Shtesë » Lajme
Berisha shfuqizoi kufirin, i hapi rruge faljes se Jonit
E merkure, 11.11.2009, 07:22 PM

Baza ligjore që përcaktonte kufirin shtetëror të Republikës së Shqipërisë është shfuqizuar pak muaj para se të fillonin ngociatat me palën greke për përcaktimin e kufirit detar mes dy shteteve. Në 24 janar 2008, qeveria Berisha i paraqiti për miratim Kuvendit projektligjin “Për kontrollin dhe mbikëqyrjen e kufirit shtetëror”. Drafti që ka hyrë në fuqi në datën 1 mars 2008, sanksionon në nenin 53 të tij se “Ligjet nr. 8771, dt. 19.4.2001 ‘Për kufirin shtetëror të Republikës së Shqipërisë’ si dhe Ligji nr. 8772, dt. 19.4.2001 ‘Për ruajtjen dhe kontrollin e kufirit shtetëror të Republikës së Shqipërisë’ dhe çdo dispozitë tjetër që bie në kundërshtim me këtë ligj, shfuqizohen”. Ndryshe nga ligjet e shfuqizuara, ligji Nr. 9861, datë 24.1.2008 “Për kontrollin dhe mbikëqyrjen e kufirit shtetëror”, i propozuar nga qeveria Berisha dhe i miratuar me konsensus në Kuvend, nuk trajton në përmbajtjen e tij të paktën pesë elementë thelbësorë që përcaktojnë saktësisht kufirin shtetëror të Republikës së Shqipërisë. Në të nuk përfshihet asnjë dispozitë për tregimin e kufirit shtetëror, e veçanërisht për ujërat territoriale dhe ujërat e brendshme, për ushtrimin e sovranitetit si edhe për paprekshmërinë e kufirit. Me shfuqizimin e kësaj baze ligjore, Tirana zyrtare sigurisht që do të dilte e humbur nga negociatat me palën greke për përcaktimin e kufirit detar. Ka një dyshim të fortë se qeveria shqiptare, me vetëdije të plotë e ka favorizuar Greqinë në dëm të sovranitetit tonë kombëtar. Shqipëria nuk e kishte bazën e saj ligjore për të mbrojtur ujërat territoriale dhe ato të brendshme vetëm tre muaj para se këto bisedime të fillonin zyrtarisht.
Ligjet e shfuqizuara
Në ligjet e shfuqizuara sqarohen më së miri se ku shtrihen ujërat territoriale të shtetit shqiptar. Konkretisht në ligjin Nr. 8771, dt. 19.4.2001 “Për kufirin shtetëror të Republikës së Shqipërisë”, pika 1 dhe 2 e nenit 3 sanksionojnë se: “1).Ujërat territoriale të Republikës së Shqipërisë shtrihen gjatë gjithë bregut të saj, në një gjerësi prej 12 miljesh detare, duke filluar nga vija e drejtë bazë që shkon nga Kepi i Rodonit (Muzhit), Kepi i Pallës, i Lagjit (Kalasë së Turrës), derdhja e Semanit, derdhja e Vjosës, bregu perëndimor i Ishullit të Sazanit, Kepi i Gjuhëzës dhe i Gjirit të Gramës, dhe mandej midis bregdetit shqiptar dhe ishujve të Republikës Greke deri përmes Kanalit të Korfuzit. Gjerësia e ujërave territoriale nga derdhja e Bunës në det deri te Kepi i Rodonit shtrihet deri në vijën e kufirit shqiptaro-jugosllav (Mali i Zi). 2).Janë ujëra të brendshme të Republikës së Shqipërisë ujërat e Detit Adriatik dhe të Detit Jon që shtrihen brenda vijës së drejtë bazë që përshkon derdhjen e Lumit të Bunës, kepat e përmendur në pikën 1 të këtij neni dhe vijës së drejtë bazë që përshkon Kepin e Gjirit të Gramës, Kepin e Gjirit të Palermos, Kepin e Qefalit, Kepin e Sarandës, si dhe ujërat këtej vijës kufitare të liqeneve dhe lumenjve kufitarë”. Sikundër shihet, ky ligj që tashmë nuk ekziston më vjen në mbështetje të plotë të Konventës së Kombeve të Bashkuara për të Drejtën e Detit. Vija e drejtë bazë e përdorur nga shteti shqiptar në përcaktimin e kufirit detar është e bazuar jo vetëm në nenin 3 por edhe në nenet 7, 8 dhe 10 të Konventës për të Drejtën e Detit.
Ligji i miratuar
Në ligjin Nr. 9861, datë 24.1.2008, “Për kontrollin dhe mbikëqyrjen e kufirit shtetëror”, në nenin 9 të tij me titull “Përcaktimi, shënjimi dhe rregullimi i vijës së kufirit” thuhet vetëm se: “Ministria e Punëve të Jashtme e Republikës së Shqipërisë kryen punë, që kanë të bëjnë me saktësimin e vijës së kufirit, si dhe bën përgatitjet e duhura për lidhjen e marrëveshjeve ndërkombëtare për kufirin”. Nga po i njëjti nen citojmë gjithashtu se: “Policia Kufitare dhe e Migracionit, në bashkëpunim me Institutin Gjeografik Ushtarak të Shqipërisë, kryen matje, shënjime, rinovime dhe mirëmbajtje të shenjave kufitare, të përcaktuara në kufi, si dhe përgatit dokumentet për kufirin”. Pra nuk ka asnjë përcaktim se ku shtrihen ujërat territoriale të Republikës së Shqipërisë
Komentoni
Artikuj te tjere
Vetëvendosje: Si po rrudhet territori i Kosovës nga shtetet fqinje?!
Ilir Gashi: Familja serbe voton - Thaçi siguron traktor
Kush i financon talebanët?
Financimi i terrorizmit, qeveria zbulon 70 raste
Shevki Sh. Voca: Dostojevski mbi çështjen hebreje
Rama mbush mitingun e Mero Bazes me punonjësit e gjelbërimit dhe pastrimit të Tiranës
Prostitucioni në Kosovë, vajza edhe nga Shqipëria. Policia: Vijnë me dëshirë
Shoqatat ambientale dhe tërë komuna e Istogut kundër privatimit të pasurisë kombëtare
Hartografët: Humbim edhe më shumë se 354.4 km2 det nga Pakti me Greqinë
Milazim Kadriu: Ish-kryetari i Amerikës, Bill Klinton qëndroi në Prishtinë
Komunikatë nga SHAIBK
Nata e përmbytjes
The Telegraph: Përballja me fantazmën e Vietnamit
Rush Dragu: ''Artisti i Merituar'', rapsodi Sali Mani në kërkim të djalit të humbur (+ Video)
Kështu ndodhi Tragjedia e Tisas
Gjergj Marku: Edisoni, dhimbja e qytetit tim!...
Kastriot Frashëri: Kryetari i Senatit të Kanadasë Sh. T. Noël Kinsella, një vizitë historike në Tiranë
Arrestohet Artan Kristo për nxitje të terrorizmit
Përurohet nesër në Prishtinë, shtatorja e Bill Clintonit
Marrëveshja e ujërave me Greqinë, 'Shekulli' organizon sot dëgjesë publike