E premte, 26.04.2024, 06:12 AM (GMT+1)

Shtesë » Historia

Sali Ormeni, vetëvrasja misterioze e drejtorit të Sigurimit pas bombës në ambasadën sovjetike

E premte, 01.05.2009, 05:42 PM


Nga Pandi Laço

Një javë pas pushkatimit pa gjyq të 22 qytetarëve të Tiranës pas shpërthimit të bombës në ambasadën e Bashkimit Sovjetik në shkurtin e vitit ‘52, u hap lajmi se drejtori i përgjithshëm i Sigurimit të Shtetit vrau veten. Pavarësisht mënyrës si e zbardhi këtë ngjarje lidershipi politik, njerëz të ndryshëm, sidomos ish-kolegë e vartës të tij, nën zë flisnin për një variant tjetër. Për herë të parë nipi i tij Xhemal Imeri, duke folur në emision “Histori me zhurmues” të TV Klan, hedh dritë në mjaft mistere me të cilat ka qenë mbështjellë kjo histori prej vitesh…

- Një ngjarje interesante që ka ndodhur në shkurtin e vitit 1951 është ajo e drejtorit të përgjithshëm të Policisë, Sali Ormeni. Ju zoti Xhemal Ymeri jeni nipi i tij, si e kujtoni Sali Ormenin?

Në vitin 1951, në shkurt ndodhi incidenti në ambasadën sovjetike, u hodh një sasi dinamiti. Në atë kohë, drejtor i përgjithshëm i Policisë ishte Sali Ormeni. Ai kishte ardhur në këtë detyrë pasi kishte bërë një karrierë të shkëlqyer në vitet e luftës. Arriti deri komandant brigade, por nuk mundi ta merrte brigadën në dorëzim, sepse u plagos rëndë në dy këmbët me katër predha dhe meqë u ndodh në afërsi u shtrua ne spitalin e Prizrenit. E kthyen në Shqipëri mbas çlirimit dhe e emëruan drejtor të shkollës së policisë 1-vjeçare. Pra është themeluesi i Policisë Popullore. Në shkurt të ‘48 u emërua drejtor i përgjithshëm i policisë dhe u zgjodh kandidat i Komitetit Qendror. Prej aty u caktua dhe zëvendësministër i Brendshëm.

Të vijmë te koha e hedhjes së bombës në ambasadën sovjetike…

Dua të them se Saliu në kohën e hedhjes së bombës në ambasadën sovjetike ka qenë i izoluar. Ata nuk thoshin i izoluar, por meqenëse kishte bërë disa gabime.

Çfarë gabimesh kishte bërë në këtë kohë?

- Në vjeshtën e vitit ‘50 Saliu shkon në zonën e tij elektorale, e gjen popullin shumë të vobekte, e gjen pa bukë, kishin bluar dhe misrin e farës, që kishin ruajtur dhe jua kishin dhënë ushqim fëmijëve. Saliu i premtoi popullit, erdhi u raportoi të mëdhenjve por ka të ngjarë t’i kenë thënë njeri kapitullant, njeriu që ka rënë në prehrin e armikut dhe i thonë “meqë ke shumë plagë, rri, vazhdo punën por ki kujdes për herë tjetër” dhe “I dhamë një vërejtje – thotë Enver Hoxha – e rekomanduan të bënte disa pushime që të qetësohej. Saliun e ka thirrur Mehmet Shehu, sipas Beqir Ndout. Mehmeti e këshilloi të ndajë gruan se vëllezërit e saj presin diversante dhe ti me këto funksione që ke o mbaj gruan pa partinë, o mbaj partinë pa grua, po do kesh dhe fëmijët me vete po pate partinë.

Ndërkohë kishte 5 fëmijë?

- Kishte 5 fëmijë, njërin e kishte lindur atë vit që u vra. Saliu i turbulluar nga kjo, nuk kishte si t’ia bënte, kishte 10 frymë në shtëpi për të ushqyer me rrogën e tij. Shkon te Beqir Ndou, Beqiri i thotë “mos e ndaj gruan” atëherë Saliu e paska zgjidhur në këtë mënyrë “Ik, iI thotë gruas, ca kohë në fshat meqë je anemike se ke lindur fëmijën dhe fëmija merr veten, rri te vëllezërit. Tek këta vëllezër që i kishte thënë Mehmet Shehu se presin diversantë”

Por ka pasur dhe një incident tjetër që ka ndodhur në llixha...

- Saliu vuante nga reumatizma dhe shkonte shpesh në llixha. Një tjetër ngjarje që ka pasur lidhur me drejtorin e përgjithshëm të policisë, pra me Sali Ormenin ka qenë një lidhje me një vajzë jugosllave në tiranë.
- Me t’u ndarë me gruan filluan t’i futin Saliut femra të ndryshme për ta provokuar. Njëra ndër to është Zorka Jovanoviç me origjinë malazeze.
- Mendohet që ka qenë një njeri i infiltruar ?
- Për mua jo e infiltruar, por ka qenë agjente.
- Mendohej që ishte agjente e kujt?
- Agjente e jugosllavit. Atë e përdorën meqë kishin lidhjet e tyre ata me jugosllavët. E përdori sigurimi ynë për t’ia futur pas shpine Sali Ormenit.
- Kjo është situatë pak a shumë familjare dhe personale e Sali Ormenit deri në vitin 1951. Për shkak të këtyre gabimeve që mund të quhen, ashtu siç e thatë dhe ju partia e kishte izoluar e kishte çuar në spital apo jo?
- Këshilla ishte nga Enver Hoxha. Mehmet Shehu thotë: “E kam çuar unë në spital, e pashë që nuk ishte në rregull në biseda dhe ti je i sëmurë i thashë”. E shtruan në spital, i vunë një roje, jo shoqërues, por që mos të lejonin njeri të hynte e të dilte nga Saliu..

- Ishte në spitalin 5 apo jo?

Po aty ishte. “Diagnoza e mjekëve,- thoshte Mehmet Shehu, doli ankth”. Për mjekët nuk kishte asnjë diagnozë nervore, ishte mirë fizikisht. 

- Pra në momentin që u hodh bomba në ambasadën sovjetike drejtori i përgjithshëm i policisë ndodhej në spital…

Mehmet Shehu, mbasi ka dalë nga mbledhja që është bërë në byronë politike, ka bërë një mbledhje me efektivat e policisë. Saliu duke dëgjuar se u hodh një bombë në ambasadë ose një shashkë çfarë qe ajo del nga spitali me pizhame dhe futet nga porta e mbrapme e sallës se degës së Punëve të Brendshme dhe ulet në karrige. Del Mehmet Shehu dhe Halim Xhelua përpara policëve dhe bërtet ‘e morët vesh, u bë gjëma u prish në sytë tuaj miqësia me Bashkimin Sovjetik, tashti merrni shënim sipas lagjeve, rajoneve, do arrestoni dhe 75 vetë të tjerë, kemi arrestuar 22 dhe do t’i pushkatojmë sot’. Atëherë është ngritur Saliu befasisht dhe i ka drejtuar gishtin – ‘Mehmet Shehu , Mehmet Shehu’ i ka thënë. Kështu kanë deklaruar ata që u arrestuan një ditë pas.

- Çfarë ka thënë Saliu ?

- Saliu i kthyer nga Mehmeti i ka thënë: ‘Mehmet Shehu, Mehmet Shehu, mos i merrrni në qafë kot ata njerëz që kërkoni të vrisni e të arrestoni se nuk janë ata autorët e asaj bombe, është dora e tjetërkujt’.

- Si ju përgjigj Mehmeti fjalës së Saliut ?

- ‘Sali Ormeni ç’kërkon këtu ti? Partia të ka shtruar në spital të shërohesh, ti me vjen këtu nuk ke besim tek ne? Atëherë Saliu u çua dhe doli. Duke dalë dikush i thirri ‘ndalu ku po shkon o Sali Ormeni se nën hundët e tua prishet miqësia me Bashkimin Sovjetik”, – “Do shkoj atje ku më ka thënë partia pra, s’paskeni nevoje për mua ju”- i thotë. Si duket Saliu është shtruar, është izoluar për të mos qenë prezent se ka qenë Kadri Hazbiu organizatori kryesor i të gjitha këtyre gjërave.

- Ç’ndodhi pastaj me Sali Ormenin?

- Ndodhi masakra me vrasjen pa gjyq të 22 njerëzve, që u akuzuan si fajtorë për hedhjen e bombës, drejtori i përgjithshëm i policisë Sali Ormeni, sipas versionit zyrtar, ka vrarë veten në 2 mars të vitit 1951. Një version të cilin Mehmet Shehu e shpall në mbledhjen e jashtëzakonshme në plenumin e jashtëzakonshëm, që është bërë në 3 mars të vitit 1951. Kishte ndodhur kjo kur Saliun e kishin këshilluar të shkonte në llixha. Ndërkohë në spital Mehmet Shehu i ka thënë ‘Sali mos vra veten’ ja ka përmendur këtë fjalë mbi 30 herë në atë dokumentin që kam un nga arkivi i partisë – ‘ti duhet të shtrohesh në spital, të kurohesh mirë’ Mehmeti ka shkuar në spital dhe i ka thënë: ‘Do të të çoj në Vlorë së të kemi rregulluar një dhomë me të gjitha komoditetet dhe me një shoqërues, me roje kështu. Do që të dalësh në punë?’ – ‘jo as në Vlorë, as në punë’ – ‘po do të shkosh në llixha ?’ – ‘po,jo’ – ‘Po çfarë do’ i thotë. ‘ore a e di ç’ke ti” – i thotë Saliu – më hiq fare nga ajo punë se s’e bëj dot atë punë?’-I thotë Mehmet Shehu: ‘Ore ç’janë këto që thua, je në vete ti apo jo?’ Ai i thotë: ‘më ço atëherë në shtëpi’. Këtu Saliu ka dashur të njohë mirë, të përcaktojë pozitën e tij. Ishte i arrestuar, ishte i izoluar apo ishte i shtruar për sikletin që vuanin këta për Saliun. Del nga spitali në mënyrë të beftë, kërkon të shkojë në zyrë dhe u befasua që i kishin ndërruar çelësin. Kërkoi të takonte Mehmet Shehun por nuk mundi. Shkoi atë natë në shtëpi. Të gjithë prisnin të vriste veten. Po kjo nuk ndodhi. Atëherë u hodh në veprim plani i llixhave. Pse? Kam një deklarate nga Mark Dodani më firmë e thotë ‘ka marrë një radiogramë Asim Alikoja, që ishte komandant i njësitit special që kishin nxjerr atëherë, ‘ku ndodheni? -thotë Mehmet Shehu –‘ndodhemi në Librazhd ‘mere njësitin kalojë Elbasan llixha, më fal Elbasan-Belsh se po arratiset një i madh. Kjo ka qenë një natë më përpara.

- Gjithsesi këto kanë qenë hipoteza që i keni bërë ju?

- Janë hipoteza dhe të nxjerra nga arshivat që kam studiuar unë.
- Po, Saliu priti shoferin në mëngjes dhe mori drejtimin për në llixha?
- Kur erdhi e hipi në makinë, shoferi i tha se kaloi ai shoku i tij  Beqir Ndou –‘Me se ish?’- i thotë. ‘Me makinë –  i thotë ‘po pse s’më the më përpara?’ -‘Po tani erdhi’ – ‘mirë ndiqe” -i thotë ‘ta kapim’. Nuk e kapim dot se makina e tij ka shpejtësi me të madhe. Në të kishte qenë Beqir Ndou e këshilltari sovjetik Ivanov e një toger Myfit Mushi. Ne akuzën që i bëhet Beqir Ndout që i kam në dokumentet e marra nga arkivi, un kam konstatuar se janë dy akuza: a)Për arsye se Beqir Ndou ka lejuar të hyjë në repartet ushtarake të Elbasanit njerëz të tretë të veshur civil, në kundërshtim me rregulloren. Beqiri u përgjigjet ‘kam lejuar se ai me ka thënë se jam kolonel i ushtrisë e s’më ndalon dot njeri jam kolonel me grada’. Akuza e dytë ‘është lejuar një i tretë, Sali Ormeni me emër, po jo armik a qysh a tek a tradhtar, por është lejuar një i tretë të hyjë në repartet e Elbasanit e të dëgjojë sekretet ushtarake që bisedoheshin dhe gjendjen moralo-politike të ushtarëve. Çfarë thotë Beqir Ndou tashti?- Ndenjëm nja 20-30 min. Këshilltari thotë ndenjën 5 orë, shoferi thotë 5.30. Mund të priste një këshilltar sovjetik 5 orë të bisedonin dy kolonelë shqiptarë? Për mua është krejt absurde, megjithatë nja 20 min thotë Beqir Ndou, ikëm për në Elbasan në makinën time Saliu, unë dhe Ivanovi, mbrapa ishte makina me përkthyesin makina e Saliut. Kur erdhëm në Elbasan më tha ‘o Beqo mbaje, ndale makinën se do bisedoj me këta të pushtetit të me rregullojnë një dhomë për në llixha, se do shkoj ca ditë në llixha’. Ndalova, i nxjerr paqetën t’i jap një cigare se e pinte duhanin, një ndiz një shuaj. I thotë: ‘Beqo nuk e pi më duhanin e kam lenë se më bën shumë keq për shëndetin”. Beqir Ndou u thotë këtyre hetuesve ‘tërë jetën mendja më ka shkuar tek fakti që Saliu s’piu duhanin. Një njeri që vendos të vrasi veten mbas dy orësh, që e ka kryer sipas jush si është e mundur që të mos pijë duhan, ai duhet të pinte një ndez një shuaj. E vrau apo nuk e vrau - thotë Beqir Ndou-  atë e kanë vrare’.
- Zbriti nga makina e zv.ministrit, Beqir Ndou dhe mori makinën e tij.
- Janë dy versione, versioni i shoferit dhe versioni i Mehmet Shehut që thotë në plenum. Versioni i shoferit është më i sakti më shumë rezerva, ndërsa ai i Mehmetit nuk qëndron fare.

- Cili është versioni i shoferit?

- Versioni i shoferit është që ‘u nisëm për në llixha, mu zu benzina e makinës’. Ka shumë të thëna që makina e Saliut është parë në drejtim të llixhave.

- Ju keni kontaktuar shoferin, çfarë rrëfimi ju ka bërë shoferi që ka pasur në makinë Sali Ormenin?

- Shoferi më ka thënë – ‘u nisëm në drejtim të Paprrit, nga Paprri, lamë makinën poshtë e u ngjitëm në një kodër, atje Saliu filloi të dredhë një cigare, atë që s’pinte, filloi të dredhë cigaren kutinë me vete e të gjitha dhe më thotë ‘Ore kush të ka vënë ty të më ndjekësh mua. (duan ta nxjerrin gjysmak) ‘unë jam shoqëruesi yt’ un jam shoferi yt, i thotë ai’. “Ik thuaju – I thotë shoferit – që u arratis Sali Ormeni’. Kur tha kështu ika me vrap, shkova tek operativi i Peqinit dhe e lajmërova kështu-kështu. Operativi mer në telefon shefin e degës Petrit Hakanin në Elbasan dhe Petriti i thotë ‘bjerë këtu’. Ku vajte ‘më izoluan në një dhomë’. Sa ditë ndenjte ‘3 ditë’ – kush të erdhi i pari në dhomë’. Më erdhi ‘Vesel Ahmeti, zëvendësi i Saliut i Sigurimit, Çfarë të tha?’ -‘Kërkon të takohet e shoqja e Saliut, as mos e prit se do të të presin kokën bile’, ‘po ku vajte pastaj, mbas 3 ditësh?’, ‘më çuan shofer në Drejtorinë e Sigurimit të Shtetit’. Eshtë futur ndonjë i tretë nga mbrapa nga ferra në sediljen e mbrapme, o vetë shoferi e ka vrarë Salinë. Saliu është vrarë sepse të gjitha të dhënat e survejuesit janë ‘kur vajtëm atë natë që ishte vrarë Saliu më datën 2 – thotë ai – kemi vajtur në darkë. Me datën 2 thotë shoqëruesi i Mehmet Shehut, Sulejman Axhemi, Mehmet Shehu. Kadri Azbiu, unë – thotë – ai shoqëruesi i Saliut e shoferi etj., etj dhe kur kemi vajtur thotë survejuesi ‘gjithë jetën më ka munduar’.

- Çfarë i kishte bërë përshtypje këtij?

- Përshtypje këtij njeriu i kishte bërë sepse Mehmet Shehu kur i vajti i doli nga këmbët, i vetmi që i doli nga këmbët edhe e shikonte në fytyrë, e qëlloi me majën e këpucës në këpucë, në shollën e këpucës të të vrarit e i tha ‘Sali Ormeni, pse e vrave veten?’ I tha që ta dëgjonin të tjerët ‘pse vrave veten’ i tha. Merreni i kishte thënë dhe….

- Te nesërmen u mblodh pleniumi i jashtëzakonshëm…

- Për këtë plenium nuk ka ditur njeri fare. Atë e hapi vet Enver Hoxha, i cili tha ‘jemi mbledhur për një çështje që na ka ngjarë pardje dhe çështja është së Sali Ormeni ka vrarë veten. Fjalën do t’ia japim Mehmet Shehut, por unë dua të bëj një autokritikë para jush se kemi arrestuar Beqir Ndoun në datën 2 për arsye së është takuar me Sali Ormenin i fundit’. Në veprën në ribotimin e veprës së nëntë të Enver Hoxhës jo që është shuar fare ky plenum, por as është përmendur më kjo thënie. Pse s’është përmendur, pse është hequr ai plenium? Se kanë gënjyer, kanë dashur të mbyllin çështjen e Sali Ormenin, Sali Ormeni është vrarë, Sali Ormenin se kërkon më njeri. E kish kërkuar ai i vëllai, i kishin thënë ‘nuk ke besim te partia ti që kërkon varrin? ‘Vrasja e vetes – thotë Enver Hoxha në kongresin e dytë të shpallur që u bë një vit me vonë, se s’është ditur për këtë plenium që u bë Enver Hoxha shkruan gjysmë faqeje ‘kemi përjashtuar nga pleniumi i nëntë Sali Ormenin dhe Beqir Ndoun për arsye se kështu-kështu …në tentativë për arratisje vrau veten, pa dyshim ka qenë armik i popullit dhe  i partisë. Ata kishin variantin e vetëvrasjes që të mbyllej kjo çështje dhe të mbyllej siç u mbyll. Por ata kishin variantin e dytë, vrasjen në llixha dhe varianti i tretë për Sali Ormenin ishte varianti i burgut.
- Pyetja që vjen mbas plenumit, i cili u mor me figurën e Sali Ormenit dhe Beqir Ndout ishte një ngjarje tjetër arrestimi e shkarkimi i një sërë efektivash të policisë.
- Në datën 4 janë arrestuar 26 oficerë dhe nënoficerë të policisë.
- Cilët ishin këto njerëz dhe çfarë vendimesh janë marrë për këta.
- Mustafa Mujo, Nikolla Kule, Ferit Pilkati dënuar me pushkatim, por jua kthyen të gjithëve me vdekje.

- Këta kanë qenë funksionarë jo operative, jo punëtorë të thjeshtë policie?

- Drejtues policie, duhej tronditur policia mirë që të merrte Kadriu supremacite, këta tregojnë këta që janë arrestuar. Me datën 4 jemi arrestuar dhe në krye të listës është një emër i shuar me bojë të zezë, por i shuar që nuk shquhet. Unë thotë ai mendoj që ka qenë drejtori ynë që në qoftë se nuk do të asgjësohej nga një variant tjetër të futej këtu, por ishte e vështirë të futje në atë kategori Sali Ormenin. Akuza e këtyre është për shkeljen e moralit të ushtarakut.

- Për ta mbyllur këtë, cila ka qenë arsyeja që pushteti në atë kohë e mënjanoi Sali Ormenin?

Duhej patjetër që Kadri Hazbiu të dilte në skenën e kupolës për drejtimin e sigurimit të shtetit. Kishte vënë re që sigurimi kishte shenja jo të vijës që e përfytyronte ai e që duhet të kishte shteti ynë i ri dhe partia. Se incidenti i ambasadës sovjetike është bërë me dy qëllime; të spastrohet Tirana kryesisht nga disa kuadro civile dhe punonjës që s’kishin shumë siguri në rast të ndonjë revolte se gjendja ishte e keqe. Arsyeja e dytë e incidentit duhej pastruar policia. Pse duhej spastruar policia për t’i thënë sovjetikëve ‘ja se ç’bëmë ne kur u tentua të prishej miqësia juaj’, ti thoshin Stalinit se sigurimi ynë është në këmbë prandaj mos kini frikë.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora