Mendime
Kimete Berisha: Grekja e shthurur në qejfe dhe një shoqëri spiune!
E premte, 04.08.2023, 07:58 PM
Grekja e shthurur në qejfe dhe një shoqëri spiune!
Nga
Kimete Berisha
1.
Që Dejona Mihali është greke s'ka dert, mund të jetë greke sikush.
Unë
e njihja një greke (Maria Callas), e cila, e lodhur nga ankesat e vazhdueshme
të nanës së saj, kur ajo iu ankua për herë të fundit: Bijë, nuk kam pare për ta
poaguar qiranë, Maria e këshilloi: hidhu nga ballkoni, mbyte veten...
Pra,
njeriu është i keq vetvetiu, pa pasur nevojë për asnjë arsye kombëtare.
Dejona
Mihali është krijuar nga gazetat si një besheret që e mbron haçen e Albinit.
Ama,
më enigmatike sesa veprimtaria politike e Dejona Mihalit, është fakti se ajo
vishet me xhemper edhe verës.
Çfarë
sekreti fsheh ajo nën xhemper dhe pse nuk i vjen zheg!
AKI
do të duhej t'ia konfiskonte xhemperin!
Objekt
i hetimeve ndaj grekes duhet të jetë edhe kapuçi i saj, viktor-beretë
bohemiane, me atë bishtin e vogël në krye të kresë, që mund të jetë antenë
spiunazhi.
Por
Dejona nuk e dorëzon xhemperin e dyshimtë.
Është
e bija e grekut Aleksandër, është ajo që ia tregon Albinit sekretet e Greqisë
dhe e ka mahnitur aa shumë Albinin sa që kur shkon për të pushuar në Greqi
shkrihet, e humb mendjen, magjepset, nuk do të kthehet në Kosobë, derisa e
bindin se duhet të kthehet, se edhe Zeusi i ka përfunduar pushimet.
Dejona
është ajo që babën e ka grek grek e veten e quan shqiptare!
Por
nuk është shtrigë. Se shtrigë bjonde nuk ka. Ajo është greke, mjafton.
Ganimetja
ka rrezikuar shumë duke marrë guxim t'i afrohet 'mbretërisë' së Dejonës.
Ka
kërkuar nga AKI që ta zbulojë se a është Dejona Mihali - veç greke apo është
edhe antishqiptare!
Se
s'mund të jesh greke pa qenë antishqiptare.
Grekët
na i kanë vjedhur mitet, legjendat dhe përrallat, dhe përralla e fundit që po
na e vjedhin është Albin Kurti.
Shefi
i AKI-së nuk guxon ta pyes greken, oj ti Dejona po thotë Ganimetja që ti je
greke e poshtër....
Allahile,
në Zot po ta qes, trego çka e ke Vasiliken dhe a punon burri i saj në shërbimin
sekret grek!
Dejona
është e rrezikshme sepse e ka privatizuar AKI-në, por pasi që të gjithë e kanë
kuptuar se Dejona është e rrezikshme, ajo u bë qesharake.
Çfarë
AKI-je është 'ajo' që e udhëheq një beter.
Spiunazhi,,
tradhtia, agjentura duhen të duken dhe të vishen bukur, si te 007, e kjo grekja
kur shkon të takohet me Albinin (me xhemper dhe fustan me gjethe, pa lule),
duket sikur ka shkuar m'i shoqëru lopët në kullotë.
2.
Albin Kurti po bën tregti me sekrete individuale. Po i spiunon shqiptarët.
Spiunazhin
e ka bërë armë kryesore kundër kundërshtarëve.
Veç
në fëmijëri e mbaj mend atë atmosferën e spiunazhit: kujdes oj çikë, kujdes
udba, spiuni, o Zot kush pëshpëriti pas derës, diçka po lëviz nën kauç, mos
gabo me fol, mos e ait kryet në dritare, mos e lëviz perden me na marr' n'qafë,
mos i beso askujt....
Sot
Albin Kurti e ka bërë popullin spiun, të pabesë e paranojak, secili e spiunon
tjetrin, në kërkim të një sekreti për armikun.
3.
Autorja ka intuitë të thellë.
Mbrëmë
e publikoi foton para Katedrales me kryq, sot në mëngjes Papa Francesku e
paralajmëroi vizitën e tij në Kosovë...
4.
Derisa Albini merret me probleme hyjnore, ministresha Haydari e shfrytëzoi
rastin...derisa Albini ndodhej në 'qiell', në emrin e tij vjedhi grurë.
Haydari,
një grykëse që nuk pushon së përtypuri, e ka paditur sot një gazetë për shpifje,
në ymyd të sekretit shtetëror, që ia lejon asaj të vjedh në mënyre sekrete.
Pres
që Albin Kurti ta shkarkojë Haydaren, përndryshe një hoxhë më tha se do ta vras
buka Albinin nëse e bën kabull vjedhjen e grurit të fukarenjëve.
Për
zeytin nuk e vret Zoti - tha hoxha, i cili kërkoi të mbetet anonim.
5.
Në kuadër të 'tregtisë me sekrete individuale' Albin Kurti e ka zbuluar edhe
'sekretin publik' të Klan Kosovës, e regjistruar si biznes i Serbisë.
Albin
Kurti e di se nuk mund ta mbyll një TV, dhe as që do ta mbyll, atij i mjafton
ta shpall të pamoralshëm, të pandershëm, t'ia humb kredibilitetin.
Albin
Kurti e di se në kohën tonë nuk është problem zbulimi i sekreteve por ruajtja e
sekreteve, asgjë nuk mund ta mbash fshehtë, nuk mund ta përvetësosh të
vërtetën...
por
atij i mjafton që e ka zbuluar se ka biznese që e shesin shtetësinë për pare.
Është
njësoj sikur ta gjejmë një imam të pamoralshëm për t'i sulmuar krejt besimtarët
e asaj xhamie.
6.
Pasi që Klan Kosova i ka përmirësuar dokumentet, do të thotë, Urime, pronari i
Kkanit e ka pranuar pavarësinë e Kosovës, ama gazetarët e Klanit nuk kanë bërë
asnjë dëm. Përkundrazi, e nisën punën me idenë e bashkimit kombëtar...Jemi
Një....
Tash
lëre që s'jemi Një, por dy gurë bashkë nuk ka kush që i bën,
Nuk
varet nga gazetarët se si e regjistron
probari biznesin e tij...ashtu siç nuk varet nga Dejona që babai i saj shkruhet
Grek.
Pse
Dejona ka të drejtë të jetë greke e
pronari i Klanit (që ka lindur para pavarësisë së Kosovës) s'ka të
drejtë ta ketë letërnjoftimin e vjetër!
7.
Padia e Haydarit as nuk do të duhej të pranohej nga gjykata, ndërsa gëzimi për
shtyrjen e vendimit për Klan Kosovën tregon mjerimin: se kur s'ka drejtësi
shqiptarët kënaqen edhe me shtyrjen e afatit për drejtësi.
P.S.
Autorja shkruan falas dhe është gazetarja më e varfër, shkaku se gjithmonë i ka
pasur dy rrugë që të pasurohet me punën e saj: ose ta 'shes' dashurinë, ose t'i
shes bindjet e saj politike, ose -ose gjysmën e rrogës ta marrë të deklaruar e
gjysmën në dorë.
-
Por, 'do t'ia gjej fundin kësaj bote
megjithëse jam 'fukara''!
https://www.facebook.com/kimete.berisha