E enjte, 25.07.2024, 04:09 AM (GMT+1)

Editorial

Sokol Demaku: Gjuha amtare në diasporë

E shtune, 03.01.2009, 06:22 PM


GJUHA AMTARE NË DIASPORË

 

Nga Sokol Demaku 

 

Në ditët bashkokohore ne jemi dëshmitarë të asaj se tek shumë fëmijë, të rinjë dhe të reja shqiptare në vendet perendimore gjuha amtare ka kaluar në gjuhë të dorës së dytë. Këtë nuk është fare vështirë njeriu ta kuptojë, apo edhe ta përjetoj. Këtë mund ta kuptojmë më së miri nga vet angazhimi i ynë dhe i të rinjëve në diasporë, angazhimi i familjes në këtë drejtim si dhe enteve dhe institucioneve mësimore në diasporë.

Sa duket këtu qendron edhe problemi se sa këto janë të anagazhuara në këtë drejtim.

 

Si duket ditë e më shumë fëmijët tanë i janë të nënshtruar asimimlimit gjuhësor, sepse ata thuajse nuk përdorin gjuhën amatare por gjuhën e vendit dhe mesit ku jetojnë, në jete, ata ate e përdorinë në familje por edhe në shoqëri e lojë.

Kjo me të vertetë është shqetësuese për ne kur shohim se një pjesë e fëmijëve tanë gjuhën e nënës e konsiderojnë si gjuhë të dorës së dytë, por kjo ka edhe arsyet e veta e keto arsye mund të të jenë të forta por mund të jenë edhe vetëm sa për tu arsyetue e arsye për të harrue gjuhën e nënës nuk ka.

Por ne duhet ti hetojmë dhe hulumtojmë shkaqet pse ndodhë kështu me fëmijët, të rinjët dhe bashkëkombasit tanë në diasporë.

Po shkaqet dhe arsyet janë më se të shumta e do përmedim vetëm disa që janë aktuale dhe kanë ndikim shumë negativ dhe të madh në këtë qeshtje.

-Organizimi i dobët i mësimit plotësues  për fëmijët tanë në diasporë, askush nuk merret me këtë qeshtje,

-angazhimi i njerëzve me profesion jo adekuat që të merren me organizimin e kesaj qeshtje madhore për fëmijet tanë, ku edhe perkrahen nga entet dhe institucionet arsimore, që është njje gabim shume i madh,

-mësimi plotësues i gjuhës amtare është fakultativ që ka efekt negativ tek fëmijet,

-në shumë vende perenmdimore mësimi i shqipes bëhet në menyrë private nga prindërit,

-angazhimi jo i mjaftueshëm i prindërve ne këte drejtim,

-angazhimi i mësuesve te pakualifikuara për pune me gjuhën amtare, pra angazhimi njerëzve që asnjëhere në jetën e tyre nuk kanë punuar më fëmije apo gjuhë vetëm kur vetë ata kanë qenë në bankat shkollore si nxënës,

Pra këto janë disa nga dukurit më të shpeshta të cilat kanë ndikim negativ vendimtar pse fëmijët tanë nuk janë të interesuar dhe nuk i japin kurfar rëndësie gjuhës amtare.

Por edhe shumë e shumë probleme tjera të cilat kanë efekt negativ në zhvillimin dhe kultivimin e gjuhës së nënës tek fëmijët tanë.

Ky fenomen që është mjaft aktual është duke u përhapur ditë e më shumë jo vetëm tek fëmijet tanë që kanë lindurë ne diasporë por edhe tek ata të cilët kanë lindur në vendlindje e më vonë kanë migruar.

Ne si prindër dhe si të rritur duhet të kuptojmë se kjo dukuri është shumë e dhimbshme dhe është mjaftë shqetsuse për ne. Duhet të kuptojmë se fëmijët dhe të rinjët tanë janë atje ku janë pa fajin e tyre, pra shkaktar kryesor i kësaj dukurie shume të ndieshme dhe negative janë të rriturit, pra vet prindërit e ketyre fëmijëve.

Duhet të kuptojmë se rolin kryesor në edukimin dhe arsimimin e fëmiut e luan familja, shkolla dhe rrethi ku fëmija jetonë dhe rritet.

Secili nga këta faktor ka apo mban një pjesë të përgjegjësisë në arsimimin dhe edukimin e fëmijës. Por pyetja është se sa janë të angazhuar në këtë drejtim këta tre faktor kyc në këtë proces dhe sa është rezultati i tyre në këtë drejtim?

Ne duhet të kuptojmë së fëmiu në diasporë apo si ta quajmë në mergim has apo takon një shoqëri tjetër deri me tani të panjohur për te, takon një kulturë tjetër, has në nje traditë diametralisht tjetër me traditën tonë. E e terë kjo ka efekt ne jetën e fëmijës dhe tër riut.

Dhe në fund me një gjuhë të re apo si të themi një gjuhë të hauj për te. E këtu qendron i gjithë theksi i problemit ku me këtë fillon edhe gllabërimi nga asimilimi gjuhësor i fëmijëve në mergim. Asimilimi është i pamëshirëshem dhe ai vepron atëhete kur ne nuk jemi sucelë me ate se cka po ndodhë në rrethinë tonë apo më mire të themi me ate se cka po ndodhë me ne.

E ky është gabimi mëi madh tek disa familje, pra familja duhet të jete aktive, duhet të ketë komunikim të vazhdueshëm me fëmijët, duhet përdorë vazhdimisht gjuhën amtare në familje, por duhet dhenë rëndësi edhe gjuhës së vendit ku kjo familje jetonë. Në bazë të disa studimve që janë bërë  në shumë vende përendimore del se nese fëmiu mëson paralel dy gjuhët ai do jetë më i suksesshëm në jetë e këtë gjë shumë prindër tanë e injorojnë apo e marrin si jo serioze duke thene se fëmiu im duhet të mësoj vetëm gjuhën e vendit ku jetonë se shipen e zotëron. E ky është nje gabim shumë i madh i prindërit.

Në shumë vende europiane qështje së mësimit të gjuhës amtare të emigrantëve i kushtohet një rëndësi shumë e madhe e në këtë drejtim prijnë vendet skandinave të cilat derdhin shuma të mësha mjetesh finanasiare në këtë drejtim por sa ne i shfrytëzojmë dhe si i shfrytzojmë këto është problem në vete.

Pasjatj është problem në vete organizmi i ynë në këtë drejtim.

Ke e angazhojmë ne në mësimin e gjuhës amtare edhe pse shteti në menyrë solidare po ndihmon në ketë drejtim.

Këtu janë ato defektet e medha dhe të cilat kanë sjellë ne ketë gjendje mësimin e gjuhës amtare në diasporë edhe pse ndihma nga shume vende nuk mungon.

E këto bëjnë efekte negative tek fëmiu, dhe se ai më nuk është i interesuar për mesimin e gjuhës amtare.

Femiu që dinë gjuhën amtare ai nuk ka problem me gjuhën e vendit në të cilin ai jetonë dhe njëherit ai ka rezultate shume pozitive edhe në lamit tjera mësimore.

Po, ka edhe hulumtime që dëshmojnë se është më lehtë ta mësosh një gjuhë të dytë, kur njëkohësisht ke një bazë të shëndoshë në gjuhën tënde në gjuhën amtare. Ato dy gjuhë, nuk kanë nevojë të konkurojnë njëra me tjetrën, por, ato të funksionojnë si ndihmesë e njëra tjetrës. Nëse fëmija ka mësuar një nocion në gjuhën amtare atëherë është më lehtë ta mëson fjalën me një nocion të ngjashëm në gjuhën e dytë dhe anasjelltas.

Nuk janë të rralla rastet, kur fëmijët gjatë disa përiudhave preferojnë përdorimin e gjuhës së vendit ku jetojnë, edhe pse prindërit mundohen të jenë konsekuentë dhe flasin gjuhën amtare me ta. Nëse prindërit dëshirojnë që fëmija të bëhet dygjuhësor, atëherë është me rëndësi që ata të vazhdojnë ta përdorin gjuhën amtare me fëmijën në familje. Është mirë, nëse moshatarët dhe të rritur të tjerë, përdorin gjuhën amtare me fëmijën, ashtu që gjuha të vihet në funksion edhe jashtë familjes. Në shumë raste është dëshmuar, edhe pse fëmija nuk e përdorë gjuhën aq shpesh, megjithatë ata mund të zhvillojnë një aftësi të lartë pasive, e kjo ju shërben si bazë që më vonë ta mësojnë përdorimin e gjuhës në mënyrë aktive. Nëse fëmija e përdorë  gjuhën e vendit ku jetonë kur prindërit flasin gjuhën e vet amtare, këta duhet të mundohën ta ndihmojnë fëmijën, duke u përgjegjur me fjalët dhe shprehjet e përshtatshme në gjuhën amtare. Kontaktet dhe komunikimi me fëmijën janë, pra, të  rëndësishme, pavarësisht se cila gjuhë përdoret. Më me rëndësi është të dëgjosh se ç´thot fëmija, sa sa mënyra se si e thot apo cilën gjuhë e zgjedhë për t´u shprehur.

Folë atë gjuhë që e fletë më së miri, që të jeni në gjendje të shpreheni sa mëmirë që fëmiaj juaj tu kuptojë, dhe kjo për shumicën është gjuha amtare. Është, poashtu, më lehtë t´i edukosh fëmijët në një gjuhë në të cilën i shprehë ndjenjat më lehtë pra në gjuhën amtare. Shumë të rritur e kanë më lehtë të tregojnë përralla dhe tregime nga fëmijëria, të këndojë këngë, të krijojë rimë, së bashku me fëmijën, në atë gjuhë që ata vetë e kanë folur si fëmijë pra në gjuhën e nënës. Këto aktivitete janë shumë domethënëse, jo vetëm për lidhjet me fëmijën, por, edhe për zhvillimin e gjuhës tek fëmija në përgjithësi dhe se këto do kenë efekte pozitive në të folurit dhe gjuhën e fëmijës..

Zgjedh të flasësh dhe ta përdorësh atë gjuhë që të duket më e natyrshme dhe që të duket më e përshtatshme!

Sepse përvoja tregon se fëmijët që kanë ndjekur mësimin plotësues shqip,e flasin rrjedhshëm shqipen,e njohin bukur historinë dhe kulturën shqiptare,si dhe janë të suksesshëm edhe në lëndët tjera mësimore në gjuhën e vendit ku jetojnë.Pra ne shqiptarët në mërgim lëmë gjurmë jete në vende të huaja.Nëse jemi treguar edukator të mirë atëdhetarë të mirë, edhe gjurmët do të i lëmë të mira, ana tjetër con drejt asimilimit gjuhësor, rrënimit kulturorë e gjuhësor dhe lënë gjurmë të këqija në vendin e huaj, por pasojat dhe çmimet e haraqit do të paguaj fëmiu-prindi.

Hulumtimet dëshmojnë se fëmijët dygjuhësorë që kanë mësuar të lexojnë e të shkruajnë në gjuhën amtare e kanë më lehtë ta zhvillojnë dhe ta ruajnë gjuhën amtare.

Më së miri do të ishte nëse fëmijët së pari mësojnë të lexojnë e të shkruajnë në atë gjuhë që ata e zotojnë më së miri, dhe kjo për shumicën e fëmijëve është gjuha amtare. Aftësia e leximit dhe e shkrimit në një gjuhë respektivisht në gjuhën amtare, e lehtëson më vonë mësimin duke lexuar në gjuhë tjera pra ka efekte pozitive gjuha amtare ne punën e mëvonshme të fëmiut në shkollë.

Fëmijët mund të mësojnë, njëkohësisht, shkrim dhe lexim në gjuhën amtare dhe gjuhën e vendit ku jetojnë.

Por duhet të dimë se shumë fëmijë mergimtar i kanë mundësitë shumë të kufizuara për ta zhvilluar gjuhën e tyre amtare. Shumica e tyre, para së gjithash, në shtëpi e dëgjojnë dhe e përdorin gjuhën amtare pakëz. Por, kërkohet më shumë nga prindërit që së bashku me parashkolloren dhe shkollën, t´i zgjërojnë kontaktet e fëmijës me gjuhën amtare. Së bashku duhet pra të rriturit tu krijojnë mundësi fëmijëve që ta përdorin gjuhën amtare, sa më shumë që është e mundur, si në familje ashtu edhe jashtë saj.

Edhe biblioteka luan rol me rëndësi në këtë drejtim, biblioteka ofron libra të përrallave në gjuhë të ndryshme amtare.

Një bazë e mirë për zhvillimin e gjuhës së fëmijës është bashkëpunimi i mirë në mes parashkollores dhe shkollës si dhe prindërve. Parashkollorja dhe shkolla kanë një përgjegjësi të madhe për zhvillimin e gjuhës së fëmijës, por, prindërit munden, poashtu, të ndihmojnë në mënyra të ndryshme. Para së gjithash, duke inkurajuar fëmijën në mënyra të ndryshme në punën shkollore.

 Hulumtimet dëshmojnë se fëmijët dygjuhësorë që kanë mësuar të lexojnë e të shkruajnë në gjuhën amtare e kanë më lehtë ta zhvillojnë dhe ta ruajnë gjuhën amtare.

Më së miri do të ishte nëse fëmijët së pari mësojnë të lexojnë e të shkruajnë në atë gjuhë që ata e zotojnë më së miri, dhe kjo për shumicën e fëmijëve është gjuha amtare. Aftësia e leximit dhe e shkrimit në një gjuhë, e lehtëson më vonë mësimin duke lexuar në gjuhë tjera.

Fëmijët mund të mësojnë, njëkohësisht, shkrim dhe lexim në shumë gjuhë. Në lëndën shkollore, mësimi i gjuhës amtare, ka mundësi fëmija të mësojë shkrim dhe lexim në gjuhën amtare. P.sh. duke shkruar letër, duke lexuar libra dhe materjal tjetër të shkruar, mundet fëmija t´i zgjërojë kontaktet edhe më tutje me vendin e prejardhjes.

Mirepo ne nuk duhet të rrim duarkryq kur fëmija mund ta lë gjuhën e nënës e te flasë gjuhë të huaj, të mos mërzitet se është apo jo shqiptar, dhe të mos mendojë kurrë për vendlindje. Kjo është për tu rrenqethur, por shpresojmë se do te bëhet më mirë, dhe se shqiptaret kudo qofshin nuk do e harrojnë kombin, gjuhën, kulturën, zakonet, doket, adetet dhe gjithë ate cka është shqiptare.

Cdo shqiptar, e ka obligim kombëtar, moral e etik, që fëmijën e vetë ta edukojë dhe ta ruajë ate nga harresa e gjuhës sonë, dhe dinjitetit tonë.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora