E premte, 26.04.2024, 02:02 PM (GMT+1)

Editorial

I. Mulaj, K. Mani, M. Yvejsi: Sa janë në nivel të detyrës tri akademitë tona?

E shtune, 28.02.2009, 10:56 PM


Reagime

SA JANË NË NIVEL TË DETYRËS TRI AKADEMITË TONA?
 
Shkruajnë:
Isa Mulaj
Kadri Mani
Mexhid Yvejsi

 
Akademisë së Shkencave  të  Republikës së Shqipërisë.

Kryesisë së Akademisë
TIRANË

                                 
Në  emër  të  Kryesisë së  Akademisë Shqiptaro-Amerikane të  Shkencave  dhe të Arteve Nju-Jork dhe në  emrin tim personal, përshëndesim dhe  përgëzojmë  riorganizimin e Akademisë së Shkencave të Republikës së Shqipërisë dhe i urojmë sukses krijimit  të kryesisë së  saj  me kryetar  Prof. Dr.  Gudar Beqiraj, nënkryetar  Prof. Dr. Muzafer  Kerkuti  dhe  si  sekretar shkencor  Prof. Dr. Salvator Bushati.
   Dëshirojmë të shprehim konsideratën tonë të lartë në rritjen  dhe forcimin e  mëtejshëm të nivelit kultural-edukativ dhe shkencor të shkencës  së Republikës së Shqipërisë nën udhëheqien e akademisë dhe Tuajën, dhe në forcimin e bashkëpunimit midis dy akademive tona.
 
Me respekt dhe konsideratë
Sekretari shkencor
Dr. Shkencave Namik M.  Shehu

Kryetari i Akademisë.
Prof. Dr. Skënder Kodra

 Nju Jork, 08/02/2009

***

Të nderuar Prof. Dr. Skënder Kodra e Dr. Namik Shehu, Tungjatjeta!
Urimet janë të mira e të zakonshme, por vetëm kur nuk ngelin shprehje dëshirash?
Edhe në Akademinë e Shkencave dhe Arteve të Prishtinës është bërë një ndryshim: Kryetar ka qenë Akademik Rexhep Ismajli dhe erdhi Akademik Besim Bokshi, ama thuhet se nuk pritet ndonjë kthesë?
Nuk themi se tri Akademitë s’kanë pasur rezultatet e veta të konsiderueshme (të cilat as mund t’i dijmë saktësisht nga jashtë), por dihen disa mangësi të pafalshme:
-Akademitë nuk i janë përgjigjur Memorandumit (kolektiv) serb, por atij i është përgjigjur (individualisht) Prof. Dr. Hakif Bajrami:

MEMORANDUM
KLERIKALIZMI SERBOMADH SËRISH NË OFENZIVË
PËR GJENOCID TË MËTEJSHËM NË KOSOVË

(Reagim ndaj Memorandumit të KOS)

VELIKOSRPSKI KLEROFASHZAM PONOVO U OFANZIVI
ZA NOVI POKOLJ NA KOSOVU

(Reagovanje na Memorandum SPC)
Prishtinë, 2004, f. 210

Akademik Adriatik Kallulli në vitet '90 nuk po e dinte se paskësh pas një Memorandum të tillë!?!
Profesor Emil Lafe nuk po e njihte Dr. Sabit Ukën, autorin e: KOMPLET VEPRASH «DËBIMI», që do të thotë se ai me shokë nuk e njohin Toplicën, e Toplica ishte ca më e madhe se Kosova në kufijtë e sotëm, të cilën na e ka rrëmbyer Shteti Fashist Serb, e kur nuk i njeh mezhdat, nuk mund t'i kërkosh  arat e babait, apo jo?
I theksuam vetëm këto raste, për të parë «bashkëpunimin» Ndërakademik Prishtinë-Tiranë (gjysmë-ilegal) dhe pa efekte serioze e të shpejta-sheshazi.
Po bëhen tanimë tri dekada e gjysmë nga Kongresi i Drejtshkrimit të Gjuhës Shqipe 1972, e tri Akademitë heshtin si mumjet!?! Të gjithë ju e keni një diagnozë të përbashkët, që mund të përkufizohet me një fjalë të urtë: urt e butë e plot tigani!!!
Dhe po ju betohemi se nuk do të keni më afate dekadash as vitesh as muajsh: që të dilni nga shtrojerat-zgërbojat ku jeni strukur, t'i analizoni përparësitë dhe të metat tuaja, çfarë ishte Platforma e Tiranës tiranike për Kosovën, dhe a duhet që dikush të dënohet për fshehtësi apo për tradhti?- nuk do ta lëmë fajin  jetim, do t'ia gjejmë babain e nënën.
Tri Akademitë s'kanë Program (kolektiv) Kombëtar, sërish Prof. Dr. Hakif Bajrami ka Program (individual) Kombëtar, dhe a mendoni se do të kaloni pa dënim publik?
Ju të tri Akademitë, a e ndjeni peshën e turpit, që me gjithë këto fakte dhune, gjenocidi e terrori serbian, të jemi prapa propagandës gënjeshtare të rrenacakëve serbë të treshes  Tadiç-Koshtunica-Jeremiç!?!
Urgjentisht të organizohet Tryeza Ndërkombëtare: E KUJT ËSHTË KOSOVA?

Propozime:

OJQ- SHOQATA E RISIMTARËVE RACIONALIZATORË
PËR STANDARDIZIMIN E GHUHËS SHQIPE
“Dr. Dhimitri Pilika”
ME SELI NË PRISHTINË-SHKUP-TIRANË

-As me ekstremistët për „gjuhën gege“ as me kongresmenët
 e ‘72-ës, të cilët i konsiderojmë si ilaçet pa banderola!

Nga Kadri Mani

Këtu duhet të konstatojmë se krahas meritave të mëdha të autorit të këtij FJALORI FRAZEOLOGJIA E GJUHËS SHQIPE me 1166 faqe tekst, ku ka bërë një punë të madhe prej pionieri në këtë fushë të re të dijes, Jani Thomai ka edhe këto gabime:
a) ai ka bërë ndonjë përzierje frazeologjike që nuk bën të hyjnë në një thes; në f. 262, ka këtë tekst:
(Shkoi) për dhjamë qeni (dikush a diçka) shkoi kot, për hiçgjë, nuk i vlejti askujt, nuk hyri në punë; (shkoi) si qeni në vresht (në rrush); (shkoi, humbi) si sëpata pa bisht; (shkoi) lyrë leshi; (shkoi) dushk për gogla;  (shkoi) gur në ujë (në lumë); shkoi kurban.
E pra, frazeologjitë e sipërme s’kanë asnjë lidhje midis vete! Qeni në rrush shkon kot dhe e ha plumbin në vend të dhelprës dëmtare; dushk për gogla është mashtrim për mashtrim (pa plumb!) dhe kemi kurban të meleqeve e kurban të dreqërve, për cilët kurbanë e ka fjalën Jani Thomai!?
 
b) ai ka bërë përçarje ideologjike midis partizanëve “lule” dhe ballistëve “ferra”; në f. 284, ka këtë tekst:
(Është) ferrë ndër lule (dikush) është njeri i keq, që prish e dëmton, që nuk durohet në një mjedis të mirë.
- Edhe im atë, për fat të keq,  ban pjesë në këtë turmë të verbërish, që formojnë ballin pengues në zhvillimin e përparimin e shoqërisë sonë.
Këta janë ferra ndër lule. (Let. Art.)
E pra, mos ishte situata e anasjelltë: nacionalizmi ishte properëndimor-kombëtar, kurse socializmi ishte prolindor-antikombëtar!?! Një Shqipëri edhe sot e kësaj dite bëjnë-zbor!!!! Sepse serbët e rusët i kanë shokë armësh!!
c) ai nuk është konsekuent në standard as në risimtari; në f. 308, pasusi i tretë, ka këtë fjalë:
- pathos! Paçka se edhe te FSHS-(separatist), ku edhe vetë është përpilues i Botimit të dytë 2002: “Ripunuar e plotësuar” nga prof. dr. Jani Thomai, kand. shk. Miço Samara, prof. dr. Josif Kole, prof. as. dr. Pavli Haxhillazi, prof. as. dr. Hajri Shehu,  prof. as. dr. Thanas Feka, e Kornelja Sima.
Po këtë këngë antigjuhësore dhe antikombëtare ata apo sivëllezërit e tyre ideologjikë e këndojnë me të çjerrë edhe te sintaksa e tyre separatiste:

AKADEMIA E SHKENCAVE E
REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË

INSTITUTI I GJUHËS DHE I LETËSRSISË

Mehmet Çeliku, Mahir Domi, Spiro Floqi, Seit Mancaku, Remzi Përnaska, Stefan Prifti, Menella Totoni

GRAMATIKA E GHUHËS SHQIPE

Vëllimi II

SINTAKSA

Redaktor i vëllimit
Prof. Mahir Domi

Tiranë, 1992 si dhe në ribotim të vitit 2002, f. 82 kanë këtë tekst:
“Ballistët, të tmerruar nga sulmi i furishëm i partizanëve, u dorëzuan. E qartë: ballistët shqiptarë iu dorëzuan partizanëve shqiptarë  dhe partizanët shqiptarë ranë pre e partizanë-çetnikëve serbë!!

KONKLUZION

Meqë gjuha zhvillohet në gjirin e shoqërisë e shoqëria kalon nëpër sisteme të ndryshme, sistemet e planifikojë mbarë a mbrapsht dhe e vulosin fatin e gjuhës me vulën e hairit a të sherrit.

“SERKLI” LINGUISTI I PRAGËS

Shoqëria veprimtarinë e vet jashtëzakonisht të frytshme e zhvilloi gjithsej nja dhjetë vjet (deri në okupimin e Çekosllovakisë nga Gjermania). Me vdekjen e Trubeckoit dhe me largimin e Jakobsonit nga Çekosllovakia “pragasit” humbën udhëheqësinë e tyre eminente. Për më se një dekadë vrulli i shkëlqyeshëm i Pragës linguistike qe ndaluar, aq më tepër se as rrethanat në kohën e okupimit të Hitlerit, as edhe ato në kohën e marrizmit dhe intervenimit të Stalinit në linguistikë, nuk kanë ofruar as gjysmën e kushteve. 
Ngjashëm me hitlerizmin e me stalinizmin, enverizmi e vulosi fatin e gjuhës shqipe njëanshëm dhe ngelën pasoja e pengesa shumëvjeçare, të cilave sot nuk iu dihet fundi?
PARTIKULARIZ/ËM, ~I m. libr. Prirje e krahinave të një shteti, zakonisht feudal, për t’u shkëputur nga qendra; përçarje krahinore. Fryma e partikularizmit. 
Pikërisht sikur me rastin e gjuhës tonë shqipe në udhëkryq!
“Natyra e ndryshimeve gjuhësore është e dyanshme: nga njëra anë, gjuha zhvillohet sipas ligjeve të saj të brendshme, në të cilat ekzistojnë mundësitë e ndryshimit në këtë apo në atë drejtim; nga ana tjetër nuk realizohen të gjitha ndryshimet e mundshme, sepse ato përcaktohen edhe nga faktorët shoqërorë.
Faktori që ka shpurë në shkallën e zhvillimit të sotëm strukturor të gjuhës sonë letrare kombëtare dhe në aktin që po ndërmarrim për vendosjen e rregullave të njësuara të drejtshkrimit, është rëndësia shoqërore, që merr gjuha letrare kombëtare e kësaj periudhe. Roli dhe rëndësia e saj shoqërore është zgjeruar shumë dhe afrohet gjithnjë e më tepër me gjuhën e përgjithshme popullore. Sa më i thellë të jetë procesi i zhvillimit shoqëror, aq më efektiv dhe më i madh bëhet roli dhe rëndësia shoqërore. Socializmi ka rritur në shkallë të paparaparë këtë rëndësi dhe kërkon si domosdoshmëri objektive normalizimin, njësimin e mjetit të komunikimit. Pra faktorët funksionalë (të jashtëm) dhe strukturorë (të brendshëm), ngjishen, pleksen në mënyrë të ndërlikuar në procesin e formimit dhe zhvillimit të gjuhës letrare kombëtare.
 Dhe kështu na kaluan 33 vjet përçarje e grindje, fyerje e sharje nga më banalet: për të cilat barabar janë fajtorë ekstremistët  me kërkesën e tyre për kthim para tok me nxitësit e tyre nga prapaskena, si dhe kompetentët e (mos)organizimi edhe të një kongresi të drejtshkrimit të gjuhës shqipe, i cili nga kjo perspektivë do ta hiqte njëanshmërinë partiake partikulariste dhe do t’iu jepte fund tollovive dhe anomalive.
Këshilli ndërakademik s’ka punuar efektshtshëm dhe do të vazhdojë po me atë dinamikë, për shkak të krahut separatist jugor dhe për shkak të krahut të moderatorëve pacifistë verior: ata as kanë zëdhënës për informimin e opinionit, gjë që po vijon të shkaktojë tollovi pas tollovie!
Do t’i thërrasim me emër-apel injoruesit-injorantë të cilët e anashkalojnë gjuhëtarin më të madh aktual, Dr. Nuhi Veselajn, e mohojnë, e shpërfillin apo edhe e përbuzin, të gjithë ata që mendojnë se e rizbuluan Amerikën, duke përfunduar arbitrarisht se kinse, sipas indoevropianishtes, po shuheshka edhe gjinia asnjënëse në gjuhën shqipe; anasjelltas, Dr. Nuhi Veselaj ka gjetur mbi 200 forma të lulëzimit të asnjënësit në gjuhën shqipe! Dhe edhe pas botimit të 4 (katër) veprave për paskajoren shqipe, si dhe veprën e pestë në dorëshkrim, anarkistët vijojnë me kokëforësi t’i ruajnë pozitat dhe “famën” e rrejshme!!
Për këtë shkak, për të dalë nga ky qorrsokak, propozojmë që të formohet një OJQ- SHOQATA E RISIMTARËVE RACIONALIZATORË PËR STANDARDIZIMIN E GHUHËS SHQIPE “Dr. Dhimitri Pilika” ME SELI NË PRISHTINË-SHKUP-
TIRANË.
Në këtë grup nismëtarësh po i propozojmë (pa konsultim paraprak): Nuhi Veselajn, Edmond Ramadanin, Sami Repishtin, Kadri Manin, Lekë Përvizin...

Apollon Baçe: Akademia si ka qenë, si është e si mendoj se duhet të jetë?
E premte, 19-12-2008, 11:38pm (GMT)

Ekskluzive:

AKADEMIA SI KA QENË, SI ËSHTË
E SI MENDOJ SE DUHET TË JETË?

Nga Akademik Apollon Baçe

Ripërsëris se këto mangësi nuk i theksoj për të gjetur kush e theu gotën, por për të shmangur thyerjen e gotës së re.
Apollon Baçe

Ta parafrazojmë zotin Apollon Baçe, vetëm duke e zëvendësuar emrin-Akademia, me emrin-Gjuha si ka qenë, si është e si mendoj se duhet të jetë?- shkurt: kërkohet barazimi (balancimi) i dialektit gegë me dialektin toskë, të parit i është bërë me hile (duke ia lënë- ngile!) dhe i dyti ka mbizotëruar aty ku duhet e ku nuk duhet; detyrimisht të futet paskajorja gege: me punue, me jetue, e këndue, dhe jo: për të punuar, për të jetuar, për të kënduar... për të-për të-për të!!!
Poshtë Këshilli (i përgjumur-ilegal) Ndërakademik!!

CILIT KOMB I PËRKASIN TRI AKADEMITË SHQIPTARE DHE KOMBI KOSOVAR?

Nga Isa Mulaj

Në shtetin e pavarur të Republikës së Kosovës është hedhur teza e ndërtimit të të ashtuquajturit “komb kosovar”, i cili thuhet se do të përbëhet nga shoqëria multi-etnike. Përkrahësit e këtij kombi fantazmë, qofshin edhe shqipfolës, i janë përveshur punës së propagandës. Nuk është ende e qartë se si do të dukej dhe fuksionojë ky farë “kombi kosovar”, por janë të qarta përpjekjet e tyre për shkombëtarizimin e mbi 90 përqind të popullsisë shumicë të Kosovës – shqiptarë. Ka qenë pikërisht terrori shtetëror dhe spastrimi entik nga ana e Serbisë kundër Kosovës që e nxiti NATO-n të intervenojë në Kosovë më 1999. Sikur Kosova të kishte strukturën e popullsisë me përbërje 50 përqind shqiptarë, gjasat e NATO-s për të intervenuar do të ishin shumë më të kufizuara, në mos edhe jo ekzistente.
Ja tani që po na shpiket një komb i ri brenda kombit shqiptar – kombi kosovar.  T’i kujtojmë këtyre akademive të përgjumura se përpjekje të tilla për fuzionimin e kombeve në dëm të shqiptarëve janë bërë edhe gjatë kohës së ish-Jugosllavisë nën maskën e vëllazërim-bashkimit për ndërtimin e kombit jugosllav. Llogaritet se deri në shpërbërjen e ish-Jugosllavisë komuniste numbri i banorëve që identifikoheshin me kombin jugosllav kishte arritur mbi 400.000. Ndonëse rastet e deklarimit dhe identifikimit të ndonjë shqipfolësi si komb jugosllav ishin tepër të rralla, në fund doli se kombi jugosllav i shërbeu hegjemonisë serbe.  Vështirësitë e trnasformimit të shqiptarëve në komb jugosllav në përpjesëtim të krahasueshëm me kombet tjera sllave, ishin pikërisht të lidhura me diferencën e gjuhës shqipe.
Mirëpo, historia disi po na përseritet edhe sot në forma tjera, por me synimin që të prodhojë rezultatet (pasojat) e ngjashme, në mos edhe të njëjta, sikur me projektin e kombit jugosllav. Ju Akademi të nderuara me siguri jeni në dijeni për Planin e Ahtisaar-it i cili u lejon pakicës serbe në shtetin e pavarur të Kosovës shtetësi të dyfishtë, nga e cila ata me arsye zgjedhin shtetësinë e Serbisë, ani pse janë banorë të shtetit të Kosovës. Ende me Planin e Ahtisaar-it, shqiptarëve të Kosovës u ndalohet të kenë nënshtetësi tjera pos asaj të Kosovës dhe Serbisë. Kjo do të thotë se qëllimi i parë dhe i fundit i projektit për “kombin kosovar” është distancimi i shqiptarëve të Kosovës nga kombi natyral shqiptar dhe shkrirja graduale e tyre në një farë “kombi kosovar” me koncesione të shumta ndaj Serbisë. Njësoj siç ishte rasti me projektin e “kombit jugosllav”, edhe projekti i “kombit kosovar” synon t’i shërbejë interesave strategjike të hegjemonisë serbe në dëm të kombit shqiptar.
Shteti i pavarur i Kosovës mbi 90 përqind të popullsisë shqiptare nuk e ka një gjuhë shtetërore, siç e ka pothuajse çdo shtet tjetër në botë. Me Planin e Ahtisaar-it dhe ligjet në fuqi në Kosovë gjuha shqipe është vetëm gjuhë zyrtare njësoj sikurse gjuha angleze dhe serbe.  Secili institucion i Republikës së Kosovës i ka emërtimet dhe shkurtesat në tri gjuhë. Shumica e dokumenteve zyrtare të shtetit duhet të përgatiten në tri gjuhë. Mungon statusi ligjor i gjuhës kryesore të shtetit, që do të ishte gjuha shqipe. Sa ia vlen në arenën ndërkombëtare t’iu thuhet investitorëve dhe bizneseve se Kosova ka tri gjuhë zyrtare, ata të mësojnë njërën prej tyre (anglisht ose serbisht), ndërsa kur vijnë hasin mbi 90 përqind të popullsisë që flasin dhe komunikojnë shqip dhe shumica prej tyre nuk dijnë anglisht dhe/ose serbisht që e kanë statusin ligjor të barabartë me shqipen?
Në përmbyllje të kësaj teme dhe duke u marrë parasysh dukurinë e shpikjes së kombit kosovar, tri gjuhë zyrtare e asnjë shtetërore, dhe propagandën e përditshme për shtetin shumetnik, deshëm t’iu përkujtojmë se: Sllovenia si shtet i pavarur dhe anëtar i Bashkësisë Evropiane (BE) e ka gjuhë të shtetit gjuhën sllovene, ka strukturë të popullsisë më të diversifikuar se Kosova (83 përqind sllovenë në Slloveni; mbi 90 përqind shqiptarë në Kosovë), por atje nuk propagandohet vazhdimisht për shtetin shumetnik sikur me rastin e Kosovës. Përveç kësaj, moto e BE-së është “të bashkuar në dallueshmëri”, që do të thotë se kushti themelor për t’u integruar në BE është ruajtja e dallueshmërisë, që në rastin konkret nënkupton ruajtja e kombit shqiptar në Kosovë, e jo shpikjet e kombeve imagjinare që nuk ekzistojnë. 
Poshtë propaganda dhe shpifjet për kombin kosovar me të pavërtetat që i bart!

Propozimi për këtë problem është i njëjtë ose hyn në kuadër të asaj që u propozua më lartë ku u paraqit Reagimi ndaj Memorandumit të KOS-it:

Urgjentisht të organizohet Tryeza Ndërkombëtare: E KUJT ËSHTË KOSOVA?

SI BËHET “SHFAROSJA” E NJË PJESE TË MËRGATËS SHQIPTARE NË HULUMTIMET SHKENCORE?

DHE POLITIK MIGRACIONIT

Përgatitur për Forumi 2015 nga Instituti Riinvest, dhjetor 2007, Prishtinë
Autorë: Muhamet MustMrikKotorri, Petrit Gashi, Ardiana Gashi, Venera Demukaj
Ekipi i anketimit dhe diskutimeve në grupe të fokusuara: Ymer Havolli, Afërdita Berisha, Saxhide Mustafa, Durim Hoxha, Valza Kika, Arian Shala
Konsulentë: Richard Beilock, Muhamet Sadiku, Ken Jackson, Rifat Blaku

Në faqen 7 të raportit thuhet: “Rezultatet e anketave tregojnë se afërsisht 17% e kosovarëve jetojnë jashtë shtetit. Duke supozuar se popullata e përgjithshme (rezident dhe nga mërgata) është 2.5 milionë, atëherë vlerësohet se madhësia e mërgaatës është afërsisht 315.000 shqiptarë të Kosovës dhe 100,000 serbë dhe kombësi të tjera të Kosovës. Rreth 30% e familjeve kosovare kanë një apo më shumë anëtarë të familjes që
jeton jashtë vendit. Shumica e emigrantëve jetojnë në Gjermani 39%, në Zvicër
23%, në Itali dhe në Austri 6-7%, në Sicili, në Britaninë e Madhe dhe në Suedi 4-5%; në
SHBA 3.5% dhe në Francë, në Kanada dhe në Kroaci nga 2% në secilin vend.”
Sipas përllogaritjeve të çudtishme të bëra nga ekspertët e Riinvestit, me të cilat u pajtuan edhe disa profesorë universitarë të vendit dhe të huaj, nga gjithsejt 415.000 emigrantë nga Kosova në botën në shtetet e huaja, diku mbi 25% janë serbë dhe afër 75% shqiptarë. Pjesëmarrja e mërgatës së Zvicrës thuhet se është mbi 23%. Pra, sipas këtyre të dhënave, në Zvicër jetojnë diku rreth 72.450 shqiptarë nga Kosova (?). Në mungesë të shifrave zyrtare, po përmendim të dhënat e gazetës prestigjioze zvicerrane L'Hebdo, nr. 37, shtator 2004, e cila nuk citon burimet e veta, por thotë se janë rreth 370.000 imigrantë nga viset e ish-Jugosllavisë, kurse nga ata rreth 200.000 janë shqiptarë. Sipas kësaj analogjie numri i mërgatës shqiptare, vetëm nga Kosova, arrin në 900.000 veta, e jo 415.000. Numri i shqiptarëve për të cilin flet raporti i Riinvestit është gati tre herë më i vogël se sa numri të cilin e publikojnë shumica e mjeteve zvicerane të informimit, në raste të ndryshme. Rreth 200.000 shqiptarë në Zvicër, është kjo reklama e një gazete të cilën keni mundur dhe ende mund ta shihni në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).
Nuk është theksuar se çfarë qëllimi ka pasur Raporti. Por qëllimi, ndoshta i paqëllimtë, i pakësimit të numrit të shqiptarëve nepërmjet manipulimit me statistika, është bërë vazhdimisht edhe nga shovinizmi serb dhe UDB-ashët shqiptarë. Nuk duhet harruar se shërbimi ish-Jugosllav UDB ka qenë shumë aktiv në Zvicër kundër veprimtarisë së mërgatës shqiptare atje.  Mund të jetë edhe tani po aq aktive sa edhe në të kaluarën si BIA (Bezbednosno Informativna Agencija – Agjencia Informative e Inetligjencies) e Serbisë.
Plane për pakësimin e numrit të shqiptarëve dhe shfarosjen e tyre ka bërë edhe Serbia nepërmjet prograit politik të quajtur Naçertanija. Zhdukja në hulumtimin e Riinvestit të mbi 60% të shqiptarëve në Zvicër, është poaq shqetësuese sa edhe manipulimet e shovizimit serb, ose u shkojnë përshtati atij shovinizmi.

Poshtë hulumtimet tendencioze dhe të manipuluara – poshtë inteligjencia e korruptuar dhe antikombëtare!


NJË FJALOR ENCIKLOPEDIK - QË TË BËN NEVRIK...?

Nga Mexhid Yvejsi

(Një Fjalorit Enciklopedik, i cili të bën nevrik, sepse në vend që të ndriçon – ai të errëson, në vend se të udhëzon, ai të ngatërron, një fjalor i ri, por me paragjykime të vjetra, ku më shumë rëndësi i jepet komunizmit, mafisë, derrit, qenit apo hajvanit, se Islamit…!)

Fjalori Enciklopedik, hartuar e përgatitur nga Pasho Baku. Organizator është Selim Hoxha. Konsulentë janë:
Prof. Muzafer Xhaxhiu
Prof. Nasho Jorgaqi
Prof. Gazmend Shpuza
Prof. Arqile Bërxholi
Prof. Zyri Bajrami
Prof. Kristaq Kume
Prof. Ana Lalaj
Dr. Konstandin Kristo
Regjisor: Kristaq Dhamo
Dr. Bashkim Lushaj
Dr. Pasquale Busotti
Prof. Resmi Osmani
Për këshillat, sugjerimet dhe vërejtjet dashamirëse që kanë dhënë për hartimin dhe botimin e këtij Fjalori Enciklopedik falënderohen: Vedat Kokona, Prof. Emin Lafe, Dr. Aurel Plasari, Prof. Petraq Sotiri, Dr. Ahmet Osja, Prof. Wilheim Hansel (Austri), Giovanni Intrevado (Itali), Marian Ninov (Bullgari), Jorgji Doksani, Prof. Murat Xhulaj. Shtëpia botuese Bacchus, Tiranë,2002.
Ky Fjalor Enciklopedik ka gjithsejt 800 faqe, me 25 000 zëra nga të gjitha fushat e dijës dhe të jetës, me rreth 3000 foto dhe ilustrime. Aty shkruhet për personalitete, shtete, popuj, fakte, doktrina, terma, art, kulturë, shkencë, letërsi, gjeogarfi, histori, filozofi, kimi, fizikë, muzikë sport etj.
Hartuesi dhe botuesi në parathënie shkruajnë se kanë bindjen e shpresojnë se ky Fjalor Enciklopedik do të jetë libri i librave në shtëpitë, shkollat e mjediset tona, sepse është i vlefshëm për të rinjtë dhe të rriturit, për nxënësit dhe studentët, për mësuesit dhe pedagogët, për specialistët e fushave të ndryshme, si edhe për cilindo që kërkon të dijë më shumë dhe të rritë më tej nivelin e tij kulturor e shkencor.
Bindja e shpresa e hartuesit dhe botuesit është diçka tjetër, ndërsa e vërteta për të pavërtetat e Fjalorit është si vijon:
Ky Fjalor, Fjalor Enciklopedik, të bënë nevrik! Pse? Sepse, ky Fjalor i bënë vetë ata horë! Në vend se të ndriçon ky Fjalor të errëson, në vend se të udhëzon ai të ngatërron, ky Fjalor i ri është me paragjykime të vjetra.
Kur lexojmë një libër, thoshte Balzaku, ndjenja e së vërtetës na thotë: “Kjo është gënjeshtër!”- sa herë ndeshim diçka të padrejtë. Në rast se kjo ndjenjë flet shumë shpesh dhe u flet të gjithëve, do të thotë se ai libër nuk ka e nuk do të ketë asnjë vlerë.”
A mund të rritet niveli kulturor e shkencor i nxënësve, studentëve, mësuesve, pedagogëve, specialistëve të fushave të ndryshme nga “libri i librave” siç cilësohet prej tyre Fjalori Enciklopedik, i cili ka shumë gabime, lëshime, të meta, të pavërteta… me këto “cilësi”, ku mbetet vlera e tij?
Për njerëzit e vetmja vlerë, e vetmja e mirë është njohuria, thoshte Sokrati. Kurse gjëja më e keqe është padituria.
Sa të paditur janë hartuesit, organizatori dhe këshilltarët e Fjalorit Enciklopedik, që janë mbi njëzet, pothuejse të gjithë me tituj shkencorë, dëshmojnë këta shembuj që shkruhen në fjalor.
Këta pak shembuj ndoshta do të mjaftojnë të dëshmojnë për të metat e shumta, për gabimet, paragjykimet, padrejtësitë dhe paditurinë e të diturve tanë:
1. Në faqën 19-të shkruhet për Dr. Fehmi Aganin, por aty nuk shënohet dita, muaji e viti i lindjes, madje as vendi i lindjes. Kjo mungesë, kjo zbrazëti, plotësohet me një pikëpyetje (?). Kjo nënkupton se ata nuk i kanë njohuritë më elementaren për një akademik aq të njohur! Akademik Fehmi Agani u lind më 23 janar 1932, në Gjakovë. U vra në Prishtinë nga forcat policore – serbe më 5 maj 1999.
2. Në faqën 78-të shkruhet për Bektashizmin, ku, ndër të tjera, thuhet: “Bektashizmi është një sekt mysliman, që beson Zotin dhe adhuron Imam Aliun”.
Këtu është një gabim i madh, tepër i rëndë, që nuk e falë as Zoti! Për meritat e shumta, Imam Aliu (r.a.) çmohet, vlerësohet, admirohet, por nuk adhurohet. Adhurohet vetëm Zoti. Nuk mund të jetë askush besimtar nëse adhuron dikend tjetër, përveç Zotit…Zoti këtë nuk e falë…
3.Në faqën 331 shkruhet për Adem Jasharin (1955-1998), ku ndër të tjera gabime është shënuar edhe ky gabim i rëndë:
“Bashkë me të u vranë dhe vëllezërit e tij Hamza dhe Shabani…”
Edhe fëmijët në djepa nëpër Kosovë, e kudo ku ka shqiptarë, e dinë se Shaban Jashari është babai i Hamëz dhe Adem Jasharit, komandantit legjendar të UÇK-së, por qe nuk e dinë hartuesit, organizatori dhe as këshilltarët me tituj shkencorë të Shqipërisë…!
4. Në faqën 590-591 shkruhet për Baba Rexhebin, një fetar, atdhetar dhe dijetar i shquar, por shënimet për të janë të gabueshme, të pasakta!
Me gabime, të pasakta, janë të dhënat për Baba Rexhebin, si emri, viti i lindjes, shkollimi, vendosja në Amerikë, veprimtaria e tij etj.!
Emri i tij i saktë është Rexheb, e jo Rexhep. Baba Rexhebi u lind në vitin 1901, në muajin gusht, jo në vitin 1910. Ka kryer medresën, jo gjimnazin.
Në Fjalorin Enciklopedik shkruan se: “Baba Rexhepi më 1944 u vendos në Detroit të SHBA-së, në teqenë e këtij qyteti".
Edhe këto gabime, në dukje të vogla, por janë të mëdha, për një njeri aq të shquar, siç ishte Baba Rexhebi.
Baba Rexhebi në vitin 1944 ishte ende në Shqipëri, duke luftuar me pushkë në dorë me luftëtarët e “Ballit Kombëtar” kundër forcave partizane – komuniste…
Para se të vendosej në Amerikë, Baba Rexhebi, sikur shumë atdhetarë të tjerë, që ishin ant-komunistë, jetoi në Regio Emiglia të Italisë, prej Italisë kaloi në Egjipt, ku u vendos në Teqenë Bektashiane, afër Kajros…
Baba Rexhebi nga Egjipti erdhi në Amerikë, ku e themeloi Teqenë Bektashiane, e cila u përurua me 15 maj 1954, që ndodhet në qytetzën Taylor, afër Detroit-it, në shtetin Michigan …
Këtu, Baba Rexhebi u shërbeu me nder besimtarëve myslimanë edhe për dyzet vjetët e ardhëshme, deri më 10 gusht 1995, kur ndërroi jetë. Ai i shërbeu edhe kulturës islame, duke predikuar dhe shkruar… Ka botuar revistën “Zëri i Bektashizmës” në gjuhën shqipe dhe anglishte. Kryevepra e tij është libri monumental “Misticizma Islame dhe Bektashizma”, shtypur në New York, 1970, që ka 389 faqe…
5. Në faqën 485 shkruhet për Muhammedin (a.s.), ku ndër të tjera shënime janë edhe këto gabime, të meta, paragjykime…
“Themelues i besimit mysliman. Mesazhi i tij, i përmbledhur në Kur’an, ikja e vitit 622 u quajt “Haxhillëk”…!
Këto të meta, këto gabime, këto paragjykime, këto padrejtësi, e gjithë kjo padituri, panjohuri, për njeriun – profetin, më me ndikim në historinë e njerzimit, siç e quan amerikani, Michel Hart, që është lejuar nga aq shumë profesorë e doktorë shkencash, do t’i sjellin kombit shqiptar edhe shumë fatkeqësi…!
Këtyre profesorëve, doktorëve, Klaudius-i do t’u thoshte: “E vërteta nuk drejtohet nga ne, por ne duhet të drejtohemi kah e vërteta.”
E vërteta shpesh është e thjeshtë, thoshte Levald-i, që ta gjejmë besimin.
Besimin Islam nuk e themeloi Muhammedi (a.s.), as nuk është Kur’ani mesazhi i tij.
Nuk quhet “Haxhillëk” shpërngulja e tij në Medine, në vitin 622…
Pra, në të gjitha këto shënime ka babime. Këto gabime janë edhe ofendime! Nuk kanë të drejtë!
E drejta jeton në bazë të besimit, thoshte Luteri.
Në bazë të besimit Islam, Islami është Shpallje Hyjnore, e cila iu shpall të gjithë të dërguarve të Zotit, që nga h. Ademi (a.s.) e deri te h. Muhammedi (a.s.).
Muhamedit (a.s.) iu shpall në formën e plotësuar, të përsosur dhe përfundimtare, e cila përmblidhet në Kur’an.
Kur’ani është Mesazhi Hyjnor, Fjala e Zotit, për të cilën Muhammedi (a.s.) vuajti aq shumë sa qe i detyruar të shpërngulet nga vendlindja, Mekke-ja, për në Medine.
Për në Medine u – shpërngul në vitin 622. Kjo ngjarje shumë e rëndësishme njihet në mbarë botën me emrin Hixhret, prej nga fillon edhe kalendari i myslimanëve, që njihet me emrin Kalendari i Hixhrit.
Në Fjalorin Enciklopedik në vend të fjalës Hixhret, që do të thotë shpërngulje, pëdoret gabimisht fjala Haxhillëk. Për fjalën Hixhret të thuash Haxhillëk, do të thotë: ke thënë budallallëk!
6. Në faqen 278 shpjegohet gabimisht titulli Hafiz, ku shkruan:
“Hafiz: Titull i ulët te klerikët myslimanë.”
Gëte, të “Mëkati”, shkruan se është vështirë të ikësh nga rruga e gabimeve. Rruga e gabimeve ku kanë hyrë hartuesi, organizatori dhe këshilltarët e fjalorit Enciklopedik të Tiranës, dëshmohet edhe me titullin e nderuar Hafiz, të cilin e përcaktojnë si “titull i ulët te klerikët myslimanë”!
Titulli Hafiz nuk është titull i ulët. Ky është një titull i veçantë, shumë i nderuar, që e fiton ai që e meson Kur’anin përmendësh. Me e nxënë, me e mësuar Kur’anin përmendësh, që ka 114 kaptina (sure) me rreth 74000 fjalë, është një bekim nga Zoti. Me t’bekue Zoti – nuk është punë e vogël, a?!
Këtë titull të nderuar, përveç shumë të tjerëve, e gëzojnë disa prej dijetarëve, atdhetarëve më të shquar të kombit shqiptar, si Hafiz Ali Ulqinaku, Hafiz Ali Kraja, Hafiz Ali Korça, Hafiz Ibrahim Dalliu etj.
Këtë titull të nderuar, përveç shumë të tjerëve, e gëzon edhe kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Haxhi Hafiz Sabri Koçi, të cilin tiranët e Tiranës komuniste e paten dënuar mbi 20 vjet nëpër burgje. Këtë e dinë të gjithë, hartuesi, organizatori dhe këshilltarët, por qe nuk e dinë se ç’është titulli Hafiz, sikur nuk e dinë se te myslimanët, në fenë Islame, nuk ka klerë dhe as klerikë!
Pra, të thuash “ te klerikët myslimanë” nuk qëndron, është gabim, por ky është një gabim i vjetër.
E vjetra shembet, thoshte Shileri, kohët e ndryshojnë…Edhe pse e vjetra, komunizmi, u shemb, kohët ndryshuan, por qe dijetarët tanë të padishëm, nuk u shembën as nuk ndryshuan…!
Grossman-i këtyre do t’u thoshte:
”Jeni ushqyer me gënjeshtra gjithë jetën, sot e keni shumë vështirë të pranoni të vërtetën”.
Të vërtetën e pati pranuar dyzet vjet më parë (1962) boksieri amerikan, kampioni botëror tri herë, Muhammed Ali, për të cilin shkruhet në faqen 370, ku shënohen edhe këto fjalë:
7. “Klej, Kasius (Cassius Clay, 1942). I njohur me pseudonimin Muhamet Ali…”
Muhammed Ali nuk është pseudonim i tij ore pseudointelektualë, por është emri i tij i vërtetë që nga viti 1962, kur e pranoi të Vërtetën, fenë Islame…
Ai e pranoi fenë Islame kur ishte njëzetvjeçar, më 1962, dhe që nga atëherë njihet me emrin e ri, Muhammed Ali. Kishte neveri kur ndokush e thërriste me emrin K. Klej, që e quente emër të skllavërisë.
Ky emër i skllavërisë është i papërdorshëm në Amerikë, nuk përdorët askund në botë, përveç në Fjalorin Enciklopedik, 2002.
Hartuesit, organizatorët dhe këshilltarëve të Fjalorit Enciklopedik, në këtë rast, Uhland-i do t’u thoshte: “Asnjëherë nuk do të jeni të lirë, përderisa nuk përcaktoheni për drejtësi.”
Se nuk janë përcaktuar për drejtësi, dëshmon edhe ky shembull i keq.
8. Në faqen 737 shkruhet për Papa Gjon Palin e Dytë, ku shkruan:
“Vojtila. i njohur Papa Jovani Pavli II. i pari papë i huaj që nga viti 1523…”
Në gjuhën shqipe shkuhet Papa Gjon Pali i Dytë, jo sikur shkruhet në gjuhët sllave: Papa Jovani Pavli Drugi!
Të shkruash se “Papa Jovani Pavli II është i pari papë i huaj që nga viti 1523”, do të thotë se të gjithë papët paskan qenë shqiptarë! Duhet të shkruante se “është i pari papë jo Italian që nga viti 1523”.
Çka tregon kjo? Kjo tregon dhe dëshmon se ata që nuk dinë të shkruajnë shqip, nuk dijnë as të përkthejnë…!
Lexues i nderuar! Më falni se nuk po vazhdoj më rreth Fjalorit Enciklopedik, se po e ndi se edhe jeni bë nevrik!
Ky fjalor, pra, në vend se të ndriçon – ai të errëson, në vend se të udhëzon – ai të ngatërron, një fjalor i ri, 2002, por me paragjykime të vjetra, një fjalor – që të bën horr! Ku shkruhet më shumë për komunizmin, mafinë, për derrin e qenin, pra për hajvanin, se për Islamin!
Në këtë punim, qëllimi im ishte njohuria dhe e vërteta, që janë ideale binjake, të përfillen në një ribotim. Ato nuk janë pjellë e imagjinatës apo të dëmshme, por të argumentuara. Vërtetoni!
Po e përfundojmë me një këshillë nga Enciklopedia Amerikane (The Enciklopedia Americana), ku shkruan:
“Është e sigurt që sa herë idealet binjake të së vërtetës dhe njohurisë janë hedhur tej si pjella të imagjinatës apo si të dëmshme, shoqëria njerëzore është rrënuar”.
Nëse rrënohet shoqëria njerëzore, shqiptarët ku mbesin?
Zoti na ndihmoftë e na udhëzoftë. Amin! Ashtu u bëftë!



(Vota: 10 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora