Një përshëndetje për Kozeta Zylon nga Luan Cipi?
| E marte, 07.07.2009, 06:21 PM |
Motra e vogël, Këze,Kur isha ne Kanada dhe takova nipin dhe mbesën (fëmijët e vajzes) erdhi atje edhe djali im nga Cikago, me Nikun, djalin e tij 3 vjeçar, të lindur në Amerikë. U dëshpërova shumë se, fëmijët e vajzës, kishin harruar shumë fjalë të shqipes dhe i gjenin ato me vështirësi, ndërsa Niku më kuptonte, kur i flisja shqip, po e kish më të lehtë të përgjigjej anglisht.Këto mendova kur, sapo lexova reportazhin tuaj te bukur, mbi përfundimin e shkollës per femijte shqiptare në Staten Island, Nju Jork dhe e çmova shumë vepren tuaj të madhe patriotike. E lexova porosine dhe mallkimin e Fishtës: "Pra, mallkue njai bir Shqyptari, qi këtë gjuhë të Perëndis', trashigim, që na la i pari, trashigim s'ia len ai fmis; edhe atij iu thaftë, po, goja, që përbuzë këtë gjuhë hyjnore; qi n'gjuhë t'huej, kur s'asht nevoja, flet e t'veten e lèn mbas dore". E kopjova dhe ua nisa shpejt fëmijve të mi emigrandë, me porosi që të kujdesen për të dalë jashtë ndikimit të mallkimit të këtij shenjtori. Edhe njëherë jufaleminderit per punen e madhe e te dobishme qe beni per te mesuar dhe per te ruajtur te pahumbur gjuhen e bukur shqipe, te brezat e rinje ne Amerike! Shembulli juaj dhe i zotit Qemal Zylo na frymezon. Ju pershendes!
Powered by SNE Business 3.3
Copyright © 2005-2018 by sosovn.com. All rights reserved.