E premte, 26.04.2024, 03:45 AM (GMT+1)

Mendime

Isa Mulaj: E vetmja gjë e domosdoshme për fitoren e së keqes, është që njerëzit e mirë të rrinë duarkryq

E shtune, 21.03.2009, 07:18 PM


"E vetmja gjë e domosdoshme për fitoren e së keqes, është që njerëzit e mirë të rrinë duarkryq”
Edmund Burke
 
Nga Isa Mulaj

Bardh i nderuar,
Nuk e kisha ndërmend të devlavoj (d.m.th. zhvlerësoj) as ndonjë refleksion (pasqyrim, mendim) tuajin, e as të kujtdo qoftë në këtë Forum. Zemërimi juaj i skajshëm dhe i paarsyeshëm shprehet kështu: “Përse shkrimet e tilla e devalvojnë këtë forum, i cili vazhdon të ketë një reputacion të mirë, duke ruajtur një fushë debati shumë të nevojshme për shoqërinë tonë sa të mbyllur po aq edhe të hapur keq!? Është e palejueshme që të tërhiqet një analogji e tillë ndërmjet rastit Pango dhe të Jetës në Kosovë”.
Ty po të duket devalvim i Forumit, e pse jo edhe i tërë njerëzimit (gjithnjë sipas teje), nëse debatet nuk i shkojnë për shtati vetëm shijeve tua. Nëse ti mendon se fusha e debatit është “shumë e nevojshme për shoqërinë tonë”, atëherë nuk keni kurrfarë të drejte t’ia ndaloni mendimet dikujt që sjell fakte të cilat janë konkrete dhe shihen me sy, për dallim nga demagogjitë tuaja të vet lavdëruara të cilat mundoheni t’ia impononi të tjerëve. Kjo dukuri ka qenë karakteristike në regjimet totalitare dhe deri diku është prezente edhe sot.
Unë e tërhoqa paralelen ndërmjet moralit gazetaresk në Shqipëri për rastin Pango vetëm për krahasime Kosovë. Nuk më interesoj shumë rasti Pango, por qëllimi ishte të tregohej se, derisa në Shqipëri një rast trajtohet sa duhet në media (pa marrë parasysh vërejtje për dhe kundër) është shenjë se atje po bëhet një transicion në drejtim kah zhvillimi i medieve. Mediet e Kosovës në këtë drejtim janë shumë larg, për të mos thënë askund. Prandaj, (pa)krahasimi ishte, është dhe do të jetë më së i nevojshëm. E përmenda me qëllim RTK-në sepse ai është një medium që varet nga mjetet që i paguaj unë, Bardhi dhe shumica e qytetarëve të Kosovës.   
Tani do t’i kthehem me përgjigje pak më detaje vërejtje të Bardhit.
Unë dyshoj se emisioni Fiks Fare nuk mund të jetë më i politizuar se emisioni Jeta në Kosovë dhe gazeta ku Bardhi është gazetar – gazeta Express.
Fakte:
Jeta Xharra në debatet e saj për çështje politike dhe tema që ndërlidhen me to, më së shpeshti ka ftuar këta persona:
-         Berat Buzhalën, kryeredaktor i gazetës Express;
-         Baton Haxhiun, ish-drejtor i gazetës Express, tani kontribuues i rregullt i kësaj gazete me shkrime (dhe demagogji);
-         Halil Matoshin, gazetar i gazetës Express, tani ka marrë drejtimin e një emision të veçantë në RTK për dosjet e komunizmit (po çka din ky për komunizmin?);
-         Shkëlzen Maliqin, gazetar i Express-it;
-         Në një emision kam vërejtur edhe Valon Sylën, po ashtu gazetar në Express;
-         Ish-gazetari i Express-it Arif Muharremi tani punon në emisionin e Jeta Xharrës;
-         Të tjerët nga Express në emisionet e Jeta Xharrës nuk po më kujtohen për momentin;
-         Bardh Frangu ka “çdo të drejtë” ta mbroj Jeta Xharrën dhe RTK-në, pavarësisht nëse at bëjnë edhe krime, për dy arsye: 1) Bardhi shpreson të bëhet pjesë e debateve klanore të Jeta Xharrës ku do ta promovonte edhe më tepër gazetën 100% qeveritare Express; dhe 2) Nëse ka ambicie më të mëdha, Bardhi mund të llogarisë në udhëheqjen e ndonjë emisioni të veçantë në RTK sikur Halil Matoshi.  
-         Përpos gazetarëve të Express-it, Jeta Xharra fton në debate përfaqësues të OJQ-ve që në analizat e tyre shpiknin fashizmin shqiptar në Mitrovicën Jugore dhe Veriore dhe që i quanin banditët dhe kriminelët serbë të moderuar që u kanoset rreziku nga nacionalizmi dhe fashizmi shqiptar. Për çudi, ai përfaqësues është i Mitrovicës sikur Jeta Xharra. 
Express është gazeta 100% e qeverisë që prodhon propagandë qeveritare. Kontribuuesi më i shpeshtë dhe propaganduesi qeveritar më i keq në gazetën Express është këshilltari i kryeministri Thaçi, Blerim Latifi ose komentatori në Expressit para se të shkoj në qeveri, por edhe sot pasi gjendet në qeveri.
Jeta Xharrës nuk i frikësohet asnjë politikan. Mos më detyroni ta nxjerri emrin e një gazetare të njohur që ka punuar për një medium të madh në Kosovë dhe tani punon për emisionin Jeta në Kosovë kur më ka informuar për “frikën e politikanëve” nga gazetarët. “Shkruaj çka të duash, thuaj çka të duash për mua, mos u lodh dhe mos humb shumë kohë duke hulumtuar, futja si të duash, nuk më ha palla ama hiq”, më thoshte gazetarja për fjalët e një ministri (tash nuk e tregoj emrin e tij) i cili dukej më i moderuar se disa të tjerë.
Politikanët nuk frikohen nga gazetarët dhe mediumet që i kanë nën kontroll. Jeta Xharra ka instaluar vetëm një gazetari banale dhe me efekte degjeneruese për shoqërinë. Asgjë më shumë. Po e citoj edhe një herë Bardhin:
“Më në fund Jeta ka arritur të jetë gazetarja nga e cila të frikësohen edhe politikanët më me ndikim në Kosovë”.
Bardhi nuk ka cekur ndonjë emër. Atëherë po e cekim ne. Kryeministrin Hashim Thaçi, politikani (megjithatë nuk ka asgjë të përbashkët me politikë) më me ndikim në Kosovë dhe gazetën Express. Hashim Thaçi është zënë me pelë përdore në shtëpi publike në Shkup. Ai video xhirim ka bërë bum nëpër mediet e Maqedonisë dhe në Youtube, është shpërndarë edhe tek shqiptarët si virus bombastik. Tërë bota e di këtë. Janë vetëm dy mediume në Kosovë të cilat ky fakt i ka irrituar deri në palcë dhe mundohet ta censurojnë. Këto mediume janë: 1) gazeta e Hashim Thaçit, Express; dhe 2) emisioni i Jeta Xharrës “Jeta në Kosovë”.
Shikoni edhe një herë të vërtetën që e di bota: http://www.youtube.com/watch?v=SR7aAl6-lbM
Po të ishte Jeta Xharra dikush që t’i frikohej ndonjë politikan, do të kishte hapur debat për këtë skandal, më së të domosdoshëm për llogaridhënie ndaj shtetit. Jeta Xharra është përkrahësja më e zjarrtë e këtyre dukurive. Paramendoni ju lutem se si do të reagonin mediet e shteteve tjera për një rast të ngjashëm! Ja rasti për krahasim:
Kryeministri i Norvegjisë shkon në mënyrë klandestine në Suedi në një restorant të dyshimtë. Është rregull standard për çdo shtet se kur kryeministri i një shteti tjetër viziton vendin e tyre, paraprakisht njoftohet qeveria e shtetit mikpritës, pa marrë parasysh qëllimin e vizitës së kryeministrit të shtetit fqinjë, qoftë ajo vizitë private por edhe vizita nëpër shtëpia publike. Si do të reagonin mediet në Norvegji nëse kryeministri norvegjez shkon si klandestin në shtëpi publike të Suedisë, dhe qeveria e Suedisë nuk i di gjë për një vizitë të tillë në një lokal të caktuar siç nuk di as qeveria e Maqedonisë për vizitat e Hashim Thaçit?
Jeta Xharrës me i ra edhe raketë Topol-M nuk guxon të hap debat për këtë skandal, për dy shkaqe: 1) raporti i saj me qeveri; 2) misioni i saj për t’u bërë një lloj Himleri i Auschwitz-it seksual në Kosovë. Ka plot të tjerë që mund të hapin debatin më se të domosdoshëm. E atyre u frikohen deri në palcë politikanët më me ndikim në Kosovë. Jeta Xharra është vetëm pengesa për debate të tilla. Ajo bile nuk e ka fjalorin e gjuhës për të qenë gazetare standarde. Fjalori i saj është nën çdo nivel gjuhësor dhe me tepër u përngjet debateve në kafene, e jo në televizion publik. Shikoni këtu fjalorin e Jeta Xharrës:
http://www.youtube.com/watch?v=NrMh8zWMyNE
Dhëndri i Kosovës mund të jetë, po e citoj Bardhin “një personazh shumë i dashur dhe i respektueshëm”, për ata që janë padera ose mendojnë të bëhen të tillë. Nuk e di çfarë humori është nëse ju dilni në TV publik me trangull të veshur me kondom dhe me të duke gjestikuluar në formë të penisit i turreni femrave kinse po bëjë humor? Nuk është ky humor. Ky është keqpërdorim i hapësirës në transmetimet e TV të vetëm publik në Kosovë.
Ne nuk ishte dashur të paguajmë TV shtetëror që më së shumti na transmeton t’i qifsha gjërat, ma merr në gojë, ma shti këtu, mandej t’i arsimojmë fëmijët se si bëhet seks oral, seks anal, double penetration, etj. Ka TV të ofrojnë këso shërbime edhe pa pagesë, por vetëm pas mesnate me ligje që e ndalojnë shikimin e tyre për moshat nën 18 vjeç.
Në këtë mision është edhe gazeta Express që me komentuesit e vet shpotiste dhe tallej me paturpësi ndaj të gjithë atyre që reagonin ndaj disa neneve të kushtetutës së Kosovës, sidomos ndaj atyre që i promovojnë dukuritë e cekura në paragrafin paraprak. E kam shkruar një reagim por gazeta nuk e botoj. Ja se ku gjendet ai reagim:  
http://arkivi.peshkupauje.com/keqkuptimi-i-shumefishte-i-kushtetutes-se-kosoves-nga-petriti/2008/05/25/
Citati i fundit i Bardhit: “Si i tillë [komenti im] nuk i kontribuon një debati të nevojshëm për shoqërinë tonë dhe veçmas për mediat tona. ky shkrim si i tillë nuk e nderon as forumin tonë”.
Pyetje për ty Bardh: 
Çka i kontribuon shoqërisë tonë? Mos demagogjitë tuaja dhe sharjet e komentuesve të Expressit kundër atyre që thonin se pederizmi nuk duhet t’iu imponohet njerëzve dhunshëm me kushtetutë?
Mos e nderon Forumin censura totale ndaj emisioneve të Jeta Xharrës dhe propagandës agresive e Expressit për shprehjet ma merr në gojë, pusi kurac, double penetration?
Ka edhe shumëçka tjetër por po ndalem këtu. Vetëm po shtoj se atë termin “varësi e frikshme” që e ka përdorur ambasadori slloven për Kosovën, kanë filluar edhe shtetet tjera ta thonë ndryshe. Angela Merkel, kancelare e Gjermanisë:
“Kurrfarë faktori ndërkombëtar nuk mund të nxisë forcat e vendit; njerëzit e Kosovës këtë duhet ta bëjnë vetë.”  Burimi i informacionit: http://www.albaniapress.com/lajme/8338/VARESI-E-FRIKSHME.html  
E ata njerëz janë: Isa, Bardhi, Jeta Xharra. Fatkeqësisht Bardhi dhe Jeta Xharra nuk po lejojnë.
Do ta kesh raportin pak më detaj me fakte për misionin e Jeta Xharrës. Deri atëherë, të lutem mos dil nga tema bosht – morali gazetaresk në Kosovë, sidomos Jeta Xharrës. Do ta kuptosh se misioni i saj për themelimin e një Auschwitzi seksual për tërë botën në Kosovë bëhet me qëllim të fshehjes së mbi 20 000 femrave të dhunuara dhe masakruara në luftën e Kosovës gjatë vitit 1999. Jeta Xharra në vend të debateve për këto krimeve, fton botën për krime seksuale shtesë. Ja ku e ke një evidencë për ato krime: http://www.vajzat.com/. Është vetëm një pjesë e krimeve. Nëse nuk e hap këtë faqe, po citoj vetëm pak nga libri se çfarë krimesh kanë ato, pasojat e të cilave janë edhe sot: “
“Ne gjatë punës në teren kemi identifikur 2019 femra të cilat janë dhunuar, të cilat tash për tash përveq se 124 prej tyre që kane plagë të dukshme në trup ( kanë gjinjë të prer, gishtrinj të këputur, 9 me nga një sy të nxjerrur dhe 16 në fytyrë me plage të hapura)..”
Po t’i frikoheshin politikanët më me ndikim Jeta Xharrës, atëherë do të inicionte një debat shkatërrues edhe për ftesën që qeveria është duke ia bërë tërë njerëzimit të vijë në Kosovë për të bërë krime. Këtyre ditëve Kuvendi i Kosovës miratoj ligjin për punësimin e shtetasve të huaj, ndërsa ligji për punësimin e popullsisë vendore ende nuk është miratuar. Një gaztë të madhe e vërejtja të ketë dalë në ballinë me foton e një ministri duke u zgërdhirë tek po i jepte letërnjoftimin një shtetasi kinez, a dreqi e marrtë vesh se çfarë kombi ishte. Me mijëra të tillë (më së shumti nga Turqia, Kina – që nuk na njeh si shtet hatri i serbisë) ishin pajisur me letërnjoftime dhe janë në proces për t’u pajisur me leje pune. Çfarë pune? Mos është Kosova farë superfuqie ekonomike për t’u gjetur punë shtetasve nga shteti me numrin më të madh të popullsisë në botë dhe me ekonominë e dytë në botë për kah madhësia pas SHBA-ve? Jo, Kosova është vend i vogël ku gjysma e popullsisë janë në kufijtë e ekzistencës biologjike. Çfarë paradoksi. Nuk janë të rralla rastet kur qytetarët e Kosovës gjatë pajisjes me dokumente identifikimi janë përballur me arrogancë të paparë të zyrtarëve në institucionet e Kosovës. Derisa arroganca e tyre ndaj qytetarëve të vet shkon deri në atë masë sa t’ua përplasin dokumente turinjve, në anën tjetër dalin në ballinë të gazetës duke u zgërdhirë klandestin të huaj që i pajisin rreptësisht me dokumente të Kosovës.     
Ku janë mediet e Kosovës? Kosova s’ka medie as gazetarë. 
Isa
P.S.: Harrova t’iu tregoj se gazeta Express e ka idol televizionin privat të Serbisë B92, prej nga Jeta Xharra i merr emisionet që përmbajnë shprehjet jebem ti stvari (t’i çifsha gjërat), puši kurac (ma merr në gojë), etj.
"E vetmja gjë e domosdoshme për fitoren e së keqes, është që njerëzit e mirë të rrinë duarkryq” -- Edmund Burke



(Vota: 18 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora