E shtune, 27.04.2024, 04:26 AM (GMT+1)

Mendime

Adnan Abrashi: Një elegji për lirinë...!

E marte, 24.03.2009, 09:38 PM


NJË ELEGJI PËR LIRINË...!

Nga Adnan Abrashi

Të gjithë ne jemi të lindur të jetojmë të lirë. Për këtë nuk ka dyshim.
Por, se sa është kjo shoqëri e gatshme që të na ofroj kushte optimale për përmbushjen e kësaj kërkese tonë të natyrshme instiktive, është diçka krejtësisht tjetër? 
A ekziston në të vërtetë liria te ne? Kuptohet, liria në plotë kuptimin e fjalës? 
Natyrisht se jo, sepse ajo është vetëm një ndjenjë për të cilën disa luftojë deri në vetëflijim kurse shumica të tjerë ikin prej saj.
Edhe pse tek liria e vërtetë, askush nuk duhet të vendosi për fatin e dikujt tjetër, këtu gjithmonë vendosin të tjerët për ne. Që nga lindja, dhe sot e tërë ditën, neve të tjerët na mësojnë se çka është mirë e çka është keq;  këndej apo andaj duhet të shkojmë; si të sillemi me të tjerët;  ku dhe çka duhet ta ndryshojmë... Meqë të tjerët na mësojmë edhe çka është dashuria, mirësia, toleranca, mirëkuptimi....  në këto rrethana të krijuara, fitohet përshtypja thuajse edhe ndjenjat tona i takojnë të tjerëve.
Në këtë proces, sikurse na thonë civilizues, neve na është ndaluar të mendojmë. Nga ne fare nuk kërkohet të mendojmë, por vetëm të mësojmë. Të mësojmë, të mësojmë dhe të trajnohemi. Hajt, hajt, hajt  ...Kështu vazhdimisht e deri në automatizëm. Sepse, kur fillojmë të mendojmë me kokën tonë, atëherë bëhemi të lirë, e, ne, në të vërtetë, kurrsesi nuk guxojmë të bëhemi të lirë.
Pse është kështu?
Sepse, si të flijuar për disa qëllime “MË TË LARTA” , neve së pari duhet të na merret fuqia e mendimit të lirë, duka na ndarë kështu nga natyra e vërtetë që kemi. Me shkurtimin e krahëve të fuqisë sonë të lirë mendore dhe shpirtërore, vëmendja po  na fokusohet në disa gjërat të parëndësishme dhe sporadike.
Mbase, ne në këtë shoqëri ashtu si është, nuk mund të vendosim as për jetën tonë, e lere më për proceset tjera që zhvillohen në brendinë e saj. Andaj, edhe përshtypja sado e vogël se po bëjmë ndonjë ndryshim në këtë drejtim, mbetet vetëm përshtypje dhe asgjë tjetër.
Ohh... Zot! Nëse vazhdojmë kështu, në fund po na del se, faktikisht  asgjë nuk është e jona. Mbase, as shtëpia ku jetojmë dhe as automjeti me të cilin qarkullojmë. Sepse, edhe këto i kemi si hipotekë në ndonjë bankë kreditore?!
Si duket, përveç shpirtit, asgjë nuk po del e jona...dhe, aman mos të më thotë dikush se edhe ky konstatim është i dyshimtë?!  Dhe, ja! Si për inat, ai dikush na doli dhe tha: Para dy viteve, në një ditë shkurti, a nuk u vranë në pikë të ditës dy të rijnë, dhe, a nuk u plagosën mu atë ditë dhjeta të terë, vetëm e vetëm pse kërkuan ta përjetojnë atë ndjenjë të ashtuquajtur liri? Sikur me këtë tragjedi u dëshmua edhe në flagrancë ai postulat që e thamë në fillim: “liria është vetëm një ndjenjë për të cilën disa luftojë deri në vetëflijim, kurse shumica tjetër ik prej saj”.
Po, po! Qëllimisht ikin prej saj, dhe në këtë ike e gjejnë qetësinë e vet. Për këtë botë të izoluar e cila në dukje ju shpaloset sikurse e tyre, këta mendojnë se e vetmja gjë që këtë rast mund të bënë, është veçse të aktrojnë se gjoja janë të “lumtur”.
Mbase...kështu edhe po ndoll me shumicën prej nesh?!
Hmm...!  Ndoshta si një digresion, mu këtu gjendet përgjigje se pse në teatrot tona nuk kemi aq publik? A thua, mu pse vetë shoqëria jonë është një kulisë e madhe aktrimi, ku praktikisht të gjithë jemi aktorë që luajmë përsosur në dramën e Samuel Beketit: “Duke pritur Godon”...?!
Mbase...ashtu edhe po lypset nga ne, dhe si duket për këtë qëllim po investohet mjaftë...!?



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora