E premte, 26.04.2024, 07:07 PM (GMT+1)

Kulturë

Një përshëndetje për Kozeta Zylon nga Luan Cipi?

E marte, 07.07.2009, 06:21 PM


Motra e vogël, Këze,
Kur isha ne Kanada dhe takova nipin dhe mbesën (fëmijët e vajzes) erdhi atje edhe djali im nga Cikago, me Nikun, djalin e tij 3 vjeçar, të lindur në Amerikë. U dëshpërova shumë se, fëmijët e vajzës, kishin harruar shumë fjalë të shqipes dhe i gjenin ato me vështirësi, ndërsa Niku më kuptonte, kur i flisja shqip, po e kish më të lehtë të përgjigjej anglisht.
Këto mendova kur, sapo lexova reportazhin  tuaj te bukur, mbi përfundimin e shkollës  per femijte shqiptare në Staten Island, Nju Jork dhe e çmova shumë vepren tuaj të madhe patriotike. E lexova porosine dhe mallkimin e Fishtës:
 
"Pra, mallkue njai bir Shqyptari,
qi këtë gjuhë të Perëndis',
trashigim, që na la i pari,
trashigim s'ia len ai fmis;
edhe atij iu thaftë, po, goja,
që përbuzë këtë gjuhë hyjnore;
qi n'gjuhë t'huej, kur s'asht nevoja,
flet e t'veten e lèn mbas dore".
 
E kopjova dhe ua nisa shpejt fëmijve të mi emigrandë, me porosi  që të kujdesen për të dalë jashtë ndikimit të mallkimit të këtij shenjtori.
Edhe njëherë jufaleminderit per punen e madhe e te dobishme qe beni per te mesuar dhe  per te ruajtur te pahumbur gjuhen e bukur shqipe, te brezat e rinje ne Amerike! Shembulli juaj dhe i zotit Qemal Zylo na frymezon. Ju pershendes!


(Vota: 4 . Mesatare: 3.5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora