Fritz Radovani: Don Ndoc Nikaj, romancieri i parë
| E Marte, 18.10.2016, 07:35 PM |

Nga Fritz RADOVANI:

DON  NDOC  NIKAJ

ROMANCIERI  I  PARË  I  LETERSISË  SHQIPE

DOSJA E ROMANCIERIT “TË ARMATOSUR”...

9 SHTATOR 1946:Kur rreth Shkodres u shkrepen armët e Postribasve, arrestohet Don Ndoc NIKAJ, Meshtar Katolik Shqiptar, 82 vjeç, por jo, “pa shkak”! Prandej, edhe mbasi i vune prangat e hypen në një gomar, per shpinë i ngjeshën një armë të ndryshkun dhe e shetitën nder rrugët e Shkodres. E dënuen pesë vjetë me shpresë se vdes shpejt!

Don Ndoc NIKAJ romanin e parë “Marcja” e ka shkrue në 1899, kur me Abatin Prend Doçi dhe At Gjergj Fishten themeluene Shoqninë “Bashkimi”. Don Ndoci ishte edhe me

“Lidhjen e Mësheftë” në kryengritjen kunder turqve që plasi me 25 Mars 1910 në Malsi. Para vitit 1908 Kin Nikaj dhe Rrok Gjonej furnizojnë me armë Malësinë e Veriut, në përgatitje të Kryengritjes së 1911... Janë shpreh shumë mendime kunder Don Ndocit, po duhet dijtë se as armët dhe as Shtypshkronjen nuk ia fali askush per “bamirsi”!..

Në vitin 1913 ka shkrue edhe romanin historik “Shkodra e Rrethueme”. Veprat e Tij të gjitha paperjashtim nga Abetaret e para Shqipe, janë Atdhetare, antiturke, antisllave e antitradhtare që kishin e kanë “Rrethue Shkodren” atëherë, sot e kam frikë edhe neser!

Don Ndoc NIKAJ ka lanë disa dorshkrime, të cilat kam frikë se janë kthye në “gjuhen e njësuar”, mbasi edhe shtypshkronja “Nikaj” tashti nuk besoj se boton Gegënisht.

Don Ndoci ka lanë 400 vepra të shkrueme, 30 vepra u botuen e 7 romane të pabotueme. “Marcja”, Shkodër (1889), “Historia e Turkis” (1902), “Bleta e re”, Shkodër (1912), “Zemër nanet a Tivari i marrun” (1913), “Shkodra e rrethueme I-II” (1913), “Abetari i vogël për mësojtore” Shkodër (1914), “Besa Shcyptare”, Shkodër (1915).

Ndersa të pabotuem janë këta: “Lulja e Veshkun”, “Dashuni e Mshehët”, “Për mik”, “Ç’pat thanë gjyshja”, “Han Islandi”, “Nji Testament”, “Te Shpella e Murosun”.

As nuk mundem me marrë me mend se sa çmohet sot puna e Tij shkencore dhe ajo aq e vlefshmja letrare, mbasi per vite të tana Romancieri Don Ndoc Nikaj, jo vetem, që nuk asht zanë me gojë, po edhe asht konsiderue “pa vlerë”. Aventurierët tanë të “realizmit socialist” as nuk e rreshtojnë fare as me shkrimtarët e Rilindjes Kombtare!

***

Një poezi nga Don Ndoc NIKAJ:

KAM  MÉT  JETIM ...

 

Gjetht jan tui ramun, era tuì fry,

Lulet kréjt kputen, bima tui zdèsh,

E koha kohen m'nji tui e shty,

Vjeshta tek duket, vjen me na ndèsh;

Mù m'lkundet zemra gjith n'permallim:

Kam mét jetim!

 

Vyshken e thahen gemat nder pèm,

Faqen, tui ndrruè, toka difton,

Zèmra m'shterngohet prèj hidhnimit t'ém,

Rri tui kujtué, per mende m'shkon

Bàb e Nàn pata, m'làn vetem shqim:

Kam mét jetim!

 

Shof fmin e tjerve t'veshun e t'gzùm,

Kah i puth Nàna, kah i merr me t'mir,

Me petka t'bukra e t'lam e t'ndrrùm,

T'veshun e t'mbathun me petka dlir,

E mu m'thèr zemra mbush me vajtim:

Kam mét jetim!

 

Ndij fmin kah thrrasin, Nàn, gjith sa hèr,

M'bahet se zemra m'thot edhe mù,

Nàn, kuj me i thirrun t'pakten njihér,

Por nuk kam Nàn, m'épet me vajtù,

Vrap ngas kah shpija plot me hidhnim:

Kam mét jetim!

 

Rrì si i vorfen gjith-hér m'njen an,

Kush nuk m'ven n'préhen kush nuk m'pergzon

Kréjt jam i vétem prej se s'kam Nàn,

E n'terr moti gjith' hér mù m'shkon,

Nuk m'qéshet buza, nuk kam kurr gzim:

Kam mét jetim!

 

Por sa t'dal vjeshta, dimni po vjen,

Me bòr, me akull, me t'ftoft, me èr,

E mù n'prehen nuk ka kush m'shtjén,

Por nji brì zjarmit n'm'lshoft kush per ndér,

S'ka kush me m'shtrue as me m'qit mblim,

Kam mét jetim!

 

Jetim kam metun, jetim me rrnù,

N'neper dùr t'huja, pa Bàb, pa Nàn,

Fort e vshtìr kenka jeten me shkù,

Kush s'm'a din t'kéqen, veç kush m'ka dhàn,

M'thirr Nàn qi t'vi te ti fluturim:

Kam mét jetim!

Shenim FR: Poezia asht marrë nga origjinali.


Melbourne, Tetor 2016.

(Vota: 5 . Mesatare: 3.5/5)

Komentoni
Emri:
Emaili:
Kodi i sigurise:
Titulli:
Komenti:

Publikime te tjera ne kete kategori: