Rrustem Rugova: Istogu bastion i LDK-së së Dr. Ibrahim Rugovës
| E enjte, 12.11.2009, 08:52 PM |
Tubim madhështor i LDK-së në IstogIstogu bastion i LDK-së së Dr. Ibrahim RugovësNga Rrustem RugovaSe istogasit në asnjë mënyrë nuk e kanë harruar traditën e mirë të organizimit të vet politik në të mirë të realizimit të sintagmës esenciale e bosht të filozofisë e të politikës së simbolit të pavarësisë së Kosovës, dr. Ibrahim Rugovës. që përmban tri fjalë kyqe: LIRI, PAVARëSI, DEMOKRACI, u dëshmua edhe të mërkurën para Shtëpisë së Kulturës në Isog. Nëpër një mot me shi, por shi vjeshtarak , i but e i bereqetshëm, në terren të hapur, ishin tubuar mijëra istogas me flamuj dardan ( të Dr. Ibrahim Rugovës), flamuj e transparente të LDK-së, parti bazë e themeltare e realizimit të ëndërres shqiptare për liri e pavarësi. Transmetohej këtu e këndohej himni i ri i Kosovës së pavarur, himni i vjetër shqiptar i bekuar nga Rugova “ Kur ka ra kushtrimi në Kosovë”, këndonte Jehona Sopi dhe vërtet si në kohë të vjetra e të arta të LDK-së, Istogu të mërkurën ishte shndërruar në qytet festë.Ishte ky tubimi përmbyllës i fushatës elektorale të LDK-së në Istog për zgjedhjet lokale të 15 nëntorit . Në të vërtet, tubime të ngjashme kanë mbajtur edhe partitë e tjera, por dua të them haptazi ata memzi e kanë mbushur sallën brenda shtëpisë së Kulturës, disa partia madje memzi kanë tubuar qindra anëtarë e simpatizantë të tyre, edhe kur këtu kanë ardhur në tubime elektorale ministra, zëvëndës ministra e lider partiak. Në këtë tubim madhështor të LDK-së nga qendra moren pjesë dhe folen: Kolë Berisha, Bujar Bukoshi dhe Naser Osmani që në esencë kallën masën e tubuar duke ngritur në piedestal figurën madhore të Dr. Ibrahim Rugovës dhe istogasit anëtarë e simpatizantë të LDK-së, duke e cilësuar
Istogun bastion të kësaj partie elite për realizimin e ëndërres dhe të programit shqiptar për LIRI, PAVARëSI E DEMOKRACI. Madje Bujar Bukoshi u shpreh haptazi se këto tri fjalë boshte të programit të Dr. Rugovës janë jetësuar, janë jetësuar, tha ai, LIRIA e PAVARëSIA, por pak më vështirë është të jetësohet DEMOKRACIA. Bukoshi kritikoi ashpër qeverinë e tashme të Thaqit dhe tha se rezultati i këtyre zgjedhjeve komunale do të ndikojë që në zgjedhjet e ardhshme parlamentare do të ndërrojë qeverisja, në favor të LDK-së. Edhe z. Naser Osmani, anëtar i Kryesisë Qendrore të LDK-së duke e quajtur Istogun të shenjtë në mbrojtje të filozofisë politike të dr. Rugovës, Istogun që është edhe vendlindja e Ibrahim Rugovës, nuk ngurroi të hudh një varg kritikash në llogari të Qeverisë Thaqi.Në këtë tubim nga Qendra moren pjesë edhe Melihate Tërmkolli, Sanije Aliu, etj.Masën e tubuar të shumë njerëzve këtu e nxiti në brohoritje frenetike Fadil Ferati, kryetar aktual i Komunës së Istogut dhe kandidat për kryetar të kësaj komune edhe në këto zgjedhje.
Powered by SNE Business 3.3
Copyright © 2005-2018 by sosovn.com. All rights reserved.