Kulturë
Cikël poetik nga Hajdin Morina
E marte, 07.07.2009, 06:56 PM
A E DËGJOJMË KAMBANËN
Në qershor 1944
Rezervisti Dhimo Pasko
Me djalin e tij Sotir Pasko
Ma vranë djalin brenda në shtëpi
Në Paramithi
Lëkurën e kokës së djalit
E mbaj në jetë për kujtim
Kur të vdes varrosmëni
Bashkë me lëkurën e djalit tim
Të mos e hanë qentë sërish
Ky rrëfim në mos u bëftë libër
U bëftë Kambanë
Të mos e harrojnë njerëzit tragjedinë
Të mos e harrojnë shqiptarët Çamërinë
(Vargje që nuk u shkruan nga Fatime Prenjo
në Paramithi, në qershor 1944)
A KA ÇAMËRIA QIELL
Kur në burg na dhunuan
Ushtarët rezervistë të Greqisë
Një përbindësh gëlltiti
Një copë qiell një copë tokë
Të Çamërisë
Në më doni tash kaq shumë
Peng lërmani syrin
Hapeni dritaren e shpirtit
Të shoh në ju ka mbetur aty
Një çikë e atij qielli
Që ma dhunuan atë ditë
Ushtarët e Greqisë
Sa zjarr ju ka mbetur gjallë
Sa dashuri për Çamëri
(Vargje që nuk u shkruan
nga Shabane Azemi, në
shtator 1944, në burgun e Filatit)
DIALOG ME ARBLINDËN
PËR ATDHEUN E MOÇËM
Arblinda është lindur
Më 28 Nëntor 1997
Është fije dhe bijë
E Nëntorëve të Shqipërisë
Arblinda u lind atë ditë
Kur shkrepi dielli ynë
Dhe e shoh e ndiej
Tërë shpirtin e lë
Brenda vargjeve
Për rrugëtimin qindravjeçar
Të 28 Nëntorit shqiptar
Tre-katër muaj jetë i kishte
Gjarpinjtë e mësynë
Qentë dhe ujqit e territ
E përzunë nga shtëpia
Ia dogjën lodrat dhe djepin
Arblinda hapat e parë
Nuk i bëri në oborrin e shtëpisë
Por udhëve të përgjakura të Lirisë
Fëmijë ishte në Labunishtë të Strugës
Në prag të vitit të dytë të jetës
Kish frikë ia kanë ngrënë
Ujqit Vendlindjen
Dhe kanë bërë gropë të madhe
Varr për të gjithë fëmijët
Kish frikë mos ia kanë vrarë
Hënën dhe yjet mbi livadh
Tash kur Arblinda lexon
Vargje të brishta për lirinë
Shpesh më pyet për Atdheun tonë
Që ka një mijë harta
Një mijë (keq) kuptime
Dhe një mijë përkufizime
Të politikanëve dhe analistëve politikë
Babi a e duan bijtë e vet
Atdheun tonë
Atë të moçmin me Shqiponjë
Siç e donte Gjergj Kastrioti
Siç e donte Adem Jashari
Dhe unë nuk i përgjigjem
Asgjë nuk i them
Ajo buzëqesh si engjëll
Mendjen ma blen
Dhe shkojmë në Prekaz
Çmallemi me dëshmorë
Jetojmë në Atdhe 24 orë
Në qershor 1944
Rezervisti Dhimo Pasko
Me djalin e tij Sotir Pasko
Ma vranë djalin brenda në shtëpi
Në Paramithi
Lëkurën e kokës së djalit
E mbaj në jetë për kujtim
Kur të vdes varrosmëni
Bashkë me lëkurën e djalit tim
Të mos e hanë qentë sërish
Ky rrëfim në mos u bëftë libër
U bëftë Kambanë
Të mos e harrojnë njerëzit tragjedinë
Të mos e harrojnë shqiptarët Çamërinë
(Vargje që nuk u shkruan nga Fatime Prenjo
në Paramithi, në qershor 1944)
A KA ÇAMËRIA QIELL
Kur në burg na dhunuan
Ushtarët rezervistë të Greqisë
Një përbindësh gëlltiti
Një copë qiell një copë tokë
Të Çamërisë
Në më doni tash kaq shumë
Peng lërmani syrin
Hapeni dritaren e shpirtit
Të shoh në ju ka mbetur aty
Një çikë e atij qielli
Që ma dhunuan atë ditë
Ushtarët e Greqisë
Sa zjarr ju ka mbetur gjallë
Sa dashuri për Çamëri
(Vargje që nuk u shkruan
nga Shabane Azemi, në
shtator 1944, në burgun e Filatit)
DIALOG ME ARBLINDËN
PËR ATDHEUN E MOÇËM
Arblinda është lindur
Më 28 Nëntor 1997
Është fije dhe bijë
E Nëntorëve të Shqipërisë
Arblinda u lind atë ditë
Kur shkrepi dielli ynë
Dhe e shoh e ndiej
Tërë shpirtin e lë
Brenda vargjeve
Për rrugëtimin qindravjeçar
Të 28 Nëntorit shqiptar
Tre-katër muaj jetë i kishte
Gjarpinjtë e mësynë
Qentë dhe ujqit e territ
E përzunë nga shtëpia
Ia dogjën lodrat dhe djepin
Arblinda hapat e parë
Nuk i bëri në oborrin e shtëpisë
Por udhëve të përgjakura të Lirisë
Fëmijë ishte në Labunishtë të Strugës
Në prag të vitit të dytë të jetës
Kish frikë ia kanë ngrënë
Ujqit Vendlindjen
Dhe kanë bërë gropë të madhe
Varr për të gjithë fëmijët
Kish frikë mos ia kanë vrarë
Hënën dhe yjet mbi livadh
Tash kur Arblinda lexon
Vargje të brishta për lirinë
Shpesh më pyet për Atdheun tonë
Që ka një mijë harta
Një mijë (keq) kuptime
Dhe një mijë përkufizime
Të politikanëve dhe analistëve politikë
Babi a e duan bijtë e vet
Atdheun tonë
Atë të moçmin me Shqiponjë
Siç e donte Gjergj Kastrioti
Siç e donte Adem Jashari
Dhe unë nuk i përgjigjem
Asgjë nuk i them
Ajo buzëqesh si engjëll
Mendjen ma blen
Dhe shkojmë në Prekaz
Çmallemi me dëshmorë
Jetojmë në Atdhe 24 orë
Komentoni
Artikuj te tjere
Ekrem Ajruli: Cikël poezishë nga përmbledhja "Rroftë e qoftë Lolestani"
Duro Mustafaj: Poezi,burimi i shpirtit të tij
Një përshëndetje për Kozeta Zylon nga Luan Cipi?
Halit Bogaj: Ibrahim Shala ''Shtëpia kaltëroshe''
Alfred Papuçiu: Shkrimtarja zvicerane Marie-Luce Dayer dhe shqiptarët
Brunilda Ternova: Intervistë me autorin e librit Origjina Shqiptare e Qytetërimit në Sardenjë
Arsim Halili: Intervistë me Sinan Sadikun
Etja rumune për vlera shqiptare
Lazër Filipi: Ja si po përgatit dramën për Adem Jasharin
Nehat Jahiu: Për gurin e shkëmbin...
Milazim Kadriu: Shprehje mllefi dhe mesazhe për të ardhmen
Vangjush Ziko: Gardhet
Tomi Mato: Lasgushi i pozoi vetëm Tasos
Edlira Dedja: Ermonela Jaho në majat e artit operistik
Hysen Këqiku: Vegim i përflakur
Cikël poetik nga Alina Ahmeti
Nexhat Rexha: Enigma e kullave të boshatisura
Jorgo S. Telo: Homazh për ëndrrën e përgjakur
Mehmetali Rexhepi: Humbjet në variantet e lojës
Rozi Theohari: Bisedë me zemër të hapur