E merkure, 24.04.2024, 09:55 AM (GMT+1)

Editorial » Ukaj

Ndue Ukaj: Ibrahim Rugovën kemi nevojë të kujtojmë përditë

Ibrahim Rugovën kemi nevojë të kujtojmë përditë, sepse trashëgimia e pasur politike dhe idetë e kulluara kulturore që na la, janë shkollë e jashtëzakonshme kundër amnezisë dhe injorancës. Ndërkaq, në një rrafsh tjetër, personalitetit të tij madhor, tregon sa të vegjël janë xhuxhët e shumtë të Kosovës së sotme...

Ndue Ukaj: Fotografia e turpit

Nuk mund të ndërtohet asgjë në boshllëk dhe kaos. Këtë gjë shoqëritë e përparuara e dinë qëmoti, por nga kjo shkollë empirike, ne nuk kemi mësuar asgjë dhe kështu kemi dalë në anën negative të historisë, duke mbetur nxënës të këqij të saj.Sot dhe dje - duke parë ç’ndodhi me fotografinë...

Ndue Ukaj: Demagogët janë fatkeqësia më e madhe e një kombi

Udhëheqësit e vërtetë, që kanë parime dhe janë të njerëzishëm, e orientojnë popullin e vet drejt qëllimeve të përbashkëta dhe solidare, ndërkaq udhëheqësit e këqij dhe jo të vërtetë, e trullosin popullin dhe ndikojnë që ai të fragmentohet, të humbë besimi në drejtësi dhe në të mirat e përbashkët...

Ndue Ukaj: Europa jonë

Për shqiptarët e kudondodhur, Europa gjithmonë ka ushqyer ëndrrën e një toke të premtuar. Me këtë simbolikë dhe me këtë nostalgji, shqiptarët jetuan momente të rënda dhe dramatike të historisë së tyre, e veçmas kur përballeshin me rreziqe të mëdha.Gjatë historisë, ata jetuan me të dhe pa ...

Ndue Ukaj: Liria e shprehjes

Sot, në ditën kushtuar lirisë së shprehjes, këshillat e mira, sidomos ato që vijnë nga njerëz të ditur, duhet t’i shfrytëzojmë si terapi për shëndetin e ligështuar kombëtar. Dhe, në këtë rast, na vjen në mendje Albert Camy, shkrimtar jashtëzakonisht i ditur dhe dritëdhënës, i cili për lirinë kështu shkruante...

Ndue Ukaj: Notre Dame është vlerë e përbotshme dhe pasuri e njerëzimit

Notre Dame dhe Franca kanë dhënë shumë për kulturën e përbotshme dhe për ne, ndaj, sado që të themi e bëjmë ne, është pak.Notre Dame nuk i përket vetëm Parisit, Francës dhe të krishterëve. Notre Dame është vlerë e përbotshme dhe pasuri e njerëzimit. E miliona njerëzve që ndër shekuj janë ushqyer...

Ukaj: T’i nënshtrohesh politikës totalitariste të Erdoganit

T’i nënshtrohesh politikës totalitariste të Erdoganit, dhe, në të njëjtën kohë, t'i aspirosh vlerat perëndimore, ku dinjiteti i personit dhe të drejtat e tij, vlejnë më shumë se çdo gjë, kjo është më shumë se hipokrizi. Kjo është poshtërsi...

Ndue Ukaj: Muri, Haradinaj, treni dhe liria e Kosovës

Serbia, me tërë arsenalin e saj propagandistik e politik, po bën terror psikologjik mbi popullin e Kosovës.Dihet, retorika e urrejtës serbe ndaj shqiptarëve, nuk është e re. Ka histori dhe është mbarsur e formësuar nëpër institucionet e tyre...

Ndue Ukaj: A ka çka ka të thuhet ma shumë?

Në asnjë fushë të jetës, gjërat nuk ndryshojnë vetvetiu. E më së paku, në punët e shtetit dhe të politikës. Ky mendim është aksiomatik. Ndaj, duhet një forcë njerëzore që t’i ndryshojë ato. Nga përvoja e dimë se, për të mirë apo për të keq, lëvizjet shoqërore i bëjnë njerëzit...

Ndue Ukaj: Arrestim i dy vëllezërve në Gjermani

Është koha e Krishtlindjes dhe Europa shëndrit. Rrugët e sheshet, janë të mbushura me njerëz të gezuar, ndërkohë që ti zgjohesh dhe lexon një lajm të tmerrshëm. Dy vëllezër shqiptarë, arrestohen nën dyshimin se po planifikonin sulme terroriste. Dhe ndaj kujt? ...

Ndue Ukaj: Nuk janë fajtorë gjithmonë ata

Kjo "dashni" që kemi dëfteu tani e sa kohë për vendin tonë, kulturën dhe gjuhën tonë, s' ka mjaftua aspak që t' i shërojmë plagët e së kaluarës; s' ka mjaftua të ndërtojmë të tashme, e as të projektojmë të ardhme. Për pasojë, çdo ditë e ma shumë, njerëz të këtij vendi...

Ndue Ukaj: Ligjërim i pështirë

Shoqërisë sonë i ka humbur sensi dhe ndjeshmëria për fjalën publike. Kjo ka bërë që debatet të cilat zhvillohen përbrenda nesh të jenë të skematizuara dhe të shumtën e herëve të përfundojnë në banalitet. E gjithë kjo ngjet për faktin se e kemi tkurrë hapësirën për komunikim ...

Ndue Ukaj: Për një Republikë të Ndërgjegjes

Fati i popullit të Kosovës, vazhdon të vërtitet rreth politikës. Në sfondin e së cilës, vërtiten fate njerëzish, në një betejë tashmë të gjatë për Republikë. Dikur- jo shumë vite më parë, atë e kishim të thadruar në zemra dhe në ndërgjegje tonë. E kishim ta ndaluar...

Ndue Ukaj: Koha për një gjuhë të qartë

Përplasjet e pakënaqësitë përbrenda një shoqëri, siç dëftojnë sociologët, ndodhin për arsye të faktorëve politikë, kulturorë, ekonomikë e socialë. Këta faktorë, secili në mënyrën e vetë, kanë peshën e tyre mbi zhvillimet brenda një shoqëri. Përcaktojnë...

Ndue Ukaj: Pjetër Bogdani, i pari i Çetës së profetëve

Gjergj Kastrioti, Pjetër Bogdani dhe Gjergj Fishta, janë tri figura themeltare të kulturës dhe historisë shqiptare që nuk kanë varre. E këto figura, s’janë dosido figura. Ata, me veprën dhe veprimtarinë e tyre, u ngjajnë apostujve dhe misionarëve. Ndonëse jetuan në periudha të ndryshme kohore...

Ndue Ukaj: Betejat kundër kujtesës

Jetojmë në epokën e ndryshimeve marramendëse teknologjike. Bota jonë, në të cilën para një kohë, idetë dhe lajmet qarkullonin me ngadalësi dhe kryesisht ishin privilegj i një elite të vogël, tanimë i ngjan një fshati global, në të cilën ato qarkullojnë me shpejtësi të pamatshme dhe janë pasuri...

Ndue Ukaj: Përsiatje për poezinë e Zef Mulajt

Koloriti i poezisë së Zef Mulajt është përplot imazhe, ndjenja, ide, porosi, mesazhe që kërkojnë e aspirojnë të bukurën e jetës si ndjesi, realitet ekzistencial, dhe shpërthejnë nëpërmjet poezisë si formë e veçantë e komunikimit njerëzor...

Ndue Ukaj: Kurthi i religjionit dhe historisë

Religjioni dhe historia, po mbesin dy kurthe, prej të cilave nuk po arrijmë të shkëputemi dot. Janë dy tema e ligjërime, të cilat e dominojnë debatin brenda kombit tonë, dhe për të cilat, secili aksh shqiptari, ka një soj përgjigje. Madje, këto dy tema, thuajse janë të vetmet...

Ndue Ukaj: Raport para një akademie

Para një auditori të përzgjedhur, siç mund të jetë ai i një akademie, mund të flasë vetëm dikush që shquhet për arritje shumë të veçanta në arte, filozofi e shkencë. Së paku kështu dëfton përvoja empirike. E kështu nuk mendon një shkrimtar i sërës së lartë, si Franc Kafka dhe kështu s’ndodh në letërsinë ...




Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora