Kulturë
Shazim Mehmeti: Cikël poetik nga libri ''Lumenjtë e dritës'' (II)
E merkure, 30.09.2009, 07:29 PM
 SHAZIM  MEHMETI
SHAZIM  MEHMETILUMENJTË E DRITËS
S’E BESOJ PARAJSËN
S’e besoj parajsën, o perëndi
më jep edhe pak kohë
dhe mos më merr për mëkatar
Dhe në do që shpirti yt i lodhur
të mos mbytet në mëkate
lejomë të prehem
jetë pas jete i gjallë
këtu në këtë parajsë që sajova për veten:
me dy shkronja
dy sy të lëngësht femre do jetësoj;
me dy sy të lëngësht femre
dy dritare parajse do sajoj
VDEKJA E DON ZHUANIT
Engjëjt ia kumtonin vdekjen
ai shtrëngone grushtet,
druante për grashumtat, klithte:
të gjitha i kam për vete!
kam veç sa për vete!
Zot, më mirë të bëj vetëvrasje
se t’m’i merrni!
Zot, më mirë të bëj vetëvrasje
se të jepem!
Për dy gjëra s’më jepet të jepem:
për femrat… dhe …për femrat!…
STINË E JETËS
një stinë viti përbëjnë
një zog dhe një pemë
një femër dhe një krevat
përbëjnë një stinë jete
PURTEKA
Shikoje atë grua të bukur
sa hijerëndë kalon mespërmes qytetit
A s’të duket si një statujë e bronxtë
e përjetshme?
Thuajse
përherë e ka të njëjtën pamje
sa s’e ke vënë përfundshëm
Por, sapo e vë përfundshëm-
sapo e bën karrocë
dhe e nis për rrugë
aq e vogël bëhet
Hijerënda atëherë
vetëm në gjunjë sa s’bie
lotë derdh para teje
nën mëshirë të qukthit
si purteka dridhet
LULEJETË
Di një kopsht
të mbushur lule
Ndër lulet
një lule
më shumë se lule
bën ferk
Ka ngjyrë dielli
ka ngjyrë dheu
erë krizanteme kundërmon
Është trupi lakuriq
i femrës që rrezitet
është kërthizë e saj
Është lulejetë…
S’IA RRËQETHJA TRUPIN
S’ia rrëqethja trupin
s’e lëpija me gjuhë pas veshi
ishte e brishtë e thyeshme
dhe me aq shumë epsh
si një botë e pashkelur
e ngritur mbi qelq
që mund të thërmohej
për pak moskujdes
Ia shijoja lëngshtinë
me gjuhëzën e ndjenjave
me sy të kujdesur i kërkoja
zogjtë e buzëburimit
që i bënin roje
Kur në sytë e zogjve
vizatohej ëndrra e trëndafiltë
i hapej ngadalë ujëgoca e kuqrremtë
me lëvizjet nanuritëse me qerpikët e zinj
i bukuri dëshmitar çarshafi ngjyrëblu
na mbulonte përmbi
Dhe nisnin e frynin
erënjomëzat e shpirtnatës
derisa lotonin fare
të gjitha galeritë
e ujëburimit të kuqrremtë
dhe unë dilja i rilindur që andej
i lirë
i përepshuar
i tëri burrë
A MUND TA SHIJOSH MOSPREKJEN
Kjo është
ajo loja përzemërore
që të ther
të çjerr
e nuk dhemb
e plagë çel
e të mbëlton
s’të prek
s’të ndjek
e s’të harron
në ëndërr ia thith buzënjomën
në ëndërr ta përdëfton shpresën
a mund të kuptosh maestro
a mund ta shijosh mosprekjen
TA RUAJ ZJARRIN, KUJTIMIN…
(…)
Një mijë gra
nga më të bukurat
po t’i përzgjedhnin nëpër botë
e të m’i sillnin
të gjitha do t’i ndërroja
për një shikim tëndin
(…)
në skutën më të errët të trurit
si dritën e bardhë agimin
ta ruaj zjarrin kujtimin
PLAKJA E DIELLIT
NË SFONDIN E ARGJENDTË TË LIQENIT
ME SY MAJI
Në sfondin e argjendtë të liqenit me sy maji
një kaçubë yjesh përndizet
Buzët e ëndrrës e prekin gjithë afsh
Zemra e qiellit përepshëm zbret mbi qerpikun e vesëzuar
të vashës flokëkaltër
Këputet një yllth
Në syrin e larë të natës përflaket gjithë trazim
e hëna e parfumosur luleshqerrën e qepallës lëvar
sipër barkut ngjyrëvaji
të virgjëreshës së trembur nga epshi i posashfaqur i saj
Del një puhizë shpirti e dehet si malli
lëviz e hepohet
dhe mbi thimthin e zbuluar të gjirit t'asaj
petale gëzimi hedh
E një frymë deliri del e merr
dhe e bart me finesë
tutje kah rrëshqet
anija e bardhë me vela e zotit zemërdet
Komentoni
					Artikuj te tjere
						Cikël poetik nga Ekrem Ajruli
						Visar Gashi: Emisionet tona humoristike
						Kujtim Agalliu: Puthje elektorale
						Luan Çipi: Provonjësit e krisur
						Përparim Hysi: Pulëbardha
						Shemsi Mehmeti- Baca: Bijtë e tokës së djegur
						Dhurata Hamzai: Amerikani Tom Sleigh fiton “Unazën Poetika”
						Agim Cerga: Një detyrë morale...
						Hysen Këqiku: Përmbledhje poezishë me vlera të qëndrueshme poetike
						Nehat Jahiu: Sot u hodh fara e diturisë
						Albert Zholi: Sot nuk  ka  shok!
						Suzana Kuqi: Pa titull
						Halit Bogaj: Sabit Jakupi - Mbijetesa
						Fetah Berisha: Autostrada e Bashkimit Kombtar
						Halit Bogaj: Abdurrahim Myftiu - ‘’Nga letërsia në film’’
						Kujtim Agalliu: Plakat në tapet (Tregim)
						Naser Aliu: Dashuria
						Si u masakrua fotografia Gurakuqi-Fishta-Mjeda
						Përparim Hysi: Më zë dashuria (Cikël poetik)
						Kalosh Çeliku: O burrgrua, nëse nuk ke punë tjetër luaje së paku rezen e derës
					
				
 Facebook
 Facebook Twitter
 Twitter Google+
 Google+ Digg
 Digg










