Kulturë
Një përshëndetje për Kozeta Zylon nga Luan Cipi?
E marte, 07.07.2009, 06:21 PM
Motra e vogël, Këze,
Kur isha ne Kanada dhe takova nipin dhe mbesën (fëmijët e vajzes) erdhi atje edhe djali im nga Cikago, me Nikun, djalin e tij 3 vjeçar, të lindur në Amerikë. U dëshpërova shumë se, fëmijët e vajzës, kishin harruar shumë fjalë të shqipes dhe i gjenin ato me vështirësi, ndërsa Niku më kuptonte, kur i flisja shqip, po e kish më të lehtë të përgjigjej anglisht.
Këto mendova kur, sapo lexova reportazhin tuaj te bukur, mbi përfundimin e shkollës per femijte shqiptare në Staten Island, Nju Jork dhe e çmova shumë vepren tuaj të madhe patriotike. E lexova porosine dhe mallkimin e Fishtës:
"Pra, mallkue njai bir Shqyptari,
qi këtë gjuhë të Perëndis',
trashigim, që na la i pari,
trashigim s'ia len ai fmis;
edhe atij iu thaftë, po, goja,
që përbuzë këtë gjuhë hyjnore;
qi n'gjuhë t'huej, kur s'asht nevoja,
flet e t'veten e lèn mbas dore".
E kopjova dhe ua nisa shpejt fëmijve të mi emigrandë, me porosi që të kujdesen për të dalë jashtë ndikimit të mallkimit të këtij shenjtori.
Edhe njëherë jufaleminderit per punen e madhe e te dobishme qe beni per te mesuar dhe per te ruajtur te pahumbur gjuhen e bukur shqipe, te brezat e rinje ne Amerike! Shembulli juaj dhe i zotit Qemal Zylo na frymezon. Ju pershendes!

Komentoni
Artikuj te tjere
Halit Bogaj: Ibrahim Shala ''Shtëpia kaltëroshe''
Alfred Papuçiu: Shkrimtarja zvicerane Marie-Luce Dayer dhe shqiptarët
Brunilda Ternova: Intervistë me autorin e librit Origjina Shqiptare e Qytetërimit në Sardenjë
Arsim Halili: Intervistë me Sinan Sadikun
Etja rumune për vlera shqiptare
Lazër Filipi: Ja si po përgatit dramën për Adem Jasharin
Nehat Jahiu: Për gurin e shkëmbin...
Milazim Kadriu: Shprehje mllefi dhe mesazhe për të ardhmen
Vangjush Ziko: Gardhet
Tomi Mato: Lasgushi i pozoi vetëm Tasos
Edlira Dedja: Ermonela Jaho në majat e artit operistik
Hysen Këqiku: Vegim i përflakur
Cikël poetik nga Alina Ahmeti
Nexhat Rexha: Enigma e kullave të boshatisura
Jorgo S. Telo: Homazh për ëndrrën e përgjakur
Mehmetali Rexhepi: Humbjet në variantet e lojës
Rozi Theohari: Bisedë me zemër të hapur
Tregime nga Luan Çipi
Bilall Maliqi: Poezi të ndërtuara me plot ngjyra motivuese
Poezi nga Milazim Kadriu