E shtune, 27.04.2024, 01:56 AM (GMT+1)

Kulturë

Riza Lahi: Një mijë metro me një te vdekur nëpër qiellin e Parisit

E diele, 03.05.2009, 02:58 PM


Riza Lahi
Riza Lahi
NOSTALGJI PËR AVIACIONIN LUFTARAK SHQIPTAR QË NUK EGZISTON MË
 
NJË MIJË METRO ME NJË TË VDEKUR NËPËR QIELLIN E PARISIT

"Kur ishim njëqind e tetëdhjetë
gradë përmbys, na dolli  para gunga e llahtarëshme
e një kodre. Kursanti im, që ndodhej në
kabinën e parë, ulëriu, hoqi të dy duart nga komandat e aeropla -
nit dhe i vuri në kokë...
Ndërsa leqet e këmbëve më dridheshin,bëra të vetmen gjë
që mund të bëja tanimë për të shpëtuar
jetën time dhe të Novruzit - të shmangesha
paksa për në ultësirën e luginës duke
u ruajtur që të mos përplasesha me kodrën
tjetër, përball së parës.  
Ndërsa ende avjoni humbiste lartësi si
një sadist dhe unë e kisha levën krejt nga
vetja, gurët e lumit poshtë afroheshin...
sikur fryheshin...Isha në lartësinë 20
metro...Avjoni zbriti edhe pak...Nuk kisha
c'të bëja më..."
BUDION TOLLKUÇI

Nga Riza Lahi

"Pasi zbritëm nga UTI MIG 15 ta, e mora mënjanë Novruzin (Kotorri)", vazhdon tregimin më të frikshëm të jetës së tij njëri nga të tre pilotët shqiptarë të linjave ndërkombëtare (krahas Myzafer Zahos dhe Musa Kames), dhe i thashë: " O, Noke! E...përse bërtite qëpari?"

"Ishte shumë e frikëshme, shoku instruktor...S'e mora vesh,c'bëmë?"

" Ishte dicka që ti nuk duhet ta bësh kurr, sa të jeshë në aviacion...Njeriu duhet t'i mposhtë ndjenjat e frikas...Paniku nuk ka ndihmuar asnjeri gjer më sot...Gjithsesi, ishte faji im që u futëm ashtu!"

***

Budjon TollkuÇi..."TollkuÇi",apo "Të hollët e KuÇit" flet për një prejardhje prej kushedi se sa brezash në Polenë prej njërit nga disa Kucët e Shqipërisë të pilotit që, megjithse i ditlindjes 24.10.1947, pra, 54 vjec, ende ngjan me një djalë shtatzhdërvjellët, pa një qime të thinjur, mbi një e tetëdhjetë i lartë dhe me aftësinë për t'u përqëndruar menjëherë dhe për të qeshur po aq shpejt.

Duke mos menduar turbullt asnjëherë si një malësor mirdite, pra, duke qënë i qartë për cfardo ta pyesësh, edhe kur ai e di, edhe kur jo, duke mos i shkuar asnjëherë në mëndje t'i bëjë njeriu keq përmes ndonjë pësh - pëshi ( të cilat gjithmonë shkojnë te i zoti,duke krijuar dy palë stresesh ) e duke u gëzuar gjithmonë për rezultatet e merituara të të tjerëve, Tollkuci ka miq e dashamirës ngado. Ai i përngjet nga pamja fizike atyre personazheve të Mopasanit apo Balzakut, që  bëjnë karrjerë  duke përfituar nga simpatia e femrave ndaj tyre.  Sigurisht... Po të kishte jetuar në kushtet e Parisit të shek.19 dhe në rrethanat e "Mikut të Bukur" dhe po t'i mungonte karakteri tepër korrekt,sic mbanin në Romën antike Mark Antonin...

Budjonit, të lidhur fort me familjen e tij, me të shoqen Marita  (arkitekte)  dhe me dy bijat studente, Albanën ( arkitekte) dhe Elën (psikolloge), i ka kënduar ndër duar tër jetën avjoni, si lodër e aftësive fizike dhe intelektuale. Ai e ka konsideruar gjithmonë burim të qeshurash me shpirt të mburrurit e cdo njërit nga shokët tonë jo edhe aq të paktë, që u pëlqen t'u imponohen të tjerëve përqark me profesionin e pilotit. Natyrisht, në ambjentet civile, ai do t'ia lërë në cdo rast kënaqësinë për të treguar "episode fluturimi"nga ato që shtangin e lënë pa gojëhapur civilët cdo kolegu tonë që plas për të treguar se c'ka bërë "una...una" "kur isha i ri,ehuuuhaaaa".

Një njeri I mirë si Tollkuci ,që i pëlqejnë njerëzit ashtu sic janë, duke i respektuar njëlloj të gjithë përqark si në një komunë të periudhës së primitivitetit njerëzor, sigurisht që edhe ai ka pasur e ka ambiciet e veta , por kurr për t'i arritur ato duke i vënë stërkëmbësa shokëve.

Ai kurr nuk e ka tundur kartën e pilotit nëpër kafene,në grumbullime familiare apo para grave...    

***

Ndrysh nga të gjitha nënat e pilotëve , së paku nga ata që kam inter  - vistuar unë, Ollga Tollkuci tanimë tetëdhjetë vjecare, ish zëvendës komisare kompanie në luftë dhe bija e njërit nga meshkujt më të pashëm të Polenës e nga më trimat,  Dhimitër Minkës, është e vetmja nënë që ka  dashur dhe këmbëngulur për  birin  e  saj të bëhej pikërisht pilot.

Madje jashtë lezetit të të shoqit...Koco Tollkuci, dikur luftëtar  gjaknxehtë  e më pas oficer plot arsye, deri sa dolli në pension, që donte ta shihte Budionin me një kitarrë në dorë, në skena teatri, nëpër tubime shkrimtarësh apo politikanësh.

"Kur jam hedhur me parashutë për herën e parë ( dhe të vetme), babai më ka pritur poshtë,  te vëndi ku isha duke rënë. Kishte ardhur pa nënën dhe me "fishekun e fundit" me vete.

Sa kam zbritur, më tërhoqi mënjanë dhe më pëshpëriti  në mënyrë konspirative:

"U kënaqe tani? E hoqe kuriozitetin? Eja të kthehemi në shtëpi !!!...

 Po atë ditë, para hedhjes, në kabinën e aeroplanit AN 2, ndërsa avjoni merrte lartësi, se ku më kish gjetur, pikërisht mua, doktor Luli ( Lulëzim Bilbili) dhe më maste tër kohës tensionin dhe pulsin; duket bënte ndonjë studim se si ndryshonin të rrahurat e zemrës dhe tensioni i gjakut prej emocioneve të frikës së prakhedhjes...Kur u hap dera dhe u dha sinjali ,ai desh të bënte, sic duket, matjet e fundit ,por unë ia kam flakur dorën me dhunë dhe jam vërvitur kokëposhtë drejt tokës ,ku më priste babai i shtrenjtë..."

Vallë, përse ish sekretari i partisë i celulave të fshatrave të rrëzës së Korcës, ish miku i ngushtë i heroit korcar Raqi Qirinxhiu, tek babai i të cilit, gjithashtu para clirimit, ai kish qenë shegert, nuk dëshëronte për të birin profesionin më burrëror që ëndërrojnë zakonisht fëmijët e adoleshentët e "shartuar" për t'u bërë oficerë?

Për më tepër që, nga Polena, pikërisht, kish qënë piloti i mbuluar me lavdinë e personit të parë në historinë e aviacionit shqiptar që ka guiduar një aeroplan nëpër qiellin e mëmëdheut të tij? Atë e kishin ndjekur dikur, kur i vardisej në rinin tij  Ollgës dhe  vetëm nga një karafil që kish hedhur në oborrin e saj, shtatë plumba revolveri nga njeriu që do të bëhej më pas vjehrri i tij dhe i cili kish refuzuar që të dy herët e emigracionit të vet në SHBA nënshtetësinë e atij vëndi të stërfuqishëm.

 Mbase se, te Budioni, ai kishte parë tër kohës edhe shëmbëlltyrën e vjehrrit tanimë aq të shtrenjtë, xha Dhimitrit, që englezët, të cilët i shoqëronte gjatë luftës e thërrisnin Tomi dhe që pat shkuar  me partizanët fillpas së bijës e dhëndërrit të sapo fejuar. Dhe i kishin lindur pasionet për t'u bërë edhe Budioni "dikushi" , ca më i vecantë nga "anonimiteti" heroik i tërësisë aviatore . Si,ta zëmë,së fundi,xhaxhai i vet prift Papa Sotiri që kish shkruar historinë e gjatë e të ndërlikuar të Polenës së tij dymijë e ca vjecare. Po ...Mos të ketë ndikuar gjë mësuesi i letërsisë Adriatik Kallulli që ia lexonte hartimet e Budionit dhe Kudret Mitës të të dhejtë maturëve skënderbegase të atij viti?

Gjithsesi,kujton babain e vdekur 19 vite më parë Tollkuci, ai, sa qe gjallë, jo vetëm krenohej e krenohej me mua, por m'i donte shokët shumë, interesohej edhe për imtësira të fluturimit, përpiqej të më jepte këshilla dhe kënaqej shumë kur unë ia dëgjoja me shumë vëmëndje. 

 "E di se si i ndëshkoja unë kursantët e mi?

 

XXX

 

 Në vitin 1972,në Rep.Popullore të Kinës, mes një grupi të madh kandidatësh për t'u bërë oficerë - pilotë,ja që ishin edhe dy oficerë,njëri nga të cilët personazhi ynë.Kinezët nuk e dinin këtë dhe,kur i tër ky grup nisi fluturimet për MIG 19,sic tregon Tollkuci,ai,tok me instruktorin e tij,thjesht për një pakujdesi të kinezit ndaj një udhëzimi kategorik të marrë kinezce prej eprorit të tij,"desh u vramë,ore!".

"Të të rri urtë se qënkam kursanti yt?",iu hakërreva pilotit kinez që na hodhi në rrymën e avionit para nesh dhe që as që donte t'i binte atij krahu se ishte krejtësisht faji i tij, " Më ka rënë bretku me kursantë ca ditë para teje,more vesh?". Ndërsa përkthyesi përkthente atë që po bucisja unë i inatosur,Arif Gaxhi,ish kursanti im nga Elbasani,shkrihej së qeshuri....Më së fundi kinezët e morën vesh se ne të dy që dukeshim paksa më të mëdhej nga të tjerët,nuk kishim bërë ushtri më parë,por kishim përgatitur sa e sa pilotë,para se të paraqiteshim si kursantë edhe një herë."

  Tollkuci me dhëmbje është detyruar ta lërë gjuajtësin pas një operacioni në stomak.Në vitin 1973,ai mundi të bënte edhe disa fluturime në Rinasin e tij të dashur,por,aps dy katastrofave që ndodhën atë vit,eprorët e njoftuan se....Nuk kishin besim në shëndetin e një "barkshpuari",sic i thonin tanimë që të gjithë shokët me të qeshur dhe ai,përfundimisht,u pa në bazën e AN 2 shëve të cilët do të përbënin për të një kurs e një trampolin të shkëlqyer për fluturimet  e mëvonëshme në linjat ndërkombëtare.

Duke marrë cdo vit nga 60 - 70 orë fluturimesh në lartësitë tepër të ulta mbi terrenin tonë kryesisht kodrinor apo përmbi fusha plot shtylla,plepa e tela e me një avion tepër sensibal ndaj erës,për mjaft specialistë të aviacionit shqiptar,pilotët e AN 2 shit të kasaj skuadrilje,kur ishin në kulmet e veta,seriozisht,mund të konsideroheshin nga më të përgatiturit në Evropë për këtë lloj tipi.Një "diplomë" e till,sigurisht që është arritur edhe nga ndëshkimet e pothuajse vitpërvitëshme që merrnin fluturuesit e kësaj baze rreth dy dy kilometro larg sheshit "Skënderbej" ,ndëshkime,që,c'është e vërteta,shoqëroheshin me mbledhje të panumurta që të bënin gjakun ujë dhe që të bënin të mobilizoheshe si një djall...

 

 

              *        *        *

 

  Pas ndryshimeve demokratike,kur njerëzit presupozohej të nisnin nga një start i barabartë rrugën kapitaliste,ndodhën transformime të vrullëshme,ku u përfshinë edhe pasurime të shpejta,mbi bazën e gjithfarë spiegimeve që nuk përbëjnë objektin tonë.Pat jo pak njerëz që,"paranë e madhe" që bënë e kaluan në drejtime të ndryshme;një pjseë duke rënë edhe pre e "lupove" të huaj që sigurisht u sulën në  kërë "inkognito terra",sic ishte për shumë prej tyre Shqipëria e sapo dalë nga një izolim pothuajse total...

Pothuajse...Një punonjës që përfaqësonte strukturën shtetërore në marëdhëniet tregtare me jashtë të shtetit komunist,Marsel Skëndo,nga zona labe e Tepelenës e njohur më nacionalizmin e fortë,me aq para sa kish mundur të grumbullonte dhe mbase edhe me lidhjet që kish mundur të arrinte gjatë manovrave prej spacialisti të regjur tanimë,hapi biznesin që do të mbesë në histori - atë të krijimit të aviacionit civil shqiptar të linjave ndërkombëtare.

Tre oficerët pilotë që ai u ofroi këtë biznes duke rriskuar edhe vetë gjithëcka,Myzafer Zaho,Musa Kame dhe Budjoni,të tre burra plot përvojë fluturimesh e që përfaqësonin në të vërtetë dinjitetin e aviacionit të Shqipërisë që kish mundur të mbijetonte prej kaq vitesh e izoluar,pranuan menjëherë.Kështu mori udhë "Kompania e parë ajrore shqiptare",pas një kursi dy mujorë që bënë këta shokë tanë në Monpelje të Francës,duke bërë nga dhjetë orë fluturime e nga dhjetë të tjerë " trenazhor".

"Për gjashtë muaj kemi fluturuar duke patur në krah dy pilotë francezë të linjave të jashtëme;njëri quhej Zhorzh Grevo dhe tjetri Alen Kastio.

Në të vërtetë,të mbash me saktësi parametrat e fluturimit horizontal,të fluturosh ëmbël dhe të ulesh pastër e bukur,kjo gjë,nuk përbën ndonjë cudi për një pilot profesionist të forcave ajrore shqiptare.Ama,të ulesh në aerodrome me nga gjashtë pista  ("njëherë ,me Myzon,jemi ulur në një pistë paralel me një avjon jugosllav,i cili ulej në pistën paralel me tonën") dhe të shkëmbesh fjali anglisht nëpër tër atë gurgule të organizuar në perfeksion,manovrimi me mjetet radioteknike apo rënie e papritur në kushte të vështira metereollogjike dhe pa patur në asnjë rast zërin e ëmbël të udhëheqësit të fluturimit sikurse në të gjithë rastet në atdhe,kjo "ndeshje ndërkombëtare futbolli " është përballuar plot dinjitet nga shokët tanë që meritojnë lavdinë e armëve tona.

  Sikur duke recituar një vjershë,Tollkuci përmendë të gjithë aerodromet ku janë ulur me 18 vendëshin e prodhimit brazilian e të blerë nga shoqëria mjaft serioze frënge AIR - LITORAL  EMB 110 të prodhuar në vitin 1985.

Myzi ( Myzafer Zaho),Buli (Musa Kame) dhe heroi i tregimit tonë,janë ulur në disa aerodrome italiane,franceze,gjermane...Në Rumani,në Belgjikë,Angli,Greqi....

Një nga fluturimet më të sikletëshme,Tollkuci kujton atë të kthimit nga Janina për në Tiranë dhe kur kushtet metereollogjike ishin të llahtarëshme;avjoni pothuajse nuk komandohej dhe ndodheshin vetëm njëqind metro lartësi.Të gjithë pilotët e dinë se cdo të thotë të biesh në një rrymë ajrore të fuqishme.Për fat,pasi avjoni nuk u përplas si rezultat edhe i jastëkut ajror të krijuar prej ngjeshjes së ajrit,nisi të ngrihej përpjetë krejtësisht jashtë vullnetit të aviatorëve. 

E vetmja rrugë shpëtimi ishte  ulja në Atdhe.

"Kishim në bort dy pasagjere;një greke të bukur që nisi të ulurinte dhe më pas të kënaqej së qeshuri,dhe një amerikane krejtësisht të verbër e cila vetëm rrinte si statujë gjatë atyre përpëlitjeve dhe që na tha pas uljes se ishte e lumtur që kishte ndeshur atë ditë në burra të vërtetë".

Kosova...

Piloti R.A. më thoshte një ditë se "të shoh një herë Kosovën  e të vdes!"...

Ulja e shokëve tanë në Kosovë dhe jo një herë,por në linjë të rregullt,sigurisht që ka përbërë e përbën një krenari që mund të shprehet vetëm me regjistrime fotografike për këtë popullatë që ka vuajtur kaq shumë nga shtypja dhe përbuzja nacionale.

"Një vajzë e re kosovare u sul për të na puthur Myzon dhe mua pa e pyetur fare burrin me qelesheqë e shoqëronte...Ishte një dashuri motre që e ndesh kudo nëpër Kosovë",thotë Tollkuci,duke evidentuar,vec këtij deti mrekullie të dhuruar nga profesioni i të qënit pilot i Shqipërisë,edhe një ngjarje tjetër po kaq të gëzuar.

Por ca të vecantë.

Për hir të kushteve metereollogjije,atij dhe Myzos i ka takuar si askujt tjetër jo vetëm nga "Vëndi i shqiponjave",të fluturojnë 1000 metro përmbi Paris.Ata kanë parë nga fare pranë "Tur Eifelin",

"Katedralen e Prisit","Shans Elizenë"...

Dhe e kanë patur në bortin përplot me kurora me lule dhe gjethe të ngrira,sic është trupi i cdo njeriu pa frymë.Mes kurorave ndodhej i shtrirë  njeriun që ka bërë më shumë se askush tjetër nga raca shqiptare për afrimin e popullit tonë me atë frëng.Kanë patur Jusuf Vrionin,përkthyesin gjenial të Kadaresë,gjenisë shqiptare të letrave...

Ndërsa të dy pilotët manovronin me levat dhe instrumentët e aeroplanit nëpër atë qiell plot trazime,qark Vrionit të shtrirë mbi kurora,qante pareshtur një grua dhe rrinte vetullmbërthyer e pa hedhur asytë asnjë cast nga dritarja një burr.Ishin bashkëshortja e të ndjerit, Agi, dhe ambasadori shqiptar në Paris,Luan Rama.

"Legjionari i Nderit",Jusuf Vrioni, po lundronte nëpër ajër  për t'u mbuluar me dheun e Atdheut, duke ia thënë  me krahët e  këtij aeroplani shqiptar lamtumirën e fundit Parisit të Hygoit,Balzakut, De Golit, komunarëve...

Si rastin më të frikshëm në fluturim,Budjon Tollkuci ka shënuar atë,me të cilin ne hapëm tregimin e tij.

I ka ndodhur në moshën fare - fare të re.Me kursantin e tij Novruz Kotorri.Ka ndodhur "vetëm për fajin tim" ,thotë vetullmbërthyer Budjon Tollkuci,i cili mundi të mbijetonte vetëm falë përqëndrimit mbinjerëzor në ata caste fatale.

P.S.

Ndodh nganjëherë që Agi Vrioni të shohë në rrugë pilotët që i sollën të shoqin në atdhe.

Ndërsa të dy shokët,Myzua dhe Budjoni,e përshëndesin atë me nderim,ajo provon edhe një tjetër ndjenjë - atë të intimitetit të një valsi mortar që kanë provuar  së bashku me orkestrën e zhurmës së motorrave



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora