E premte, 26.04.2024, 05:44 PM (GMT+1)

Faleminderit

Dr. Jani Dilo, nje nga shenjtoret e panumert te Shqiptarizmit

E diele, 25.01.2009, 04:13 PM


Eduard M. Dilo
Eduard M. Dilo
JANI DILO ISHTE NJË NGA SHENJTORËT E PANUMËRT TË SHQIPTARIZMIT

(Fragment nga projekti “Ilia Dilo Sheperi dhe pasardhësi e tij”)

Kadri B. Gashi, duke folur per perpjekjet e Jani Dilos per zgjidhjen e problemit te Kosoves, thote: "Jani Dilo, bir i madh i kombit, Mit'hat Frasheri i dyte, nje nga personalitetet qe deri ne frymen e fundit, ka ba cka mundun per Kosoven, duke e shtruar problemin e saj kudo, ne konferenca nderkombetare, ne shtyp. I mrekullueshmi Jani asht nji nga tri shenjtoret e shqiptarizmit, si dhe Vasil Andoni e Luan Gashi. Jane me te vertete njerez te shenjte, se nuk prishen goje me njeri, degjonin e respektonin mendimin e kujtdo, nuk grindeshin kurre, me po ate thjeshtesi, buzeqeshje e gojeembelsi qe i karakterizonte, te degjonin, te respektonin, te shfaqnin mendimin e tyre per cka mendonin, qe s'qe ashtu si u thoshje; me ta ndaheshe kurdohere si mik, si shok, si vella; edhe armikun e banin mik. Ata, me shume nga çdo gje tjeter, respektonin te qenit shqiptar e pastaj Ballist, Zogist, apo dicka tjeter: Atdheu, Shqiperia mbi te gjitha e pastaj Partia.

Jani Dilo
Jani Dilo
Kjo qe motoja e tyre, ky qe lejtmotivi i jetes se tyre. Ne, te Lidhjes Kosovare, te K. Ballit Kombetar, kemi propozue qe monumenti i Kolonel Jani Dilos te ngrihet aty ne Prizrenin historik, perballe Abdyl Frasherit, aty ku ka mbajt nje fjalim aq te bukur patriotik me 1944, se Dr. Jani Dilo i perket Kosoves kreshnike, se, deri sa mbylli syte, e kish aq per zemer. Jani Dilo ka qene e mbetet nje Hero yne Kombetar se ka ba pune te mdhaja per çashtjen shqiptare, e nderkombetarizoi punen e shqiptarizmes ne tri gjuhet, frengjisht, anglisht, italisht. I kemi kerkue Dr. Orestit qe te na lejonte ta varrosnim Dr. Janin prane Mit'hat Frasherit, po ai s'pranoi, duke na thene se dua te jem prane me te kur te vdes; iu premtue qe amaneti dhe deshira do t'ia plotesojme, por nuk pranoi. Jani thosh shpesh: "Ne çmojme ushtarin, se ushtari mbron kombin e don Atdheun...Ushtaret e kombit duhet me i dashte si syte e ballit. Ai nuk thoshte jam Kolonel a Dr., apo dicka tjeter, po "ushtar deri ne vdekje i Atdheut."

Ribotimi "Gramatika dhe Sindaksa e Gjuhes Shqipe" prej Ilia DiloSheperit ,me bie ne mend se aji mesuesi i mesuesve dhe njeriu i ditunis dhe i njerezimit, deri sa qe gjall,i dhuroi dy dhurata shoqnis Shqiptare, njana ma e mire dhe ma e vlefshme se tjetra: Gramatiken dhe Sindaksen e Gjuhes Shqipe dhe dy djemte e tij, Orest dhe Jani. Vleren e librit e kan peshue, dhe, me plot te drejte, e kan naltesue ata qe jane mare dhe ata qe meren me gjuhesi. Un deshiroj te ve ne dukje dhuraten tjeter te ketij edukatori; ate qe e pash, njofta dhe i ndejta prane: dy djemte e tij, Jani dhe Oresti. Te dy ata ne bisedime, ne sjellje dhe per ma teper ne vepra, lene gjurmat e dy njerezve te brumuem nepermjet te ditunive dhe civilizimit. Vetem nji shoqeni e pazhvillume dhe e mbrapambetem nuk i kupton dhe nuk i di me i vleftesue keta dy djem, qe jane burrenue dhe jane brumue drejt qellimit per me i sherbye me urtesi dhe me bujari Shoqnis Shqiptare.

Ata, kudo, neper bankat e shkollave, nder detyra, ne miqesina dhe ne perkrahje, i kan zgjate dueret e tyne, edhe kur i kan pase te shkurtueme nga rrethanat dhe nga te papritmet e jetes; i kan zgjate me zemer, drejt te gjithe atyne qe mbajne emna Shqiptaresh. Ribotimi i "Gramatika dhe Sindaksa e Gjuhes Shqipe" asht nje tjeter veper e vellezenve Dilo; asht vepra e bujaris, deshires dhe atdhedashtunis tyne, te cilet, tue u moshenue, bashke me ne te tjeret, po ia zgjasin dueret e tyne perkrahese edhe atyne qe po rriten; po i paraqisin librin e mesuesit qe t'a mesojne dhe t'a pervehtesojne edhe ata gjuhen e atdheut te pareve te tyne. Dy vellezrit Dilo, tue ribotue librin e babajt te tyne, kane formue nje treshje: babaj me dy djemte; te tre me librin e mesimit te gjuhes Shqipe,qe aq shume e deshti babaj dhe po aq shume e dashtunojne dy djemte. I pergezoj me admirim; me zemer e çfaq lumtenin dhe kryenaltesin qe i njofta.

(Zgjodhi: Eduard M. Dilo, New York)

Jani(ulur), Margariti, Mihali dhe Oresti(4 nga 7 djemte e Ilia D. Sheperit)



(Vota: 16 . Mesatare: 4/5)

Komentoni
Komenti:


Gallery

Pëllumb Gorica: Magjia e bukurive të nëntokës sulovare
Fotaq Andrea: Një vështrim, një lot, një trishtim – o Zot sa pikëllim!
Pëllumb Gorica: Grimca kënaqësie në Liqenin e Komanit
Shkolla Shqipe “Alba Life” festoi 7 Marsin në Bronx
Kozeta Zylo: Manhattani ndizet flakë për Çamërinë Martire nga Rrënjët Shqiptare dhe Diaspora