E diele, 20.10.2019, 09:50 AM (GMT+1)

Komente

Ish të burgosurit politikë, të zhgënjyer nga qeveria dhe politika

E shtune, 21.02.2009, 01:49 PM


 Dita e rrëzimit të simboleve të komunizmit pas 18 vitesh  i gjen të përndjekurit më të persekutuar se kurrë

Ish të përndjekurit vazhdojnë të ngelen edhe në ditët e sotme shtresa më e viktimizuar e shoqërisë shqiptare. Të gjitha pushtetet që kanë ardhur janë munduar të tallen dhe përbuzin këtë shtresë duke u sjellë në mënyrën më çnjerëzore me mijëra njerëz që i shpëtuan tmerreve të regjimit komunist. Pushtetet e ardhura pas vitit 1991 u sollën me të persekutuarit në të njëjtën linjë që përcaktoi “katovica” e famshme, duke i mbajtur sa më larg nga pushteti, nga rehabilitim dhe duke i lënë në mjerim dhe përbuzje. Qeveria e Sali Berishës i mashtroi me letra me vlerë të cilat ngelën në sirtarët dhe dyshekët e tyre si një ëndër e parealizuar, ndërkohë që dhe sot e kësaj dite Shqipëria nuk është ndarë përfundimisht nga krimet e diktaturës. Ligji i dosjeve i rrëzuar nga gjykata Kushtetuese, e përbërë nga njerëz të cilët kanë qenë shërbëtorë  të regjimit dhe kanë firmat e tyre në një sërë vrasjesh apo dënimesh me vdekje, firmosi edhe një tjetër dënim për ligjin i cili megjithëse i keq dënonte në një farë mënyre të kaluarën komuniste.  Në kuadër të Ditës së Ndërtimit të Viktimave të Sistemit Komunist, në ambientet e muzeut Historik Kombëtar dhe të hapjes së një ekspozite në “Nderim Viktimave të Sistemit Komunist", të mbijetuar dhe bashkëvuajtës të atij regjimi, pohuan për gazetën “Sot”, se ndjehemi të fyer dhe të zhvlerësuar  nga politika postkomuniste, sepse ajo nuk u angazhua asnjëherë seriozisht për dëmshpërblimin tonë moral dhe material. Sipas tyre, të dy forcat e mëdha politike, e kanë shfrytëzuar ligjin e ndarjes nga e kaluara, pra atë të “Lustracionit”, për interesa të ngushta politike aktuale.
Një nga të përndjekurit politikë zoti Besim Ndregjoni thotë se: “Vota e ish të përndjekurve do të të jetë kundër qeverisë nëse dëmshpërblimi prej 2 miliardë nuk nis brenda 15 marsit siç ishte premtuar”. Besim Ndregjoni deklaron se kjo kategori nuk do të tolerojë shtyrjen e afatit me ligje të tjera shtesë. "Nuk ka asnjë të drejtë qeveria të ndalojë ligjin e dëmshpërblimit. Në qofte se në baze të ligjit këto nuk e zbatojnë vendimin, atëherë dhe ne do t’u përgjigjemi këtyre me ligj si shkelës të ligjit", tha Besim Ndregjoni. Një kusht tjetër që do të përcaktojë destinacionin e votës së ish të përndjekurve politikë, është dhe përafrueshmëria e tyre në Parlament. "Qeveria duhet të jetë në partneritet me ne nëse do të marr votën tonë. Në votën kësaj radhe si të përndjekur politike, si pronarë do ta japim duke i paraqitur partneritetin qeverisë, duke i paraqitur kandidaturat tona", vijoi Ndregjoni. Pak kohë më parë mazhoranca solli në Kuvend një draft që parashikonte zgjerimin e rrethit të përfituesve nga dëmshpërblimmi. Por Ministria e Financave e kundërshtoi atë sepse fatura shtesë rrezikonte të digjte fondin e 2009. Ndërkohë që shumë të tjerë shprehen se për shtresën e të persekutuarve dhe të ish pronarëve është ndjekur politika e përbuzjes dhe jo e rehabilitimit.

Kryetari i Shoqatës të Burgosurve Politikë, Tanush Kaso

 “Shoqata jonë përfshin vetëm të burgosur politikë dhe familjarët e tyre. Qëllimi i saj është integrimi i kësaj shtrese në rrugë demokratike. Kohët e fundit, ne i kemi bërë një kërkesë Gjykatës Kushtetuese në lidhje me Ligjin e Dëmshpërblimit, i cili ka disa mangësi, ndërkohë qeveria na ka premtuar se do ta rishohë këtë ligj. Të gjithë ne si anëtarë të kësaj shoqate jemi të shqetësuar jo vetëm për veshjen me nuanca politike të këtij ligji, por edhe për qëndrimin e mbajtur nga ndërkombëtarët për dënimin e krimeve të komunizmit në Shqipëri. Ndërkohë, nga Këshilli i Evropës kanë ardhur dy projekt-rezoluta; njëra në vitin 1996 e cila kaloi në heshtje dhe nuk dha asnjë rezultat, dhe tjetra 10- vjet më vonë, pra në vitin 1996, e cila pati fatin e të parës. Komunizmi si ideologji ka rënë në Shqipëri, por gjurmët e tij janë të freskëta në shpirtrat tanë. Për këtë arsye, ne jemi pro hapjes së dosjeve, jo për t’u hakmarrë, por për të parë njeri-tjetrin dhe secili të zë pozicionin social ashtu siç i takon”, u shpreh kryetari i Shoqatës të Burgosurve Politik. Qeveria aktuale në pushtet ka mbajtur një qëndrim jo korrekt ndaj ish të përndjekurve politik, ndërkaq, ne kemi shprehur pakënaqësinë tonë tek të gjitha ambasadat e huaja në Shqipëri, sidomos tek ajo Amerikane dhe Britanike. Ish i përndjekuri politik, pas dy dekadash demokraci, ndjehen akoma të persekutuar dhe të lënduar nga qëndrimi i mbajtur ndaj tyre”.

Bafqar Hazir Mema, i internuar për arsye politike
 
“Ne, si kategoria më e vuajtur nga regjimi komunist, kemi pritur dhe kërkojmë më shumë nga Partia Demokratike, të paktën ata që na kanë dënuar persekutuar ne dhe na kanë pushkatuar të afërmit tonë, mos të qëndrojnë sot në disa institucione shumë të rëndësishme të vendit, si gjykata, prokurori etj. Jam nga Kuksi dhe që kur isha 2- vjeç, pra në vitin 1945 më internuan bashkë me vëllezërit dhe motrat në Berat-Tepelenë deri më 1951, natyrisht për arsye politike. Familja ime në atë kohë përbëhej nga 14- anëtarë. Babai im, Sulajman Mema, vdiq gjatë internimit nga vuajtjet e mundimshme dhe uria. Më pas mua dhe vëllezërve të mi na u ndalua kategorikisht shkollimi. Pas viteve 90’, me vështirësi të mëdha, bëra rivarrimin babait. Grumbullin e kockave të tij i gjeta me ndihmën e disa bashkëvuajtësve gjatë internimit, tek Mullinj e Tepelenës. Aty pranë meje ishin edhe 2000 veta të tjerë, të cilët kërkonin eshtrat e të afërmve të tyre. Nga qeveria në pushtet, nuk kërkoi të hakmerrem, por kërkoj që ata që më vranë babin të mos jenë sot funksionar gjykatash dhe prokurorish. Dhe së fundmi, dy forcat e mëdha politike duhet të bëjnë në marrëveshje për sa i përket Ligjit të lustracionit”. 

Avni Xhomaçi, ish i dënuar me vdekje

“ Jam nga Kolonja dhe isha vetëm 17- vjeç kur më dënuan me vdekje bashkë me babanë. Babanë e pushkatuan sipas vendimit, ndërsa mua më falën ngaqë isha shumë i ri në moshë, por megjithatë tre nga vëllezërit e mi, patën fatin e tim ati. Më pas ndaj meje u ndërmorën një sërë kufizimesh, si për shkollimin ashtu dhe për profesionin që do të bëja. Siç e sheh dhe vetë, sot jam shumë i emocionuar nga përkujtimi që sapo u zhvillua, ai më kujtoj shumë brenga të kahershme. Dua të them se tashmë nuk ka shumë rëndësi dëmshpërblimi material për klasën tonën sepse pjese më e madhe e të përndjekurve nuk janë gjallë, pjesa tjetër janë në një moshë të thyer, por të paktën, qeveria mos të tallet me këtë klasë sot, duke na premtuar fushatë pas fushate dëmshpërblimin e sigurt e ish të përndjekurve politik sa për të fituar pushtetin”.

Mark Gjon Alia, ish i burgosur

“Përveçse dua të rrëfej paksa dramën familjare dhe personale të shkaktuar nga sistemi komunist, së pari dua të shpreh vlerësimin dhe mirënjohjen për aktivitetin sotëm si respekt kushtuar viktimave të pafajshme. Kur isha 17- vjeç, më dënuan me 5- vite burg, për arsye përgatitje për rrëzimin e Pushtetit Popullor dhe arratisje nga Shqipëria. Pas viteve 90’ kam botuar disa libra në lidhje me dëmshpërblimin e ish të burgosurve politik, në të cilët shpreh zhgënjimin e thellë për zhvlerësimin që i është bërë kësaj shtrese sociale. Sipas mendimit tim kjo klasë ka të drejtë t’i rikthen sadopak vlerat morale dhe materiale. Sipas tij, gjërat kanë arritur në atë pikë, ku vihen në dyshim nëse krimet e komunizmit kanë qenë të drejta apo jo. Hapja e dosjeve pa nuanca politike dhe prapavija elektorale do të ishte një ngushëllim i thellë për të gjithë të lënduarit e ish të burgosurve politik. Për këto 20- vitet e fundit, për integrimin e kësaj shtrese janë bërë gjëra shumë sipërfaqësore dhe modeste. Ndërsa aktiviteti që u zhvillua sot, në “Nderim Viktimave të Sistemit Komunist", më kujtoi të gjitha dhimbjet dhe tmerret e kaluara”.

Nazmi Selimja ish i përndjekur politik

“Kam kaluar vite të dhimbshme, pjesën më të vyer të jetës time, në kampin e Beratit, Tepelenës dhe atë të Kuçovës që nga viti 1945-1950. “Na internuan të 10 anëtarët e familjes, vetëm gjyshen lanë në shtëpi, e cila kish vdekur pas disa më vonë. Babai u arratis, xhaxhai u vrau veten para se të kapej nga sigurimi, kurse xhaxhain tjetër e dënuan me burgim të përjetshëm”, tha ai. Ndërkaq, shtoi se në aktivitetin që u mbajt sot në përkujtimin e viktimave te shkaktuara nga sistemi komunist, mu kujtuan të gjitha vuajtjet dhe kockat e tyre, të cilat më therin thellë në vetëdije. “Është për të të ardhur vërtetë keq, kur shikoj se në kohën që jetojmë sot, shoqëria jonë po vuan akoma nga forma të tjera diktature”.

Rami Monaku, ish i përndjekur politik

“Më internuan bashkë me familjen në kampin e Shyllasit të Fierit. Atëherë isha 5- vjeç dhe mbaj mend që pushkatuan dy vetë nga familja ime. Në këtë kohë të paktën flasim lirshëm, por gjithsesi ndjehem shumë i fyer nga politikanët e sotëm për ngurrimin që shfaqin për dëmshpërblimin e ish të burgosurve komunist. Ne nuk jemi shkëputur akoma nga e kaluara e hidhur dhe ata që firmosën varjen dhe pushkatimin tonë drejtojnë sot institucione të rëndësishme. Unë shpresoj në demokraci dhe se ligji i dosjeve do të rregullohet duke u miratuar së shpejti.”

Shaqir Myfaraj, ish i internuar

“Në vitin 1953 sistemi komunist më pushkatoj babanë pa gjyq, me motivin –përgatitje për rrëzimin e pushtetit popullor dhe arratisje nga atdheu, ndërsa unë linda dhe u rrita në kampin e internimit të Beratit. Në lidhje me dëmshpërblimin e ish të përndjekurve politik, mund të them se ishte një ndër premtimet elektorale të radhës, e cila bashkë me hapjen e dosjeve të bashkëpunëtoreve të sigurimit të shtetit do të premtohet sërish në fushatën e radhës. Ato që kemi kaluar nuk mund të dëmshpërblehen më në asnjë lloj forme”.

Zija Jaku, i internuar nga sistemi komunist

“Kam qenë i internuar nga viti 1950-1959, ndërsa vëllain është dënuar më burgim dy herë. Shumë njerëz nuk i njohin vuajtjet tona ngaqë nuk i kanë përjetuar vetë. Ekspozita e hapur me portretet e viktimave të shkaktuara nga rrëgjimi komunist ishte një akt shumë fisnik dhe mirënjohës, por me keqardhje dua të shtoi se shumë të tjerë të zhdukur dhe pushkatuar nuk u ka mbetur as portret dhe çka është më e rëndësishmja u kanë humbur eshtrat”.

Shyqyri Arshi Toska, i internuar nga sistemi komunist

“Jam nga Mallakastra dhe 40- vite nga jeta ime i kam kaluar nëpër kampet e internimit gati në të gjithë Shqipërinë. Megjithëse kam qenë invalid, kam punuar gjithmonë nëpër miniere, këneta dhe ndërtim. Nga familja ime kemi pasur të pushkatuar, ndërsa atyre që i mbijetuan barbarisë iu ndaluan shumë të drejta. Tashmë në këtë moshë që kam nuk më intereson asnjë lloji shpërblimi për ato çka kam vuajtur, vetëm dua të më njihet djersa që kam derdhur duke punuar ditë e natë për të ndërtuar atë sistem”.

Qazim Ahmet Xhombaç (Kolonjë), ish i internuar nga sistemi komunist
 
“Sistemi komunist më internoi nga viti 1968-1990, ndërsa dy anëtar nga familja ime i kanë pushkatuar dhe katërt i burgosën. Megjithëkëtë, tek unë nuk ekziston asnjë ndjenjë hakmarrje për ata që më masakruan shpirtërisht dhe fizikisht. Zvarritja që po i behët ligjit të lustracionit, ka në themel elemente nga të dyja palë që kanë frikë nga ky ligj ngase mund t’iu vihet në dyshim posti, të cilin ata mbajnë. Kjo zhurmë mediatike që po i behët këtij ligji, zhvillohet krejtësisht për arsye politike, dhe jo sepse po u digjet shpirti krerëve të të dyja partive për kthimin e vlerave të



(Vota: 1)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora
PËLLUMB GORICA: MURET CIKLOPIKE QË SFIDOJNË SHEKUJT