Shtesë » Lajme
Milazim Kadriu: Ish-kryetari i Amerikës, Bill Klinton qëndroi në Prishtinë
E diele, 01.11.2009, 07:57 PM

Nga Milazim KADRIU
Kuvendi i Kosovës mbajti një mbledhje solemne me rastin e qëndrimit në Prishtinë, të ish kryetarit amerikan, Bill Klinton.
Zbulohet shtatorja e ish-kryetarit amerikan Bill Klinton në një shesh, në qendër të Prishtinës
Me ftesë të kreut të Kosovës dhe qëllim për të marrë pjesë në zbulimin e shtatores së tij, sot po qëndron në Prishtinë, kryetari i Amerikës gjatë luftës në Kosovë, Bill Klinton. Me këtë rast autoritetet më të larta të vendit iu kanë bërë thirrje qytetarëve për pritje sa më madhështore dhe të dinjitetshme duke vlerësuar lartë marrëdhëniet në mes të Prishtinës dhe Uashingtonit.
Në hapjen e seancës solemne, kryetari i Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi përshëndeti ish-kryetarin e Amerikës, Bill Klinton, i cili po qëndron për një vizitë në vendin tonë, për të marrë pjesë në ceremoninë e zbulimit të shtatores së tij, në Sheshin “Bill Klinton”, në Prishtinë. Më pas Jakup Krasniqi i ka dhënë fjalën kryetarit Fatmir Sejdiu i cili i uroi mirëseardhje, z. Klinton. Sejdiu ka folur për meritat e tij dhe të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, në ndihmën dhe kontributin që i ka dhënë popullit të Kosovës, para, gjatë dhe pas luftës në vendin tonë. Në fjalën e tij para kryetarit amerikan, Klinton dhe deputetëve të Kuvendit të Kosovës, kryeministri Hashim Thaçi ka falënderuar përzemërsisht mikun e madh të shqiptarëve, z. Klinton dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si meritorët kryesorë për çlirimin dhe pavarësinë e Kosovës.

Në prani të mijëra qytetarëve, që kishin arritur nga të gjitha viset e vendit, në Prishtinë, në sheshin “Bill Klinton” është përuruar shtatorja e kryetarit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës gjatë luftës në Kosovë, z. Bill Klinton. Kjo shtatore e lartë tri metra është ngritur në shenjë nderimi për kontributin që kanë dhënë Shtetet e Bashkuara për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës. . Ish-presidenti Klinton ka siguruar popullin e Kosovës se do të ketë gjithmonë mbështetjen e palëkundur të SHBA-ve.
Shtatorja e ish presidentit amerikan Bill Klinton në sheshin që mban emrin e tij në Prishtinë, është punuar nga skulptori llapjan Izeir Mustafa, ndërsa gjatë ceremonisë së zbulimit kanë qenë të pranishëm mijëra njerëz për të nderuar “heroin e Kosovarëve” që i hapi rrugën pavarësisë së Kosovës 10 vjet më parë.
Para zbulimit të shtatores, Kryetari i Shoqatës, “Miqtë e Amerikës- Miqtë e Bil Klintonit”, Agim Rexhepi tha se ky bust është nderimi që populli i Kosovës i bën një heroi të gjallë të tij.
Komentoni
Artikuj te tjere
Komunikatë nga SHAIBK
Nata e përmbytjes
The Telegraph: Përballja me fantazmën e Vietnamit
Rush Dragu: ''Artisti i Merituar'', rapsodi Sali Mani në kërkim të djalit të humbur (+ Video)
Kështu ndodhi Tragjedia e Tisas
Gjergj Marku: Edisoni, dhimbja e qytetit tim!...
Kastriot Frashëri: Kryetari i Senatit të Kanadasë Sh. T. Noël Kinsella, një vizitë historike në Tiranë
Arrestohet Artan Kristo për nxitje të terrorizmit
Përurohet nesër në Prishtinë, shtatorja e Bill Clintonit
Marrëveshja e ujërave me Greqinë, 'Shekulli' organizon sot dëgjesë publike
Irgis Hysenaj: Në kërkim të eshtrave të të ekzekutuarve nga komunizmi
Prifti shkatërrues i murit të Finiqit arratiset në Greqi
Shkrimtari që shkruajti fatin e Titanikut, 14 vjet para tragjedisë
Sindroma e Stokholmit, "dashuria" për keqbërësin
Djegia e manastirit - zhduket një pjesë e historisë kombetare të shqiptarëve
Po i falim 354 km det Greqisë
Milazim Kadriu: Grupi i Llapit dënohet me 13 vjet heqje lirie
Rrahen shqiptarët e Kosovës në Lombardi - 11 të arrestuar
Laboratori për analizën e mostrave të dyshuara për Gripin A H1N1 inaugurohet gjatë javës në Kosovë
Sherifit i shtohen akuzat