E diele, 28.04.2024, 01:12 AM (GMT+1)

Editorial

Engjëll Koliqi: Të lirojmë Serbinë nga prangat e qeverive terroriste të Beogradit...

E enjte, 08.01.2009, 11:00 PM


Engjëll Koliqi
Engjëll Koliqi
TA LIROJMË SERBINË NGA PRANGAT E QEVERIVE TERRORISTE TË BEOGRADIT QË TË RIKTHEHEN PAQJA DHE DEMOKRACIA NË BALLKAN

Nga Engjëll KOLIQI

Historia dëshmon se në asnjë periudhë kohore në Beograd nuk ka pasur as mbretëri as qeveri demokratike. Të gjitha kabinetet qeveritare të Beogradit, si me emrin e Serbisë, poashtu edhe të Jugosllavisë, kanë qenë epiqendra burimi dhe koordinimi të terrorizmit, që nga aparatet policore e ushtarake serbosllave është ushtruar mbi troje të popujve të tjerë, në mënyrat dhe me format më brutale, deri në shkallën e gjenocidit. Terrori shtetëror i inicuar dhe i "kultivuar" nga aparatet qeveritare të Beogradit, ç'prej se ekzistojnë atje e deri më sot, gjithnjë është bërë me qëllim të spastrimit etnik të trojeve të popujve përrreth dhe me kolonizim të atyre trojeve me popullsi serbiane, për t'u zgjëruar prania dhe interesat e farës së keqe serbiane, të ardhur në Gadishullin e Ballkanit, me dhunë, nga Karpatet. Terrori deri në gjenocid, sidomos është ushtruar mbi trojet tona, mbi trojet dardane, që – me spastrime etnike të ndërmarra nga Beogradi gjithmonë gjakatar - nga viti në vit e nga shekulli në shekull janë tkurrur.

Terrori serbian, me përmasa gjenocidi, mbi trojet tona është ushtruar gjithnjë – sikurse në mesjetë, edhe në të katër luftërat ballkanike të shkaktuara gjithnjë nga Beogradi, edhe në të dy luftërat botërore, edhe mes tyre, edhe mbas luftës së dytë botërore e deri në vitet e fundit. Nuk mund të harrohet fakti se Lufta e Parë Botërore kishte pretekst vrasjen e Princit Austro-Hungarez – Franz Ferdinandin, nga ana e serbit Gavrilo Principi, i dërguar special në Sarajevë për këtë krim nga ana e qeverisë së Beogradit. Arsyeja e vrasjes së Princit tashmë dihet: marrja dhe zhdukja e filmit nga makina e tij fotografike, me të cilën kishte fotografuar Manastirin e Graçanicës – respektivisht pagëzimoren dhe elementet tjera katolike të këtij manastiri, që me rastin e falsifikimit nga serbët ishin harruar të ndryshohen apo të shmangen. Po ky manastir (kisha katolike e falsifikuar dhe e shndërruar në kishë orthodokse) edhe sot nga serbët pretendohet të jetë "djepi i orthodoksizmit pravosllav dhe i serbizmit".

Kur bota demokratike, me sytë e vet pa gjenocidin që hordhitë e tërbuara të aparatit policoro-ushtarak të Beogradit po ushtronin mbi popullin shqiptar në Kosovë, u organizua shpejt ndërhyrja dhe NATO, si aletae e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës i shporri ato hordhi nga trojet tona të mbetutra brënda kufinjve të shtetit që sot quhet Republika e Kosovës. Mirëpo, administrata ndërkombëtare UNMIK, që drejtoi Kosovën për dhjetë vjet nuk ia doli të ndal plotësisht veprimet terroriste të mbeturinave të agjenturës serbiane, në enklavat serbe në Kosovë e sidomos në veri të Mitrovicës, ku edhe sot veprojnë dhe tmerrojnë popullatën e atjeshme, para syve të ndërkombëtarëve.

Megjithë ndërrimet e shumta të kabinetit qeverisës në Beograd, mbas kapitullimit të kryekriminelit Milosheviq, atje nuk ka ndryshuar asgjë. Megjithë deklaratat e shumta dhe trumpetimet se janë të përkushtuar për demokraci e për integrime europiane, as qeveritarët aktualë, mjerisht, nuk po mund të lirohen nga kthetrat e krimit. Ata, edhe sot po organizojnë dhe po financojnë akte dhune me terror, vetëm e vetëm për të destabilizuar Kosovën dhe Ballkanin mbarë, sepse të mësuar të jetojnë e të zhvillohen gjithnjë mbi supet e të tjerëve, assesi nuk po mund të pajtohen me lirinë e të tjerëve, me paqen në rajon, as me demokracinë. Për këtë flet edhe fakti se vetë ministri i punëve të brendshme (shefi i partisë së kryekriminelit Milosheviq) ka udhëhequr në Preshevë operacionin terrorist të xhandarmërisë serbiane, për arrestimin e shqiptarëve. Asnjë aparat qeveritar në Beograd, qoftë në dinastitë e tyre, qoftë në mbretëri të kamufluar serbo-kroato-sllovene, qofte nën emrin Jugosllavi, qoftë me emrin  e Federatës false të Jugosllavisë, qoftë me federatën e fundit serbomalazeze, as sot me emrin Republika e Serbisë, nuk ia dolën e nuk po ia dalin të shmangen nga krimi. Mbase, si me testament në pallatin e Qeverisë Serbiane në Beograd, gjithmonë po përcillet tradita e krimit dhe e terrorit, si masa të përditshme për destabilizimin e Rajonit të Ballkanit, respektivisht të Europës Juglindore. Siç po vërehet gjithnjë e më qartë, regjinë e krimeve serbiane, në këto vitet e fundit po e bën klani sllavo-mafioz i Putinit, nga Moska.

Që krimit dhe terrorit serbian t'i ndalet hovi dhe që ai terror të shmanget plotësisht nga trojet e popujve të tjerë në Ballkan, duhet vepruar tash, pa asnjë minutë vonese, në Mitrovicë. Atje, duke respektuar Kushtetutën e Republikës së Kosovës, njësitet speciale të policisë sonë duhet organizuar urgjentisht dhe duhet zbatuar në nivelin më të lartë profesional një operacion vendimtar për spastrimin e mbarë territorit të vendit nga të dërguarit e Beogradit për ta destabilizuar vendin tonë dhe Ballkanin me veprime terroristike. Qoftë edhe me luftime disaorëshe me KFOR-in dhe me policinë ndërkombëtare, të cilët do të tentojnë ta pengojnë operacionin, qoftë edhe me çmim të lartë, një operacion vendimtar kundër bandave terroriste serbiane, që në të vërtetë janë agjentë të stërvitur nga aparati shtetëror i Serbisë, duhet ndërmarrë pa vonuar. Me një operacion të tillë, së pari e shpëtojmë vendin tonë, pastaj edhe e lirojmë Serbinë nga prangat e qeverive të saja terroriste. Me një operacion të tillë, njëherit sigurojmë rikthimin e lirisë, të paqes dhe demokracisë, në mbarë rajonin e Ballkanit, respektivisht në të gjitha vendet e Europës Juglindore. Kështu shmanget ndikimi rus në rajon, që me shekuj këndej ka prodhuar vetëm tmerr e terror. Përveç këtij operacioni, në pjesën veriore të Mitrovicës duhet bërë edhe disa kazerma të Forcës së Sigurisë së Kosovës. Për këto vendime historike, mendoj duhet nxjerrur një Rezolutë në Kuvendin e Republikës së Kosovës, me vota unamime të pozitës dhe të opozitës. Në kuadër të këtyre masave, Ministria Jonë e Punëve të Brendshme, duhet ndaluar me dekret hyrjen në territorinn e Republikës së Kosovës të të gjithë përfaqësuesve të qeverisë dhe të mbarë aparatit shtetëror të Serbisë, prej liderëve e deri te nëpunësit më të thjeshtë. Të gjitha vendkalimet kufitare duhet të administrohen nga Policia Jonë Kufitare.



(Vota: 0)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora