Mendime
Enver Bytyçi: Pse shqiptarët ikin jo vetëm nga Shqipëria, por edhe nga BE-ja!
E premte, 17.03.2023, 07:57 PM
Pse shqiptarët ikin jo vetëm nga Shqipëria, por edhe nga BE-ja!
Nga
Enver Bytyçi
Dje
Joseph Borrel dhe Oliver Varhelyi ishin në Tiranë. Një natë më parë ata darkuan
me Edi Ramën. U takuan të dy komisionet e integrimit të Shqipërisë dhe të BE-së
për shqyrtuar hapat e integrimit të vendit tonë në BE. Ishte hera e parë që
komisioni I BE-së vinte në Shqipëri.
Por
saga e integrimit tashmë ka mbaruar. Nuk ka më dilemë. Borrel, Varhelyi, vetë
Ursula von der Leyen, Këshilli i Europës, Parlamenti Europian, kancelaritë e
kryeqyteteve europiane, madje edhe SHBA-të do të duhej të kishin kuptuar me
kohë se shqiptarët nuk kanë më asnjë interes për pranimin në Bashkimin
Europian. Shqiptarët po e injorojnë BE-në dhe ikin përtej saj, kryesisht në
Britaninë e Madhe, SHBA Kanada e Australi. Aq keq e kanë punën, aq u ka ikur
dëshira të integrohen me Europën kontinentale, sa rrezikojnë jetën me gomone e
motoskafe për të ikur ilegalisht në Angli. Ndërkohë që në Europë mund të presin
një biletë e të shkojnë me pak shpenzime e pa asnjë sakrificë, ata pi ikin jo
vetëm nga Shqipëria, por edhe nga Europa.
Dhe
e gjitha kjo, sepse Europa ju imponoi shqiptarëve një qeveri jo shqiptare.
Sepse Europës i thamë se ministrat e Ramës janë të lidhur me mafien, e
europianët na thoshin – Jo, jo Rama është lideri i duhur për Shqipërinë. Sepse
i thoshim Europës se Rama kanabizoi gjithë Shqipërinë me një projekt të tijin
mafioz. Por na thoshin se “nuk sjell ndonjë të keqe kjo, nuk është gjë, ju e
ekzagjeroni gjendejn dhe kritikën”! Sepse i shprenim që në fillim kritikat ndaj
qeverisë së rilindjes e europianët na thoshin se “Ju bëni monolog”! Prandaj
shqiptarët po ikin jo vetëm prej Edi Ramës, por edhe prej Europës së Bashkuar!
Personalisht
u thosha disa përfaqësuesve të BE-së në vitin 2017-2018 se qeveria e Edi Ramës
po mashtron dhe manipulon, ka kanabizuar vendin, se vetë kryeministri është
arrogat dhe po i përqëdnron të gjitha pushtetet në duart e tij, se… se! Dhe e
dini cila ishte përgjigja: “Unë e kam takuar zotin Rama disa herë. Ai është një
lider i vërtetë! Ai është një europian i devotshëm”! Dhe e dini se kush m’i
thoshte këto? Politikanë të Brukselit që përfaqësojnë partitë popullore në
Parlamentin Europian.
Vija
duart në kokë dhe pyesja veten: “Nuk di unë t’ua shpjegoj, apo pse ndodh kjo?
Pse ky përceptim kaq pozitiv për një njeri që po rrënon demokracinë në
Shqipëri”! Njërit prej tyre I bëra një pyetje: “Kur takohesh me zotin Rama, në
momentin që ndahesh prej tij, çfarë ndjen, ndjehesh i kënaqur apo ke një lloj
sakëlldie? Ai m’u përgjigj se nuk i kishte shkuar kjo ndërmend, por vërtet se
nuk ndjehem aq mirë pas ndarjes me të. Megjithatë, tha ai, është i duhuri për
Shqipërinë”! Ndërkaq ngushëllohesha me formulën se “europianët duan stabilitet,
duan të mbyllin disa problem në rajon, ndaj dhe mbështesin Edi Ramën dhe nuk
duan t’ia dinë se çfarë ai bën”! Të njëjtin konstatim kishte aso kohe
gjithashtu një ambasador shqiptar sot në pension nga një bisedë katër orëshe në
departamentin e Shtetit. “I dimë të gjitha këto që na thatë ju, i kishin thënë
ata. Por ne jemi të interesuar të kemi Edi Ramën në krye të qeverisë në
Shqipëri”!
Prandaj
dhe jo vetëm Edi Rama, por edhe kjo lloj politike euro-amerikane i bëri
shqiptarët të ikin me vrap nga Shqipëria. Dhe ta harrojnë Europën, Bashkimin
Europian. Ndërsa dje në atë takimin e komisioneve të integrimit thjesht u krye
një rit. Siç ndodh në një fejesë, në një syneti apo në një mort. Riti është
standard për të gjithë njerëzit. Kështu bënë dje në Tiranë Edi Rama, Joseph
Borrell dhe Varhelyi, si komisioner për zgjerimin. Biseduan për integrimin e
territorit shqiptar, se banorët e këtij territori e kanë bërë zgjedhjen e tyre
individuale. Të ikin nga ky territory, sepse janë ngopur me demagogjinë e
qeverisë shqiptare dhe përfaqësuesve të BE-së.
Çfarë
mund të bëjnë shqiptarët përballë një qeverisjeje si kjo e jona, skandalet e së
cilës shfaqen çdo ditë në faqet e para të Financial Times, Guardian, Neë Yorrk,
The Ëashington Post, në gazetat gjermane, franceze, italiane e spanjolle! Çfarë
mund të bëjnë ata kur shohin se si europianët dhe amerikanët vihen në shërbim
të të një kleptokrati e autokrati arrogant e mendjemadh, për ta zhbërë
pluralizmin politik dhe asgjësuar opozitën në vend?! Thjesht ikin. Dhe ikjen jo
vetëm prej Edi Ramës, por edhe prej atyre që e mbështesin Edi Ramën, pra ikjen
prej Borrellit, Varhelyi-t e të tjerëve që punojnë bashkë me Ramën për Serbinë
e jo për Shqipërinë.