E shtune, 27.04.2024, 01:25 PM (GMT+1)

Mendime

Shaban Peraj: Gjuha e përdorur në media

E merkure, 18.03.2009, 10:22 PM


Gjuha e përdorur në media

Si gazetat ashtu edhe televizionet duhet të ruhen jashtëzakonisht nga kultura dhe fjalët e huazuara që përdoren në politikën ditore e për të plotësuar dëshirat e personave të cilët do të duhej të kishin pikësynim vetëm orientimin e masës.

Shkruan: Shaban Peraj

Pra disa ditësh përfaqësuesit e partive politike shqiptare filluan prezantimin e tyre në media si fushatë elektorale për zgjedhje të parakohshme parlamentare në Mal të Zi. Ajo që shqetëson në këto momente është gjuha dhe fjalori i përdorur prej tyre ku nuk të dëgjon veshi tjetër vec nëncmime, fyerje për kundërshtarët politik. Në shumë raste të njëjtit dëshmojnë se nuk kanë etikë e standarde për një bisedë të qytetëruar. Fjalët e thëna prej tyre pasqyrojnë shumë mirë atë  që mendohet për shqiptarët e këtueshëm , atë se ata janë këtu dhe se “puna e tyre” i bënë detyrimisht ata të votojnë “më të mirët” duke pasur parasysh se e gjithë kjo “e mirë” u ka ardhur shqiptarëve pikërisht përmes “meritës së tyre” në këto vite të demokracisë. Ndryshe mendimet negative që ata shprehin për kundërshtarët politik tregojnë edhe njëherë për kulturën e fjalorin e përdorur prej tyre, gjë që na obligon ne si shoqëri t’i pëballojmë këto ndasi. Cështja është se cili është roli i shoqërisë karshi atyre që nuk zgjedhin fjalë për kundërshtarët e tyre me cka tregojnë edukimin e tyre në faqet e gazetave e ekranet televizive.
Megjithatë, shoqëria jonë është shumë më e pasur, më e gjërë dhe shumë më e pastër sec mendojnë ata, ku tradita  e respekti për njëri-tjetrin nuk guxohet të nënvlerësohet, ndaj duket se disa nga këta kanë nevojë  për të shfajsuar vetvetën nga mëkatet që i kanë sjell shoqërisë sonë me cka fatkeqësisht dëshmojnë se me një politikë e fjalor fyes largohen nga baza dhe assesi të jenë në shërbim të saj. Kjo se si thonë dhe cfarë fjalësh përdorin tregon qartë se jo vetëm se kemi huazuar kulturë të të tjerëve por kemi huazuar edhe fjalë që bastardojnë fjalorin tonë me cka edhe ata vet nuk ju dinë domethënien, duke e përcjellë këtë dukuri edhe gazeta e mediat elektronike. Mënyra e shprehjes së tyre të bënë të kuptosh se të njëjtit si qëllim parësor kanë zgjedhur rrugën për të thithur sa më shumë vota gjë që në këto momente do të jetë shumë vështirë duke iu referuar veprimit dhe formës së tyre.
Sloganët dhe fjalët e tyre të thëna në ekranet televizive dëshmojnë se”patriotizmin” e kanë një farsë, ndërsa cështjen e lokalizmit e kanë bërë dukuri që vështirë të eliminohet. Pakujdesia ndaj këtij fenomeni vazhdon sa nga njëri aq nga tjetri dhe kjo i ka detyruar ata që në listat e tyre zgjedhore të vërehet një nepotizëm shoqëror, apo unë për ty e ti për mua të votojmë njëri-tjetrin, ani se anjëri nga këta nuk na ka paraqitur ndonjë projekt konkret se si duhet të rregullohet pozita e shqiptarëve të këtueshëm në duart e tyre. Ky lokalizëm i tepruar e i nisur pikërisht prej tyre e ka shpërfillur ndërgjegjën e tyre, gjë që e bënë të pamundur mirëkuptimin ndërmjet njëri-tjetrit. Sido që të jenë arsyetimet e tyre, ata tani janë të vonuar, veprimet e tyre janë të kota, por kjo është rruga që kanë zgjedhur duke i lënë në mëshirën e zotit ata “fukara” që janë të ndershëm në punët dhe veprimet e tyre pa pasur motivim për të qenë pjesë e kësaj sallamadie të ushqyer nga përfaqësuesit e popullit. Të njëjtit dëshmojnë se janë të prirur për veprime të tilla, gjë që u është bërë shprehi për të lënduar atë tjetrin e pa pasur kujdes për te. Kritikat që bëjnë, kundërshtimet për cdo gjë që nuk është e tyre janë një shembje e shoqërisë dhe pas shembjes s’mbetet gjë tjetër vetëm gërma duke ua lënë këtë dukuri barrë gjeneratave të ardhshme, ndaj nuk është e kotë thënia, “filani laget në mot të thatë! iu bëfsha kurban atij! c’tu bësh atyre që s’lagen as nën shi”!
Vet mënyra e paraqitjes së tyre në gazeta apo media elektronike detyrimisht i obligon ata që cdo fjalë të ketë vlerë, që mendimet ndryshe e që nuk përputhen me idetë e tyre të mos kundërshtohen menjëherë, por të planifikohet se c’duhet bërë për tejkalimin e situatës. Askush nuk ka të drejtë të paraqitet liberal ndaj mendimeve të ndryshme që përcajnë kombin, duke e ndarë në kampe, me cka duhet të mbahen larg syve se mund të sjellin edhe dëm. Politikën në nivel nuk duhet kërkuar as në flokët e bardhë, as në postet e fituara me hipokrizi me shtytjen e një sërë strukturash të dyshimta, por duhet kërkuar midis votuesve shqiptarë, midis atyre që kanë besim për shumë cështje, qoftë në respektimin e ligjeve, për një qytet e hapësirë pa mbeturina, për një sistem arsimor të rregulluar, për cështje sociale, për njerëz që u përkasin ndnjejave të qytetarëve e halleve të tyre. Ata që janë të aftë ta njohin dhe vlerësojnë realitetin me gjërat që japin dhe përfitojnë do të hapin rrugë për të zotëruar të nesërmen me sukses sepse e sotmja është identikja e së djeshmës dhe këtë duhet ndryshuar.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora