E diele, 28.04.2024, 11:02 AM (GMT+1)

Editorial

Jahja Kokaj: Përtrihen burgosjet, turtura dhe dhuna serbe ndaj të rinjëve shqiptarë

E hene, 29.12.2008, 09:48 PM


Jahja Kokaj
PËRTRIHEN BURGOSJET, TORTURA DHE DHUNA SERBE NDAJ TË RINJEVE SHQIPETARË

Prof. Dr. Jahja Kokaj
kokay@kuc01.kuniv.edu.kw

Skenat e egra  dhunuese te policise serbe ndaj te rinjeve shqipetare, gjenocidi  dhe vrasjet  e tyre ishin ato qe ne ekranet televizive reveluan fytyren barbare te policise serbe, senzibilizuan boten liridashese, tunden ndergjegjejen e botes demokratike deri ne aktivizimin e NATO-s per ndaljen e hovit te dhunes serbe mbi shqipetaret.
Keto dite kur akoma jemi nen ndiesine e celebrimit te shpalljes se pavarsise se Kosoves e cila simbolizonte fundin e dhunes, maltratimeve dhe  vrasjeve te policise serbe ne vijimsi gadi shekullore, edhe nje here na u turbulluan shikimet dhe mendja, na u helmuan  kujtimet. Nuk iu besonim syve se edhe njeher, si qindra here me pare, shohim se si bishat apo gorilat gjigande te policise serbe demnostrojne veprimet dhunuese, veprimet cnjerzore, vendosjen e prangave dhe shtrirjen dhunuese pertoke te trupave te njome te te rinjeve shqipetare. Trupat e thate te te rinjeve shqipetare te pa ushqyer  edhe nje here furishem dhe ne menyre nencmuese kaplohen nga dhuna e policise serbe, kokat dhe fytyrat e njoma te te rinjeve shqipetare perplasen per toke duke iu vu prangat ne duar e lidhura pas shpine.
Keto skena te dhunes policore serbe te ketyre diteve qe shiheshin ne ekranet televizive, rezononin me  skenat e dhunes se para tete viteve kur ne Kosove jehonin ngjarjet e kobeshme dhunuese te policise dhe shtetit serb.
Rezononin me momentet e masakrave te shum te rinjeve. Shume prinder po plaken ne menyre rapide me kujtimet e atyre skenave masakruese te bijve te tyre. Shum  femij po rriten perdite me sy te perlotur dhe kujtime te skenave ne fjale. Rezonojne me kujtimet e qindra nanave kosovare te cilat perjetuan momentet me trishtuese dhe te kobeshme, shijuan dhunen e policise serbe e cila muar dhe masakroi  trupat, humbi  jeten e femijve te tyre.
Rezonojne me turmat e qindra te tjereve qe u muaren  nga gjiu familjare dhe u treten, u lidhen e u hudhen te gjalle apo te vdekur ne humnerat apo minjerat e thellesise se Serbise. Eshtrat e qindra te rinjeve te ketille akoma nuk jane  gjetur.
Kur ndiesite tona shoqrohen me kujtimet rezonuase te kobeshme te para tete viteve, kur ato shoqerohen me ndiesite per te rinjet  Preshevar te maltratuar dhe dhunuar si qengjat para ujqeve te  eger serb, nje pyetje te shkon ne mendime. Pse tani, pse tani pas tete vitesh keto veprime  te egra? Ndoshta vetem per ta demonstruar faqen barbare serbe, per te ju sjelle ne kujtese njerzeve qe qikllopi i shemtuar shkatrrues i  Ballkanit e ndrron perkohesisht vetem qimen e jo znatin. Per kete duhet te mendojme te gjithe ne, duhet te mendoje e tere bota liridashese , por me teper duhet te mendon klasa politike shqipetare e cila sipas mendimit tim vepron tejet e relaksuar thue se vertet ka perfunduar dhuna dhe rreziku nga Serbija. Ata duhet ta dijne qe te gjitha veprimet e pales serbe, pra edhe kto te fundit dhunuese, kane qellime te dizajnuara politike dhe diplomatike, e kane prapavijne e cila shum shpejt do te shihet se cila eshte ajo.
Koha, menyra dhe realizimi demonstrues i dhunes barbare policore serbe ndaj te rinjeve Preshevar , me siguri nuk eshte e lidhur vetem me keta te rinje, nuk eshte e lidhur vetem me Kosoven Lindore (Luginen e Presheves) dhe me kete pjese te shqipetareve. Keta poteza apo akcione kane konotacionet apo qellimet politike edhe ne pikat tjera te teritorit shqipetare, ne veri te Kosoves, por edhe ne zemren e qenjes se saje. Eshte e doemosdoshme qe truri politik shqipetare, klasa politike te analizoje keto veprime dhe merr veprimet e menqura adekuate. Te themi me mire, te ndermerr kunder veprimet e mequra ndaj ketyre veprimeve  barbare por me konotacione dhe prapavije politike. Por ne anen tjeter eshte koha qe edhe truri politik shqipetare te planifikoje veprime te mencura akcionale diplomatike dhe politike dhe jo vetem te luaj kunder potezat te cilat shpesh eshte veshtire te jene te qelluar.
Se fundi,   klasa politike shqipetare, por edhe tere shqipetaret duhet te reagojne ne baze te faktit qe ata te rinje preshevarë jane bijtë e nanave shqipetare, jane bijtë e Kosoves Lindore, jane adem demçët e ketij shekulli. Atyre duhet t’iu thuhet  qe sot kur ata gjenden nën prangat  serbe, ne burgjet famkeqe, nën torturat barbare, ata nuk jane vetem. Kane simpatine, kujdesin dhe gadishmerine tone per çdo ndihme te mundeshme. Ata do te toturohen, do te denohen, do te vuajnë, por qe sot ata jane fute ne eliten patriotike shqipetare, ne eliten e demaçëve shqipetarë. 



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora