E premte, 26.04.2024, 04:28 PM (GMT+1)

Kulturë

Sylejman Morina: Intervistë me arbnesho-amerikanin Bruno Bajlo

E shtune, 21.02.2009, 06:37 PM


Sylejman Morina
Sylejman Morina

Intervistë me arbnesho-amerikanin Bruno Bajlo

“KAM DASH  FËMIJËT  ME  FOLË, PËR MOS  ME TRETË G’JUHA”
     
Shkruan Sylejman Morina

                                                         
Arbereshët e Zarës, pos  shpërnguljes së   parë të vitit 1726 nga tokat shqiptare të malësisë Mbishkodrës, përjetuan edhe shpërngulje tjera  në    vise të ndryshme të Dalmacisë ,dhe të ish  Jugoslavisë, ndërsa motivet ishin të shumta, por pas  mbarimit të Luftës së Dytë  Botërore  edhe për shkaqe politike. Pushteti i ri  komunist, duke i etiketuar arbëreshët  se  gjëja për koketimin  e tyre  me  pushtetin  italian, i pushkatoi me qindra Ato pushkatime kanë lënë  gjurmë të thella  në vetëdijen e arbëreshëve. Ky rast dhe presionet tjera ndaj tyre  janë përmendur edhe  nga intelektualët  arbëresh. Edhe gjendja e  vështirë  ekonomike  i detyroi  arbëreshët të  kërkojnë  kushte më të mira jetese  kudo në botë,kështu që,   vazhdimisht  numri  i arbëreshëve  shënonte rënie në Arbnesh. Një  fat të tillë që të largohet  nga Arbneshi (Arbanasi) për kushte më të mira  ekonomike ,si shumë familje e pati edhe familja e Bruno Bajlos.
Edhe pse ishte e shpërngulur në kontinentin e ri,shpirtin arbëresh e kishte marr me veti duke ia mbart fëmijëve që linden në Amerikë se  rrënjët e tyre janë larg diku, oqeaneve e deteve , diku në Ilirinë e lashtë.  Merita më madhe i takon gjyshes  së  Brunos , të ndjerës  zonjës  Violetë e cila vdiq para ca kohesh në një moshë të shtyrë. Pikërisht ajo ishte që shpirtit arbëresh në familje vazhdimisht i kishte dhënë jetë: nipërit e stërniprit i mësoi e i edukoi që ta  duan gjuhen e tyre edhe katundin e tyre. Ky shembull duhet të vlej edhe për familjet shqiptare që jetojnë  në vende të huaja, që fëmijët e tyre t’i edukojnë që  ta duan  gjuhen e tyre të bukur edhe të krenohen me  identitetin e tyre. Ne e bëmë një bisedë vëllazërore me zotin  Bruno të cilën e pranoj me kënaqësi
Në përgjigje  nuk kam bërë asnjë ndërhyrje ,për hirë të origjinalitetit të plotë.

Familja e z. Brunos, gruaja Mirjana, vëllai  Damiri, prindët Nado dhe Ljiljana e djemtë Marko dhe Gjovani
Familja e z. Brunos, gruaja Mirjana, vëllai Damiri, prindët Nado dhe Ljiljana e djemtë Marko dhe Gjovani

Z. Bruno, për lexuesit tanë a mund të prezantoheni se kush jeni ju?

Unë  kam le në New York, SHBA me Nantor, 1976. Kam të dy prind pej Arbëneshit:
Tatën e kam Nado edhe nanën e kam Liljanën (mbiemni  vajzënisë Peroviqi). Në shpi kemi fol vet g'juhën jonë të bukur, Arbënisht. Kam një vëlla Damirin. E kam mbarua Universitetin ne 1998, me diplomën per llogari. E kam marr nusen Shqiptaro-Amerikane (prind  e saj janë pej Shestanit) në 2001 dhe kemi dy djelm. Flas arbënisht, shkenisht [nashke], anglisht e lëtisht (taljanisht).

Z. Bruno,  kush ia  mbolli  dashurinë  ndaj origjinës edhe gjuhës arbneshe- shqipe në Njujork?

 Si kam shkrua, ne kemi fol vet Arbënisht në shpi. Gjyshja Violeta, past dritë, ka ndej me na edhe ka dit pak ma mirë me fol se prind. Ajo m'u ka dhanë dashni për g'juhën edhe katundin jonë. Po di se shumë gjana kemi harrua kulturore e historike, por prap na dina pej ka kemi ardh - e se gjaku e g'juha prap na bashkon. Vet veten e kam sua me shkrua në g'juhën jonë kurr kam pas 20 vjet, për me mujt me lexua librat.
Arbëneshi e ka pas shkollë në g'juh të vet, por na kanë mëshill qysh kurr. G'juha qe nuk flitët e shkruajet, harrohet! Ashtu fëmijt p'i mësoj me fol e me shkrua. Me fat, g'juha nuk harrohet për edhe një brez. Si unë po shkruaj këtu, s'është Arbënishtja si flitet - se dotë kesh shumë randë me marr vesht.
 Për shembull:
 thanë = s*ane - *Arbënishtja e përzijen zanin e s dhe th. Dikush m'u ka thanë se kanë ndie se një kantund në rrethimin Ulqinit a kanë zanin f në vend th. Interesant.
Disa fjala janë shtrembua:  
flakaresh = frakalesh
flutur = frutul
g'juha = gyja
Gjurmime g’juhës Arbënisht s’ka ma mirë se librat e Karlo Tagliavinit edhe Idriz Ajetit.

Si u përcaktuat, të martoheni me shqiptare?

Kam dash me marr nusën qe ka me mujt me folë me gjyshjën dhe prind ne g'juhën e vet. Edhe kam dash fëmijt me folë, për mos me tret g'juha.

Z.Bruno, a mbani kontakte me Arbëneshin (Arbanasin) si edhe me shqiptarë ?

 Mbaj kontakt në Arbënesh, edhe kam boll kushrrinj atje. Shkjetë nathërrasin "Arbanasi," Arbëneshi domethanë Arbënia e vogël. Na thojmë"Arbënor" per Shqyptar, dhe Arbënia per Shqypnia.Un thuaj jam Arbënesh, Ju thoni se jeni shqyptar, por prap jam krenar se jena një gjak . Të parën herë kurr kam ndigiua g'juhën shqype m'u ka kjenë shumë randë me marr vesht. Na e kemi akcentin ma të hollë edhe shumë fjala kemi perzije me Lëtisht o Shkenisht. Mbas se kam mujt me lexua e kam ndigiua boll herë, shumë ma kollaj ka kjenë me kuptua. Dialektin Shestan/Krajane/Shkodrane e kuptoj ma mirë. Në universitet kam kjenë anëtari Shoqatës Shqyptaro-Amerikan.
Gruajën e kam shqyptaro-amerikane. Profesorët shqyptar  të Kosovës shumë m'u kanë ndihmua me studimët g'juhësore.

Fëmijët e Brunos, Marko dhe  Gjovani  janë  gjenerata e dytë të lindur në Amerik, të  cilët  e mësojnë ta flasin  arbnishten-shqipe, falë interesimit të familjes.
Fëmijët e Brunos, Marko dhe Gjovani janë gjenerata e dytë të lindur në Amerik, të cilët e mësojnë ta flasin arbnishten-shqipe, falë interesimit të familjes.
Z.Bruno, a keni njohuri për, Relen, Deshpalin, Budimir Peroviçin, Stipçeviçin që kanë shkrua  edhe  shqip- arbnisht?
 
Kur kam kjenë i vogël kam dit kush janë, por Arbënishtjën se kemi dit me lexua. Vjet kam lexua veprat e Reles dhe Deshpalit per të parën herë. Veprat e Miros Kikicës s'i kam lexua kurr. Unë po dij se shumë veprat dhe artikujt janë botua në revistën "Jeta e Re," por s'ka ku me gjet. Po di se aj Prof., Dr.Aleksander  (Shandri) Stipçeviçi ka shkrua librin ma të njosum Ilirëve edhe libra tjerë. Kam qef me lexua "Lahuta e Malcis" e Fishtës edhe "Këngë Kreshnike" e Institutitin Albanologjik Prishtinës. Edhe lexoj revistën Gjon Buzuku. Kerkoj teksta shkollore e popullore Gegënishtjës, fjalora, përralla e fjalë të urta – për me ba studime g’juhesore e kulturore. Gëzohem kur mësoj kulturën e parve.
 
Z, Bruno, a keni pasur informacione për Shqiprinë, Kosovën, Maqedoninë shkurt

 
Si me thanë, kam dit per Shqypni, Kosov edhe Maqedoni, por prap s’kam dit. Kam dit për Kastriotin – Skenderbeun dhe Arbënijën, por prap shumë histori e adeta kemi harrua. Per shembull: kemi pas kangë majekrahit, por janë harrua e nuk këndohet prap. Po di se kemi pas priftat Shqypnis për shumë vjet, por ma vonë s’na kanë dhanë. Po di se kemi pas mesuesë Shqyptar për shumë vjet, por ma vonë na kanë mëshill shkollën, kemi mbet pa g’juhën e shkruame. Brezi i Gjyshjës, Shime Deshpalit e Josip Relës ka kjenë i lidhun me atdhe. Po di se Deshpali edhe Rela kanë shku nepër trojet tona. Deshpali ka shku ne Prishtinë verës edhe Rela ka kjenë mesues ne Malci. Marie Kraja (Paluca) ka le ne Arbënesh, por familija ka kthye në Arbëni. Mbas aq shumë vjet, zembra plasin për atdheun larg e panjoftum. Po di se identiteti Arbënesh dhe g’juha Arbënisht po vijnë ne mbarim, por nuk lëshohem der jam i gjallë.
 
Falmeshëndet tanve lexusve!



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora