Shtesë » Lajme
Rush Dragu: ''Artisti i Merituar'', rapsodi Sali Mani në kërkim të djalit të humbur (+ Video)
E premte, 30.10.2009, 08:55 PM
![]() |
Sali Mani |
Nga Rush DRAGU - AlbDreams
Perfundimisht SFAELT (EDI) SALI MANI nuk dihet se ku ndodhet qe nga data 27 ose 28 qershor 2004.
“Artisti i Merituar”,rapsodi Sali Mani,jeton prej shumë vitesh në Shtetet e Bashkuara të Amerikes.
Ai sot është në gjëndje jo të mirë shendetesore,nga një semundje e rëndë dhe është duke u mjekuar në spitalet e shtetit të Michiganit në SHBA.
E vizituam në spital dhe na tregoj historine e të birit Sfaelt (EDI) Sali Mani dhe na u lut që të kontaktojmë më Aida Shtino drejtuese e emisionit “Njerëz të humbur” në TVKLan për ta futë në axhenden e punës së tyre.
Për të ndihmuar edhe ne menduam që të njoftojmë historinë e djalit të Artistit Sali Mani në revistën tonë online ALBDREAMS.
![]() |
Sfaelt Sali Mani |
Datëlindja 26 dhjetor 1969
Vëndelindja : Koplik
Punuar në Gjermani 1998 -2002
Emigruar në SHBA 2002 ,ku dhe bashkohet me prinderit.Jeton ne shtetin e Michiganit 2002-2004.
Ne vitin 2004, Zyra Federale e Emigracionit Amerikan i refuzon leje qendrimin në SHBA dhe e kthen në Shqiperi me 26 qershor 2004. Në aeroportin e Rinasit ne Tiranë e pret një kusheri i tij nga Vrakë e rrethit Malësi e Madhe,me të cilin udheton atë ditë me qellim edhe për “Të shndosh kryet” për axhe te Tij të vdekur,njekohësisht edhe babai i atij që e ka pritë.
Sipas thënjeve të djalit të axhes se Edit (Sfaeltit) i quajtur Riza Imeri, ata kanë arritë në Vrakë dhe pasi kanë pi kafe ,Edi ju është lutur për ta çua në Shkoder,në Lagjen Kiras tek djali i halles së tij ,Çel Shabani.Kanë arritë në Kiras rreth orës 21:00 të asaj natë.
Atë natë kishte një ndeshje te rendësishme të kampionatit evropian të fotbollit dhe në shtepinë e Çel Shabanit po e ndiqnin shoqërisht;familjarë dhe të aferm të tyre.
I kanë thënë qe të shohin bashkërisht ndeshjen por ai e ka refuazuar duke thënë :
-Sikurë ndeshja të luhet mbas shtepisë së hallës nuk dal me pa-dhe është larguar nga shtepia vetun.
Keto që po ju them unë,na tha ne Sali Mani,mi kanë thënë , Rizaja dhe Çela.
Mendohet se është larguar për Tiranë që sipas Sali Manit,ai (Edi) ka pasë gjithëmonë deshirë për të jetua dhe punua atje.
Bile thotë Saliu se nganjeherë i kishte shpreh edhe në Amerike se është mirë të jëtosh në Tiranë,por prinderit ja kishin refuzuar duke i thënë : “Nuk mund të jetohet atje (Tirane)”.
Ndersa Edi ua kishte kthye : -Atje jetojnë mbi një milion njerëz e si nuk mund të jetoj unë.
Perfundimisht SFAELT (EDI) SALI MANI nuk dihet se ku ndodhet qe nga data 27 ose 28 qershor 2004.
I bëjmë thirrje të gjithë atyre që e kanë pa në këtë kufi kohor të telefonojnë në numrin e celularit të Sali Manit 1 248 925 7550
Komentoni
Artikuj te tjere
Kështu ndodhi Tragjedia e Tisas
Gjergj Marku: Edisoni, dhimbja e qytetit tim!...
Kastriot Frashëri: Kryetari i Senatit të Kanadasë Sh. T. Noël Kinsella, një vizitë historike në Tiranë
Arrestohet Artan Kristo për nxitje të terrorizmit
Përurohet nesër në Prishtinë, shtatorja e Bill Clintonit
Marrëveshja e ujërave me Greqinë, 'Shekulli' organizon sot dëgjesë publike
Irgis Hysenaj: Në kërkim të eshtrave të të ekzekutuarve nga komunizmi
Prifti shkatërrues i murit të Finiqit arratiset në Greqi
Shkrimtari që shkruajti fatin e Titanikut, 14 vjet para tragjedisë
Sindroma e Stokholmit, "dashuria" për keqbërësin
Djegia e manastirit - zhduket një pjesë e historisë kombetare të shqiptarëve
Po i falim 354 km det Greqisë
Milazim Kadriu: Grupi i Llapit dënohet me 13 vjet heqje lirie
Rrahen shqiptarët e Kosovës në Lombardi - 11 të arrestuar
Laboratori për analizën e mostrave të dyshuara për Gripin A H1N1 inaugurohet gjatë javës në Kosovë
Sherifit i shtohen akuzat
Studimi sekret, marreveshja me Greqine. Si u fal Ngushtica e Otrantos
A janë vehabistët shqiptarë kamikazët e ardhshëm?
Agim Vuniqi: Garda Kombëtare e North Dakotës si përbërëse e KFOR-it 12, vendoset në Kosovë
Hajdin Islami: U mbajt konferenca “Kosova dhe Standardet Ndërkombëtare për Parandalimin e Torturës”