E hene, 30.03.2020, 07:05 AM (GMT+1)

Komente

Selim Hasanaj: Politika evropiane e mësimit se si lahen dhambët

E premte, 20.02.2009, 09:29 PM


Selim Hasanaj
Selim Hasanaj
POLITIKA EVROPIANE E MËSIMIT SE SI LAHEN DHAMBËT‏

Nga Selim Hasanaj

Mbramë me 19.02.2009 në studio të TV 21 gazetari Bahtir Cakolli kishte ftue si musafir Sadri Feratin, Albin Kurtin dhe nji serb deputet i Parlamentit të Dardanisë. E percolla me vemendje atë debat dhe më nxiten të shkruej dhe ta thamë mendimin tim sado modest per debatin e mbramshem, per Sadri Feratin dhe at kolegun e tij serb si dhe per Albin Kurtin dhe per shumë cka u folë aty nga të pranishmit dhe shumcka u la pa u folë.
Me qellim e shkrova Sadri Ferati dhe jo ministri Sadri Ferati dhe këtu jamë plotsishtë dakord me z. Albin Kurti i cili aty në studio të TV 21 ja perplasi fytyres Sadri Feratit se ai nuk ishte dasht të jetë minister sepse asht njeri i deshtuem. Albin Kurti numrojë me emna njerzit që deshtuen dhe që pësuen debakel në zgjedhjet e fundit , por në vend që të ndeshkohen ata u graduen nga lideri i partive të tyne dhe bile moren poste edhe ma të mëdhaja se ato në të cilat fillimisht u nominuen. Po sikur Albin Kurti po i numrojë edhe unë.
 1. Hajredin Kuqi pas debaklit per garen e të parit të Pejës , shefi i tij Hashim Thaqi e gradon në postin e zavendës kryeministrit.
2. Fatmir Limaj, humb garen per prefekt të kryeqendres dhe ate per të treten herë sepse ky njeri ka garue edhe dy herë ma parë në zgjedhjet e kalueme,heren e parë humbi bindshem nga Akademik Nexhat Daci, heren e dytë nga Ismet Beqiri, por  edhe këtë shefi i tij Hashim Thaqi e gradon në graden e ministrit.
3. Enver Hoxhaj, humb garen per prefekt në Suharekë dhe edhe këtë shefi i tij Hashim Thaqi e gradon në postin e ministrit.
4. Sadri Ferati humb garen per prefekt në Mitrovicë dhe edhe ky nga shefi i tij Fatmir Sejdiu gradohet në postin e ministrit.
Pra njerzit e deshtuem dhe të pabesueshem në mendjen e popullit, shefat e partive të veta i gradojnë në poste ministrash e zavends kryeministrash. Kjo tregon qartË se cfarë Qeverie ka Dardania në nji anë dhe në anen tjeter tregon qartë dhe bindshem se liderit të PDK-së Hashim Thaqit nuk i han palla per verdiktin e sovranit POPULL. Ata që populli i ka denue Hashimi i shperblen. Edhe Fatmir Sejdiu bani veprime të tilla , por haptas po shifet se ai ato i bani me diktatin e Kryevlladarit të Dardanisë llaskucit të shtëpive publike Hashim Thaqit. Por të këthehem tek tema.
Në studio të TV 21 serbi në fjalë ishte ulë në mes AlbiniN Kurtit dhe Sadri Feratit. Bahtir Cakolli i shtronte pytjet e veta dhe mue në banesen time në Sarpsborg të Norvegjisë më vinte të pelcas nga inati se sa budallakisht pergjigjej Sadri Ferati, sa me kujdes e merrte në mbrojtje kolegun e tij deputet, serbin që nuk ja mbajta mend emnin , por ska randësi kjo ,e kanë pa pjesa dermuese e shqiptarve këtë emision mbramë dhe kuptohet per cilin e kamë fjalen këtu. Më vinte të pelcas kur ndegjoja prrallat dhe broqkulat e Sadri Feratit per decentralizimin, per pakon e Ahtisarit, per kuptimin e nocionit FALJE, per ate HAKMARRJE e cka jo tjeter. Tregonte Sadri Ferati prralla dhe me to mundohej të na paraqitet i meqem dhe vizionar. Serbi në krah të tij kënaqej me ato që Sadri Farati i fliste. Fliste pastaj serbi dhe ai sikur të gjithë serbet tjerë ankohej se i mungon pothuej gjithcka, por asnji herë nuk e shifte të udhes të pergjigjet sinqerisht në pyetjet e z. Cakolli se a duhet që serbet e Dardanisë ta pranojnë shtetsinë e saj dhe ta harrojnë Serbinë dhe politiken e saj luftënxitëse. Serbi fliste dhe akuzonte shqiptaret dhe pushtetaret shqiptarë të Dardanisë, bile bile ai e krahasonte Albin Kurtin me Ivanoviqin e Jakshiqin , lider këta cetnik të serbve në veriun e Mitrovicës. Sadri Ferati ashiqare pajtohej me serbin dhe edhe ai e sulmonte Albin Kurtin në atë mënyren e vetë ironike.
Mue më vinte të pelcas kur shifja serbin se sa ashper e shikjonte Albin Kurtin, si e vriste dhe coptonte me syt e vet prej cetniku, dhe jamë i bindun se po të guxonte ai do e sulmonte edhe fizikisht. Tani e pyes Sadri Feratin, pse more i shkretë , sa i mbajshe ISON  prrallave të shkjaut dhe ankesave të tijë skajshmënisht të turpshme sepse ishin të paverteta, pse nuk i thoje ngadal kolegu im, mos e shikjo Albinin ashtu sepse ai shikjim po më tremb edhe mue. Pse nuk e nxane shkjaun  me pelë per dore sikur thotë populli dhe ta merrje pastaj per bazë rastin dhe me atë tu delsh perpara atyne nderkombëtarve që juve mjeranave politikuca shqipfolsa jau kanë shti dy kambët në nji këpucë dhe juve as me u pshurr nuk po guxoni sepse po frigoheni mos po ja prishni tymin e duhanit ndonji serbi dhe idhnohen "MIQET" nderkombëtarë. Ju edhe shurren e bani ner vete, në pantollana aq të mjerë jeni.
Nuk kisha dasht të më keqkuptojë lexuesi sepse unë distancohem me shumcka që e ka në program LEVIZJA VETVENDOSJA, nuk e due fare Albin Kurtin sepse sado që asht djalë i ri dhe ka vullnet të mirë, ai asht në rrugë të gabueshme sepse veprimi i tij REVOLUCIONAR mue ma kujton Komunizmin e Enver Hoxhes dhe kjo mue më tmerron. Kjo bile ishte dasht të jetë nji temë e posaqme publike nga ekspertet dhe të spjegohet se a banë njeriu-shiptari të jetë shqiptarë i mirë dhe patriot perderisa asht me bindje komuniste!!!??? Unë e thamë mendimin tim që tash se revolucionarizmi komunist nuk asht asgja tjeter pos fanatizem ortodoks pansllavist. Këtu qendron shkaku pse unë jamë shumë larg Albin Kurtit dhe mendimeve të tij. Por të këthehem në studio te z. Cakolli në TV 21. Albin Kurti mjeshtrisht dhe burrnisht në atë debat e deklasojë edhe shkjaun deputet të Parlamentit të Dardanisë edhe Sadri Feratin ministrin e deshtuem të duetit Thaqi - Sejdiu dhe mish-mash qeverisë së tyne të deshtueme.
Zotni Sadri Ferati jo vetem ti , por fatkeqësishtë pothuej të gjithë juve që u imponuet dhe po merreni me politikë në Dardani, ta dini se e keni shumë gabim mënyren SERVILE deri në bythlëpimje që po ju bani njerzve të strukturave ¨nderkombëtare të UNMIK-ut , KFOR-it dhe EULEX-it etj, etj. Unë nuk pretendojë se jamë analist , as politikan, por nga pervoja e perditshmënisë të jetes time mbi 30 vite neper shtetet e Evropes prendimore po ua them se ata politikaj , ata emisar, ata persona të deleguem, të autorizuem nga cilido institucion dhe faktor nderkombëtarë që vijnë në Dardani dhe atje juve politikajve shqiptarë jua tregojnë mënyrat se si duhet të ecet perpara per të prosperue Dardania dhe ju thonë se shteti Dardani duhet patjeter të jetë shtet multietnik, ju tregojnë dhe ju imponojnë se cfarë të drejtash duhet të ken minoritetet e në veqanti ai serb janë njerz që shumë pak dijnë se cka asht faktori shqiptarë në Siujdhesen Ilirike. Ata vijn atje sepse per të ardhë dhe qendrue atje paguhen me rroga të majme dhe shtetet dhe popujt e vetë i kanë mirë dhe në begati. Pse juve tregoheni aq frigacak, dhe nga friga baheni mjerana servil?! Si nuk po keni asnjani as guximin as dijen per ti thanë dikujt nga nderkombëtaret: DAKORD, SERBET DO I MARRIN DHE GËZOJNË ATO TË DREJTA QË ATA DO I JEPIN MINORITETIT SHQIPTARË NË SERBI, pastaj per malazezet të thoni të njejten gja, per turqit të cilet në realitet nuk janë fare turq por janë bashibozuk shqipfolsa që ju pelqeu me kohen të asimilohen, pra ti thoni kujtdokjoft; nese turqit duhet ti fitojnë ato të drejta që juve na impononi, neve ju lusim që të shkoni edhe në Ankara te Rexhep Taip Erdogan dhe te Avdulla Gul dhe ti detyroni ata që mos tua ndalojnë (së paku) shqiptarve ta quejnë veten shqiptarë dhe mos tua ndryshojnë emnat dhe mbiemnat per ti asimilue ashtu sikur kanë ba me shekuj. Pra asnji nga juve nuk po dini, nuk po guxoni, apo nuk po doni të tregoni se vertetë e keni hallall voten e popullit dhe lirinë e fitueme me gjakun shqiptarë të derdhun neper shekuj. Po ju tregojë juve liderve dhe ministrave të Dardanisë nji shembull të thjeshtë dhe per këtë lexuesi që jeton me vite në mergatë do më perkrah. Ta zam në Norvegji ku unë jetojë tani 20 vite kamë takue norvegjez që ma shumë e donin Serbinë dhe serbet se sa prindet e vetë. Po, po sepse ata kishin miq serb dhe me ta shkonin shpesh në Beograd dhe atje kënaqeshin me ushqim të mirë e të lirë dhe me shlivovicen e shkijeve, ndersa prindet e kishin shitë dhe shpenzue krejt cka kishin pasë dhe nuk u kishin lanë asgja trashegim. Dhe neve shqiptaret provokoheshim pothuej perditë nga njerëz të tillë. Por kishte nga neve njerz të menqem, guximtarë dhe të durueshem sa ata norvegjez arrinim ti bindim se kush janë serbet si popull sa ata me insistimin tonë të panderprem nga miqë të serbve baheshin anmiq të tyne dhe miq të shqiptarve. Neve nga mergata kemi arrijt të bajmë miq neper shtetet e Evropes sa shumë edhe kanë shkue vullnetarisht per të luftue kunder forcave serbe gjatë luftes në Dardani me 1998 e 1999. dhe ishin ushtarë të UCK-së.
Juve nuk po jeni në gjendje të bani lavren e minit në ballafaqime me nderkombëtaret. Këtu juve po e rueni postin e juve dhe e keni harrue atdheun dhe kombin. Po e tregojë per juve atje në atdhe si në Shqipni si në Dardani nji ndodhi që isha prezent në shtatorë të vitit 1991 në strehimoren e refugjatve në qytetin Hamar të Norvegjisë. Aty ishte shprehi të mbahen ligjerata per tu spjegue azilkerkuesve per shoqninë norvegjeze dhe kulturen e jeten e tyne. Zakonisht ligjeratat i mbante nji e re e cila ma shpesh i ndrronte mashkujt se breket e veta dhe per këtë ajo edhe ishte punsue në strehimore refugjatesh  sepse aty gjente mjaft tareq, kjo quhej Vivian Andersen. Nji ditë kjo e paftyrë kishte pas programin me na spjegue se si pastrohen dhambët. Ajo e fillojë ligjeraten kështu: KJO ASHT BRUSHA E DHAMBVE E KY ASHT KOLODONTI. La brushem me nji anë dhe fillojë të tregojë se si hapet tuba e kolodontit. Mbi njizet ahmaka shqiptarë në krye me njifar perkthyesi nga Peja i cili nuk i dinte tridhjet fjalë norvegjisht , por ishte nji nga miqet e nxehtë të Vivianit heshten. Bile ata me shikjimet e veta e binden Vivianin se shqiptaret kurr nuk paskan pa as brushë dhambësh as kolodont. Ajo u ndje krenare dhe fillojë ta ngrit kokën, por isha unë ai "KRYE AHMAKU"  që pa nji pa dy u ngrita, i shkova pranë e kapa në mjekerr dhe e luta ta hapë gojen dhe të na i tregon dhamet e vetë. Ata ishin të zverdhun dhe shumë edhe të regulluem të mbushun me amalgam. Viviani ishte me moshë të re dhe mund të ishte vajza ime. Unë i bertita, si nuk po ke turp, po a po mendon ti se neve jemi të gjungllave, se jemi primitiv dhe jasht cdo civilizimi. Shikjoj  dhambet e mijë që janë po sikur orizi dhe sado që jamë dyfish ma i vjeter  se ti unë i kamë dhambet ma të mirë. Sikur mos të kisha dijtë se cka asht brusha dhe kollodonti kurr nuk do i kisha këta dhamb. Ajo u nxue ngusht dhe unë në shejë revolti i shava të pranishmit që heshtshinë atë farë perbuzje dhe nenqmimi që ju bante nji kurkushi per mos të thamë nji LA..... ¨Kurr ma nuk jamë shkue në aso ligjerata. Kështu edhe juve atje në Dardani dhe Shqipni vijnë VIVIANET dhe ju tregojnë se si duhet të pastrohen dhambet dhe juve pajtoheni . Tregoni njiherë per hirë të ZOTIT, per hirë të GJAKUT të derdhun  se juve keni KOQE  e nuk jeni letraka, ahmaka bythëlëpimsa sikur Sadri Ferati mbram në studion e TV 21 në të cielen studio serbi e shikjonte me sy vrasesi vëllaun e Sadri Feratit z. Albin Kurti dhe Sadri Ferati as që merzitej , ai e pohonte ate që shkjau e thoshte dhe e luhatke koken po sikur mzati kur i hin mizat në hundë. Pak banale , por vertetë nuk durohet kjo ma. Juve meritoni me ju hi njeriu me huj dhe me ju perzan nga Parlamenti. Kjo vlen edhe per Parlamentin e Shqipnisë.

Selim Hasnaj
Sarpsborg
Norvegji



(Vota: 2 . Mesatare: 5/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora
PËLLUMB GORICA: MURET CIKLOPIKE QË SFIDOJNË SHEKUJT