARëSIA, por pak më vështirë është të jetësohet DEMOKRACIA. Bukoshi kritikoi ashpër qeverinë e tashme të Thaqit dhe tha se rezultati i këtyre zgjedhjeve komunale do të ndikojë që në zgjedhjet e ardhshme parlamentare do të ndërrojë qeverisja, në favor të LDK-së. Edhe z. Naser Osmani, anëtar i Kryesisë Qendrore të LDK-së duke e quajtur Istogun të shenjtë në mbrojtje të filozofisë politike të dr. Rugovës, Istogun që është edhe vendlindja e Ibrahim Rugovës, nuk ngurroi të hudh një varg kritikash në llogari të Qeverisë Thaqi.
Në këtë tubim nga Qendra moren pjesë edhe Melihate Tërmkolli, Sanije Aliu, etj.
Masën e tubuar të shumë njerëzve këtu e nxiti në brohoritje frenetike Fadil Ferati, kryetar aktual i Komunës së Istogut dhe kandidat për kryetar të kësaj komune edhe në këto zgjedhje.

Komentoni
Artikuj te tjere
Myslim Pasha: Kufijtë, kujt i interesonte vakumi ligjor?
Berisha shfuqizoi kufirin, i hapi rruge faljes se Jonit
Vetëvendosje: Si po rrudhet territori i Kosovës nga shtetet fqinje?!
Ilir Gashi: Familja serbe voton - Thaçi siguron traktor
Kush i financon talebanët?
Financimi i terrorizmit, qeveria zbulon 70 raste
Shevki Sh. Voca: Dostojevski mbi çështjen hebreje
Rama mbush mitingun e Mero Bazes me punonjësit e gjelbërimit dhe pastrimit të Tiranës
Prostitucioni në Kosovë, vajza edhe nga Shqipëria. Policia: Vijnë me dëshirë
Shoqatat ambientale dhe tërë komuna e Istogut kundër privatimit të pasurisë kombëtare
Hartografët: Humbim edhe më shumë se 354.4 km2 det nga Pakti me Greqinë
Milazim Kadriu: Ish-kryetari i Amerikës, Bill Klinton qëndroi në Prishtinë
Komunikatë nga SHAIBK
Nata e përmbytjes
The Telegraph: Përballja me fantazmën e Vietnamit
Rush Dragu: ''Artisti i Merituar'', rapsodi Sali Mani në kërkim të djalit të humbur (+ Video)
Kështu ndodhi Tragjedia e Tisas
Gjergj Marku: Edisoni, dhimbja e qytetit tim!...
Kastriot Frashëri: Kryetari i Senatit të Kanadasë Sh. T. Noël Kinsella, një vizitë historike në Tiranë
Arrestohet Artan Kristo për nxitje të terrorizmit