E diele, 28.04.2024, 12:02 AM (GMT+1)

Editorial

Nexhmedin Saqipi: Kosova Lindore e harruar, braktisur dhe nënçmuar

E enjte, 18.12.2008, 10:59 PM


Nexhmedin Saqipi
Nexhmedin Saqipi
Letër e Hapur Shqipërisë dhe Kosovës

 Nexhmedin Saqipi, kryetar i Partisë Demokratike Kombëtare nga Kosova Lindore

 

KOSOVA LINDORE E HARRUAR, BRAKTISUR DHE NËNÇMUAR

                                                                                

 “Deri kur me vaj në buzë, me rroba të leckosura dhe me vendbanim si të buburrecave!”

 

Për deri sa shqiptarët e rajonit të Kosovës Lindore, historikisht  kanë dhënë kontribut të çmueshëm për veprimtaritë me interes qytetarë dhe kombëtarë, ata pas këtyre proceseve shumë të rëndësishme shoqërore, ndihen sit ë harruar, të përbuzur dhe të nënçmuar.

Shqiptarët e këtij rajoni, në vend që të  marrin  shpërblimin e merituar, ata janë lënë anësh, pa përkujdesje dhe pa mbikëqyrje, jo vetëm nga ndërkombëtarët dhe shteti ku jetojnë, por ç’është më e keqja edhe nga vetë shteti amë Shqipëria dhe shteti më i ri në botë Kosova, e cila madje e hoqi edhe nga harta gjeografike dhe politike.

 

Pak histori

 

Gjatë viteve 90, lëvizja mbarë shqiptare kur filloj në Kosovë, Maqedoni edhe në Kosovën Lindore, me të njëjtin ritëm,  të gjitha proceset në Kosovë, shqiptarët e këtij rajoni u treguan solidarë dhe dhanë shembullin e merituar se si duhet e mbrohet Atdheu.

Mirëpo, ç’është më e keqja gjatë luftës në Kosovë, edhe pse flakët e saj përfshin rajonin tonë, ku mijëra banorë braktisën shtëpitë e tyre për të gjetur strehë shpëtimi kur Tërnoci u izolua me tanke dhe ushtri, çështja e Kosovës Lindore nuk zgjidhej sipas dëshirës së popullit dhe çlirimtarëve.

Kërkesat të pandërprera nga Kosova e Shqipëria që edhe shqiptarët e Kosovës Lindore të përfshihen në bisedime, me qëllim të zgjidhet problemit njëherë e përgjithmonë me serbët, qoftë përmes rrugës së Rambujesë e proceseve të tjera, ato, mjerisht nuk u bënë pjesë të këtyre delegacioneve dhe bisedave për motive politike, me arsyetimin se e dëmtojnë procesin e Kosovës.

Edhe pse së bashku kem udhëtuar deri  në pavarësinë e Kosovës, që nga vitet e 90, Kosova Lindore mbeti jashtë kufijve të saj pa ndonjë përkujdesje institucionale, gjithmonë e lënë peng, në mëshirën e një shteti, i cili ata i ka llogaritur qytetarë të rendit të dytë dhe të tretë.

 

Demobilizimi

 

Madje Kosova dhe vet kryeministri Thaçi, kanë ndikuar në demilitarizimin e UCPMB, dhe u pajtuan që problemet dhe statusi i Kosovës Lindore të zgjidhet me mjete politike,  ndërsa, shteti i Shqipërisë dhe Kosovës i dhanë përkrahje pushtetarëve të Preshevës dhe Bujanocit që  të integrohen në Beograd për interesin  e tyre që serbët e Kosovës të integrohen në institucionet e Kosovës, duke besuar ata se serbët e Kosovës nuk guxojnë të vendosin pa Beogradin.

Për derisa kjo përbuzje e pamëshirshme, neglizhencë, pa përkujdesje e skajshme, nga  shteti Amë dhe nga Kosova , nuk mund ta bëj fajtor aq shumë Serbinë, për shkak se na mbanë të robëruar duke e bë tokën e Kosovës Lindore si poligon ushtarako -policor për ushtrime  dhe demonstrimin e forcës, shqiptarët e këtij rajoni vazhdojnë të punojnë dhe të gjallërojnë si një lis shekullor me rrënjë të thella në tokën Arbërore.

 

Sakrificat

 

Popullata e Kosovës Lindore u flijua dhe u sakrifikua për të mirën e Kosovës e ajo sot ndihet e lënë pas dore. Ajo edhe pse kaloi nëpër këto katrahura shtetet shqiptare asnjëherë nga drejtësia ndërkombëtare nuk kërkuan që të gjitha rastet e vrasjeve plaçkitje, burgimeve të dalin para një gjyqi ndërkombëtar siç është Haga.

Këto persekutimi nuk vijnë vetëm nga lufta e fundit e Kosovës, por janë edhe më të hershme dhe më të tmerrshme si ajo e 11 viktimave sllavo- shqiptaro-komuniste, të cilët u ekzekutuan në mënyrë më barbare, duke u varrosur masivisht në Vranjë. Ata u vranë pa gjyq me pretekst se kishin luftuar komunizmin dhe vepronin për të mirë të tokave etnike shqiptare.

Prandaj, e drejta e jonë është kërkesa që nga  dy shtetet amë Shqipëria dhe Kosova, t’na përkrahin institucionalisht dhe t’na ndihmojnë financiarisht. Këto ndihma do të përmbushin amanetin e bijve të saj, të cilët dhanë më të shtrenjtën për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës dhe Shqipërisë.

Kështu kanë vepruar edhe shtetet e tjera fqinje dhe nuk është turp të merret si model. Mësohuni nga  fqinjët  tanë  se si  kujdesen  institucionet e shtetit  të Hungarisë për pakicat  hungareze në Vojvodinë, miliona euro derdhen në vit  për fusha  të ndryshme të jetës  dhe disa qindra  mijëra  për projektet që realizohen për destinime të caktuara  nëpërmjet  OJQ-ve. Gjithashtu shteti i Hungarisë përveç  përkujdesjes  shtetërore  në nivelin  dy palesh  që i ndihmon  edhe i financiarisht  pjesëtarët e vet  ajo ka angazhuar  edhe shumë organizata  joqeveritare  për ta ndihmuar  pakicën Hungareze  në Vojvodinë. Po ashtu bëjnë edhe kroatët dhe boshnjakët.

Ngjashëm bënë edhe Serbia për serbët e saj në Kosovë, e cila nuk kursen mundin, djersën e paratë për t’i mbajtur gjallë pjesëtarët e vetë në tokat kosovare. Me miliona euro destinohen nga Beogradi për serbët e rebeluar në Kosovë, të cilët nuk e njohin shtetin ku jetojnë, madje as ndërkombëtarët, të cilët kanë ardhur tua zgjasin dhe përmirësojnë jetën në Kosovë.

Shembull tjetër kemi Greqinë e cila përkujdeset për grekët në Shqipëri, prandaj është momenti i fundit që edhe Shqipëria dhe Kosova, ta ndihmojnë  me rrugën institucionale dhe financiare popullatën e Kosovës Lindore, me qëllim të forcimit të saj e cila aktualisht, është në mjerim për shkak proceseve kombëtare dhe ndërkombëtare.

 

Bujanoc, më 17.12.2008,

nexhas@hotmail.com



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora