Shtesë » Lajme
Milazim Kadriu: Grupi i Llapit dënohet me 13 vjet heqje lirie
E shtune, 03.10.2009, 10:44 PM
![]() |
Te denuarit, Mustafa dhe Gashi |
GRUPI I LLAPIT DËNOHET ME 13 VJET HEQJE LIRIE
Gjykata e Qarkut në Prishtinë ka shpallur fajtorë dhe ka dënuar me burg Rrustem Mustafën (4), Latif Gashin(6) dhe Nazif Mehmetin(3)
Nga Milazim KADRIU
Në ambientet e Gjykatës së Qarkut në Prishtinë, një trup gjykues “për krime lufte” i përberë nga gjykatës të EULEX-it dhe një gjyqtar vendor shpalli fajtor dhe dënoi me burg tre eprorët e luftës së UÇK-së në Llap. Kjo gjykatë ka dënuar 6 vjet burg Latif Gashin, 4 vjet burg Rrustem Mustafën dhe tre vjet burg, Nazif Mehmetin. Trupi gjykues i kësaj gjykate, që urdhërohet dhe kontrollohet nga sundimtarët e EULEX-it në Kosovë, duke u mbështetur në akuzat e ngritura nga Ministria serbe e Drejtësisë e kohës së regjimit të Milosheviqit, e vitit 2000, shpalli fajtor këta tre çlirimtarë duke i akuzuar për krime lufte, trajtim të keq të civilëve të paraburgosur dhe për shkak të rrahjes dhe torturimit të civilëve të paraburgosur.Pas publikimit të vendimit të gjykatës janë bërë një varg reagimesh nga institucione dhe shoqata ët ndryshme të Kosovës.
Shoqatat e luftës së UÇK-së kanë reaguar kundër dënimit me burg të tre luftëtarëve të lirisë nga Zona e Llapit
Organizatat e luftës së UÇK-së kanë shprehur shqetësimin e tyre, për shpalljen fajtor dhe dënimin e tre luftëtarëve të lirisë, eprorë të UÇK-së, nga gjyqtarët e EULEX-it. Në reagimin e postuar me këtë rast thuhet: “Për një dekadë me radhë, administrata ndërkombëtare, përmes mekanizmave të ‘drejtësisë’, vazhdimisht ka organizuar komplote kundër luftës çlirimtare të UÇK-së dhe sakrificës së kombit shqiptar për liri”, thuhet në reagimin e këtyre organizatave. Dënimin e bashkëluftëtarëve tanë Rrustem Mustafa, Latif Gashi dhe Nazif Mehmeti, e konsiderojmë si akt politik, i cili pos tjerash bazohet edhe në deklarata të rrejshme. Aty ku politika ndikohet, apo gjykatat janë nën trysninë e saj nuk kemi të bëjmë në asnjë mënyrë me zbatimin e normave ligjore, por me krijimin e precedentit juridik që është jo vetëm anakronizëm i zbatimit të drejtësisë dhe ligjeve por kjo krijon një praktikë tepër të fortë të dukurisë së arbitrarizmit dhe subjektivitetit të gjyqësorit. Të gjykohen dhe të dënohen në emër të popullit, ata që luftuan për lirinë e tij; të gjykohen dhe dënohen me direktiva dhe dosje të përpiluara nga pushtuesi, ata që luftuan atë dhe krimin e organizuar, është absurde. Ne, kërkojmë që këto praktika të marrin fund dhe në Kosovë të vendoset një sistem i drejtësisë i cili do të ndjekë dhe dënojë kriminelët, e jo të ndjekë ata që sakrifikuan për lirinë e vendit tonë, thuhet në fund të reagimit.
Shoqata e të Burgosurve Politikë në Besianë, reagon kundër vendimit të Gjykatës së Qarkut në Prishtinë
![]() |
Ndertesa e GJQP |
Çlirimtarët e ZOLL-it,janë të pafajshëm,vendimi i gjykatës është politik dhe i papranueshëm
Tri shoqatat e luftës së UÇK-së,OVL, SHFD,dhe SHIL,të ZOLL-it,menjëherë pas shpalljes së aktgjykimit ,ndaj të të ashtuquajturit,,Grupi i Llapit’’kanë reaguar ashpër nëpërmjet një komunikate për media ku veç tjerash thuhet:Me rastin e shpalljes së aktgjykimit ndaj ish-komandantit të ZOLL-it,Rrustem Mustafa-Remit,dhe bashkëluftëtarëve Latif Gashi e Nazif Mehmeti,ne shoqatat e luftës së UÇK-së,reagojmë ashpër duke e konsideruar këtë aktë gjykim si shumë të padrejtë të motivuar politikisht i cili është bërë mbi bazën e aktakuzave të paqëndrueshme juridike duke mos pasur asnjë bazë ligjore.Në komunikatë më tej thuhet Shoqatat e luftës së UÇK-së,ndajmë mendimin e gjithë bashkëluftëtarëve se lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka qenë një luftë e karakterit çlirimtar dhe liridashës e bazuar e bazuar dhe e organizuar mbi bazën e konventave ndërkombëtare të luftës së drejtë dhe të përkrahur edhe nga të gjitha forcat politike e ushtarake demokratike e civilizuese botërore duke mbrojtur e përkrahur të drejtat dhe liritë njerëzore e duke përjashtuar çdo veprimtari inkriminuese e kriminale në radhët tona thuhet në komunikatë. Ne Shoqatat e luftës thuhet më tej edhe një herë ritheksojmë se Ushtria Çlirimtare e Kosovës ka bërë një luftë të drejtë dhe se në asnjë moment nuk ka kryer krime të luftës as ndaj anës armike e aq më tepër ndaj popullatës civile përveç që i ka dal në mbrojtje dhe përkrahje të vazhdueshme. Duke shprehur pakënaqësinë tonë thuhet në përfundim të kësaj komunikate ndaj vendimit gjyqësor konsiderojmë se ky vendim për ne është i papranueshëm,i padrejtë dhe se ne gjithmonë do të jemi në përkrahje të vlerave të luftës sonë Çlirimtare duke i mbrojtur dhe avanësuar ato si vlera çlirimtare e civilizuese në kontinuitet të vazhdueshëm përfundon komunikata e nënshkruar nga kryetarët e shoqatave,OVL,Xhvdet Maçastena,SHFD,Xhemshit Gashi dhe SHIL,Lulzim Namani
Komentoni
Artikuj te tjere
Rrahen shqiptarët e Kosovës në Lombardi - 11 të arrestuar
Laboratori për analizën e mostrave të dyshuara për Gripin A H1N1 inaugurohet gjatë javës në Kosovë
Sherifit i shtohen akuzat
Studimi sekret, marreveshja me Greqine. Si u fal Ngushtica e Otrantos
A janë vehabistët shqiptarë kamikazët e ardhshëm?
Agim Vuniqi: Garda Kombëtare e North Dakotës si përbërëse e KFOR-it 12, vendoset në Kosovë
Hajdin Islami: U mbajt konferenca “Kosova dhe Standardet Ndërkombëtare për Parandalimin e Torturës”
Këze (Kozeta) Zylo: Humanizmi dibran, ringjalli një jetë njerëzore
Arnold Schwarzenegger, Guvernatori me muskuj që qeveris Kaliforninë
Natyra ka privilegjuar Shkodrën...
Tridhjetë vite Theçerizëm
Shtypet me makinë lojtari i kombëtares
Akademia e Kosovës reagon ndaj botimit të Akademisë së Maqedonisë
Sokol Demaku: Seminar me përfaqësues të Europës Juglindore për ruajtjen e ambientit
5 personat më të kërkuar të botës
Gangsterët e Çikagos
Gjenden eshtrat e një njeriu me një palë pranga
Akt - Marrëveshje për projektin për jetimët e Tiranës
Faruk Tasholli: Shkolla Fillore “Naim Frashëri” në Tetovë me pamje të re
Albert Zholi: Diogjeni, dhe filozofia moderne