E shtune, 12.06.2021, 09:07 PM (GMT+1)

Kulturë

Cikël poetik nga Ekrem Ajruli

E diele, 03.05.2009, 11:28 AM


DOKTOR VALUTA

Mos dhëntë Zoti
Të shkosh te doktori
Po s’pate valuta
Të pret arkivoli

Hynë pacienti
Trupin zvarrë zvarrë
Doktorit i duket
Si njëqind dollar

Ti i thua mjekut
Këmbët s’luajnë dot
Ai të përgjigjet
Pa valuta paske ardhur kot

Pacienti dhembshëm
Shikon në sy doktorin
Ai pa fije turpi
Pyet: e ke portofolin

Duart i kam të bardha
Duart i kam të buta
unë të heq dhembjen
Po pate valuta

Eh valutë e mallkuar
Të bën paloburrë
Përveç profesionit
Të ndërron dhe lëkurë

Nëpër ordinanca
e dhoma mjekësore
lëvizin valutat
si në këmbimore

Mallkuar qofsh
Dhe ti Hipokrat
Ne të kërkojmë mjek
Ti na çon lugat

Hej spital i bukur
Muret ngjyrë ngjyrë
Ç’i ke mbushur zyrat
Përplot me vampirë


REND, OR THUNDRAK

Parodi: “Rend or Marathonomak”
F.Noli

Rend, e rend or tungjatjeta
Soji yt vjen nga tej-mesjeta
Rend e thuaj
Se ka ardhur koha juaj
Se betejën e fituat
Dhe pushtetin e zaptuat
Rend, or thundrak

Kap një degë ferre
Rrotullohu disa here
Nëpër fushë e breg mbi breg
Thundra tokën të mos ta prek
Rend or thundrak

Ke një plagë që të shpon
Shpirt e zemër t’i sëmbon
Në çdo mes pse s’je i pari
Karrierist zog gomari
Rend, or thundrak

T’u tha gryka po s’të pihet
Të është çarë thundra po s’të rrihet,
Se karrigia po të pret
Ankthi zemrën po ta vret
Shpejt, or thundrak!

Vapa mbyt e pluhuri nxinë
Ferra çjerr e guri grin
Lakmia gjoksin ta përvëlon
Kolltuku syrin ta verbon
Ush e ush, o thundrak

Gryka si gjyryk, të frynë
Seç, vëngon e ç’gulçon,
Lakmia të çkallmon
Me tokmak për partinë
Rend, or thundrak

 

“DIPLOMATI”

Prite prite diplomatin
Po të vjen me benz të zi
Prite prite kokëthatin
Do të jap hijeshi

Me teserën e partisë
Dhe bekimin e liderit
Nur i jep qeverisë
Ky stërnip i beterit

Me pasaportë diplomatike
Mësynë Evropë e Azi
Kontingjentet e ngazëllojnë
Diplomatin barkfuçi

Është i pashëm atavik
Nuk ka kush i bën ballë
Akreditohet kokëmadhi
Atashe n’Madagaskar



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora